Janice Kulyk Keefer
Kalendari poetik: Janice Kulyk Keefer 2 qershor 1952
Sot më 2 qershor është data e lindjes së Janice Kulyk Keefer, shkrimtare dhe poete kanadeze, me prejardhje ukrainase. Sjell këtë shqipërim në 70 vjetorin e saj:
MËNÇURI
E kam vendosur, dua më shumë njerëzimin
se sa njerëzit,
Kundërshtitë e jetës dua,
të pamundurën.
Jam bërë filozofe e urtë dhe
e hijshme, kur beftas
telefoni tringëllin, zëri i tij
mu në qafë më gudulis.
Ose më vë në lojë, më quan
bibë
dhe zemra ime tërbohet.
Kur dashurojmë dikë
është jeta brenda tij që duam;
prandaj kurrë nuk duhet
të rrekemi ta zotërojmë.
Biba.

© shqipëroi Maksim Rakipaj