Kalendari poetik: Pedro Mir (1913-2000) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Pedro Mir
 
Kalendari poetik: Pedro Mir (1913-2000)
 
Pedro Julio Mir Valentín, i njohur si Pedro Mir, ka qënë poet i njohur si poeti kombtar i Republikës Domenikane, u lind më 3 qershor 1913 në Santo Domingo, u shpall me vendim të Kongresit Kombtar në vitin 1984, si Poet i Lauruar i Republikës. Fitues i shumë çmimeve për poezitë e tij dhe gjithashtu një honoris causa nga Universiteti i Nju Jorkut. Në përvjetorin e lindjes së tij sjell këtë shqipërim nga poeti i njohur domenikan:
 
 
NËSE NDOKUSH PYET CILI ËSHTË VENDI IM
 
Nëse ndokush kërkon të dijë cili është vendi im
mos kërko,
mos pyet për të.
Ndiq shtegun e pikëzuar në hartë
dhe figurën e tij mbi këmbët e pasigurta.
Mos pyet nga vjen vesa
nëse ka lakadredha mes shkëmbijve
nëse ka shijen e përtej detit
apo nëse moti kundërmon pranverë.
Mos kërko kot, mos zgurdullo sytë.
Mos pyet për të.
 
(Sa guxim nëpër luftëra të marra
dhe askush ende nuk e di!)
 
Jo, mos kërko.
 
Nëse ndokush kërkon të dijë cili është vendi im,
mos pyet për të.
Nuk dua t’ia di nëse ka pyje, përralla,
gadishuj të shumtë,
sa vargmale ka
apo në ç’plazhe pushojnë gjithë të huajt.
 
Ndiq shtegun ku fryn fllad i lehtë
dhe atje ku çfaqet hija,
ku koha ndëshkon e shkërmoq,
unë s’e kërkoj më, nuk pyes për të.
As për gjakun, as për sytë e tij,
për praninë e tij të beftë,
për varrimet ku ka dhe buzëqeshje,
për ata që punojnë përkulur ndër livadhe,
për shpullat e heshtjes që mbyllin çdo gojë,
për shpërthimin e zemërimit në çdo ngërdheshje,
për duart me doreza nëpër fabrika
dhe këmbët e zbathura rrugëve,
për vragat e plagëve që zbresin
si përrenj të moçëm, fytyrat
gjithë dhëmbje të grave shtatzëna
të detyruara të lindin
pas shkelmave në bark
duke u shtyrë në radhët e gjata,
gjithçka të rrëfen se këtu
ke të bësh me një vend modern.
Atje kërko ç’pyetje
duhet bërë. Sepse sapo pyet
përballesh me të vërtetën,
pyet dhe e gjen përgjigjen.
 
Jo, jo, s’kam për ta kërkuar.
Për të duhej të kisha luftuar…
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s