Kalendari poetik: Harry Crosby (1898-1929) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Harry Crosby
 
Kalendari poetik: Harry Crosby (1898-1929)
 
U lind në Boston, më 4 qershor 1898, Harry Crosby, botues dhe poet amerikan; sipas disa kritikëve, përfaqësues i “brezit të humbur” amerikan. Pinjoll i familjeve shumë pasura, mori pjesë në Luftën e Parë Botërore si pjestar i Korpusit të Ambulancave. Ajo luftë la gjurmë të thella në psiqikën e tij; vrau veten bashkë me të dashurën e fundit më 10 dhjetor 1929. Ja një poezi e tij:
 
 
BAUDELAIRE
 
Të kuptoj, Bodler, sipas mendjes sime,
Të gjitha mbrapshtitë dhe lapërdhitë,
Urrejtja e verbër natë e ditë
Të shtynë në të shpifurat vegime
 
Kur nata zvarritet, vjen e ngërthen
Shastis e mpin trurin tënd prej lugati,
Pa dashuri, meit, mbytur nga ankthi
Dhe me trishtimet e botës e bren
 
Më ngule në shpirt një flamur të zi
Varri yt në zemrën time të zhgënjyer;
Mendja ime, dikur e papërlyer
Tani kënetë, përplot me mërzi
 
Me shpifësira, as vajzë, as djalë,
Lulet e Zvetënimit, Fleurs du Mal.
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s