Poezi nga Zhaneta Barxhaj

 
Poezi nga Zhaneta Barxhaj
 
 
***
 
U drodh toka
dhe nxorri barrët nga brendia e saj.
I zbrazi gjithë rropullitë,
aty në portat e Shën Pjetrit.
 
Po tani,
me cilën fytyrë do hymë,
me cilin shpirt do përgjigjemi?
 
Toka na krreu jashtë,
qielli pastë mëshirë…
 
 
***
 
E tromaksa mallin.
Me sa zë kisha, i bërtita me duar në vesh,
dhe e mbërtheva me dacka.
Nuk u ndje, është hilecak i madh,
do rri ca sustë, që të shpërthejë prapë.
 
Po hajde o dreq,
se mbemë duke u rrahur.
Unë dhe malli,
tërë brinjët i lamë peng.
 
 
***
 
Kam një dëshirë të luaj me ty,
si luanim me kukullat të vegjël.
Të të vë në gjumë, të të vesh,
të të tund, të bëj të ecësh
brenda asaj kutisë së sajuar si shtëpi.
Dhe gjithë dialogun, zhvillimin e ngjarjeve
ta bëj me mëndje…
Kukulla bën vetëm veprimet pa e ditur pse.
Ajo nuk e di që në ato lëvizje
shkrihet një botë e tërë ëndrrash,
një botë e tërë imazhesh,
sesi duhet të jetë shtëpia, ngrohtësia,
dashuria, pasioni dhe gjithë limitet qarkuese.
Ecën kukulla ime me imazhin tënd
dhe unë sajoj kutinë në mëndjen time,
për të të mbajtuar aty përgjithnji,
ty kukullën e pasionit tim të çmendur,
ty kukullën e paqes time…
 
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s