Cikël poetik nga Elona Tabaku

 
 
Cikël poetik nga Elona Tabaku
 
 
RRAHJE ZEMRE
 
Rrahje zemre, drit e syve,
Oksigjen i shpirtit tim,
Ti je jeta e të dyve,
Ndaj të dua pa mbarim.
 
Rënkim shpirti, dridhje buze,
Ëndërr e bukur pa mbarim.
Erë mali, erë fushe,
Qiell i ndezur në perëndim.
 
Perlë loti e kulluar,
I zemrës thesar pa çmim,
Rreze dielli në të aguar,
Pa ty jeta s’ka kuptim.
 
 
I DEHUR ME DASHURI
 
Jam dehur sonte përsëri,
Por nuk kam pirë asnjë gotë.
Sonte ndjehem tjetër njëri,
Njëriu më i lumtur në botë.
 
Është dehur sonte i imi shpirt,
Nga lumturia që i fal ti,
Se për ty o yll o drit,
Më buçet zemra në gji.
 
Ndaj për ty sot e ngre gotën,
Të mbushur me lotët e mi,
Sikur t’ma falin të gjithë botën,
Me ty s’do e ndërroja kurrësesi.
 
 
DASHURUAR ME TY
 
Përplasen vështrimet në befasi,
Syt e përlotur shkëlqejnë si dielli.
Zemra ndizet zjarr në gji,
Si rrufe që zbret prej qielli.
 
Heshtja flet fjalët e zemrës,
Shpirti dridhet si fëmi’ ,
Eh, kush e njohu shpirtin e femrës,
E nuk ra në dashuri?!
 
 
VDES E NGJALLEM PËRSËRI
 
Pushtuar të mbaj k’të natë,
E buzët t’i puth ngadalë,
Të ledhatoj flokët e gjatë,
Që derdhen si det me valë.
 
Perlë e zezë e syrit tënd,
Më verpon si të jet diell.
Ndizet vëndi anë e kënd,
Shuhen yjet lart në qiell.
 
Dridhet shpirti si një fletë,
Zemra rrahjet seç i shton,
Kur më puth ti lehtë – lehtë,
Kur mes puthjesh lehtë rënkon.
 
Digjem në të tëndin zjarr,
Mbi ty tretem si qiri,
Aty le të jetë i imi varr,
Të vdes e të ngjallem përsëri.
 
 
YLBERI I JETËS SIME
 
Gjithë jetën time kam parë gri,
S’ka pasur ngjyra jeta ime,
Por, si rreze drite erdhe ti,
Dhe më mbushe me gëzime.
 
Jetës sime i dhe ngjyra,
Ylber që pas shiut del.
Bëre të më qeshë fytyra,
Lule që në dimër çel.
 
Nga qielli i jetës retë m’i shkunde,
Dhe dielli – natën nisi ta zhvesh.
Fort prej brinjesh malet i tunde,
Erë që veç zjarre ndez.
 
Solle ngjyra në jeten time,
Solle dritë në syt e mi,
Errësirën bëre copë e thërrime,
Mua më bëre të jetoj përseri.
 
 
LULËZIM DASHURIE
 
Dhe zemra bëhet shpend,
E nis shtegëton mes reve,
Dhe jeta vite derdh,
Ndez zjarre prej rrufeve.
 
E shpirti im buçet,
Vullkan që llav lëshon,
Kjo llav mbi trup rrëshket,
E zemrën ma përvëlon.
 
Dhe zemra digjet zjarr,
Zjarri shpirtin ma shkrin,
Ma shkrin dhembjen acar,
Dhembjen e shpirtit tim.
 
E zemra troket prap,
Dhe shpirti nis jeton,
Nga trungu i pemës së thar…
Një degë e re lulëzon.
 
 
DY GËZIME NË NJË DITË
 
Sot buçet ç’do rrahje zemre,
Se dy gëzime kam në një dit’ .
Martesa, ëndrra e ç’do femre,
Dhe ditëlindja jote o shpirt.
 
Nuk gjej fjalë për të t’uruar,
E për të shprehur ndjenjat në gji.
Ti dhe fëmijët, jeni gjëja më e çmuar.
Ju jeni e imja pasuri.
 
Ti je burimi i lumturisë time,
Burim që shpirtin ma freskon.
Ma mbushe jetën plot gëzime,
Zjarr që shpirtin ma pushton.
 
Gëzuar ditëlindjen, e imja dashuri!
Për ty e ngre gotën ngadalë.
Qofshim bashkë në përjetësi,
Ti deti im, e unë e jotja valë!
 
Në gjunjët e jetës pleqërofshim të dy,
Sulltani im, Sulltan.
Prej vitesh tashmë të kam dritë në sy,
Oksigjen që gjallë më mban.
 
 
HËNËN XHELOZOJ
 
Të pashë mbrëmë në dritare,
Tek vështroje hënën në sy ,
Që rrinte ulur përmbi male,
E niste puthje për tek ty.
 
Dhe ti, hyjni, bukuri e rrallë,
Yjet mbaje stoli në gushë.
Flokët e derdhur si ngjalë,
Seç të puthin lehtë mbi buzë.
 
E unë i mjeri, djegur mall,
Hënën nis të xhelozoj,
Se çdo natë të puth ngadal’ ,
Ndërsa unë, veç të vështroj.
 
 
JETOJ ME TY
 
Nën këmbët e tua, përbri të tëndes heshtje,
Qan e imja zemër, me fjalë të pa thëna.
Në qiellin e shpirtit, bien shira vjeshte,
Qan për ty sonte, bashkë me mua dhe hëna.
 
Pëtbri të tëndes heshtje, nën këmbët e tua,
Gjëndet i imi shpirt, për ty i gjunjëzuar.
Mes dilemës:”-Vdekjen, a jetën të t’mar hua?!”
Zgjodha që mes vdekjes, me ty për të jetuar.
 
 
HËNA
 
Të kërkova mbrëmë o hënë,
Anë e kënd qiellit i rash,
Por ti vallë ku kishe rënë,
Që askundi nuk të pash’ ?!
 
Kishte qielli yje plot,
Por s’shkëlqenin ashtu si ti.
Pa ty mbrëmja ishte e ftohtë,
Të ish’ e bukur s’kish se si.
 
Dil të lutem, ku je fshehur?
Dil të t’shoh ato dy sy!
Se vetmia më ka dehur,
Se s’mund të jetoj pa ty.
 
 
HESHTJA JOTE
 
Si bryma që bimët than,
Si dëbora që lulet mbyt,
Si breshëri që gjithcka shkatërron,
Si uji që gjithcka përmbyt.
 
Si tërmeti që gjith tokën tund,
Si gremin shkëmbore e pafund,
Si ortek dëbore që nga mali zbret,
Ashtu dhe heshtja jote, mua zemrën ma vret.
 
 
TË KËRKOJ
 
Në rrugët e mëndjes humbas ngadal’ ,
Ndër netët e ftohta pa ty.
Bie në grackën e helmit mall,
Sa her që mendoj për ne të dy.
 
Gjah në leqe bie preh.
Shpirti heshtur nis vajton.
Mëndja nis vrapon pa frer,
Nëpër natë të kërkon.
 
Të kërkojnë syt e vrarë,
Që prej lotëve kan humbur drit.
Kur do t’shoh vall si më parë?
Vall kur do ta ngroh k’të shpirt?!
 
©® Elona Tabaku
 
*Ndalohet përdorimi i pjesshëm ose i plotë i kësaj poezie pa respektuar të drejtën e autorit.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s