Federico Garcìa Lorca
Kalendari poetik: Federico García Lorca (1898-1936)
U lind 124 vite më parë, më 5 qershor 1898, Federico del Sagrado Corazón de Jesús García Lorca, poet, dramaturg dhe regjisor teatri spanjoll, i njohur në të gjithë botën botën si poeti Lorka. Më i shquari nga “Brezi 27”. Kurreshtarët le të gërmojnë wikipedian për jetën e Lorkës, sot ju sjell këtë shqipërim (në gegnisht) prej poetit të madh spanjoll:
FLEJ…
Flej.
Prej vështrimit endacak mos ki droje.
Flej.
As flutra,
as fjala,
as rrezja qi hyn vjedhtaz prej birës çilsit
s’kanë me të tranue.
Flej.
Si zemra jeme,
edhe ti,
pasqyra jeme.
Kopshtije ku dashnija
ka me t’pritë.
Pa vra mendjen flej,
veç çohu
kur të ket dekë ma e fundit
puthje prej buzve t’mia.

© shqipëroi Maksim Rakipaj