Poezi nga Vladimir Muça

 
Poezi nga Vladimir Muça
 
 
NË VITET FUNDJETË
 
Këto vite fundjetë
I ruaj si kopshtar i mirë,
Dhe pse syri
Mbi femrën e bukur pushtetin e shtrin,
Si deputeti që s’foli njëherë
E në seancën e fundit
Bëhet bilbil.
Më shumë se Kazanova
Sytë e buzët me vitet lëpihen,
Pa kursim kënaqemi me veten
Si fëmijët me lëpirësen;
Si çifte aktorësh në role banale
Ku ka rënë bursa aktoriale
Me çmimet vlerësuese verbale.
 
Oh,  këto vite fundjete!
E humbin dhe ndjesinë e botës;
Ndjen veç tingull të qielltë kambane
Me shungëllimë në humbellat e kohës.
 
 
THOMËNI
 
Unë shkruaj për ato që gjumi s’i zë
E, mbështetur në jetë rrinë mbi një plis,
Ndonëse në mëndje e shpirt plagosur
Rrënuar, cfilitur, si i djeguri lis.
Thomëni ,thomëni,çfar jam vallë?
Në shkrime e shoqëri
A jam egoist.
 
 
NDARJE
 
I kërrusur në pyllin e mendimëve,
Në shpirt më goditnin zhurmë e takave
Tek largoheshin nga vetja ime.
 
 
NËPËR MJALTIN E VENDLINDJES
 
Në madhështinë e vendlindjes
Vështroj çfar lanë gjyshërit.
Oh çfar shkëlqimi!…
Njoh tjetër dritë,
Tjetër pamje besalidhur, në tjetër botë.
Më mundon jeta e popullit tim durimtarë,
Tjetër dashuri njerëzore
Derdhej në familjen time.
Çfar bote jetojmë
Rikthyer në arratisje
Në ditët e sotme,
Në hapin e tjetër marrëzije.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s