Aleksandër Pushkin
Kalendari poetik: Aleksandër Sergejeviç Pushkin (1799-1837)
U lind më 6 qershor 1799 Pushkin, ati i gjuhës letrare ruse, poet, shkrimtar, eseist dhe dramaturg i madh rus dhe i letërsisë botërore, më i madhi ndër përfaqësuesit e romantizmit rus. I ati i tij rridhte nga një familje e lashtë e aristokracisë ruse, kurse e ëma ishte mbesa e Abram Petrovič Gannibal-it, fisnik nga Etiopia, që u birësua kur qe 8 vjeç nga Pjetri i Madh.
Mjafton emri i tij, Pushkin, dhe dihet se kemi të bëjmë me një kollos të letërsisë botërore. Nga shqipërimet që kam prej Tij, ja përzgjedhja ime në përvjetorin e 223 të lindjes së gjeniut rus:
ENGJËLLI (АНГЕЛ)
Në Eden, te hyrja ku rrinte
Engjëll i bukur drit’ lëshonte,
Një djall i tërbuar që nxinte
Mbi gryk’ të ferrit fluturonte.
Frym’e mohimit, e dyshimit
Në shpirt të dlirë rrënjë hodhi
Një afsh i ngrohtë mallëngjimi
Të parën her’ e turbulloi.
Po të vështroja, më fal, -i tha,
-Më pe dhe ti me sy shkëlqyer:
Në qiell, s’kam përbuzur gjithçka,
Mbi dhé, të gjith’ s’i kam urryer.

© shqipëroi nga rusishtja Maksim Rakipaj