FITUESIT E FESTIVALIT “NETËT E BEJKËS SË BARDHË” NË PILUR / Nga: Timo Mërkuri

 
FITUESIT E FESTIVALIT “NETËT E BEJKËS SË BARDHË” NË PILUR
 
 
I-Festivali Folklorik“Netët e Bejkës së Bardhë” përfundoi në darkën e datës 05 Qershor 2022 dhe në fund, si zakonisht u shpallën fituesit ekëtij Festivali, ku u përmëndën emrat e grupeve dhe këngëve fituese, emrat e këngëtarëve marrës, kthyes e hedhës apo valltarë. Të kuptohemi, të zgjedhësh fituesin mes 320 artistëve të 22 grupeve është një punë dhe përgjegjësi e madhe që s’do doja të më binte në pjesë. Megjithatë përmëndja e emrave të Piro Latifit e Joana Baraj, Sefer Muho e Elidon Lona, Kastriot Çenko e Sinan Gjoleka dhe valltaria Angjelina Rustemi e shumë të tjerë apo një sërë grupesh nuk përbënë befasi në vlerësimin e komisionit, pasi të pranishmit ua kishin dhënë me duartrokitjet e tyre gjatë interpretimit të këngës apo valles. Asambli Folklorik i Kosovës qysh në ditën e nisjes e ndezi jo vetëm skenën e festivalit, por edhe sheshin e fshatit Pilur, për ti vënë “flakën” natën e fundit Asambli Shtëtëror i Këngëve dhe Valleve. Pavarësisht nga miratimi unanim i komisionit unë mendoj se tjerë ishin ata që fituan në këtë Festival. Të kuptohemi: Grupi i Bolenës me këngën “Do këndoj këngën e pleqve” domosdo që në krye do ishte, për Joana Baraj e Kuçit, pleqtë dhe plakat, ndërsa dëgjonin këngën, për atë pëshpërisnin “Ruaje zot sa e bukur është dhe sa bukur këndon”, valltaria Angelina Rustemi u verboi sytë të pranishmëve me vezullimin e lunxhit dhe u mehu frymën me finesën e valles, Kastriot Çenko dhe grupi i tij sikur zbriste shtruar shtruar kalldrëmeve të Gjirokastrës, ndërsa grupi i Vranishtit ngriti monumentin e Leftër Çipës në këngë në skenën e Pilurit. Të ishte për mua, të gjithëve do t’u kisha dhënë nga një çmim të artë se e meritojnë, madje do ti kisha përqafuar një për një. Megjithatë, këmbngul se nuk janë ata fituesit e këtij festivali.
 
II-Festivali Folklorik“Netët e Bejkës së Bardhë” është tashmë një Institucion Kulture mbarëkombëtare. Në këtë Institucion nuk bëhet “garë” mes grupeve folklorike dhe këngëtarëve e valltarëve, në kuptimin e rrëndomtë të fjales “garë”. Në këtë Institucion secili grup, këngëtar apo valltar nuk shpalos ambicien e tij për të fituar ndaj tjetrit, por shpalos si flamur fitoren e tij ndaj haresës së këngës e valles në këtë kohë moderniteti, kur baza e këngës isopolifonike dhe e valles është “shkatëruar”. Siç e dimë të gjithë, baza e këngës isopolifonike dhe e valles është jeta në fshat, duke nisur qysh nga “djepi” i tyre që është familja fshatare. Emigracioni, kryesisht i brezit të ri “boshatisi” fshatin nga forcat e afta krijuese dhe interpretuese. Më lejoni t’ju them se shumica e këngëtarëve të grupit të Pilurit janë në emigracion. Aty në emigracion punojne e jetojnë por edhe bëjnë prova për këngët e reja që do këndojnë, ose ca më tepër, aty në emigracion i krijojnë këngët e tyre plot dhimbje, që përlotin pleqtë e fshatit kur vijnë t’i këndojnë në këto festivale. Në qoftë se spektatorët e këtyre festivaleve, ardhur nga institucionet shtetërore admirojnë melodinë dhe tekstin e këngëve të këngëtarëve pilurjotë ,pleqtë e fshatit tim të origjinës i zbërthejnë pak më ndryshe këto melodi dhe tekste. Te këto tekste dhe melodi ata peshojnë dhe shikojnë dhimbjen, vuajtjen dhe mallin e bijve të tyre në kurbet, ndaj lotojnë kur i dëgjojnë. E pra, po ti “shtrydhësh” këto këngë, ato pikojnë lotë dhe djersë.
Tepër e dukëshme është kjo te grupi “Zëri i Traditës” i shqiptarëve emigrant në Patra, që nën drejtimin profesionist të Polo Çipës erdhën në Festival dhe befasuan gjithë të pranishmit dhe grupet pjesmarëse me nivelin e interpretimit të këngës së tyre, duke fituar admirimin dhe duartrokitjen e tyre..
Po kështu janë edhe grupet e tjera, që dhe në qoftë se nuk kanë mungesa njerëzore në rrafshin e mungesave të Pilurit, kanë mungesa financiare sepse çdo gjë bëhet mbi baza “vullnetare”, që nga kostumet e gjer te koha, madje edhe udhëtimet për në vendin e festivalit. Më shumë se pasioni i tyre individual unë do thoshja se kjo sakrificë e ka burimin te dashuria e tyre për artin gojor shqiptar, për këtë art që tashmë është pjesë e ADN sonë që kushtëzon karakterin e brezit (njeriut) të ri shqiptar.
Puna dhe sakrifica e tyre në kushtet e shpërbërjes së bazës të artit gojor, këngës isopolifoni-ke dhe valles i ngjan luftës së atyre kështjellarëve në kushtet kur kështjella e tyre është bërë gërmadhë nga borbadimet dhe ata detyrohen të luftojnë dhe të fitojnë mbi këto gërmadha. Në këto kushte gërmadhore kanë fituar këta artistë që erdhën në Festivalin e Pilurit për të valëvitur flamurin e fitores, shpëtimin e këngës isopolifonike në kushtet e “borbadimit” të modernitetit. Prandaj unë ju them se në këtë festival ka fituar së pari Isopolifonia shqiptare.
 
III-Festivali Folklorik“Netët e Bejkës së Bardhë” është një Institucion Kulture ku pjesmarësit nuk vijnë të “garojnë” me njeri tjetrin, por në kushtet e reja të krijuara, vijnë të mësojnë nga njeri tjetri. Këtë e konstatova gjatë netëve të festivalit ku pjestarët e grupeve konkuruese rinin ulur te rrapi dhe dëgjonin me vëmëndje këngën e grupit në skenë, madje e diskutonin me njeri tjetrin zëulët me fjalët: “sa bukur ja ktheu! Dëgjoje këtë hedhës, ky po.
Shiko se edhe ne duhet ta ndryshojmë pak këtë zë, se del më bukur me nuance të tilla etj” Kurfarë zilie nuk kishte në fjalët e tyre, veç admirim për talentin e këngëtarëve të grupit “rival”. Në qoftë se do ti studiosh nivelet e paraqitjes së grupeve në këtë festival nga festivali i parë tek i treti do të vëresh me admirim një ngritje cilësore të tekstit të këngës dhe vijës melodike si dhe interpretimit nga këngëtarët të secilit grup.
Aty te rrapi i Pilurit bisedat mes tyre të këngëtarëve të grupeve të ndryshme janë gjëja më e zakonëshme dhe më e bukur, ashtu si vallja e përbashkët që hiqet në atë shesh çdo natë pas konkurimit dhe sidomos në mbyllje të festivalit. Atmosfera e zjarrtë ndizet nga zjarri i këngëve dhe valleve dhe…”yjet rrinë e shikojnë”. Ndoshta edhe vetë perënditë sodisin që prapa yjeve. Jemi në Pilur që dhe qiellellorët e kanë zili.
 
IV- Festivali Folklorik“Netët e Bejkës së Bardhë” është një Institucion Kulture edhe për banorët e fshatit Pilur. Duke qënë se prezanton dhe emeton kulturë edhe vetë fshati ka ndryshuar. Nuk është më ai Piluri i rrugëve të ngushta me ferra e driza anash. Rrugët janë zgjeruar e janë shtruar për të kaluar lirshëm makinat e bijve të fshatit dhe të mysafirëve dhe jo vetëm në qëndër të fshatit, siç bëhet rrëndom në disa punime të tilla. Rrugët e shtruara dhe të sistemuara shkojnë gjer në skajet e fshatit, kudo ku ka shtëpi dhe anës janë ndërtuar mure mbajtëse me finesë muratori profesionist. Shtëpitë e fshatit feksin dritë që prej së largu, jo aq nga drita elektrike, që tani nuk është më problem në fshat, por nga vetë stili i ndërtimit të mureve të shtëpive me llaç të hapur në lidhje apo të veshura me gurë. Ndërsa për portat me hark në hyrje të oborit, po ju them se kemi vënë ca hudhëra që mos të na i “mirni sysh”. Dritan Bala, kryeplaku i fshatit ( që me humor i thonë “kryedjali” për vetë moshën e tij të re) mund tju flaës më shumë, madje dhe me shifra për këto ndryshime estetike të fshatit.
 
V-Festivali Folklorik“Netët e Bejkës së Bardhë” është një Institucion Kulture për ngritjen profesionale të Kristo Çipës, organizatori i këtij Festivali dhe përgjegjës i grupit të Pilurit. Në qoftë se në Festivalin e parë ishte plot emocione për ecurinë e aktivitetit, tashmë ai është një “profesionist” i nivelit të lartë në drejtim të zhvillimit të tij dhe i sigurtë në suksesin e pritshëm. Çdo vit, në çdo festival sjell risi të reja, sa të bukura aq dhe befasuese. Hyrja e grupeve te sheshi i rrapit me këngë në gojë dhe pritja e tyre nga grupi i Pilurit dhe pilurjotët e pranishëm me këngë e valle, madje hyrja e pilurjotëve në grupet e tyre për të kënduar e vallzuar bashkë me ta është formula e mikpritjes pilurjote, tipike për këtë festival.
Kristo Çipa tre ditë e tre net është në këmbë, san ë shesh të fshatit ku është skena, po aq edhe pranë artistëve miq që gatiten të dalin në skenë. Buzëqesshja me të cilën i shoqëron drejt skenës i siguron artistët konkurues se Kristo Çipa që i përcjell drejt skenës dhe spektatorët që i dëgjojnë janë miqtë e tyre. Dhe pilurjotët në tërësi dhe Kristo Çipa në veçanti dinë si ti presin, ti dëgjojnë e ti përcjellin miqtë, duke i bërë miq përjetë.
 
VI-Veç këtyre, unë ju them se fitues të vërtetë të këtij festivali ishin edhe pleqtë dhe plakat e Pilurit. Të mbetura në shtëpi në një trishtim vetmie, me djemtë dhe vajzat në emigracion, pa nipër e mbesa që ti tundin në djepe e tu këndojnë ninulla, ky festival ishte si ardhja e “lajmit të mirë”. Djemtë e vajzat erdhën nga emigracioni, ose si pjestarë të grupit ose si spektatorë të festivalit, por sollën me vete edhe fëmijët që tu gëzoheshin gjyshërve. Pleqtë dhe plakat pilurjote u gëzoheshin këngëve dhe valleve që interpretoheshin në skenë, u pëlqenin se kishin kënduar e vallzuar edhe vetë në rini të tyre. Por gëzimi i tyre më i madh i shndruar në lumturi të mirëfilltë ishin ata fëmijë, nipër e mbesa që vinin rrotull te sheshi i fshatit. Sa pak gjë duan pleqtë e fshatit tim të jenë të lumtur!
 
Sarandë, më 06 Qershor 2022
 
 
timo
 
Nga: Timo Mërkuri
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s