Pas beteje, njeriu … / Poezi nga Odise Kote

 
Poezi nga Odise Kote
 
 
Pas beteje, njeriu …
 
Në fund të betejës njeriu kërkoi lumin që ikte në vorbulla,
Lumin që hapte shtegun e ngushtë në shpat të malit,
Dhe pse ishte i drejtë dhe më i keqkuptuari.
 
Kërkoi lumin që ikte revan,
duke rrahur me ujërat e veta vidhërat e shelgjet,
duke i shtyrë në heshtje tallaz – tallaz rymat e tij të fuqishme.
 
Njeriu kërkoi lumin që rrëshkiste si nepërkë e trembur,
Duke çikur lehtas fijet e barin të blertë
pa bërë fare zhurmë.
 
E morri malli njeriun të dallojë vijën e lumit,
nga ngjyra e zverdhur e gjetheve dhe myshkut
që shkon e përdridhet poshtë hijeve.
 
Mbrëmjen e kaluar kur priste vdekjen, një tufë çafkash,
fluturuan drejt perëndimit duke ndjekur dritën e diellit.
 
Tani që dielli doli përsëri ato u rikthyen,
Pasi qetësia është ulur në rërën e lumit,
Ulur dhe pa lëvizur fare, në pritje të shpërndahen retë.
 
Në fund të jetës njeriu e kërkoi lumin që ikte në vorbulla,
Se frymëmarrja e lumit nuk dëgjohet …
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s