Marguerite Yourcenar
Kalendari poetik: Marguerite Yourcenar (1903-1987)
U lind 119 vite më parë shkrimtarja e njohur franceze, më 8 qershor 1903, e para femër e zgjedhur në Akademinë Franceze. Fillimet në letërsi i pati në poezi, por qenë romanet që i dhanë emër, shumë prej tyre janë bërë edhe filma të suksesshëm. Për kurreshtarët, ja emri i saj i plotë: Marguerite Antoinette Jeanne Marie Ghislaine Cleenewerck de Crayencour. Sot në përvjetorin e lindjes së saj kam zgjedhur këtë shqipërim:
NJERËZIT…
…duke dashur të zbukurojnë shpirtin
kujtojnë se duhet ta stolisin me parime dhe bestytni,
ashtu si stolisin me gurë të çmuar dhe ar
shenjtorët nëpër altarë,
por shpirti, vetëm lakuriq është i bukur.
© shqipëroi Maksim Rakipaj