Poezi nga Dhimitër Nica

 
Poezi nga Dhimitër Nica
 
 
GJAKU SHËROHET PRANË GJAKUT
 
Për ty Shqipëri përditë përgjërohem
zemra dhe malli më djegin zjarr,
vendi i shqiponjave nuk mund të harrohet,
aty më prehen dy maja…, nëna me babanë!
 
Shpresoj te njerëzit dhe te Zoti,
se do ta bëjnë një ditë Shqipërinë,
trendafil të çelur nga moti,
ku mbarë bota, do t’ia ketë zilinë!
 
Besoj në bashkimin e kombit,
se gjaku pranë gjakut gjen shërim,
s’kërkojmë ndryshimin e globit,
por thjeshtë unikale Shqipërinë…
 
Për ty Shqipëri çdo ditë përgjërohem,
për të parët, për rrënjët, për gjakun,
shqipet vetëm me shqiponjën krenohen
nga vajza, nga djali, nga nusja, nga plaku!
 
 
PUTHJE TË REJA NËN MERMER
 
Kur mundem,
i këpus frutat e dashurisë…
Tej e tej i mbush xhepat e ëndrrës,
i ndez shpirtrat q’ kthehen në dritë
në qiell e kthejë çdo cep të zemrës!
 
Kështu këndojë e hedh valle,
kështu frymojë…, përmes frymës tënde…
Dua të rizgjojë ëndrrën e madhe
e aty…, rinis çdo fillim ëndrre.
 
Kur zemra jote (një ditë) do të ndalojë,
unë do t’i mbyll dyert e shpirtit përgjithmonë…
Poshtë ballkonit tonë,
çiftet do shkojnë të përqafuar
dhe për këtë të jesh e sigurtë…,
ata po vazhdojnë puthjen tonë…!
 
E do thonë, e do bëjnë si ne atëherë,
e do puthen edhe për mungesën tonë!
 
Ne atje poshtë në Had, diku thellë,
do ta kthejmë edhe nga një gotë verë
e në çdo epokë, njëlloj do të vazhdojmë,
do t i falim gjithmonë njëri-tjetrit
puthje të reja nën mermer!
 
 
PAZËLI IM
 
Copat e pazëlit tim,
janë të shumta, të ngatërruara,
kanë udhkryqe, here herë të sforcuara…
Unë e ndërtoj çdo ditë pazëlin tim
duke u përpjekur ta bëj sa më real,
të thjeshtë, të këndshëm e normal,
ndërsa ditën tjetër, si për dreq,
e filloi përsëri nga e para.
 
Nuk e di kush e prish pazëlin tim…
As që më shkon mendja te njerëzit,
në fakt po më lodhin shumë,
( kushdo qofshin ata)
që ndërhyjnë në punët e tjetrit…
 
Unë çdo ditë e rregulloj pazëlin tim
e kështu do të bëj
(deri ditën e fundit)
pa llogaritur prishësit,
që lodhen e ma bëjnë lëmsh,
që tregojnë dy e tre fytyra,
apo edhe ata,
që janë kthyer në shumëkëmbësh…!
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s