Poezi nga Rami Kamberi

 
Poezi nga Rami Kamberi
 
 
GURRA E JETËS, SË ARBËRISË…
 
Për dy sytë e ballit
Më je e pikturuar, shenjtore e dashurisë
Nëpër lot, të mallit
Si zëna e maleve, si lumenjtë e lehonisë
 
Në majat e Sharrit, të shohë, ikonë e krenarisë
Fushëbetejave nënë, që i zgjon shtetet nga varri
Nëpër oda të kullave, gurra e jetës së Arbërisë
Flamur shqiponjash, ku shkruan emrin shqiptari
Në ballë të lavdisë, ku pushojnë, burrat e lirisë
 
Për dy sytë e ballit
Shenjtore e dashurisë, më je pikturë moj nënë
Nëpër lot, të mallit
Lapidar e shtatore, herë si diell e herë, si hënë.
 
 
GJASHTËDHJETEDY, PRANVERA…
 
Si jeta e qëndisur, me dashuri
Ballit rrudhat në çdo pranverë, më janë pikturuar
Si kullat me fisnikëri e krenari
Ballë stuhive, ndër mote, histori, që kanë shkruar
 
Nga gurra e shpirtit, odeoni i lirisë, më ishte vet dheu
Pena si hutë e plisi, bardhësi e shenjtëruar, nga Perëndia
Nëna, më ishte e para abetare, sikur gjuha dhe atdheu
Pyjet e malet e bjeshkët, si këngët e kënduar, nga çiftelia
Nëpër oda dasmorësh, lum jete, që e merr emrin dheu
 
Si jeta e qëndisur, me dashuri
Gjashtëdhjetedy pranvera, dëshmi i kamë, në ballë
Si kullat me fisnikëri e krenari
Ballë stuhive ndër mote, që i thotë botës, jam gjallë
 
 
ATY KU U NDAMË, TË DY…
 
Tash që them se jam plak
Kur i shikoj, thinjat e rrudhat, në ball’
Jetës i them të mbeta hak
Kur po i pi lot me dhembje, plot mall
 
Motet më lidhen, kujtesës, si shikimet nëpër sy
Jeta më pikturohet, me ëndrrat e mbetura, pikturë
Si dashuria e lidhur, nyje, aty ku u ndamë të dy
Mes ngjyrave, shpresë, të derdhura nëpër pëlhurë
 
Tash që them se jam plak
I lodhur, nga mëkatet e borxhet, për ty
Jetës i them të mbeta hak
Për dashurinë, mbetur ëndërr, nëpër sy
 
 
KU I PIKTUROVA, KUJTIMET…
 
Sot qielli m’i pi sytë
Përtej dashnisë, shiu ku m’i lag shikimet
Sot dielli s’bën dritë
Përtej lumturisë, ku i pikturova, kujtimet
 
Për ty, që të kam dashtë më shumë se sa jetën
Nuse e mbetur, maleve, pa fustanellë e pa duvak
Për ty, që dasmorët, fushëbetejave më mbetën
Nure pa shtate, si lulëkuqet e Sharrit ngjyrë gjak
 
Sot qielli m’i pi sytë
Shiu, ku m’i lag shikimet, përtej dashnisë
Sot dielli s’bën dritë
Shihen, vetëm kujtimet, nën hirin e Ilirisë

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s