Poezi nga Sinan Vaka

 
Poezi nga Sinan Vaka
 
 
OBELISKU
 
Unë do të jem nesër një obelisk,
një kujtim, ku era do të përplasë mallet.
 
Shtëpia ime e shpirtit, është në qiej ëndrrash,
rrethuar me një gardh dashurish.
Shikoj orkestrimit të jetës
ritmin, nuancat, harmoninë,
madje edhe një tingull gati të pandjeshëm,
që nxjerr psherëtimash një violinë.
 
Qesh dhe trishtoj…
Mundohem të rrok hapësira prej çdo dëshire,
por e kuptoj momentin kur zemra
me tingujt nuk luan dot, pra kur sipari bie .
 
Çdo herë kam ankth të le endrrën përgjysëm,
duke u larguar me kembët e ftohta të natës.
Mundohem të shikoj si ritual të fundit rreze
që ngjyen me flakërimë tramontin e shpirtit
Dhe mendoj :
-Kush premton se kjo dritë
Me magjinë e saj , qëndron eterne ?!..
Vetëm mendoj .
 
Kohë e ngazëllyer që çmallesh
Me përmasat gjigante të iluzionit !
Ngadalë afrohet pluhuri i muzgut,
dhe në largësi ylli im regëtin jehonën qiellsisë…
Unë do te jem nesër një obelisk,
një kujtim, ku era do të përplasë mallet.
 
 
KLANDESTIN
 
Të degjosh erën mbi tela
që largohet eterit duke kuisur,
me lajme të paqarta dhe e padeshifruar,
ngelesh në mendime të gjakta
midis grisë solemne
i braktisur.
 
Kur shpresa dhe jeta s’janë tjetër,
veç trishtim, që udhëheqin mendjen
tek një përplasje mendimesh,
nuk kërkon kujtimet
për të rikthyer gëzimin,
sepse të vërtetat të shndërrohen
fole për dhimbjet .
 
Ende ke dritëza mendimi
dhe ndjek zhurmat që kapin kufijtë e jetës,
rrokesh nga trombat e luftës,
për të qenë i qetë…
Admirohesh me atë qe jeton
edhe pse vetë mund të jesh i pajetë .
 
Nuk të vlen e kaluara
që të rikthen ndërgjegjen e vonë.
Nuk profumon lulja që kujtimin ta risjell të bukur.
I trishtë, i gëzohesh çastit.
Ëndërra ta mohon
Çfarë ishte jetësore …sepse tashmë ka humbur.
 
E sotmja kthehet shpejt hulumtim i nesërm,
kupton që nuk të shpojnë
Gjembat e ndërgjegjes po s’i ndjeve,
vetvetja pendohet për fajin që pret
Edhe pse qielli i shpirtit
kthjellet herë herë si fytyra e reve.
 
 
PAFAJËSI
 
Dikur u pëshpëritëm nëpër rrugë
Krejt të pafaj dhe unë edhe ti,
Ishte një kohë, në një qytet të mugët,
Që jetën ngjizte me vështirësi..
 
Ti qesh e rreze dielli të hedh dita,
Me nipërit parkut , teksa del shëtitje,
Haron se lumturia zog i trembur,
Në flatra pati shpesh dhe përpëlitje.
 
Dhe qesh pas teje unë gjithashtu,
Me gruan kur të ndesh krejt rastësisht
I them në intimitet « ashtu – kështu »,
Gjithçka fisnike jeta jonë kish’.
 
Ajo më sheh me sy të trëndafiltë ,
«eh, ndodh » më thotë, nën putpur shikimi,
Ti ikën e lumturuar me fëmijet,
Dhe pas të ndjekin diej adhurimi.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s