Poezi nga Sofia Doko Arapaj

 
Poezi nga Sofia Doko Arapaj
 
 
E hasa
 
Hasa, është djalë i mjegullt Hasa
Hasa, po më çon në një pyll me qershi
Hasa, po më shtrëngon fort për dore, Hasa
Eeej…, oooh.., eeejjj…si pikturat në shi…
Ngjitur më këndon, këngë fluturake
E lumturohet, që di të këndoj edhe unë
Hasa, Hasa më shtrëngoi për dore, Hasa
Sikur do t’ vinte, të më rrëmbente ndonjë lumë…
Hasa, është djalë i mjegullt Hasa
Hasa, po më çon në një pyll me qershi
Hasa po më shtrëngon fort për dore Hasa
E dalëngadalë po zbehemi, si piktuuurat në shi…!
 
 
***
 
Po ndalova tani,
nuk ngrihem më dot!!
 
Në një fushë të bardhë,
të bardhë e të ndarë.
Ziente shish’ e qelqtë,
plot e për plot me dhallë…
Po i merrej fryma,
Vocit përmbi tokë
Vandaku e fshesës,
glob i rëndë mbi kokë.
Rritet e rritej xhadja,
e grindej vanndaku
Po i merrej fryma,
Vocit përmbi tokë
Edhe pak se arrita,
edhe, pak, se, arrita
Kë, ma stujë tora,
nu mi skollë më dotë!!
Marathonomak, marathonomak!
Marathonomak,
hap edhe farmak!
Daullet tik-tak ,
rreze -rreze e zjarrtë!
Mbi kuq të zemrës, kompozim e flakë…
 
 
***
 
Bëj t’ ju lë
Them t’ ju lë,
t’ ju harroj njëherë e mirë,
zini shtigjet, gardhet thurni,
kycni portat n’ ërresirë…
……po….po…
Po ka ngelë zemra aty,
këmba, dora edhe syri,
se po flenë ëndrrat aty,
fustanbasma prej floriri.
Bëj t’ ju lë, them t’ ju lë,
më tërhiqni edhe më…
 
 
Për hatrin tënd
 
Për hatrin tënd
u çlirova nga vdekja,
si nxënëse e Kaliopit,
musës së parë,
lashë mëllagat të shtohen, kallupin e theva,
kapërceva aq rrathë, por ferrin, s e gjeta…
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s