Poezi nga Zamira Agalliu

 
Poezi nga Zamira Agalliu
 
 
Ikën Yjet
 
Ikën yjet ikën….
nga galaktikat , u fikën !
Neoni i hënës
mbi fytyrën time
u zbeh ,u zbeh..
unë fjeta në bregun
e endrrës që pash,
fjeta në kujtesën tënde
të lashtë,të lashtë.
Nga aty ika …
të harroja gjumin sakaq ,
koha para meje ndali
brenda kenges sate
brenda qiellit tim.
Po Jetoj ; shko e thuaj atyre,
që përbri teje po rri !
në kujtesen time të bëj vend
në të gjitha rruget shoh
mungesën tënde,
o shtrëngata e gjakut
në pulsin tim të kaltër
dëgjova rënkimin tënd
si thikë ,nga xhelozia.
ika larg nga qielli yt
ike larg , ike …
nga galaktika.
ika …..
Ti fli te qafa ime përnatë
dhe merr frymë në peizazhin
e gjinjëve të diellt’ të
imazhit tim.
 
 
Varka pirate
 
Sot, ti shkumëzove me tërbim
Unë butësisht u zhyta brenda teje
Ehh, vetëm ti e di misterin tim
O dallgë, një shkëmbi diç i rrëfeje!
 
Sot, u nisën varkat me piratë
U ngritën sipare dashurishë
Drejt vijës së perëndimit t’zjarrtë
Për zbulime e thesare Lumturishë
 
Sot, tek shkëmbi mbeti një pulèbardhë
Rrahu krahët fort, e krakëlliu nën zë
Ku ta dije ti se ajo di mister e thesarë
Ehh, sa varka ajo përcolli qĕ s’u kthyen mĕ!
 
 
Ne lulishtarë kërrusur
 
Unë ika larg nga zëri yt,
Ika, se nuk dëgjova asnjë melodi
S’pashë fushave e vijave të pesta
Asnjë RE asnjë DO asnjë Si…
 
Unë e di që do të gjunjëzohem
Si një ‘xhentil’, që dorën të kërkon
Nuk dua me ty që të pajtohem
Si kalorësi në garë, çohu, sfidomë!
 
Nëse të lëndova, të lutem më fal
E vdekshme jam në stacionin tënd
Vetmisë i ngrita dorën që ta ndal
Vetmia jote njësoj mua më dhemb…
 
Të rashë në plagë, e derdha kaq lot
Si lotët e tu q´i bien shpirtit tim
Ato tani nuk i mbledhim më dot
Jastëku i gjorë i thanë e i përpin…
 
Do të shkelim mbi qiej të ngrysur
Se miqësia nuk është lule që falet
Është lulishte, e ne lulishtarë kërrusur
Që mbi çdo gjethe e petale ndalet…
 
Në ëndrrat e mia, unë tek ti do t’vij
Aty ku ti po fle e loti në sy t’u tha
Kam marrë me vete ca nota në gji
Mi, Sol, Si, Re dhe Fa…
 
 
Ëndrra
 
E bukur ishte ëndrra ime mes të vdekurve..
Sa luajta e qesha me ta
Sa frikë pata kur u zgjova
Nga të gjallët sa …!
Pa ankthin e zakonshëm që të vjelë deri në keqardhje
Sa luajta e qesha me ta …
me mall më përqafuan
i perqafova sa…!
Në atë gosti të ardhur nga sfondet e kujtesës
Deri në tejpërmallim
I putha të gjithë të ikurit
nga jeta , ata që aq gjatë me munguan…!
Sa tërë aktet e mungesave që të hedhin në ngashërrim…
Që të rikrijonjë dashurinë…
E bukur ishte ëndrra ime… aq sa gjumi më përmendi
Dhe zbritshëm isha në zgjim…
Sa frikë pata kur u zgjova
nga të gjallët , nga realja papershkrim…
Pahintikë kisha në zgjim jo atje ku isha
ne te bukurin vegim
oh doja qe endrra ime te ishte pa zgjim…
Sa neveri kjo jete, sa zhgënjim…
Jetë e hedhur në ankand…
Jetë në trungun e shqyer të kohës
Pa rrenjë, pa degë ,pa lule , pa farë …
Jetë që shket myshqesh
Jetë që ushqen bimë parazitare
Parazitë …
Sa përgjërim…
Nga të gjallët që djegin shpresa e të joshin me injorim
Pezm dhe mallkim…
E bukur ishte ëndrra ime mes të vdekurve..
Sa luajta e qesha me ta…
Sa frikë pata kur u zgjova
Nga të gjallët sa …!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s