Malú Urriola
Kalendari poetik: Malú Urriola 9 qershor 1967
Poete kiliane, emrin e plotë e ka María de la Luz Urriola González; filloi të shkruante qysh në moshën 14 vjeçare. Përveç poezive shkruan edhe pjesë teatrale dhe skenarë filmash e dokumentarësh. Janë të shumtë çmimet që ka fituar për poezitë dhe shkrimet e saj. Ja një poezi nga Malù Urriola në 55 vjetorin e lindjes së saj:
KAM NJË ZEMËR
Kam një zemër:
Kam patur dikur, të paktën.
Zemra ime për gjithçka drithëron.
Çdo gjë bën zemrën time të fërgëllojë.
Mjaft një pikë shi të bjerë, a një fllad i lehtë.
Kjo zemër si rrafshinë është, si shkretëtirë prej diellit djegur.
Ah, deri ku do të më shpien fjalët.
Se mendimet, të gabuar i kam, gjithmonë.
Kjo zemër shkon tjetërkund
në tjetër vend shkoj unë.

© shqipëroi Maksim Rakipaj