Poezi nga Fejzi Murati

 
Poezi nga Fejzi Murati
 
 
GRUA
 
Tek ti
gjeta filozofinë e grekëve të lashtë;
toka,
uji,
zjarri,
ajri,
të lindura e të lidhura bashkë!
 
Brenda teje janë
rrënjët,
jeta,
shpirti,
ngrohtësia!
Brenda teje,
lindja dhe vdekja!
Mes tyre, dashuria.
 
 
SA SHUMË KËRKOVA…
 
Kërkova fjalën Dije,
e kishte mbuluar injoranca!
Kërkova fjalën Nder,
e kishte marrë me vete nata!
Kërkova fjalën Drejtësi,
e kishte vrarë paraja!
Kërkova fjalën Dashuri,
e kishte mbytur xhelozia!
Kërkova fjalën Besë,
e kishte mposhtur pabesia!
Kërkova fjalen Mirësi,
Nuk di ku ishte tretur!
Kërkova fjalën Burrëri,
prej vitesh kishte vdekur.
Ç‘të kërkoja më?
Ç’kishte mbetur tjetër?
 
 
ALEANCË…
 
Jeni të pabesa
dhe hëna dhe ti…
 
Ajo aq e zbehtë
lart në yjësi
udhëton e vetme
gjithë melankoli,
mall e ëndërrime
më shtie në gji.
 
Ti shtatin lastar
dhe syrin e zi
shfaqesh si kometë
dritë e hijeshi,
mbytem iluzionesh
je a nuk je ti?
 
Djallëzisht të dyja
më bëni magji!
 
Ju sodis trishtuar
se s’mund t’ju arrij
as hënën as ty.
 
 
MAGJI JUGU…
 
Vijnë dallgët puthin brigjet,
stërkalat pushtojnë qiellin,
një zgalem shfaqet papritur
ngjitet reve, kërkon diellin.
 
Rri e hesht, madje hutohem,
dielli druhet, këndon deti,
një shall dallge më mbledh qafën,
pastaj tretur s’di ku mbeti!
 
Ky pejzazh kaq i mahnitshëm
syrin tim për foto gjeti!
Prapa shpine më rri mali,
ballëpërballë buzëqesh deti.
 
Për një çast zë flas me veten,
më mbush shpirtin frymëzimi…
Një pulëbardhë m’u ul mbi flokë,
e lodhur nga fluturimi….
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s