Helen Humphreys
Kalendari poetik: Helen Humphreys 13 qershor 1961
Poete dhe shkrimtare kanadeze, u lind në Angli më 13 qershor 1961, bashkë. Sot jeton në Kingston, Ontario (Kanada) me qenin e saj Charlotte.
Librin e parë e botoi kur ishte 25 vjeç; ka fituar disa çmime për librat e saj.
Ja një shqipërim nga proza e poetes kanadeze:
QENTË E EGËR
Janë edhe qentë e egër. I gjen jashtë, larg sigurisë së rrugëve dhe shtëpive, larg dritave të qytetit. Qeni im është njëri prej tyre. Dashuria është si qentë e egër. Po t’u hodh e të mbërtheu, zor se të lëshon. Dhe çka s’mund ta dish në atë fillim, është sa fort dhe sa gjatë ke për të dashuruar; në ç’mënyrë një dashuri e mbaruar do të të vërsulet, një vërsulje pas tjetrës, si një zjarr i mistershëm që ndër rrëmba të rrjedh…Zemra është një krijesë e egër në ikje. Zemra është si qeni që kthehet në shtëpinë e tij.