Leopoldo Marechal
Kalendari poetik: Leopoldo Marechal (1900-1970)
Poet, dramaturg, shkrimtar dhe eseist argjentinas, u lind në Buenos Aires 122 vite më parë në një familje me prejardhje franceze. Një nga shkrimtarët e shquar argjentinas. Vepra e tij çmohej shumë nga Julio Cortázar dhe Jorge Luis Borges. Ja poezia që kam përgatitur për sot:
DASHURIA ËSHTË…
Dashuria është grabitje, më the një pasdite,
grabisim, na grabisin, e pastaj na ndodh shpesh,
që teshat tona më të mira mbeten shtigjeve
si zhele, si zambakët që vyshk vjeshta.
Kaluan vite dhe sërish pamja jote
ma përshkon mendjen si dritë meteori
dhe kur hedh sytë brenda humnerës sime plot me hije,
fjalët e tua më kujtohen: dashuria është grabitje.

© shqipëroi Maksim Rakipaj