Kalendari poetik: Fernando Pessoa (1888-1935) / Përgatiti materialin Malsim Rakipaj

 
Fernando Pessoa
 
Kalendari poetik: Fernando Pessoa (1888-1935)
 
Fernando António Nogueira Pessoa, poet, shkrimtar, aforist portugez u lind 131 vite më parë, më 13 qershor 1888. Kritiku letrar Harold Bloom i cilëson Pessoan dhe Nerudën si poetët më përfaqësues të shek. XX. Meqë jetoi pjesën më të madhe të rinisë në Afrikën e jugut njohu anglishten, gjuhë nga e cila përktheu autorë të mëdhenj në gjuhën portugeze. Wikipedia ka material të bollshëm për artistin e madh, kështu që po kaloj menjëherë te njëri prej shqipërimeve që kam prej poetit të madh portugez:
 
 
POEZI
 
Hyj në shtëpi dhe dritaren mbyll.
Më sjellin një qiri dhe më thonë natën e mirë.
Natën e mirë them dhe unë me zë gazmor.
Sikur të kish qënë jeta ime gjithmonë kështu:
me ditë plot diell, a nga shiu ëmbëlsuar,
o e furishme si një Fund Bote,
mbrëmje të vakëta, njerëz që shëtisin,
kundrojnë kurreshtarë nga dritaret,
hedhin vështrimin e fundit miqësor pemëve të qeta,
pastaj, mbyllet dritarja, ndizet një qiri,
pa lexuar gjë, pa menduar gjë, madjé dhe pa fjetur,
ndjen jetën të rrjedhë si një lum në shtratin tënd.
Dhe përjashta qetësi e madhe, si një zot që ia ka futur gjumit.
 
 
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj

One thought on “Kalendari poetik: Fernando Pessoa (1888-1935) / Përgatiti materialin Malsim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s