KËRCIMI I KARKALECIT! / Fragment i shkëputur nga romani ”Misteret e Parisit të vogël” të autorit Kristaq Turtulli

 
Fragment i shkëputur nga romani ”Misteret e Parisit të vogël” të autorit Kristaq Turtulli
 
 
KËRCIMI I KARKALECIT!
 
Turma, rrëmeti, inferiori i veshur me pushtet të shtyn mënjanë, të më shtyp pa mëshirë, të bën për qepë dhe kripë, të zgërlaq..
Gjithnjë me naivitet dhe mëshirë i hapëm krahun inferiorit të gjorë, të nëpërkëmbur gjithë jetën, kërcimit të karkalecit. Me mëndjeshkurtëri pandehiëm është i padëmshëm. Të mjerët karkaleca, në fillim përdorën servilizmin, urtësinë, dashurinë, barazinë, vëllazërimin. Të trembur u mbështjellëm me gjelbërim të ëmbël. Shumëkush me dhembshuri u afroi paqe. Qetësi. Ushqim të bollshëm. Toka të pamata me grurë. Ha, o karkalec, rritu, shëndoshu. Ke nevoje, gjynah je dhe ti. Shikojini sa të uritur janë, gjynah! Një grusht karkalecash shëndetligj. Oh moj nëne, sa të ëmbël janë këta gjelbëroshë. Le të kërcejnë, fup këtu e fup atje. Vallë a mund të jetë i dëmshëm kërcimi i një karkaleci? Bah, bukuria gjelbëroshe s’mund të jetë bukuri që vret. Të mjerët karkaleca dridheshin nga ndrojtja e madhe.
Gjendja ra në gjumë, e lehtësuar, pasi bëri një gjumë të paqmë. Bëri më në fund diçka që shkoi për së mbari. Ndihmuan karkalecat e shkretë. Gjelbërakë të bukur, të pambrojtur. Le t’u hedhë mbi qerpikë nata e bekuar çlodhjen e kërkuar. Mirëpo, kur çeli mëngjesi, gjithçka ishte ndryshe nga dita e mëparshme. Batërdi e tërë, s’kishte grurë, ishte hata e vërtetë.
Njerëzit i priste uri lebetitese. ‘Karkalecat, ata janë fjatorë,’ bërtiti dikush. ‘Je në vete, si ta nxë goja të akuzosh karkalecat?!’ Atje tej, karkalecat dridheshin sërish, të ndrojtur, të dobët, të pambrojtur. A mund të mendohej, të besohej, që karkalecat e brishtë të bënin atë katrahurë? Ndoshta u bë prej një dore të panjohur e tinëzare. ‘Ju thoni karkalecat?’ ‘Po dhe, ata janë të helmët të këqinj si vdekja.’ ‘Bah! Ju lutem mos na ç’mendni. Një grusht karkalecë të bëjnë këtë batërdi?!
Kështu në shekuj e shekuj, vazhdon beteja e karkalecave me grurin dhe naivitetin njerëzor. Edhe pse vonë u zbulua e vërteta e dhimbshme, ndrojtja humbet përfundimisht përgjatë fluturimit. Në mësymje drejt grurit ata janë të përbindshëm, shndërrohen në re e zezë. S’ka më dridhje, hutim dhe gjelbërim të bukur. Gjithçka është përpirje, nxirosje… Beteja e karkalecave me të mbjellat është beteja më e çuditshme dhe e pamëshirshme që njeh koha…
Karkalecat e çfarëdollojngjyre më shndërruan në një grusht me eshtra në fund të një thesi të ronitur, të harruar në vrimën më të humbur e të ndyrë të qytetit, në kullën i hirit. Shpesh herë u mata t’i kthehesha turmës e t’i thoja:
‘More qyqarë të mjerë, nuk dini kaq gjë, hë, nuk e dini; Budallai i gjorë e ka zemrën në gjuhën e tij, kurse i mençmi e mban gjuhën në zemrën e tij’.
Gjithçka u rrafshua, sikur s’kishte qenë kurrë.
 
 
kristaq
 
KRISTAQ TURTULLI

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s