Poezi nga Elona Tabaku

 
Poezi nga Elona Tabaku
 
 
NËN SHI
 
Në rrugë e vetme kam dalë,
E gjunjëzuar nën shi qëndroj,
Dhe sa herë shiu më puth në ballë,
Aq herë unë lot lëshoj.
 
Më puth shiu an’ e mbanë,
Dhe hyn kudo në trupin tim,
Si të jetë një “donzhuanë”,
Që më fton në flirtim.
 
E unë vazhdoj të rri nën shi,
Dhe pres që shiu të m’i lajë,
Të gjitha plagët që kam në gji,
E t’më mjekoj zemrën e çarë.
 
Por shiu lan veç trupin tim,
K’të shpirt të vrar dot s’e shëron,
Ndaj sot nën shi qaj plot trishtim,
Dhe askush lotët s’mi shikon.
 
 
MELODI LOTËSH
 
Mbi qërpikët e zinj loti luan,
Plot dhembje notat e një melodie,
Dhe me penën e artë mbi buzë shkruan,
Vargje plot zjarr, për një mall dashurie.
 
I shkund qërpikët e lagur ngadal’,
Dhe mbi buzë derdh petale trëndafili,
Dashurinë e humbur kujton plot mall,
E digjet në heshtje si vaj kandili.
 
Rilind si kristal mbi syrin e brisht,
Ky lot malli i pikëlluar,
E mbi qërpikë luan sërisht,
Notat e një melodie të trishtuar.
 
 
IKËN JETA PA U NDJER
 
Eh, kjo nat sonte zbardhon,
Fishekzjarret grisim terrin,
Në heshtje ky shpirt rënkon,
Këto çaste më fusin tmerrin.
 
Me pranga lidhur në shpirt,
Tërrhiqet zvarr koha e mjerë,
Pas karrocës të quajtur “Vit”,
Ikën jeta pa u ndjerë.
 
Ndizet festa dhe hareja,
Por t’festoj zemra më druhet,
Shpirtin ma godet rrufeja,
Kur mendoj se jeta shuhet.
 
E ngre gotën ti me mua,
Kur vdekja ngadal’ thërret,
Dhe më duket sikur thua:
-“Jet’ moj Jet’ mbeç me shëndet! “
 
 
GËZUAR NËNA
 
Perëndi që na dhatë jetën,
Engjuj që na falni dashuri,
Piratët, pa fund thesare gjetën,
Por me ju s’i ndërruan kurrësesi.
 
Mësues mjeshtër që na mësuat,
Të hedhim hapat e para në jet’.
Sa herë për ne ju nëna lotuat?
Ah, loti juaj si plumbë vret.
 
Sa herë nga gjumi ju kemi zgjuar,
E sa netë ju kemi lënë pa gjumë?
Puthjet e juaja s’kanë të çmuar,
Asgjë nuk ka vlerë më shumë.
 
Ju bukuri hyjnore si zana mali,
Jeni xhevairët më të çmuar.
O flutura që digjeni nga malli,
Nga zemra ju uroj:- “GËZUAR!”
 
 
KUR SHUHET NATA
 
Kur bie mbrëmja mbi qytet,
Dhe dritat ndizen dal’ nga dalë,
Në kraharor një mall më vret,
Shpirti mbytet nëpër valë.
 
E kur nata nis e shtohet,
Dhe qytetin zë e mbyt,
Ngadalë mëndja turbullohet,
E në fantazi më zhyt.
 
Zhytem thellë me imagjinatë,
Në detin e zemrës tënde,
Aty fshehur rri ç’do natë,
E të vështroj tek fle me ëndje.
 
Dhe kur nis të zbardh agimi,
Kur ngadalë shuhet kjo nat’,
Në shpirt seç më ther trishtimi,
Kur vetëm zgjohem në shtrat.
 
©® Elona Tabaku
 
*Ndalohet përdorimi i pjesshëm ose i plotë i kësaj poezie pa respektuar të drejtën e autorit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s