Simone Tempia
Simone Tempia: 14 qershor 1983
Sot mbush 39 vjeç Simone Tempia, shkrimtar, gazetar italian. Në vitin 2014 hapi një faqe me titull “Vita con Lloyd”, që frymëzoi librat “Vita con Lloyd”, “In viaggio con Lloyd” dhe “Un anno con Lloyd”, ku Llojd është një maxhordom imagjinar, me të cilin autori, një lord, shkëmben batuta të stërholluara, me stil britanik:
PESIMIZMI
“Është pesimizmi që i bie derës, zotëri”
“Dhe ç’kërkon?”
“Taksën e lumturisë, zotëri”
“Lloyd…”
“Po, zotëri?”
“Po sikur t’a mbathim këtë herë?”
“Të bëj gati shkalafitjen me dy turbina, zotëri”
“Më mirë ngazëllimin me ngjitje vertikale”
“Ju pres mbi çati, zotëri…”
“Me motorrët ndezur, Llojd.”

© shqipëroi Maksim Rakipaj