Milena Agus
Kalendari poetik: Milena Agus 1959
Shkrimtare italiane, lindur në Gjenova nga prindër sardë; jeton dhe punon në Kaljari, e lidhur fort me Sardenjën, sot është eksponente e Letërsisë së re sarde. Ja një poezi prej saj:
AJO S’ QE E MARRË
Ajo s’qe e marrë,
qe një krijesë e bërë në çastin
kur Zoti, thjesht, u mërzit
së bëri femra të zakonshme,
por se si i erdhi një dell poetik
dhe ja, krijoi atë.
© shqipëroi Maksim Rakipaj