Poezi nga Siti Ruqaiyah Hashim
RËRAT E SRI LAVENDER
Një grusht rërash marr me vete
Për t’i dhënë fuqi shpirtit tim
Teksa të lë ty Sri Lavender
E marr edhe në lutjet e mia
Që një ditë
Të kthehem
E nën qiellin tend të jem
Para se këtë botë ta lë përjetësisht.
DUKE NJOHUR VËLLANË
(Për të vonin Abu Bakar Hashim)
Duke kuptuar poezinë e Ibrahimit
Për djalin e tij Irvinin
M’u kujtua mamaja
Që kurrë tim vëllai nuk ia harronte datëlindjen
E thoshte se ishte e vetmja
Që e kujtonte
Edhe pse askush nuk e ndërmendte më.
Tani e ndiejmë tepër
Dhimbjen e një mëme a të një ati
Që braktiset nga fëmijët e tyre.
Njëherë
Kur u përballëm me
Sjelljet e shëmtuara
Të birit të vetëm
Motra ime e madhe
Ia përmendi emrin vëllait
E tregoi histori për të
Vetëm atëherë e kuptuam
Që ai një boshllëk të pashpjegueshëm kish lënë
Dhe që ne na merrte aq shumë malli për të
Se thoshim
Ah sikur të ishte këtu…
Lutje për Irvinin
Alfatihah* për vëllanë Abu Bakar
Shënim: Vargje nga Kurani që këndohen për të vdekurit
TË DUA KAQ SHUMË (VËRTET SHUMË)
Ndonjëherë
Duket si një ëndërr
Të të dëgjoj teksa më thua
Të dua kaq shumë
Mu përballë fytyrës sime
Sepse ka kaluar kohë e gjatë
Që kur këto fjalë kishin kuptim për mua
Në hipnozë
Kërkova thellë për ndershmëri
Në sytë e tu
Në dridhjet e zërit tënd
Lejomë të huazoj fjalët e tua
Oh kohë
Të lutem ndalo!
Është tepër e bukur
Pogradec, Shqipëri

Përktheu në gjuhën shqipe: Erina Çoku