Poezi nga Valbona Kolaveri
Pasqyrë
Në pasqyrë
e thyer në mijëra
forma të mēndjes
Përballē vetes unë
staturë tek merr pozicion
të pëlqej veten
cilin dimension
se gjej
E dyjēzuar në një dualitet
jashtë dhe brënda
ku dora përkëdhel flokët
e shpirti kreh lotët
Unë në një pasqyrë
ku veten se njoh më
Sy frikë
Me sytë e frikës
harrim
fshihesh pas mjegullash
dendur frikë
pa kthim
Zbret
Ftohtë
largesē
thikē majē
mali mprehtë
frikë
Më mbulon me lotë
vesë
frika ime
e ftohtë
mbi re
më vret
Oqean
Pa anē
sy fikë
po më mbyt
Mos e fshih
magjinë mall
diej brënda meje
zjarr
për ty
djegin frikë
Galaktikë zemre
Eja
të lutem
mos ki frikē…
Buzëqesh
Ditën vesh në gaz
sytë ia ndris diellit
mërzitinë e zhdesh me natë
qiejsh
askush mos të ma dijë ëndrrën
Harmonikë valëzoj me tinguj
fringëlloj si era
sa dua të qesh
harlisur
pa pyetur
se ç’ mendon bota..
Mërzi
Mos më zen pritë
mërzi
laqeve të zemrës
E pabesë
s’të thirra
me më ba shoqni
idhët me të pi
shqeto ditēve
të idhëta zeher
Mos më nguc idhnake
mos
merak si ty
e piva me fund
dikur
një ditë
Sot
mësova ty të sos
me tu zgërdhi ndër sy
marroqe
e paftyrë
Hajt
shih për më mirë
lavir
Hej zot
për më keq
lene kështu
Zot bëje mirë
AMIN…