Shtëpia Botuese “ADA” publikon romanin “Terr dhe xixëllonja” të autoriit Thanas Kapurani
Titulli: Terr dhe xixëllonja
Autor: Thanas Kapurani
Redaktor: Sh. Saraci
Korektor: R. Lahi
Formati 14 x20
Shtëpia Botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, qershor 2022
Shypur në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese ADA
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Kapurani, Thanas
Terr dhe xixëllonja : roman /
Thanas Kapurani ; red. Shqipe Saraçi.
– Tiranë : Ada, 2022
822 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-362-50-6
1.Letërsia shqipe 2.Romane
821.18 -31
***
Barbarizmi dhe terrori i një sistemi diktatorial detyron Nestin dhe Laurën dy të rinj në lulëzim të ëndrrave, të vrasin një dashuri të bukur sepse “biografia politike” qe kriteri primar ku peshohej çdo ndjenjë e vullnet. Leonora duhet të abortojë foshnjën pesë mujorëshe, sepse përndryshe i ati do ti çajë barkun për ti flakur “këlyshin reaksionar.” Pilushi rekomandon që edhe seksi të jetë nën kontroll të regjimit! Një doktor progresist si Leonardi, duhet të shndërrohet në memec sepse çdo fjalë “në laboratorin ideologjik” tingëllon propagandë dhe agjita¬cion kundër Partisë. Flora K. vetëvritet, për ti shpëtuar torturave dhe përdhunimeve nga drejtori i burgut. Një Çoban provon në tru eks¬perimente të llahtarshme e banale, për shuarje dhe mbjellje idesh për formimin e Njeriut të Ri …
Shtazëri që të vjen turp të ndihesh Njeri. Injoranca e një pushteti qesharak, që vriste çdo buzëqeshje. Megjithatë mbi terrin e çdo epoke flakërojnë xixëllonjat e shpresës.
Rrjedha e kohës ka veti ti zbeh gjërat. Harresa ti amnistoj ato. Për brezat e ardhshëm, me shndërrimet shoqërore, progresin, eman¬cipimet, bën që këto fakte të ngjajnë alogjike, u japin trajta të pabe¬sueshme, konsumohen si përralla. Por të këqijat e mëdha janë viruse që fshihen, flenë, por nuk vdesin.
Rrëfimi dhe deklarimi i këtyre ngjarjeve deri në qelizë nuk është as shuarje kurioziteti, as një inventar historik. Është detyrë, mision e përgjegjësi shoqërore sepse mbi këtë rruzull asnjë dukuri dhe fenomen nuk shfaqet njëherë dhe vetëm njëherë.
Të gjithë ruajmë brenda vetes ndriçim xixëllonjash, për të djegur një copë errësirë.