Kalendari poetik: Genadij Aleksejev  (1932-1987) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Genadij Aleksejev
 
Kalendari poetik: Genadij Aleksejev  (1932-1987)
 
Genadij Ivanoviç Aleksejev (Генна́дий Ива́нович Алексе́ев), arkitekt, poet, romancier, artist rus, u lind më 18 qershor 1932 në Leningrad (sot shën Pjetërburg). Diplomoi për arkitekturë, punoi si profesor universiteti, nga viti 1953 filloi të botonte poezi nëpërmjet SAMIZDAT (një mënyrë botimi në ish B.S., gjysëm ilegale, me shpenzimet e autorit disident).
Poezia e tij ironike, në kufi të sarkazmës, pritej mirë nga lexuesit. Vdiq para kohe, pa mbushur ende 55 vjeç. Ja një poezi në 90 vjetorin e lindjes së poetit:
 
 
SA KEQ ME QËNË NJERI
(как плохо быть человеком)
 
Është mirë me qënë majmun,
edhe papagall, jo keq,
edhe mi,
edhe mickonjë
ose amebë.
 
Keq është me qënë njeri:
të gjitha i kupton.
 
Dihet, majmuni është mashtrues,
papagalli budalla,
miu i ndyrë,
mickonja gjakpirëse
dhe ameba krejt pa vlerë.
 
Dhe kjo të brengos.
 
Shënimi im – Shumica e poezive të Aleksejevit janë ironike, sarkastike, sidomos kjo që postova sot. Njeriu ëshë e vetmja qënie që mendon, por shumica imiton të tjerët si majmun, përsërit çka dëgjon, pa vrarè mendjen, si papagall, janë të ndyrë si minjtë, pinë gjakun e të tjerëve si mickonjat dhe janë pa tru, si amebat.
Dhe kjo e brengos Poetin.
 
 
maks
 
© shqipëroi nga rusishtja Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s