Kalendari poetik: Adam Zagajewski (21 qershor 1945 – 21 mars 2021) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Adam Zagajewski
 
Kalendari poetik: Adam Zagajewski (21 qershor 1945 – 21 mars 2021)
 
Poet, shkrimtar dhe eseist i njohur polak. U lind në Leopoli, si sot, 76 vite më parë. Në qershor 1946 Leopoli u pushtua nga ushtarët e Stalinit dhe u bë tokë sovjetike me emrin Lvov. Popullsia polake u përzu nga qyteti dhe u zëvendsua me rusë dhe ukrainas. Me shpërbërjen e perandorisë së ish BRSS, Leopoli mbeti në Ukrainë, me emrin Lviv. Zagajewski pas vitit 1981 jetoi në Paris dhe Çikago. Pas vitit 2001 u kthye në vendin e tij, pasi pati qënë profesor në universitetin e Çikagos, filloi si profesor në atë të Krakovit. Ndrroi jetë vitin e kaluar, 2021, pikërisht në ditën e poezisë, më 21 mars. Është nderuar me shumë çmime ndërkombtare. Është autor i poezisë “Majmunët morën pushtetin”.
Ja përzgjedhja ime për sot:
 
 
KËNDOJI KËSAJ BOTE TË GJYMTUAR
 
Mundohu t’i këndosh kësaj bote të gjymtuar.
Kujto ditët e gjata të qershorit
dhe luleshtrydhet, pikat e venës së trëndafiltë.
 
Hithrat, që gjithmonë mbulojnë
shëpitë e braktisura nga ata që janë dëbuar.
Duhet t’i këndosh kësaj bote të gjymtë.
 
Ke parë anije dhe barka të mrekullueshme;
që kthehen nga një udhëtim i gjatë,
a vetëm nga një gjë e njelmët.
 
Ke parë refugjatë të shkojnë drejt asgjësë,
ke dëgjuar vrasësit t’ia marrin këngës gjithë haré.
Duhet t’i gëzohesh kësaj bote të gjymtuar.
 
Kujto ato çaste, kur qetë bashkë dhe perdja tundej lehtë.
Kthehu me mendje tek koncerti, kur muzika shpërtheu.
Vjeshtës mblidhje lende në park
dhe gjethet vërtiteshin mbi plagët e tokës.
 
Këndoji botës së gjymtuar,
puplës së hirtë që i ka rënë një turtulli
dhe dritës së brishtë që vete vjen, zhduket
e kthehet sërish.
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s