NJË DASHURI ME PUTHJE ERE / Poezi nga Ajne Iberhysaj

 
Poezi nga Ajne Iberhysaj
 
 
NJË DASHURI ME PUTHJE ERE
 
Do ta ruaj aromën e hijes tënde
Derisa, andrra jote lundron bri meje
Derisa ti të kthehesh, i lodhur e i mërzitur
Në sytë e mendjes më shfaqesh
Gjerdan shpirti dhe margaritar n’buzën e etur.
 
Përtej perdes t’mistertë
Enigmë e madhe shpirti i njeriut
Kjo sagë e zjarrte e zhurmshme brenda nesh
Si kandil drite na e mban frymën.
“Një dashuri me puthje ere”
M’i trazon pareshtur dallgët, shpupurit fjalët
Më sytë e etjes të kërkoj, në natën e errët,lundroj bri teje
Në fund të fundit ti mbete feniks
I një dashurie me një puthje ere…
 
Një ditë, ndoshta ndonjëherë
Andrra jote do lundroj bri meje
Ndoshta, në atë ditë
Përqafohemi në dritën e erës…!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s