Poezi nga Nora Halili

 
Poezi nga Nora Halili
 
 
N’KRAHNUER T’DASHNISË
 
…donte me kanë një pikë shiut në fillim Maji,
n’trotuar t’vallëzonte, për dashninë që ballin s’mundi me ja puth.
Hapat e kalimtarëve kujtimet i shkelën,
si me dashtë me i kallxue, sa kish humbë…
 
Mbas andrrash t’kahmotshme u kap fort,
përtej xhamash ndaheshin dy botë.
Shtegëtarit t’kohës, i besoj nji shenjë,
si premtim t’pashkrue….
 
Tash kryet ka mbështet,
n’krahnuer t’dashtnisë…
 
 
***
 
Jeta, n’gishta e kish tierrë…
midis dy botësh, dy gjendjesh, si me dasht me dëshmue mbifuqinë.
N’angullima ujqërish, n’dallgë fati, larg mëshirës dhe dashtnisë,
e fortë dhe e brishtë kish rrnue…
 
Nji fill i padukshem peng e mbane,
me mujt e mos me mujt, gjithçka e asgja mos me pasë.
Me thonj, zemren kish shkul prej krahnori,
si n’legjenda, nji shikim ish forca e saj…
 
 
RRFIMI
 
Maspari ju t’dashtun po due me u thanë sa t’shtrenjtë për mue jeni,
masandej do pengje t’shpirtit po i them pa droe, pa dert.
Po dhe falje po ju lypi, gan n’u paça lndue,
bekimin nanë po ta kursej, prej nji ferri e nji tjetër nuk ban dallim.
 
Nese mrapa diellit m’çojn para kohe, gajret, gjakun mos e prishni,
shumë, po shumë kisha dashtë me keshë…
N’dekik t’shpirtit t’rrebeluem, ia trova hajrin botës,
N’të gjallë s’me lanë me rrnue, n’at botë nuk kam me dekë.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s