Giacomo Prampolini
Kalendari poetik: Giacomo Prampolini (1898-1975)
Sot, më 22 qershor, është data e lindjes së Giacomo Prampolini-t, përkthyes, eseist dhe poet italian. Poliglot i rrallë, njihte rreth gjashtëdhjetë gjuhë. Veç krijimeve të tij, i solli lexuesit italian vepra autorësh të shquar nga shumë gjuhë që zotëronte. Ka fituar çmim nga Akademia Italiane për veprën “Historia Universale e Letërsisë” dhe çmimin “Martinus Nijhoff” për përkthimet nga holandishtja. Ja një poezi prej tij:
FJALËT
Sot më silleshin fjalët përqark
si të qenë flutura; fjalë të thjeshta fare:
guri, toka, qielli, vuajtja ime
dhe ajo e të gjithëve. Nesër gjithashtu
tjetër ditë do të jetë: së paku për ty,
o botë, që vërtitesh pa kujtesë.

© shqipëroi Maksim Rakipaj