Skënder Luarasi

Skënder Petro Luarasi u lind në Luaras të Kolonjës më 19 janar 1900, vdiq më 27 prill 1982. Ka kryer arsimin fillor shqip në Korçë e Negovan (1909–1911) dhe më pas studjoi në Robert Kolegj, Stamboll, Turqi (1912-1913), Internacional Kolegj-Springfield Mass etj, në ShBA (1916–1920), … Continue reading

Eqerem Çabej

Eqerem Çabej lindi më 6 gusht të vitit 1908 në Gjirokastër dhe vdiq më 13 gusht të vitit 1980 në Romë. Ishte një nga figurat më të shquara të shkencës arsimit dhe kulturës shqiptare. Eqerem Çabej, shkollimin fillor e kreu në vitin 1921 në Gjirokastër. Studimet e larta i mbaroi për filologji në Klagenfurt (1923-1926), … Continue reading

Ali Asllani

Ali Asllani, ( 28 nëntor, 1884 – 20 dhjetor, 1966), ishte poet, atdhetar dhe diplomat shqiptar. Ali Asllani, lindi më 28 nëntor të vitit 1884 në Vajzë të Vlorës. Në Vlorë kreu shkollën fillore, në Janinë shkollën e mesme, gjimnazin “Zosimea” në vitin 1888. Në fillim studioi mjekësi, por pastaj vazhdoi Institutin e Lartë të Shkencave … Continue reading

Eqrem bej Vlora

Eqrem bej Vlora (1885–1964) ishte një politikan, diplomat, shkrimtar dhe historian shqiptar. I cilësuar si Beu i fundit, mishërim i aristokracisë së mirëfilltë shqiptare megjithëse vinte nga një kastë e themeluar nga parimet e feudit ushtarak, shkollimi i tij dhe stili në … Continue reading

Faik Konica

Faik Konica, lindi më 15 mars të vitit 1875 në Konicë dhe vdiq më 15 dhjetor të vitit 1942 në Uashington. Ky “njeri me kulturë të lartë” (Noli), “enciklopedi shëtitëse” (G. Apolineri), eseist i shkëlqyer, stilist i përkryer, themelues teorik dhe praktik i kritikës letrare shqiptare, veprimtar politik me orientim perëndimor, … Continue reading

Theofan Stilian Noli

  (Fan Noli, 6 janar 1882 – 13 mars 1965, ShBA) burrë shteti, dijetar, poet, përkthyes e historian shqiptar. Fan Noli është një nga figurat më të ndritura të historisë shqiptare. Veprimtaria e tij e shumanshme u shtri në lëmë të fesë, politikës, diplomacisë, letërsisë dhe është … Continue reading

Mihal Grameno

Mihal Grameno, (1871 – në Korçë më 5 shkurt 1931), ishte publicist i shquar, shkrimtar dhe veprimtar i lëvizjes patriotike e demokratike, Hero i Popullit. Lindi në Korçë në një familje atdhetare nga shtresa zejtare dhe tregtare. Luftëtar dhe intelektual i shquar i Rilindjes. Mësimet e … Continue reading

Luigj Gurakuqi

“Shqiptar i vlefshëm dhe ndêra e djelmnisë shkodrane”, – Gjergj Fishta tek “Pika voesët”. “Është pionier i qytetërimit përëndimor në Shqipëri, një nga shqiptarët e flaket që thithi me themele kulturën e Përëndimit dhe si njeriun që punoi më gjate e më … Continue reading

Ndre Mjeda

Ndre Mjeda (lindi më †1866 – 1937), teolog, shkrimtar, gjuhëtar, deputet shqiptar nga Shqipëria. Ndre Mjeda që vetë nënshkruante ‘Mjedja’, poet i shquar dhe veprimtar patriot. Lindi në Shkodër nga Jakë Zefi (Kryeziu) e Luçije (Dominika) Thaçi, me origjinë nga Mirdita nga i ati, e nga Malcit e Pukës nga e … Continue reading

Naum Veqilharxhi

Naum Veqilharxhi (1767 – 1846) ishte ideologu i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, mendimtar i shquar iluminist e veprimtar i shkollës shqipe. Shqiptari i parë sipas dokumenteve personale zyrtare. Naum Veqilharxhi lindi në fshatin Vithkuq të rrethit të Korçës, më datën 6 dhjetor 1797. Kjo zonë gjendet … Continue reading

Aleksandër Stavre Drenova

Aleksandër Stavre Drenova apo Asdreni lindi më 11 prill 1872 në Drenovë (Korçë), Shqipëri; vdiq më 1947 në Bukuresht, Rumani. Ka qenë një poet, publicist, patriot shqiptar. Është autori i Himni i Flamurit. Lindi më 11 prill 1872 në Drenovë në një familje të varfër fshatare. I mbetur jetim u detyrua të braktiste shkollën e mesme dhe të … Continue reading

Filip Shiroka

Filip Shiroka lindi më 1859 në Shkodër, Shqipëri dhe vdiq më 1935 në Bejrut, Liban – shkrimtar, rilindas, shqiptar. Filipi përfundoi shkollen françeskane të Shkodrës. Më vonë punoi si libralidhës. Njëri nga mësuesit e tij ishte poeti arbëresh Leonardo De Martino (1830–1923), ndikimi i të cilit ndjehet në vargjet e Shirokës. Poema e parë e botuar … Continue reading

Elena Gjika ( Dora d’Istria)

Elena Gjika, Dora d’Istria, (Bukuresht, 1828 – 1888), ishte shkrimtare dhe publiciste përparimtare rumune me origjinë shqiptare. (Përmet) Ajo vuri në dukje nëpërmjet këngëve popullore historike luftën shumëshekullore të popullit Shqiptar kundër sundimit osman. Në shenjë mirënjohjeje për ndihmesën e dhënë në njohjen e çështjes … Continue reading

Zef Jubani

Zef Jubani lindi në Shkodër në 1818, ideolog i Rilindjes, ekonomist, folklorist e shkrimtar, themelues i organizatës së shegertëve “Shoqëria ndihmëtare” në Shkodër. Gjyshi i Zef Jubanit, Illia në mbarim të shek. XVIII kur Karamahmud pashë Bushatlliu deshti t’i dalë dore Sulltanit, lidhi besë me … Continue reading

Pashko Vasa

Pashko Vasa lindi në vitin 1825 në qytetin e Shkodrës dhe vdiq me 29 qershor 1892 në Beirut të Libanit, ishte veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare, shkrimtar, poet, publicist dhe guvernator i Libanit derisa vdiq. Pashko Vasa, i quajtur edhe Vaso Pashë Shkodrani, lindi në Shkodër më 17 shtator 1825. … Continue reading

NAIM FRASHËRI

Naim Frashëri lindi më 25 maj 1846 në Frashër të Përmetit dhe vdiq më 20 tetor 1900 në lagjen Erenqoj të Stambollit, ku edhe u varros. Rridhte nga dega e Dakollarëve ose e Dulellarëve e Familjes Frashëri. Eshtrat e tij janë sjellë në Shqipëri. Ishte poeti më i madh i rilindjes kombëtare shqiptare, atdhetar, … Continue reading

Nezim Frakulla

nezim Frakulla kop

Nezim Frakulla (ose Nezim Berati) është nga autorët e parë të rëndësishëm të letërsisë shqiptare me alfabet arab; në mjediset ku jetoi e krijoi, luajti rol në zhvillimin e kësaj rryme.
Nezimi lindi nga fundi i shekullit XVII në fashtin Frakull të Fierit në një familje të vogël feudale. Që i ri mësoi në medresenë e Beratit, pastaj shkoi në Stamboll, për të studiuar më tej, ku ndenji një kohë të gjatë dhe filloi të vjershëronte turqisht, persisht e arabisht. Bëri shumë udhëtime në vendet e Lindjes, por mbeti i pezmatuar. Në një bejte turqisht shkruante: I rashë botës anembanë, por zemra m’u mbush me gjak. Në vitin 1730 u kthye në Berat, i varfër, kështu që u detyrua të shërbente si qehaja te një bej. Gjatë kësaj kohe filloi të vjershëronte në shqip, sipas frymës së poezisë orientale. Berati, që ishte një nga qendrat kulturore më në zë të kohës, kishte edhe shumë bejtexhinj, të tjerë. Rivaliteti me myftiun e qytetit pati pasoja politike për Nezimin, prandaj u detyrua të shkonte në Elbasan. Mbas një internimi në Besarabi, Nezimi kthehet përsëri në Berat. Vdiq në burgun e Stambollit.
Në gjuhën shqipe Nezimi la një divan(1) dhe shumë vjersha të shpërndara. Një pjesë e krijimeve të tij kanë kaluar gojë më gojë e u bënë anonime. Duke ndjerë që qëndronte mbi bejtexhinjtë e tjerë, Nezimi e afirmon veten si mjeshtër që i pari krijoi divanin shqip.

Divan kush pat folur në shqip?
Ajan(2) e bëri Nezimi.
Bejan(3) kush e pat folurë shqip?
Insan(4) e bëri Nezimi.

Divani i Nezimit duhet të ketë pasur rreth 110 vjersha. Tematika është disi e gjerë. Në krahasim me poezinë e atëhershme dhe me modelet orientale, autori solli elemete të reja, që pasqyrojnë anë të jetës në Shqipëri.
Një pjesë e mirë e vjershave të Nezimit janë gazela(4), ku i këndohet bukurisë dhe dashurisë. Gjithashtu ato trajtojnë një problematikë morale, flasin për miqësinë, diturinë etj. Në vjershat e Nezimit pasqyrohet botëkuptimi oriental, por hasen edhe ide pozitive. Me nota kritike goditen vese, sulmohen me përbuzje miqtë e rremë, ambiciozët e smirëzinjtë.
Në kushtet e shthurjes së së sistemit feudal, poeti hutohet dhe mbetet i tronditur midis së vjetrës që shembej, dhe së resë që po lindte. Në vjershën “Ankimi mbi gjendjen e kohës„ , Nezimi na krijon përshtypjen e një bote të shqetësuar, të një atmosfere të pasigurt, ku është e vështirë të lidhësh miqësi, ku bëhet një ndeshje ë egër për të dalë në krye e ku njeriu nuk ka vendin që i takon sipas virtyteve të zotësisë. Autori thotë: “… sorra sot gaha bilbil nukë dahetë dot„. Edhe sikur keto motive të jenë të marra nga letërsia orientale, ato, sidoqoftë, s’janë pa lidhje me realitetin e kohës.
Jeta boshe dhe parazite e bejlerëve dhe e të pasurve pasqyrohet në vjershën “Teferiçi në Belçë„. Nëpërmjet përshkrimit të një pikniku në fshatin Belçë, poeti tregon për qejfet dhe tekat e feudalëve dhe pasanikëve, për shpenzimet pa kufi, për të mirat e pasuritë që i kanë grumbulluar në kurriz të popullit. Me interes është edhe një vjershë që Nezimi e shkroi kur po niseshin për në Stamboll disa shokë të tij. Në të gjejmë dashurinë për atdheun dhe brengën e dhembjen e një mërgimtari për vendin e lindjes:

O shokë, mos na harroni,
se vemi në dhè të huaj,
një selam të na dërgoni,
bari në tre-katër muaj.

Do t’ju jap një amanet,
kur të shihni fush`e male,
të faleni me shëndet
prej meje më shumë halle. Në mjaft vjersha Nezimi i këndon natyrës, e cila jepet plot jetë e lëvizje. Poeti magjepset nga bukuria e saj. Në mënyrë të veçantë ai i këndon pranverës, duke na dhënë skena të gjalla e plot hijeshi. Dy këngë për “Beharin„ janë nga poezitë e tij më të bukura të tij.

A s’e shihni ju në dynja
Manushaqenë,
nëpër male, nëpër sahara(6)
çeli faqenë?

Ose

Behari u lulëzua
U zbukurua dynjaja.
Jeta në shenllëk(7) u mbulua,
gëzojnë fukaraja.

Nezimi ka shkruar edhe vjersha mistiko-fetare ose vjersha kushtuar ndonjë fushate ushtarake e ndonjë sundimtari. Pra, jo vetëm tematika e krijimeve të tij është e larmishme, por edhe bota e ndjenjave. Gjejmë në to nota lirike, por edhe tone zemërimi e ironie; krahas ndjenjës së ngazëllimit, gjer edhe ndjenja dëshpërimi, që e kanë burimin edhe te realiteti i kohës, por edhe te brengat e shqetësimet që e shoqëruan tërë jetën.
Krijimtaria e Nezimit e zgjeroi rrethin tematik të poezisë së kohës. Edhe pse nuk u shkëput nga modelet orientale e nga motive të njohura të tyre, si bilbili, trëndafili etj., në vjershat e tij ka edhe elemente dhe figura që burojnë nga realiteti shqiptar. Gjuha e rënduar nga fjalët e huaja e dëmton vlerën e poezisë, edhe kur në të ka figura e mjete shprehëse mjaft të goditura.
Nezim Frakulla ishte poet me frymëzim e talent. Vepra e tij la gjurmë të thella në krijimtarinë e poetëve të tjerë që shkruan me alfabet arab.

SHPJEGUES
(1) Divani në letërsinë orientale ishte një përmbledhje vjershash, të renditura sipas një rregulle të caktuar
(2) E nxorri në shesh
(3) Retorikë
(4) Njëri, d.m.th. diçka për të qenë
(5) Krijim i shkurtër në poezinë e lindjes, që i këndon kryesisht dashurisë
(6) Fusha
(7) Festë

Enciklopedia e Lirë

Nezim Frakulla (ca. 1680-1760), alternatively known as Nezim Berati or Ibrahim Nezimi, was the first major poet among the Bejtexhinj, popular poets in the Muslim tradition who wrote in Albanian but used Arabic script. He was born in the village of Frakull near Fier and lived part of his life in Berat. Frakulla studied in Istanbul where he wrote his first poetry inTurkishPersian and perhaps Arabic, including two divans. About 1731, he returned to Berat where he is known to have been involved in literary rivalry with other poets of the period, notably with Imam Ali, mufti of Berat. Between 1731 and 1735 he composed a divan and various other poetry in Albanian, including an Albanian-Turkish mini-dictionary in verse form. Although we do not possess the whole of the original divan, we do have copies of ca. 110 poems from it. Some of his verse was put to music and survived the centuries orally. Nezim Frakulla asserts that he was the first person to compose a divan in Albanian.

The poems of Nezim Frakulla,derived from Sufi thought and reflected various traditions upheld during the Ottoman era.

Frakulla’s divan includes verse ranging from panegyrics on local Pashas and military campaigns, to odes on friends and patrons, poems on separation from and longing for his friends and lovers, descriptions of nature in the springtime, religious verse and, in particular, love lyrics. The imagery of the latter ghazal, some of which are devoted to his nephew, is that of Arabic, Persian and Turkish poetry with many of the classical themes, metaphors and allusions.

Nezim Frakulla’s Divans in Albanian Aljamiado

From Wikipedia, the free encyclopedia

Zef Serembe

Zef Serembe (it.: Giuseppe Serembe) lindi më 6 mars të vitit 1844 në Strigari (San Cosmo Albanese) të krahinës së Kozencës, ishte poet lirik shqiptaro-italian. Studioi në kolegjin e Saint Adrian (Shën Adrian) ku pati mësues De Radën, me të cilin më vonë u bë mik. Varfëria dhe shëndeti i keq … Continue reading

Jeronim de Rada

Jeronim de Rada (Girolamo de Rada), lindi në vitin 1814 dhe vdiq në vitin 1903, ishte poet, publicist, folklorist, filolog dhe mësues, themeluesi i letërsisë dhe i kulturës arbëreshe. U lind në Makia të Kalabrisë mësimet e para i kreu në kolegjin e Shën Adrianit të Shën Mitër Koronës. Më … Continue reading

Lekë Matrënga

Lekë Matrënga, i njohur edhe si Luca Matranga, (1567 në Hora e Arbëreshëvet/Piana degli Albanesi – 1619) ishte një prift dhe shkrimtar arbëresh nga Siçili, Itali. Lekë Matrënga ishte prift arbëresh nga Piana degli Albanesi, do më thën shqip Hora e Arbëreshëvet, vendi arbëresh më i madh në Sicili dhe të Italisë. Student në … Continue reading

Pjetër Bogdani

Pjetër Bogdani lindi rreth 1625 në Gur i Hasit afer Kukësit dhe vdiq 1689 në Prishtinë. Bogdani ishte – prift, ipeshkëv (i Shkodrës), kryeipeshkëv (iShkupit), teolog dhe filozof shqiptar nga Hasi, që shtrihet në Shqipëri dhe Kosovë. Lindi në Gur i Hasit. Mësimet e para i bëri në Ciprovac, Bullgari. Në vitin 1674 ishte nxënës i kolegjit ilirik të Loretos, po këtë vit … Continue reading

Pjetër Budi

Pjetër Budi është një nga figurat më të shquara të botës shqiptare për kohën kur jetoi. Ai u përket atyre klerikëve, që u dalluan për një veprimtari të dendur atdhetare. Ishte organizator dhe udhëheqës i masave popullore në luftën për … Continue reading

Frang Bardhi

      Frang Bardhi (1606 – 1643) ipeshkvi, shkrimtar, leksikograf, folklorist dhe etnograf shqiptar nga Kallmeti ose Nënshati Zadrimës Shqipëri. Vinte nga një familje e klerike e Zadrimës. Studioi në Seminarin e Loretos në Itali. Frank Bardhi ishte ipeshkvit i Sapës. Ishte shkruesi i parë i një fjalori për gjuhen shqipe i cili fjalorë ka … Continue reading