RRETH SHTATË POEZIVE APO POEMËS SË PARË SHQIPE PËR SHTATË MËKATE MORTARE TË GJON BUZUKUT / Nga: Prof. Dr. Anton Nikë Berisha

  RRETH SHTATË POEZIVE APO POEMËS SË PARË SHQIPE PËR SHTATË MËKATE MORTARE TË GJON BUZUKUT   Dhjetë tekste të tjera të Buzukut1   Duke lexuar veprën “Meshari” të hartuar nga Gjon Buzuku2, përveç katër Psalmeve origjinale, tashmë të përmendura … Continue reading

Tre dijetarët e përmasave evropiane: Kristo Frashëri, Nikolas Hamond (Nicholas Hammond) dhe Fransua Pukëvil (Fançois Pouqueville) mbi vendodhjen e qytetit Eriboia. Degradimi i dy akademive të Tiranës. / Nga: Kujtim MATELI

 
Tre dijetarët e përmasave evropiane: Kristo Frashëri, Nikolas Hamond (Nicholas Hammond) dhe Fransua Pukëvil (Fançois Pouqueville) mbi vendodhjen e qytetit Eriboia. Degradimi i dy akademive të Tiranës.
 
Për shkak se Dodona ndodhet në vendin e gabuar, mendimet që kanë dhënë autorët modernë për vendndodhjen e qyteteve antike në trojet shqiptare dhe për vetë qytetërimin e antikitetit janë të gabuara. Madje për ta përshtatur me bindjet e tyre, autorët modernë i kanë manipuluar autorët e antikitetit, dhe, pasi janë bindur se manipulimi që u kanë bërë këtyre autorëve do të bind dhe të tjerët, kanë vazhduar më tej me manipulimin e vetë historisë antike duke na sjellë një shpërfytyrim të saj deri në përmasat e së pabesuesshmes. Po sjellim një shembull që e kam trajtuar në librin “Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit III, Tiranë 2020:
“Nuk është më i pakët dëmi që i është shkaktuar gjetjes së vendodhjes së Dodonës nga përkthimi i gabuar që i është bërë gjeografit të antikitetit Claudio Ptolemeo, në lidhje me qytetin Eriboia dhe që ndodhet në librin “Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, faqe 269, botim i parë 1965, botim i dytë 2002. Aty jepet sikur qyteti Eriboi ndodhet në tokën e Parauejve. Nisur nga ky fakt akademiku Kristo Frashëri, në konferencën shkencore të vitit 1969 me kumtesën “Mbi parauejtë…” e cakton kalanë antike të Këlcyrës si qytetin Eriboi. Argumenti i tij bazë ishte ky: “Shkrimtarët antikë na japin dy dokumente, në të cilën mund të mbështetemi për të kryer një hap më tutje. Njërin e gjejmë te gjeografi Ptoleme, sipas të cilit në tokën e parauejve kishte një qytet me emrin Eriboia, me kordinatat 46 45` gjerësi gjeografike. Tjetrin e ndeshim te Stefan Bizantini, i cili na thotë se quheshin parauej ngaqë banonin pranë lumit Aous (para tou Aous) Vjosa e sotme.” Dhe më tej “Që ky qytet ndodhet në tokën e parauejve na e thotë vetëm gjeografi Aleksandrin i shekullit II, Klaus Ptolemeu.”
Kristo Frashëri, “Mbi parauejtë….”, mbajtur në sesionin shkencor “Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve”, 1969 faqe 133-139.
Aq i bindur ishte akademik Kristo Frashëri se Eriboia ndodhej në tokën e parauejve, sa polemizon me historianin anglez Nikolas Hamond (Hammond, N.G.L), i cili e kishte vendosur qytetin Eriboia në Perrebia, në lindje të malit Gramoz. Mbi vendodhjen e Eriboias ka dhënë mendimin e tij edhe dijetari francez Pukëvili (François Pouqueville). Po e japim se ku e bën lokalizimin e Eriboias ky autor.
“ Marshimi i ditës së parë i udhëtarëve nga Janina në Ravena zgjati tetë orë; për në Leskovik shtatë orë e gjysmë; për në Bramash pesë orë e gjysmë. Lugina, e cila zgjatet perëndim-veri-perëndim 16 milje bashkohet me Levkaricën e cila derdhet në Aous; burimi i të cilit ndodhet disa kilometra në lindje të malit Barcetesios, përmendur nga Ptolemeu me të njëjtin emër. Çdo gjë deri këtu ishte sipas skemës sime dhe, duke kapërcyer vargun e Barcetesios në veri, hymë në një luginë të dytë që shqiptarët e quanin Eriboe dhe grekët Ribas. Përtej rrugës ku po ecnim dallova rrënojat e një rrethimi të madh ose ledhet të cilat më kujtuan se mund t`i përkisnin Eriboit, një qytet i vendosur nga Ptolemeu në mes të Parthinianve. Lumi gjithashtu quhej Eribea….” Pouquevilli, F. Travels in Epirus, Albania, Macedonia and Thessaly, Vol. IV, London 1998, fq. 52. (Rishtypje autentike e vitit 1820)
Pra, të tre autorët japin tre versione të ndryshme për të njëjtin qytet: ndodhet në tokën e parauejve, të perrebëve dhe të parthinëve duke u mbështetur tek i njëjti autor, te gjeografi aleksandrin Klaud Ptolemeu. Po cili, nga të tre këta autorë na thotë të vërtetën?
E sjellim tekstin e Klaud Ptolemeut në botimet e tij në vitet 1575 dhe 1621 ku të dhënat për qytetin Eriboia janë të njëjta.
Ptolemeus, Claudio, Geografia, Padovë 1621, fq. 27
De` Parthiei
Eribea, Croia Regia, 46 40` 39 45`
Sipas Ptolemeut ky qytet ndodhet në tokën e Parthinëve dhe autori që e ka cituar saktë është Pukëvili. Mbështetur tek dëshmia e Pukëvilit që thotë: “Përtej rrugës ku po ecnim dallova rrënojat e një rrethimi të madh ose ledhet, të cilat më kujtuan se mund t`i përkisnin Eriboit, një qytet i vendosur nga Ptolemeu në mes të Parthinianve.” Kordinatat e Ptolemeut sipas botimeve të viteve 1575 dhe 1621, si dhe harta e tij që e vendos qytetin Eriboia në tokën e parthinëve, na bën të mendojmë që Pukëvili i është afruar së vërtetës. Kemi një lumë që quhej Eribea dhe një luginë që e quanin Eriboe. Emrat e lumit e të luginës nuk mund të jenë rastësi, kur këto përputhen me kordinat 46 40 dhe 39 45 që jep Klaud Ptolemeu në hartë dhe që ky pozicion gjeografik ndodhet në perëndim të malit Gramoz.
Po Klaud Ptolemeu në hartë e vendos qytetin Eriboi në lindje të Gramozit, ku në atë pozicion nuk përputhen në hartë kordinatat që jepen për qytetin Eriboia. Kordinat 46 40 dhe 39 45 ndodhen në perëndim të malit Gramoz, atje ku Pukëvili thotë se ndodhej lumi Eribea dhe rrënojat e një qyteti për të cilat mendon se i përkasin Eriboias, nisur nga emri i lumit i ngjashëm me atë të qytetit.
Parthinët e kanë një qytet të lokalizuar që është Dimali, në veriperëndim të Shpiragut të Beratit. A mundet që parthinët të kenë qenë zotëruesit e luginës së lumit Osum deri në perëndim të malit Gramoz ku dhe janë burimet e Osumit? Ky është një territor shumë i gjerë që shtrihet midis dy maleve: nga Shpiragu deri te Gramozi. Po nëse burimet janë të sigurta, që qyteti Eriboe ndodhet në tokën e parthinëve dhe ky qytet gjendet aty ku e pretendon Pukëvili në perëndim të malit Gramoz, atëherë mund të themi se parthinët janë shtrirë përgjatë lumit të Osumit, nga Shpiragu deri në perëndim të malit Gramoz.
Hammond mendon ndryshe nga Pukëvili.
Sipas tij qyteti Eriboia mund të jetë në lindje të Gramozit, atje ku ndodhet në hartë, por mund t`i përkasë fisit të Perrebëve, sepse ky fis shtrihej përtej Gramozit.
Ndryshe qëndron puna me akademikun tonë, i cili është mbështetur mbi një material jo të saktë, që fillimisht ka qenë botim i Universitetit Shtetëror të Tiranës dhe i Institutit të Historisë dhe Gjuhësisë, te botimi i librit “Ilirët dhe Iliria te autorët antikë” Tiranë 1965, fq. 269.
Në tokën e parauejve (parauaioi)
Eriboia, 46 40` 39 45`
Pra, akademiku Kristo Frashëri i besoi këtij libri që autorët e këtij botimi e kanë përkthyer gabim gjeografin aleksandrin Klaud Ptolemeu: emrin e fisit të parthinëve që gjendej në rrjedhat e lumit Osum e kanë zëvendësuar me atë të parauejve që gjendej në rrjedhat e lumit të Vjosës. Kaq është e mjaftueshme të kuptosh se qyteti parthin Eriboia nuk mund të bëhet qytet i parauejve dhe të vendoset te kalaja antike e Këlcyrës.
Kur nisesh për të sjellë me të vërtetë diçka shkencore, e verifikon burimin e marrë me origjinalin. Në këtë rast duhej t`u drejtoheshin botimeve të Ptolemeut në kohën më të largët të tyre, sidomos dy botimeve që ndodhen edhe në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë: Venetia 1574, faqe 165 dhe Padovë 1621, fq. 27
Çfarë pasojash kanë rrjedhur pas këtij manipulimi dhe i disa manipulimeve të tjera që unë i kam bërë publike? Është trazuar dhe deformuar historia e antikitetit. Në tekstet shkollore historia mësohet ashtu siç e kanë dhënë akademikët tanë. Në luginën e Vjosës, qyteti më i rëndësishëm antik që është ai në perëndim të qytetit të sotëm të Këlcyrës, identifikohet si qyteti Eriboia. Fillimisht e mësojnë përmetarët nëpërmjet orëve të mësimit që jepen për vendlindjen. Përmetarët kanë mbi një gjysmë shekulli që e mësojnë në shkolla dhe e dëgjojnë sa herë që bideda lidhet me trashëgiminë dhe historinë e tyre të antikitetit, që ky qytet është Eriboia.
Kjo e pavërtetë mësohet edhe në shkallët e tjera të arsimimit dhe pothuaj shqiptarët janë të bindur se ky qytet në perëndim të qytetit të sotëm të Këlcyrës është Eriboia antike. Kështu e di Presidenti dhe Kryeministri i vendit, kështu e di Kryetari i Parlamentit bashkë me të dhe 140 deputët që mbushin sallën, kështu e di Ministri i Arsimit dhe gjithë stafi i tij akademik, kështu e di Ministri i Kulturës dhe gjithë institucionet nga e cila përbëhet qeveria. Më kot jam munduar, që nga botimi i librit të parë për Dodonën në vitin 2011 e deri më sot, t`u mbush mendjen njerëzve të pushtetit dhe të medias se Eriboia nuk gjendet në tokën e parauejve, por larg tyre, në tokën e parthinëve, se qyteti antik bashkë me kalanë antike në perëndim të qytetit të sotëm të Këlcyrës, është Dodona pellazgo-ilire.
Në të dy akademitë tona të Tiranës: Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Studimeve Albanologjike, rrethi i Përmetit ka mbetur jashtë vëmendjes së tyre. Asnjë ekspeditë arkeologjike nuk ka shkuar për të kryer qoftë dhe një gërmim të vetëm në këto tri kala antike që rrethojnë qytetin e Këlcyrës. Në akademitë tona nuk ka debat për historinë e antikitetit. Le të sillet qoftë dhe një rast, kur dy akademikë shqiptarë kanë debatuar rreth një çështjeje të caktuar. Ata historinë e kanë marrë si direktivë, që në vitet 60-70, se jemi pasardhës të ilirëve, duke i konsideruar pellazgët si banorë që mund të kenë jetuar në trojet shqiptare, por që nuk kanë asnjë lidhje me shqiptarët, pra si popullsi parailire, në modelin helen që i quan pellazgët popullsi parahelene. Për ta është e mjaftueshme që lugina e Përmetit me qytetin Eriboia, vërteton tezën e tyre se kjo luginë ka histori ilire, pavarësisht e Eriboia nuk gjendet në luginën e Përmetit.
Tashmë që e vërteta është e provuar plotësisht, Institucioni që e mbolli këtë të pavërtetë duke i gënjyer shqiptarët në mbi gjysmë shekulli dhe që është Akademia e Shkencave e Shqipërisë, duhet të përgjigjet para shqiptarëve dhe t`u kërkojë falje. Në të njëjtën kohë Ministria e Arsimit të bëjë korrigjimet e nevojshme në tekstet shkollore dhe t`i kërkohet falje opinionit publik dhe studenteve për këtë të pavërtetë që kanë mësuar deri tani duke nxjerrë dhe përgjegjësinë e institucioneve përkatëse, sepse si ky mashtrim janë dhe disa mashtrime të tjera, që e kanë gjymtuar rëndë historinë e shqiptarëve.
Janë mbi 20 autorë të antikitetit që e vendosin Dodonën në krahinën e Dëshnicës në rrethin e Përmetit. Këtu përfshihen edhe burime arkivore që janë ato të Perandorisë Romake, të kohës së Teodosit, fundi i shekullit të katërt pas Krishtit që e vendosin Dodonën në luginën e Vjosës (Aos) në kufirin ndarës midis atintanëve dhe molosëve dhe që ky kufi shenjohet me malin e Trebeshinës dhe që sot ndan mallakastriotët dhe tepelenasit e krahut të djathtë të Vjosës (dikur Atintania) me përmetarët (dikur pjesa më veriore deri ku shtrihej Molosia). Aq të shumta janë burimet historike, sa kanë mjaftuar që unë të shkruaj tre libra për përkatësinë etnike të Dodonës dhe vendodhjen e saj : 2011, 2016, 2020.
Dodona shenjon shkallën më të lartë të qytetërimit të antikitetit, është histori e popullit që e lindi dhe e mbajti lart në një periudhë të paktën dymijëvjeçare. Dodona është kryeqyteti shpirtëror i botës antike. Popuj të ndryshëm, nga vendet më të largëta, vinin aty për të sqaruar një padrejtësi apo për të shikuar ardhmërinë. Themistët e Dodonës (klerikët e rangut të lartë në kohën e sotme) nxirrnin ligje dhe urdhëresa se si duhej të funksiononte shoqëria njerëzore. Jemi në kushtet kur Epiri dhe Dodona, deri në pushtimin romak njiheshin si pellazge dhe më vonë si ilire, edhe pse në tokë shqiptare, njihet në botën moderne si faltore helene. Kjo në saje të pretendimit helen dhe të disa institucioneve shkencore evropiane që e mbështesin këtë të pavërtetë. Asnjë debat nuk ka midis Akademive të Tiranës dhe asaj të Athinës, me gjithë këtë shtrembërim të rëndë të historisë. Duket sikur ne krijojmë Akademi jo të për të folur e për të zbardhur të vërtetën, por për të heshtuar që çështja të mbetet e pazbardhur. Heshtja akademike ka ligjëruar të tjerët ta tjetërsojnë Dodonën pellazgo-ilire.
Nga ky deformim i historisë, është goditur rëndë shtylla kurrizore e identitetit tonë kombëtar. Shqipëria njihet sot në botën akademike dhe në opinionin publik global pa atë pjesën e saj më të rëndësishme, pa Dodonën pellazgo-ilire që shenjoi mbi këto brigje të Mesdheut shkallën më të lartë të qytetërimit të Antikitetit dhe që është në themel të qytetërimit të sotëm evropian.
 
 

Nga: Kujtim MATELI

MULTIGJUHËSIA DHE MULTIKULTURA NË RETHANAT AKTUALE NË BALLKAN (Mbajtur më datën 20 shtator 2019 në Koferncën shkencore në Universiteti Evropian Jug-Lindor në Tetovë – Maqedoni e Veriut) / Nga Arqile Vasil Gjata

  Arqile Vasil Gjata     MULTIGJUHËSIA DHE MULTIKULTURA NË RETHANAT AKTUALE NË BALLKAN   Mbajtur më datën 20 shtator 2019 në Koferncën shkencore në Universiteti Evropian Jug-Lindor në Tetovë – Maqedoni e Veriut.   Përmbledhje:   – Gjuha letrare … Continue reading

BESA SHQIPTARE E KOSTANDINIT (… dhe varianti serb i baladës …) / Nga: Timo Mërkuri

 

Timo Mërkuri

BESA SHQIPTARE E KOSTANDINIT
…dhe varianti serb i baladës…
 
 
Balada e “besës”, siç quhet zakonisht balada “Kostantini dhe Doruntina” përtej çdo hamendësimi gjëndet edhe në gjuhën serbe dhe boshnjake, por ajo që të bën përshtypje te këto dy variante është fakti se teksti është i njëjtë, jo vetëm si kuptimshmëri, por është i njëjti tekst me 122 vargje, veçse është i shkruar boshnjakisht te njeri variant dhe serbisht te tjetri. Këto dy variante gjënden te antologjia EMOS “Antologjia e poezisë ballaknike ”Athinë 2006, ku varianti serb ndodhet në f.q.390-393 i përkthyer nga Emin Kabashi, ndërsa varianti boshnjak ndodhet në f.q.100-101, i përkthyer nga Fatime Imeraj –Zeqiri. Ngjashmëria e tyre shpjegohet me faktin se të dy tekstet kanë të njëjtin burim, Antologjinë e poezisë popullore (Narodna srbska pjesnarica) të Vuk Stefanoviç Karaxhiqit , botuar në Vjenë në vitin 1815 . Do vlente së tepërmi po të na jipej edhe emri i rapsodit prej të cilit është regjistruar si dhe fakti në se këtë regjistrim e ka bërë vetë Vuk Karaxhiqi apo ja kanë dërguar në Vjenë bashkëpunëtorët e tij . Kjo baladë gjëndet në Antologjinë “Këngë e sllavëve të jugur ” me nr 513 dhe ka shënimin: “Përkthyer nga teksti i përmbledhjes: Karadžič, vëll. II, № 5. Regjistruar nga një vendas i Serbisë jug-perëndimore. Balada u përdor gjerësisht mes sllavëve të jugut. Në sllavët e lindjes, kjo baladë është e njohur në formë përralle ”.
Në lidhje me këtë baladë, është interesante fakti që studiuesit serbë janë mjaftuar me botimin te antologjia“Këngë e sllavëve të jugurt” dhe nuk i kanë bërë ndonjë reklamë, thua se u rëndonte akti i tjetërsimit të tekstit te varianti shqiptar, prej nga e morën.Veprimet e së kaluarës janë peshë e rrëndë dhe nuk mund të kalohet deti me ‘to në shpinë. Arsyet e heshtjes serbe mund të jenë të shumta, por e pakuptim është heshtja e folkloristikës shqiptare, në një kohë që kjo kishte shumë për të folur për variantin serb të kësaj balade dhe raportin e saj me variantin shqiptar.
Mendojmë të shprehemi për këtë baladë dhe për raportin e saj me variantin shqiptar, por për të
kuptuar drejt debatin, le të lexojmë së pari variantin serb të përkthyer në shqip, si më poshtë :
 
“Vëllezërit dhe motra
Lindi nëna nëntë djem të dashur
Dhe të dhjetën të bukurën surgareshë.
U kujdes derisa i rriti
Derisa djemtë u bënë për martesë.
5-Kur vajza u bë për tu dhënë
Atë e kërkuan shumë beqarë
Njëri han, tjetri general
I treti shkues nga fshati fqinjë.
Nëna e jep në fshatin fqinjë
10-Vëllezrit ja japin hanit përtej detit.
Edhe vëllezërit me motrën biseduan
-Unë të dhashë motra jonë e dashur
Unë të dhashë te hani përtej detit.
Por më shpesh do të të vijmë
15-Gjatë vitit për çdo muaj
Gjatë muajit për çdo javë.
Dhe motra vëllezërit i ka dëgjuar
Ajo shkoi te hani përtej detit.
Po të shohësh çudinë e madhe!
20-Zoti lëshoi një sëmundje të rëndë
Dhe i mori të nëntë vëllezërit e dashur,
Vetëm mbeti nëna plakë
Kështu mbeti për tre vjet.
Hidhet klithë motra Jelica:
25-Zot i madh të qofshim falë,
Pse vëllezërit nuk duan të më vijnë?
Atë ashpër e qorton kunata:
-Kudër e keqe kunata jonë
Ti shumë ashpër vëllezërit i qortove
30-Se ty vëllezërit nuk kanë për të ardhur.
Hidhet klithë motra Jelica
Hidhet klithë në mëngjez e në mbrëmje.
Por zoti i madhe e mëshiroi
Dhe ai dërgoi dy ëngjëjt të tij.
35-Shkoni poshtë, dy ëngjëjt e mi
Dhe të varri i bardhë i Jovanit,
I Jovanit, vëllait më të vogël,
Me shpirtin tuaj i jipni shpirt,
Nga varri kalin ia mbaroni,
40-Nga dheu ia gatuani bukën,
Nga qefini ia bëni dhuratat,
E përgatitni të shkojë te e motra.
Shpejt shkojnë dy ëngjëj të Zotit
Te varri i bardhë i Jovanit.
45-Nga varri kalin ia mbarojnë,
Me frymën e tyre shpirtin ia japin,
Nga dheu ia gatuajnë bukën,
Nga qefini ia bëjnë dhuratat.
E përgatisin te motra të shkojë.
50-Shpejt po shkon vëlla Jovani.
Kur arin afër oborit
Që larg motra e sheh,
Pak më afër ajo i afrohet
Nga dhimbja zë dhe qan.
55-Duart i hap dhe në fytyrë e puth;
Dhe motra zuri ta pyesë vëllanë:
-A më keni premtuar vëlla,
Kur të re mua më martuat,
Se shumë shpesh do të vini
60-Gjatë vitit për çdo muaj,
Gjatë muajit për çdo javë?
Sot u bënë plot tre vjet
Asnjëherë nuk më kini ardhur!
Dhe më tejë motra po i thotë:
65-Pse ashtu vëlla je i zbehur,
Mu sikur të kishe qenë nën dhe?
E ndërpreu bisedën djalë Jovani:
-Hesht motër, në se e din Zotin!
Më ka ndodhur fatkeqësi e madhe
70-Deri sa tetë vëllezër i martova
Dhe i mora tetë kunata të dashura,
Dhe sa vëllezërit u martuan,
Nëntë shtëpi të bardha i ndërtuam;
Për këtë shkak jam zbehur.
75-Dhe ai qëndroi tri ditë të bardha.
U përgatit motra Jelicë,
Dhe përgatiti dhurata për zotërinj,
Tu dhuronte vëllezërve dhe kunatave;
Vëllezërve u qepi këmisha pëlhure
80-Kurse kunatave rrathë dhe unaza.
Por Jovani shumë u ngushtua.
-Ti mos shko e dashur motër
Derisa vëllezërit nuk vijnë për vizitë.
Por Jelica nuk ka hequr dorë.
85-Ajo përgatiti dhurata për zotërinj.
Atëherë Jovani në këmbë u ngrit
Dhe me të motra Jelica.
Dhe kur afër oborit kanë ardhur
Afër oborit ishte kisha e bardhë,
90-Andaj foli djalë Jovani:
-Ti prit këtu motër e dashur
Derisa unë të shkoj në kishë të bardhë:
Kur vëllain e mesëm e martuam,
Unazën e arit e kam humbur,
95-Ta kërkoj motër e dashur.
Shkoi në varr djalë Jovani,
Mbeti motra Jelicë
Duke pritur djalë Jovanin.
E priti, por dhe e kërkoi,
100-E te kisha shumë varre të reja:
Aty menjëherë pikëllimin e ndjeu,
Mos ka vdekur djalë Jovani.
Shpejt shkoi në oborin e bardhë;
Kur afër oborit kishte ardhur,
105-Dhe në obor po këndonte qyqja,
Ajo nuk ishte qyqja motër,
Por ishte nëna e saj plakë.
Dhe Jelica në derë kur erdhi,
Bërtiti sa i zuri fyti i bardhë:
110-Nënë e mjerë, ma hap derën.
Nëna plakë nga obori i foli:
-Shko nga këtej murtajë e Zotit,
Nëntë djem m’i ke vdekur,
Më do dhe mua nënën plakë?
115-Dhe Jelica zuri dhe foli:
-Nënë e mjerë, ma hap derën,
Nuk është murtyaja e Zotit,
Por Jelica, vajza jote e dashur.
Atëherë nëna ja hapi derën,
120-Vajtuan si dy qyqe të mjera,
Me duar të bardha u përqafuan,
122-Të dyja vdekur për tokë ranë.”
 
Përktheu : Emin Kabashi
 
Ky është teksti i baladës serbe të regjistruar nga Vuk Karaxhiqi dhe të publikuar në librinn e tij “Narodna srbska pjesnarica” botuar në Vjenë në vitin 1815, që i përkthyer në gjuhët e Ballkanit, përfaqson folkloristikën serbe në botimin EMOS.
 
I- Autorësinë serbe të kësaj balade e kundërshton fakti që serbët nuk kanë patur traditë në këngë epike dhe balada në vendorigjinë , për pasojë edhe shënimi i bërë te botimi i “Këngë të sllavëve të jugut” se “Në sllavët e lindjes, kjo baladë është e njohur në formë përralle ” është një alibi e rreme që synon të dëshmojë se serbët e kishin këtë baladë në vendorigjinën e tyre, veçse e kishin patur në variantet në prozë, duke haruar që variantet e baladave në prozë, janë variante të mëvonëshme të tyre .
Serbët nuk nuk e sollën me vete këtë baldaë, jo vetëm se nuk e kishin në vend origjinë, por për arsyen e thjeshtë, se nuk e njihnin krishtërimin dhe ringjalljen para shek.VI- VII të e.s., të cilën e mësuan nga grekët dhe shqiptarët, pas pushtimit të territoreve ballkanike. Gjithashtu shekujt e parë të pushtimit sllav ishin shekuj të luftës dhe shkatërimit , dhe jo kohë e “mësimit” të kulturës së vendasve apo kohë e “ekspozimit” të kulturës së tyre të origjinës, kështu që edhe koha e njohjes së tyre me krishtërimin dhe ringjalljen është disa shekuj pas ardhjes së tyre. Ndërkohë, kur erdhën serbët në Ballkan, balada shqiptare lulëzonte në të gjitha trevat dhe hapësirat shqipfolëse. Serbët e kanë hasur këtë baladë në teritoret shqiptare që okupuan, por duke qënë se bota e baladës ishte larg botkuptimit të tyre, ata e kanë shpërfillur. Pas botimit të këngëve popullore (Narodna srbska pjesnarica) që bëri Vuk Karaxhiqi në vitin 1815, kur gjithë vëmëndja europiane u përqëndrua te balada “Zidanje Skadra”, kjo baladë mbeti në hije dhe serbët nuk e reklamuan, ndërsa shqiptarët as nuk u njohën me faktin e egzistencës së saj në folkloristikën dhe botimet serbe.
Në formën si është paraqitur balada serbe “Vëllezërit dhe motra” (Сестра и братья) i ngjan një anieje me direkë e vela të shkatëruara. Kjo mënyrë “lundrimi” ështe tepër e dukëshme te vargjet 85-110 të variantit serb të baladës, ku duket se rapsodi ka “haruar” rradhën dhe llogjikën e subjektit, pasi ngatrohet fshati i Jovanit me fshatin ku është martuar Jelica, kishat e tyre, varri i Jovanit dhe shtëpia e nënës etj.
Ajo që ka më shumë rëndësi është fakti se me subjektin aktual, balada serbe nuk lundron në detin e dhimbjes vetmitare të nënës plakë, por vërtitet në liqenin e “mallit” të motrës Jelicë për vëllezërit, ndaj dhe Jovani shkon e bujt te motra tre ditë, ndërkohë që te varianti shqiptar, Kostandini i porsambritur te sheshi ku Dhoqina na hidhej valle., i thotë motrës … eja sikundër je, për të mos humbur kohë.
Varianti serb i baladës ngjan me një “anie” që i është rrëzuar direku me gjithë velat dhe ecën nga e shtyn era më e fortë apo nga e merr rryma më e shpejtë. Mungon udhëtimi plot kolorit e muzikalitet i kthimit hipur mbi..të njëjtin kal/ I vdekuri me të gjall.., mungojnë bisedat e zogjve dhe dialogu i “kalëruesve” mbi këto biseda, mungon ai ankth i “ndritshëm” që të mba në tension dhe interesim dhe kjo mungesë nuk është e rastësishme.
Kisha serbe jo vetëm që nuk do ta lejonte bashkë udhëtimin e të vdekurit me të gjallin, por dhe bashkëbisedimin e zogjve e quante mëkat, ndaj e ka redaktuar (rapsodi, botuesi apo Vuk Karaxhiqi), por është pikërisht ky “redaktim” që “ka rrëzuar direkun e anies” ku mbaheshin “velat”, ka çorientuar “busullën e lundrimit” dhe subjektin e baladës, madje e ka bërë atë të pakuptueshëm llogjikisht.
 
II-Regjistrimit dhe publikimi i baladës në vitin 1815 nga Vuk Karaxhiqi, nuk u jep serbëve autorësinë e baladës. Ky fakt u jep serbëve vetëm përparësinë e publikimit të variantit të tyre në formë të shkruar, ndaj publikimit të variantit shqiptar, por edhe kjo është e diskutuesshme. Po të kemi parasysh dëshminë e Dozonit , sipas së cilës:- në bazë të baladës (variantit) “Kënga e Halil Garrisë” u krijua dhe balada e famshme e “Lenore-s” e Bürger-it , le të arsyetojmë se, ndërsa variant serb është botuar dhe prezantuar në Europë në vitin 1815, varianti shqiptar “Kënga e Halil Garrisë” është kënduar dhe njohur nga europianët qysh në 1773, madje ka frymëzuar krijimin e një vepre letrare të famëshme siç është poema “Lenore-s”, dhe atëherë shohim që prezantimi i variantit shqiptar është shumë kohë më parë se variant serb.. Shtojmë faktin se arbëreshët, ndonëse të larguar dhe “izoluar” nga atdheu i pushtuar qysh në shek. XV, vijonin të këndonin variante të ndryshme të kësaj balade, të mara me vete nga atdheu në kohën e emigrimit, variante që ishin autentike, qërealisht do regjistroheshin në shek. XVIII, ndonëse do publikoheshin nga De Rada më 1866 .
 
III-Është domethënës fakti që varianti serb i baladës së rregjistruar nga Vuk Karaxhiqi është i vetmi variant serb i baladës në hapësirën sllave, pa asnjë nënvariant apo motërzim, ndërkohë që variantet dhe motërzimet shqiptare gjënden në çdo vend e në çdo krahinë të banuar nga popullata shqipfolëse.
Varianti serb është si “djali i vetëm”, pa nënvariante dhe motërzime, lindur më 1814, dhe s’ka “vëllëzër e motra”, ndërkohë që variantet shqiptare janë të shumta, të vjetra dhe të “reja”, që u përshtaten botkuptimit pagan, kristian dhe mysliman. Realisht, mungesa e varianteve dhe motërzimeve të tjera serbe, na forcon bindjen se ata (serbët) janë njohur me këtë baladë dhe e kanë “birësuar”, vetëm në kohën që e regjistroi Vuk Karaxhiqi nga “rapsodi i Serbisë jugperëndimore”. Në këtë kohë, kisha ortodokse serbe ishte e plotfuqishme dhe serbët “nuk guxuan” që ta ringjallnin “vetë” Jovanin, prandaj këtë detyrë “ja lanë” Zotit dhe ëngjëjve. Ky fakt, veç sa më sipër, na tregon që balada serbe ka një moshë të “re”, ka një datlindje afër kohës sonë, prandaj cilëson epokën kristiane.
 
IV-Ne nuk duhet të harojmë faktin që variantet serbe të shumë baladave dhe këngëve
epike të mbledhura dhe botuara nga Vuk Karaxhiqi janë këngë epike ose balada shqiptare, të regjistruara prej tij (Vuku Karaxhiqit) ose të dërguarve të tij, nga rapsodë të “dorës së tretë” dygjuhësh, të cilët “shisnin këngë” nëpër ambiente publike ose private dhe paguheshin. Këta “rapsodë” me synim të ritjes së pagesës, nuk e kishin problem të ndryshonin tekstin e këngës, kur ndryshonin ambientin apo gjuhën me të cilën këndonin. Këtë ndryshim teksti e kemi vërtetuar te sprova jonë mbi baladën e murimit “Zidanje Skadra” dhe po vërtetojmë edhe te kjo baladë rastet dhe motivet e ndryshimit të tekstit origjinal.
 
V-Varianti shqiptar i baladës është tepër arkaik gjë që dëshmon egzistencën e hershme të kombit tonë. Mungesa e babait (edhe si kujtim) në të gjithë variantet dhe autoriteti i nënës në familje, cilëson në baladë periudhën e matriarkatit. Fakti që rolin drejtues të familjes (pas mungesës së babait) nuk e mer ndonjë nga nëntë (ose dymbëdhjetë) vëllezërit, cilëson se ngjarja e baladës nuk “ka hyrë” në epokën e patriarkatit por ka qëndruar në “kufirin dalës” të matriarkatit. Po ashtu, fakti që vëllai dhe motra kuptojnë bashkëbisedimin e zogjve, është cilësim i epokave kur njeriu “fliste” me drurët dhe zogjtë. Dhe së fundi, ringjallja e Kostandinit pa ndërhyrjen e Zotit apo të ëngjëjve, madje pas një periudhe qëndrimi në varr tre (ç’bën tre vjet pa tretur), shtatë apo nëntë vjet, dëshmon një periudhë paganë, ku nuk bie as hieja e kryqit të kishës e jo më të dëgjohen këmbanat e saj . Të gjitha këto dëshmojnë se variant shqiptar i baladës cilësosn epokën parakristiane, ndaj është më i vjetër se variant serb, që siç theksuam, cilëson kohën kristiane.
 
VI-Varianti serb i kësaj balade nuk e përmënd “besën ” duke “mënjanuar” qëllimisht tiparin kryesor të identitetit dhe të lashtësisë së shqiptarëve në këto troje. Realisht serbët nuk e kuptojnë “besën” shqiptare as si shprehje, as si nocion juridik dhe as si mënyrë jetese. Ata e quajnë “arbanska vjeru”, ndonëse kjo shprehje e përkthyer fjalë për fjalë do të thotë…”besimi shqiptar”. Shqiptarët që flasin serbisht, në kontekst të fjalisë, e kuptojnë se, kur serbët flasin për “arbanska vjeru” ata duan të flasin për “besën shqiptare”, por nuk dinë si ta shprehin. Nga ana tjetër, serbët kur dëgjojnë fjalën shqipe “besë” nuk e kuptojnë që nuk flitet për besimin .
Serbët nuk e kuptonin dot funsksionimin e “besës”, ku shqiptarët me një “besa-besë” hidheshin në kryengritje dy apo tri krahina, lidhej një krushqi a një beslidhje kombëtare. Ata nuk e konceptonin dot që pa asnjë shpërblim, veç me një shtrëngim dore fshihej hasmëria dhe falej gjaku i derdhur ndër disa vite mes dy fiseve.
Vuk Karaxhiqi e njihte “besën shqiptare” dhe gjuhën shqipe, ndaj e kuptonte që nuk mund ta prezantonte këtë baladë si krijim i artit gojor serb “nga bedenat e besës shqiptare”. Për këtë arsye ai e hoqi “besën” dhe pjesët e “frikëshme” pagane dhe e përshati tekstin me këto mungesa. Kjo është njësojë si në mes të oqeanit, kapiteni të urdhërojë prerjen e direkut kryesor të anies, i cili mban drejtpeshimin gjatë lundrimit dhe funksionimin e velave. Kjo është arsyeja që varianti serb i baladës ka një subjekt problemor në llogjikën e veprimit të personazheve.
Në këtë kontekst lind pyetja; Pse Vuk Karaxhiqi, ky njohës i thellë i folklorit e lejoi, pranoi, apo e kreu vetë procesin e heqjes së “besës” nga teksti i baladës për të përfituar variantin serb?
Ne mendojmë se lënia e “besës” te kjo baladë, krahas “besës” së lidhur mes tre vëllezërve te “Zidanje Skadra”, do ti shtonte shanset e demaskimit të tij për “tjetërsimin” e baladave shqiptare në variante serbe, për arsyen se; qënia e “besës” si motor lëvizës te njera baladë mund të quhej “rastësi fqinjësore”, por egzistenca e këtij “motori” shqiptar në dy baladat më të bukura të përmbledhjes së Vuk Karaxhiqit, me siguri që do ti krijonte problemin e plagjiaturës. Prosper Merime vetëm me intuitë shtroi në “Revue Contemporaine” pyetjen e mungesës së varianteve shqiptare në përmbledhjen e këngëve popullore ballkanike dhe serbët e “mbajtën mend” për t’i kthyer përgjigje në vitin 1966 . Mendoni se çfarë do ndodhte në rast se Merime do njihej me faktin e sakatimeve të varianteve shqiptare për të përfituar variantet serbe.
Arsye tjetër është fakti se në kohën që kjo baladë u regjistrua (në vitin1814) dhe u publikua (në vitin 1815), popujt e Ballkanit nuk ishin më në situatën historike të periudhës së lindjes së “besës”, pavarësisht se ky institucion ishte funksional vetëm për shqiptarët dhe jo për fqinjët e tyre. Këta fqinjë kishin krijuar shtete me mbret, administratë dhe ligje, me ushtri dhe gjykata, që ruanin dhe drejtonin funksionimin e shoqërisë. Ndërkohë shqiptarët akoma jetonin në shoqëri të drejtuar nga kodet zakonore, ku funksiononte “besa” përballë ligjit të pushtuesit turk.Mirpo serbët (dhe turqit) synonin zhdukjen e shqiptarëve si komb e si shtet “i mundshëm” dhe kjo zhdukje do fillonte nga folklori, gjuha dhe historia.
Heqja e “besës” u shoqërua edhe me heqjen e funksionimit dhe pranisë së elementëve
paganë të baladës, duke hequr në këtë mënyrë lashtësinë dhe identitetin e saj. Është e vërtetë që kjo “heqje” nuk ndikoi te kombi ynë, për arsye se shqiptarët vijonin të këndonin versionet e tyre nëpër ambientet e tyre, ku shpesh bujtnin të huaj. Mirëpo në prezantimin e artit oral ballkanik të shkruar te publiku dhe inteligjenca europiane, mungesa e pranisë së varianteve shqiptare linte një boshllëk të madh me shumë pikpyetje. Historia nuk shkruhej vetëm me tehun e shpatës, një shpatë e fortë për historinë tani ishte pena.
 
 

DISA KOSINDERATA RRETH KULTURËS QYTETARE: Detyra qytetare është të krijojë njeriun…  / Nga: Arqile Vasil Gjata dhe Teuta Sadiku 

DISA KOSINDERATA RRETH KULTURËS QYTETARE:  Detyra qytetare është të krijojë njeriun…  (Russoi -“Krijo qytetarinë dhe në pëllëmbë të dorës ke gjithçka!”).1 Abstrakt: Këto Konsiderata që duam të pasqyrojmë i quajmë veprimtari bashkëkohore dhe probleme shoqërore. -Duke e vlerësuar si  një … Continue reading

SIMBOLIKA E SHKRIMEVE TË THOTIT DHE KRIJIMI I FEVE TË TJERA (VIII) / Nga: Brahim Ibish AVDYLI

SIMBOLIKA E SHKRIMEVE TË THOTIT DHE KRIJIMI I FEVE TË TJERA

(VIII)

Kombi ILIR i ka pasur disa etni dhe po e them, ndër më të rëndësishmit, kanë qenë dardanët, për gjuhën shqipe; dalmatët, për luftërat e mëdha me të huajtë; arianët, si fis dhe racë e jona, prej Egjyptit e deri në Indi; frikët, fis i madh dhe një ndër shtatë quditë e mëdha të botës; sidomos etnia e fiseve epirote ilire, me besimin e parë pellazgë (prej së largëti). Ne nuk po i përmendim të tjerët. Etnia i ka formuar këto, si dardanët, edhe epirotët

Për dardanët kemi shkruar shkurtimisht,[1] që është një fis i madh në kokë të Shqipërisë, i cili e kishte “Mbretërinë e Dardanisë”, dhe pothuajse gjysma e saj ka mbetur jashtë prej Republikës së Kosovës; kurse “Mbretëria e Epirit”, në cilën janë grupuar të gjitha fiset epirote, me familjen molose të Burrit e Pirro Burrin, një mbret i kulluar ilir dhe shqiptar, ndonëse kanë folur shqipen, e ka mbetur gjysma prej Epirit Jugor, Çamëria, nën Greqi, porse e kanë shkruar alfabetin “pelasgian”, që nuk është i tillë, por alfabet shqip.

Një provë e tillë e kanë bërë të jashtmit apo të huajt, pa e njohur gjuhën shqipe, duke e krahasuar me anglishten, e ajo nuk i ka të gjitha shkronjat, për ta “deshifuar”,[2] parasegjithash për drejtëshkrimin e bashkëtinglloreve, jo vetëm bashkëtingëlloret e zëshme, por edhe bashkëtingëlloret e shurdhëta, apo disa fenomenave të shqipes, si p.sh.: “ç”, “ë”, “dh”, “gj”, “ll”, “nj”, “rr”, “sh”, “th”, “xh” dhe “zh”.[3] Ne e kemi dhënë si provë të parë të atyre që nuk ua rrokë mendja se gjuha shqipe, në të tri dialektet e para, të vdekura apo të gjalla, e kanë ndërruar kaligrafinë. Të “vdekurat” pak mund të deshifrohen, aq më pak ato nuk krahasohen me anglishten. Do të vijnë grafikë të tjerë dhe do të bëjnë proven e parë të shqipes, pasi të studiohen edhe të këqijat, pra të ndahet mënjanë shapi, në qoftë se mund të ndahet, e të mbetet mënjanë sheqeri. “Pellazgia” ka qenë ideologjia e besimit dhe adhurimit të Dodonës, prej të besuarve më të mirë të Thot-it, perëndia që jetoi gjatë dhe rilindi atje përsëri, qoftë si Hermesi. Për Hermesin, e kemi një studim, i cili do të ipet…

Fiset më të përparuara në jug të Shqipërisë kanë qenë fiset epirote. Në një letër miqësore, që ma dërgon me e-Mail, pasi e ka lexuar mirë pjesën paraprake, në miqësi të vërtetë, Kujtim Mateli, i quan “pellazgët”, që janë popull, që banonte në atë territor, që sot quhet Greqi”, dhe se “autoret e antikitetit tregojnë edhe luftë midis pellazgëve dhe helenëve në Atikë. Ju thoni se kombi apo etnia ishte ilire, kurse besimi pellazg.” [4]

Edhe njëherë e bën pa dashur një gabim: i përzien ideologjinë pellazge me kombin e tyre, i cili është i disa etnive, që përbëjnë një komb.

Ne po i kthehemi veprës së tij, me fjalët e veta:

Epiri nuk ka qenë pjesë e Greqisë, as ka pasur ndonjë varësi prej saj. Në periudhën pas pushtimit romak dhe sidomos pas lindjes së Krishtit, Epiri është quajtur Iliri. Në fillim grekët njohën banorët e Epirit dhe i quajtën barbarë, sepse gjuha e epirotëve ishte e ndryshme nga ajo e helenëve. Më vonë helenët u njohën dhe me gjuhën e ilirëve, ku panë se gjuha e epirotëve ishte e njënjtë me atë të ilirëve. Atëherë dolën në konkluzionin se edhe epirotët ishin ilirë. Apiani, një historian grek, do të jepte dhe kufijtë e Ilirisë brenda të cilëve përfshihej dhe Epiri…”.[5]

Nuk po merremi më me çështjen e kombësive të fiseve epirote, sepse ata kanë qenë ilirë, dhe e vërtetojnë edhe kufijtë natyrorë të Ilirisë, brenda të cilave duhej që të jetë edhe Epiri Jugor, pra Çamëria. Ata asnjëherë nuk e kanë mësuar me dhunë e me vdekje “gjuhën greke”, madje edhe të fëmijve të vrarë në prani të tyre e të gjallë, e kur e mendoj, pap më bien lotët. Për këte e kam lënë një lirikë postmoderne, në librin e shtatë, të cilën “i qaj me lot” të gjithë çamët,[6] sepse janë ILIRË, e Kujtim Mateli i quan në këtë vepër “fisi i pelazgëve që rron në këtë truall”.[7]

Duket se pa vetëdije e përdor këtë konstrukt. Nuk mund të kishin qenë me dy “kombësi”, edhe ilirë, por njëkohësisht “pelazgë”, nëpër tërë Greqinë e deri në Egjypt. Sikur të ishin “pelazgë” do të kishin trashëgimtarë djalë pas djali dhe ADN-ja nuk do t`i nxirrte sot në kombin ilirë.

Nuk ka dyshim se e kanë thirrur veten e tyre “pellazg”, sikurse të tjerët që quajnë veten e tyre “hellenë/grekë”, mu sikurse e quajmë veten “shqipëtar”. Çështja “pellazge” është çështje e atyre që nuk duan ta thonë të vërtetën, dhe e para, është e arësyeshme, se kanë pasur mbi 3000 vite me radhë që të shpëtojnë nga “greku” (sepse edhe ai nuk është komb!) e nga të tjerët, që duan ta shuajnë me çdo gjë të mundshme, pra është çështje e vetëdijes; dhe e dyta, ka mbi 3000 vite që gënjen pa arësye, vetëm për të pasur “fakte” të mbetura në duar “huajve”, që na qenkan edhe ata “bij të pellazgut”, por janë okupatorë, e janë “grekërit” vrasës, të cilët i kanë mashtruar arvanitasit!

Vrasësit nuk janë normalë dhe janë dinak e të pabesë, që të qeshin përpara syve e të fusin thikën nga prapa, pra janë kundër besimit në perëndisë Besa, i cili, në Egjypt, në kohën e faraonëve, nderohej pa këputur si perëndia BESA, por te ilirët gjithmonë e kanë nderuar dhe ne e nderojmë edhe sot, ndonëse quhemi shqiptarë, e jemi i të njëtit me gjak, si ilirët tanë, poashtu fiset epirote, edhe pse quheshin “pellazgë”. Po t`ua bënim ADN-sin, do të dilnin pandryshim ILIRË, hyperbrakicefalë apo brakicefalë.

Ata që nuk e nderojnë perëndinë BESA (Besa ka vetëm në gjuhën shqipe kuptim, e në asnjë gjuhë të botës nuk përkthehet kjo fjalë, dhe është një tjetër fjalë si “malakthim”, që ka mbetur nëpër botë e papërkthyer, si për tu thënë atyre që e lexojnë se kjo gjuhë është e para, pra gjuhë mëmë, për të cilës të gjitha kanë dalur më vonë, e duhet të kujtohen se te shqipja prapë duhet që të kthehen), nuk “nderojnë” asnjë ligj të Thot-it, të Besës e të Zotit NJË, të DRITËS së madhe, në ciklin e nëntë, dhe janë kundërshtarë të Zotit NJË dhe pjellë e TË KEQES, të zezës, të territ, të fundit të tokës, te Kau i Zi, pra te LUCIFERRI, Zoti i të Keqes, që quhet KRYEDEMONI.

Po u përmendi një libër, nga Zvicra, “Zwischen Gut und Böse” (Në mes te Mirës dhe të Keqes), i autorit Alfred A. Häsler, e cila, që në parathënien e “Migros-Genossenschafts-Bund” fillon prej Adamit dhe Evës, të cilët e dinë se prej ku vinë të gjitha, çka është Mirë dhe çka është Keq, prej të cilave neve na kaplon “Hija e Zezë”, prej Kozmosit, dhe bëjmë tërë ate që e do kjo hije, pra që ne, bashkë me të tjerët, t`i dëmtojmë të tjerët e vetveten.

Dëmtuesit veprojnë nën shtytjen e një fuqie mbinatyrore të së Keqes, dhe harrojnë porosinë tonë nga fetë: “Duaje tjetrin, siç e do veten tënde”.[8]

Abrahom Linkoln thotë tekstualisht për këtë çështje, në ilustrimin tonë:

“Kur bëj mirë, ndihem mirë. Kur bëj keq, ndihem keq. Kjo është feja ime.”

Feja ka të bëjë me besimin tuaj. Çka beson e çka vepron ka të bëjë vetëm paraprakisht me ty, me veten tënde. Është një çështje parapsikologjike dhe psikologjike. Kjo ka të bëjë me gjoksin tuaj, e unë i them mendje, se ne e njohim vërtetë ate çka është Keq e çka është Mirë, pra nëse e pastrojmë vetë Zemrën, i lëshohet vendi Dritës dhe bëjmë mirë; e kur nuk është e pastruar, mbushet me hijen e zezë, Errësirë, dhe bëjmë keq e më keq:

“Në gjoksin tuaj (ku është zemra e jote!) e ka vendin e vet e Keqja dhe Mira”,[9] thuhet në pjesën “Armiku është në gjoksin tënd”, e veprës së cituar, nga Alfred A. Häsler. Ndërsa në pjesën tjetër, “Në mes të detyrimit dhe të lirise”, njeriu i ka karaktristikat e individit dhe njëkohësisht të bashkësisë, sepse ai lind prej babës e prej nënës, pra niset nga bashkimi i të dyve; jeton në një bashkësi të vëllezërve e motrave, kushërijve, farefist, fisit, e të fiseve, që lidhen me gjuhë të përbashkët dhe me raporte të tjera në një komb, e të gjitha kombet e përbëjnë njerëzimin, që te ata që sundohen prej të mirës na quhet “Njerëzorja”, pra Humaniteti. Ndër të gjitha këto vuajtje të njeriut kah njerëzorja (humaniteti) është përpjekja e tij për ta sistemuar ate që ka lënë Zoti i Madh përmes mendjes e zemrës së tij në këtë jetë, pra duhet t`i përgjasojmë hyjnores, ta përjetësojmë Zotin e Madh në vetvehte; ndërsa ai që priret nga e keqja, nga hija e zezë, nga errësira, ate çka është në rregull, te kënaqësia, te fati, te gëzimi, bëjnë përpjekje gjithnjë që t`i kthejnë pas, t`i mohojnë, t`i zhbëjnë, t`i zhdukin, t`i mbulojnë me errësirë.

“Dhjetë urdhëresa, të njohura nga judët, krishtët dhe muhamedanët, kanë qenë përmes mijavjeçarëve një Visore (Metër, Shkallë) për Mirë e Keq.” [10]

E njeriu, kudo që është ai, në vend se të bëjë mirë, bënë sado keq dhe kjo na ofron shkatërrimin tonë, shkatërrinin e tokës, e pa tokën nuk kemi jetë.

Edhe këte do të na e shkatërroi Zoti i së Keqes. Njeriun e vret, e mbyt, e hedhë në gropë, e vranë, e shkatërron. Dhe ai i ka gjetur të gjitha të këqijat: thikën, gijotinën, karriken elektrike, plumbin, bombën, bomben atomike, etj.

“Njeriu e ka bërë Vrasjen si Art të saj”,[11] – thuhet në këtë vepër.

Në qoftë se vazhdon kësisojit kjo prapësi, kemi ardhur te fundi. Ne nuk jemi në tokë për të vrarë njëri-tjetrin, por për ta respektuar e për ta dashur. Kur shtyhemi si blloku i Lindjes për t`ia marrë “postin” bllokut të Perëndimit, do ta shkatërrojmë krejtësisht këtë botë. Blloku Perëndimor, na përkrah ne, albanët, arbërit, arianët, ilirët, yllorët e Thot-it, prej Atlantës së përmbysur, të ringjallur në Egjypt, prej racës së bardhë, pastaj kuptohet edhe të tjerët.

Më së pari duhet që ta shqyrtojmë çka do të thotë popull. Një shembull më të kuptueshëm po e marrim prej Zvicrës. Në shtetin “Konfederata Zvicrane”, banojnë të gjitha kombet, pakicat e kombeve e kombësitë e tjera, që quhen “banues”, pra popullata banuese. Popujt i kanë karakteristikat e Kantoneve të tyre dhe të Republikës e të Kantonit të Gjenevës, të cilët e përbëjnë tërë Zvicrën, të quajtur “Volk der Schweiz”, pra populli i Zvicrës. Zvicra na është shteti i vetëm në botë, i cili e ka sistemin e demokracisë direkte.

Populli nuk është “komb”; nuk është e një kombi apo kombësie, por pjesë e popullatës që ka banuar aty dhe është udhëhequr nga më të njohurit kundër “hellenëve”, sepse ata janë të dëshmuar për shkatërrimin e kombit ilir, i cili i ka rrënjët e vjetra dhe substancën qendrore të kultivuar, me orientim të Zotit NJË, sikurse të gjithë të tjerëve, kur nuk i kanë të gjitha konturat e djallit, demonëve dhe më të madhit Kryedemoni (i pari i djajve). Kjo është e detyrueshme për të gjithë popujt duan të dëshmojnë besimin apo adhurimin e Zotit të Madh, pra Zotit NJË.

Kur nuk ka rrugë tjetër, ata do të organizohen në luftë, e cila është luftë “në me të keqes dhe të mirës”. Lufta iliro-pellazgo ndaj hellenëve është luftë në mes të mirës dhe të keqes. Hellenët kanë qenë “të huaj”, jo vendas, që kanë ardhur me një qëllim të caktuar, edhe nëse Kadmi, djali i vëllait të Danait është i martuar me Harmoninë e fisit ilir, të Epirit. Pra, kanë dashur të vjedhin çdo gjë që do të munden e të kthejnë pas zhvillimin e hovshëm ilir; mitet dhe emrat e perëndive, e t`i mbullojnë me dy a tri gjenealogji apo mite; deri te populli vendas, deri te arvanitasit, të cilët si me magji të zezë i kthyen në të kundërtën. Kështu, i tërë populli punues, pa vetëdije të mirë, u bë kundër vetes, të harrojë origjinën e vet dhe të mësojë një gjuhë “të re”, që ishte gjuha shqipe, me shtesa, parashtesa e prapashtesa dhe e shkruar me alfabetin e Kadmit. Nuk është alfabeti i shqipes, por është e kundërta.[12]

Po këtu edhe luftërat kundër Trojës, nuk janë luftë e “pellazgëve” kundër ilirëve “dardanë” apo “frigë”, siç e thonë shumë mendimtarë e shkencëtar shqiptar, por është luftë ilire kundër ilirëve,[13] sepse kishte plot interesa të tjera, të cilat i thotë edhe vepra e Prof. Dr. Eqrem Zenelaj, jo për besimin “pellazg” apo ”kalin e Trojës”, që është një gënjeshtër e denjë.

Në këtë luftë akejt i prinin luftës ilire kundër ilirëve,[14] që për mua nuk janë “racë evropiane”, borealë, të bardhë, por të fiseve afrikane, nëpër të tërë territorin e Greqisë së sotme. Trojanët e kanë pasur një portë dikterike apo skeike, të dilnin prej Trojës, sipas tradhëtisë së Atenorit, dhe “Kali i Trojës” është i shpikur. Dredhia e të dalurve prej dorës së Zotit NJË, në të dy anët, është pyetja kryesore. U pasuruan tepër dhe ishin provë e arit, por u dhanë edhe pas dashurisë, siç e bëri Parisi, me Elenën e martuar…

Këtu, ne nuk po flasim tjetër. As gjuha e ndryshuar në “hellene” e as krimet e pa falura ndaj të mirës së popullit të urtë, nuk i falë e nuk ua ndryshon gjakun. Dy “kombe” janë botë: i mirë ose i keq; dhe dy rrugë janë tërë botën simbolike: të ecës drejtë apo të shkosh shtrembët!

Ajo vlen edhe për luftën e fundit dhe të gjitha luftimet serbo-shqiptare.[15] Serbo-sllavët janë boshti kryesorë i të keqes, së bashku me “grekët”. Popullata e udhëhequr nga “të huajtë” në Greqi, arritën përmes ideologjisë tjetër e “pellazge”, që të udhëheqnin tërë popullatën shqipfolëse.

Ata që i kanë prirë luftës kundër të mirës e të keqes, akejt, që thirreshin “hellenë”, ose duhet të kthehen “në rrugën e Zotit të Madh”; do t`i kuptojnë dredhitë e bëra 3220 vite me radhë, në i faltë Zoti i Madh, dhe t`i kuptojnë e dënojnë paudhësitë e tyre të mëdha ndaj paraardhësve paraprak, banorë të shtetit, e cila u krijua më vonë si “Greqia”; të lëshojnë më së pari fiset ilire epirote të Epirit Jugor, Çamërisë, që të bëhen së bashku me Shqipërinë, ose do të vie koha kur dënohen prej Zotit të Madh apo Zotit NJË dhe do të shkatërrohet tërësisht kjo botë. Duhet të ndahet shapi prej sheqerit dhe të mos përzihet. Në qoftë se përzihet, nuk ka shije sheqeri.

Është koha që të dihet kjo punë:

“Njeriu për njeriun është ujk”– thotë fjala e urtë romake, apo edhe ilire.

Kjo fjalë lindi me klasat e para të njerëzimit. Klasa skllavo-pronare e quajti gjuhën shqipe “gjuhë barbare”, e cila ua dha tërë botës dijen e urtinë ilire.

Grykësia i ka dërguar ata në luftë të pandalur, për të marrë me dhunë ate që nuk e kanë pasur asnjëherë, sepse ari është i bukur dhe i shtrenjtë, por prapa tij qëndron djalli, që ta merr mendjen. Si përfundim, po e marrim një thënie të vërtetë nga Kujtim Mateli, i cili thotë:

“Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka bërë gabimin fatal, kur i konsideroi pellazgët si popullsi parailire, në modelin helen që i konsideronte pellazgët popullsi parahelene. Nëse grekët e mbështetnin argumentin e tyre tek autorët e antikitetit që i konsideronin pellazgët të lindur prej vetë dheut ku ata jetonin, Akademia e Shkencave e Shqipërisë i konsideron pellazgët si popullsi parailire pa më të voglin argument shkencor. E keqja nuk qëndron tek paqartësia e këtij institucioni, e keqja qëndron se këtë paragjykim ua përcolli institucioneve shkencore të botës nëpërmjet botimeve të shumta në gjuhët kryesore evro-piane. Ndodhemi në një pozicion ku institucionet shkencore shqiptare nuk lëvizin më nga qëndrimi i tyre. Që do të thotë se kërkimet shkencore kanë përfundur në lidhje me shqiptarët dhe origjinën e tyre.” [16]

Pra, të themi shkurt: nuk janë “parailirët” dhe as “pellazgët”, por ilirët, yllorët. Mendimet e tyre zhvillohen gjatë luftës së pamenduar nga ana jonë e “shkencore”. Besimet tona janë shprehur me një “gjuhë” lakonike, simbolike, apo edhe me misticizëm, e quhen “pellazg”, prej largë, apo prej së largëti…

[1] Shikoni po deshët pjesën e librit “Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj”, SHB “LENA”, Prishtrinë 2019, pjesa “Parafjalë shkencore për Dardaninë e vjetër dhe Kosovën”, në të cilën ka rënë një “0” te vitet për shkrimin sumerik, pra jo “200”, por 2000 vite më pas, 3300-3200 vite p.e.s. Ka ndonjë gabim tjetër ortografik…

[2] Po deshët, shikoni edhe njëherë këtë tabelë të gjymtë të gjuhëve në krahasin, e cila nuk i ka të gjitha shkronjat dhe nuk jipet kombësia e këtyre gjuhëve, vetëm “malachim”, “egyptian hierogliphics” dhe “pelasgian”.

[3] Shikone librin e Akademisë së Shkencave të RP të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, “Drejtëshkrimi i Gjuhës Shqipe”, Drejtoria Qendrore e Poligrafisë, Tiranë 1973.

[4] Vërejte shoqërore e Kujtim Matelit, shkurt në lidhje me pjesën e VII të studimit “Simbolika e shkimeve të Thot-it dhe feve të tjera”, në E-Mail, e datës 04.07.2020.

[5] Shikoni faqen 25 dhe 26 të veprës së përmendur të Kujtim Matelit, “Albanologjia dhe çështja e kufijve historike”, Botimet Turdiu, Tiranë 2019.

[6] Shikoni poezinë lirike “Çamëria”, në faqen 112, të librit të shtatë të poezive, “Baraspesha e humbur”, Qëndresa, Gjakovë 2003.

[7] Shiko parathënien e kësaj vepre, faqe 11, në fillim, të shkruar nga atori Kujtim Mateli.

[8] Parathënia e librit të Alfred A. Häsler, “Në mes të Mirës dhe të Keqes”, gjermanisht, Ex Libris Verlag AG, Zürich 1971, parathënia e Migros-Genossenschaft-Bund, faqe 4.

[9] Po aty, faqe 10.

[10] Shikoni në faqen 18, të këtij libri.

[11] Shikoni këtë vepër, në pjesën “Ti nuk duhet të mbysësh (Du sollst nicht töten)”, faqe 20.

[12] Shikoni pjesën e VI të “Simbolika e shkrimit të Thot-it dhe krijimi i feve të reja”, në fillim.

[13] Lexone po deshët veprën e mikut tim, Prof. Dr. Eqrem Zenelaj, “Lufta e Trojës sipas diktit të Kretës dhe Darit të frigjëve (De Bello Trojano: Diktvs Cretensis & Dares Phrygius)”, Libraria Artini, Prishtinë 2019, e cila është vepra më e mirë dhe më aktuale për këtë çështje.

[14] Po aty, në këtë vepër, prej 201 e deri në faqen 214.

[15] Shikoni ilustrimin e FB, për Toni Blair, për luftën e perëndimit kundër serbëve, luftë e qytetërimit dhe barbarizmit, e cila ka qenë si kudoherë: luftë e të Mirës dhe të Keqes.

[16] Shkëputur nga parathënia, në veprën e Kujtim Matelit, fundi i faqes 12.

 

Nga: Brahim Ibish AVDYLI

Akili luftoi si pellazg, jo si helen (Përkatësia etnike e Akil Pelidit dhe kontributi i akademik Apollon Baçes në zbardhjen e të vërtetave historike) / Nga: Kujtim Mateli

Akili luftoi si pellazg, jo si helen

Përkatësia etnike e Akil Pelidit dhe kontributi i akademik Apollon Baçes në zbardhjen e të vërtetave historike

Nxitjen për këtë shkrim e mora nga intervista e akademik Apollon Baçes, dhënë gazetarit Roland Qafoku, botuar në gazetën “Fjala” të ditës së djeshme, 07/07/2020. Duke u nisur që nga vitet 1960, kur institucionet tona shkencore të asaj kohe filluan të organizojnë simpoziume e konferenca shkencore, është bërë gabimi më i madh që shqiptarët u panë vetëm si pasardhës të ilirëve duke mënjanuar popullsinë tjetër që quhej pellazge, e cila shënoi me Dodonën një pikë kulmore në historinë njerëzore. Kaluan vite që nga ajo kohë dhe historia jonë më shumë se sa shkencë ka qenë e përdorur si një dogmë, ku të njëjtët autorë vërtiteshin rreth së njëjtës ideje të fiksuar në vitet `60 të shekullit të kaluar se jemi pasardhës të ilirëve dhe pikë.

Megjithëse pellazgët ishin një popullsi e përmendur pothuaj nga të gjithë autorët e antikitetit, me një shtrirje gjeografike, një pjesë e së cilës i përket territorit të sotëm të shqiptarëve, akademikët e Shqipërisë nuk bënë asnjë përpjekje për të gjetur lidhjet burimore midis shqiptarëve dhe pellazgëve. Fatmirësisht, brenda Akademisë së Shkencave të Shqipërisë del një zë, siç është akademik Apollon Baçe, dhe që kërkon të provojë se Akili, prijësi hyjnor i Luftës së Trojës, nuk ishte helen, por i përkiste racës së shqiptarëve. Deri më sot nuk ishte dëgjuar një pohim i tillë dhe nga opinion publik dhe ai shkencor duhet një përshëndetje e madhe që i duhet bërë akademikut Apollon Baçe për guximin e tij shkencor.

Ky guxim nuk vjen nga një kokëkrisje e akademikut, por nga një bindje e thellë e tij se vërtet Akili nuk i përket fisit të helenëve, por atij të shqiptarëve, bindje që ai është munduar ta provojë me dëshmi të kohës së Luftës së Trojës.
Në të vërtetë, historia e Epirit lidhet me Akilin. Pasardhësit e Akilit duke filluar me djalin e tij Neoptolemeun, që thirrej dhe Pirro për shkak të flokëve të tij, ishin ata që u vendosën në Epir dhe pas tij u krijua një dinasti mbretërore që vazhdoi deri në kohën e pushtimit romak.
Nëqoftëse Pirroja, biri i Akilit, do të ishte helen, atëherë dhe popullsia e Epirit do të ishte helene, sepse nuk mund të ndodh që një njeri që shkon diku,të bëhet mbret i një popullsie që nuk ka lidhje me atë. Akademik Apollon Baçe pohon se Akili ishte nga Dodona e Epirit, ndaj dhe popullsia epirote i pranoi pasardhësit e tij si mbretër të kësaj bashkësie.

Nëse Akili i Dodonës ishte paraardhës i shqiptarëve, atëherë dhe Dodona që emërtohej pellazge nga popullsia e Epirit ka qenë dhe mbetet pasuri e popullit tonë. Po a e kanë pranuar deri tani institucionet tona shkencore Dodonën si pasuri të stërgjyshërve tanë? Duhet thënë se deri më sot mendimi akademik shqiptar ka qenë i njëjtësuar. Pellazgët mund të ketë qenë ajo popullsi para ilire, siç ka qenë për grekët e një popullsi para helene.

Logjika greke se helenët, kur erdhën në ato troje gjetën si popullsi autoktone pellazgët, është mbartur tek institucionet tona shkencore se kur erdhën ilirët gjetën si popullsi autoktone po pellazgët, me të cilët nuk i lidh asgjë përveç faktit se ilirët u vendosën në ato troje kur dikur banonin pellazgët.

Por nëse logjika helene funksionon se është e dokumentuar nga burimet historike, logjika e institucioneve tona shkencore nuk ka funksionuar dhe ja ku na del një akademik si Apollon Baçe që e kundërshton këtë tezë. Ai thotë se Akili ka qenë banor i Dodonës dhe është paraardhësi i shqiptarëve. Shkojmë më tej. Dodona ka qenë pellazge, rrjedhimisht dhe përkatësia e Akilit është pellazge.

Po a ka të drejtë akademik Apollon Baçe? A e ka një pasaportë Akil Pelindi që vërteton se nuk i përket etnisë helene?  Akil Pelidi shkoi në Luftën e Trojës si një prijës i fisit të mirmidonëve të Thesalisë. Duke qenë në krye të ushtrisë thesale, ai nuk lufton “si mercenar” në ushtrinë akease, por si komandant i një force të armatosur ku shfaqi heroizmin e tij brenda formacionit luftarak që komandonte.

Duke qenë se Akili është një nga figurat më të rëndësishme të antikitetit, edhe dëshmitë rreth tij dhe etnisë që ai përfaqësonte janë më të shumta dhe më të qarta se heronjtë e tjerë të Luftës së Trojës. Akili ishte djali i nereidës Theti dhe i Peleut të vdekshëm, i cili ishte mbret i mirmidonëve të Thesalisë. Në pemën gjenealogjike të perëndive pellazge, Peleu është pasardhës i Pellazgut të I,kurse Thesalia emërtohej Thesalia pellazge, sepse e tillë ishte popullsia.

Vetë Homeri në “Iliada” i ka veçuar popujt pellazgë nga popujt e tjerë, duke u dhënë pellazgëve epitetin hyjnor, kurse të tjerët i emërtonte sipas emrit të fiseve. Për të patur një ide më të qartë le të shohim 7 vargjet e para të “Iliadës” Të përkthyera nga poeti Llambro Ruci:

Këndo hyjneshë, mërinë e Akil Pelidit,/
rrënimtarin, që brenga pa fund u shkaktoi akejve/
dhe në Had rrokullisi shumë shpirtra burrërorë/
heronjsh, ata i bëri pre të qenve/
dhe gjithë zogjve mishngrënës, vullneti i Zeusit po kryhej,/
qysh në fillim, kur u grinden dje u ndanë,/

Atridi, prijësi i burrave dhe Akil hyjnori.

Në këto 7 vargje shohim qartë që Akili nuk ishte pjesë e ushtrisë Akease, e pretenduar si helene. Ai kishte vrarë në betejë aq shumë njerëz duke bërë që akejtë as të mos kishin mundur t`i varrosnin, por kishin mbetur si ushqim për qentë dhe për zogjtë. Akili si pasardhës i pellazgëve, ndryshe nga heronjtë e tjerë të luftës së Trojës, mbante epitetin hyjnori, që ishte vetëm epitet i pellazgëve. Që paraardhësit e Akilit kishin zbritur në Thesali nga Epiri, është përsëri e dokumentuar me burime historike.

Madje enianët që kishin qenë në kohën e Luftës së Trojës pranë Dodonës, e kanë pretenduar Akilin, sipas Plutarkut, se rridhte nga fisi i tyre.Shkurt, Akil Pelindi, luftëtari dhe komandanti legjendar i Luftës së Trojës, ishte me origjinë nga fiset që banonin rrotull Dodonës. Kjo është arsyeja që Epiri i pranoi pasardhësit e Akilit, si mbretër të tij.

Që Akili i përkiste etnisë pellazge, kjo është fare mirë e dokumentuar, por akademik Apollon Baçe shkon më tej, na vërteton se Akil ka qenë paraardhësi i shqiptarëve. Ky është një hap për t`u përshëndetur dhe që duhet të pasohet edhe nga akademikët e tjerë të trojeve shqiptare duke sjellë punime shkencore në mbështetje të kësaj teze.  Por mendoj se edhe vetëakademik Apollon Baçe, bashkë me akademikët e tjerë, duhet të kapërcejnë pengesa të tjera për të arritur në përfundime të sakta shkencore.

E para: akademik Apollon Baçe e pranon se Akili është paraardhësi më i lavdishëm i shqiptarëve, por nuk e ka pohuar në intervistë se Akili i përkiste etnisë që quhej pellazge. Përderisa Akili ishte pellazg, do të thotë se edhe pellazgët kanë qenë paraardhësit e shqiptarëve. Mirëpo teza e prejardhjes së shqiptarëve nga pellazgët ka qenë aq fort e kundërshtuar nga akademikët tanë saqë edhe akademiku i nderuar e katë vështirë të gjejë mbështetje nga kolegët e tij.

E dyta: del nga intervista midis gazetarit Roland Qafoku dhe akademikut Apollon Baçe. Duke folur për Akilin si pjesëmarrës në Luftën e Trojës.

-Nga erdhi?
-Akili është nga zona e Dodonës, andej vjen ai.
-Po mund ta themi vendin fiks ku ishte?
-Dodona është diku.
-Është diku po cilit fis i përkiste?
-Dodona i përkiste fisit të Molosëve.

Nga intervista del qartë se akademiku nuk e pranon vendndodhjen e Dodonës në jugperëndim të Janinës, atje ku ajo pretendohet nga institucionet shkencore edhe të trojeve të shqiptarëve.

Përgjigja: “Dodona është diku” do të thotë se vendndodhja e saj është ende e papërcaktuar. Po pa përcaktuar vendndodhjen e Dodonës, nuk përcaktojmë dot as etninë e Akilit, nuk mund të themi dot që Akili është paraardhësi i shqiptarëve. Ndaj përcaktimi i vendndodhjes së Dodonës dhe i përkatësisë së saj etnike, është a-ja e një pune kërkimore shkencore për të përcaktuar origjinën e shqiptarëve.

Akili si pasardhës i fisit të enianëve që banonin rreth Dodonës, vendoset nga Plutarku në luginën e Përmetit, në krah të parauejve që ishin banorë të lumit Aos. Dodona ka nëntë vjet që është e përcaktuar qartë nga dy libra studimorë, viti 2011 dhe 2016, në luginën e Dëshnicës së Përmetit. Këtej duhet të fillojë sqarimi për origjinën e heronjve tanë të antiketit. Pa zgjidhur vendndodhjen reale të Dodonës, nuk mund të ketë zgjidhje të problemit të origjinës së shqiptarëve.

Duke qenë se akademiku i nderuar është anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, është një mundësi më shumë që ky institucion të vihet në lëvizje. Aq më tepër që tashmë në krye të kësaj Akademie është një personalitet i shquar: akademik Skënder Gjinushi, prej të cilit pritet një reformim i thellë i këtij institucioni, jo në lëvizje njerëzish, por në radhë të parë duke u hapur rrugën ideve të reja, duke i hapur rrugën kërkimit shkencor që deri tashmë ka qenë i munguar.

 

Nga: Kujtim Mateli

SIMBOLIKA E SHKRIMEVE TË THOTIT DHE KRIJIMI I FEVE TË TJERA (VII) / Nga: Brahim Ibish AVDYLI

SIMBOLIKA E SHKRIMEVE TË THOTIT DHE KRIJIMI I FEVE TË TJERA

(VII)

Për të përcaktuar më mirë këto çështje, edhe të kufirit natyror, po nisemi së pari prej intervistës së Kujtim Matelit, të botuar në gazetën elektronike e të gazetës në Shqipëri, në “Fjala”[1], të nxjerrur edhe nga ana ime në portalin e FB, pas botimit të librit të tij, “Albanologjia dhe çështja e kufijve historikë”, në Tiranë, me 2019[2], për dy arësye:

  1. për “pellazgët”, që u thotë gabimisht ndonjëherë “etni”, e janë ilirë;
  2. dhe, me të drejtë, për kufirin historik të Epirotëve, pra Çamërisë.

Pellazgët nuk është formë e shprehur për kombin, por për besimin e tyre, dhe për këtë çështje e përfshinë botën e yllorëve, sipas Thot-it. Prandaj, e tërë “Greqia”, në të gjithë territorin e saj, i ka prauar gjërat thelbësore “nga veriu” i këtij vendi, sot gjysma e Epirit Jugor, apo Çamëria.

“Thrako-ilirët, të cilët, me mbërritjen e Helenëve në shekullin e VIII para Krishtit, kanë populluar gjithmonë pjesën më të madhe të Ballkanit (për mua, Gadishullit Illirik!), të Danubit të Mesmë, të Azisë së Vogël (ku ishin qendrat tona, ku Frikët janë populli i parë që shënohet me shprehjen shqip, “bukë”,[3] dhe faraonët e zbuluan se kjo fjalë do të thoshte si gjuha e parë e botës, e të cilën Herodoti e quan “bekos”, në të cilën frigjianët ishin më të lashtë se egjyptianët <Khemi>. Qipripanët e quanin kështu bukën, deri sa ata u mundën prej helenëve. Mbaresa “os” vjen nga greqizimi i fjalëve të shqipes, pra gjuha e ndryshuar e helenëve, ndërsa “bek” i kanë thënë deri vonë gegët, në Shqipëri) e ishujve të Egjeut dhe të Italisë së Jugut. Populli në lidhje me të cilin Herodoti (484-425 para Krishtit) thoshte: populli më shumë në numër që mund të jetë në botë, pos Indianëve (V.3 e tij)”,[4] e janë frigët.

Ky popull, i dyti në botë, si komb, përveç se “yllorëve”Thot-it, ishin ilirët, jo pellazgët, të cilët nuk kanë pasur asnjëherë ndonjë arësye për t`i cekur yllorët, ilirët, borealët dhe shqiptarët (që janë krijuar më vonë si të tillë, e nga shikimi del e vërteta e lashtë, se në vitin 1308, në provincën e Beratit, kjo ishte e vetmja rrugë për të mos ua lëshuar trojet tona pushtueve të të gjitha anëve, pas rënies së vitit 1204 të Konstandinopojës,[5] me shumicën ilire), dhe e kanë folur vetëm gjuhën shqipe, pra ishin të gjithë ilirë/yllorë.

Pse ta përmednin popullsia boreale, kur vetë ishin të tillë. Yllorët, kanë qenë sikurse ilirët, pra edhe ata ishin ILIR. Fjala Yllor, do të thotë se kanë ardhur në Tokë prej Yjeve, ndërsa ILIRË, do të thotë se JANË TË LIRË. Ilirishtja është shumë më e vjetër se sa mund të mendohet, e kjo është para 25.000-12.000 viteve p.e.s.,[6] kur shqipja jonë shkruhet.

Danait, i cili thuhet se ishte i Egjyptit, prandaj për këtë çështje e quajnë “Danai Egjyptiani”, po e themi një gjë konkretisht: ai ishte kundër adhurimit e besimit të Dodonës, kundër ideologjisë së Epirit, që vinte “nga Veriu i vendit”, i cili nuk është i njëjtë me besimin e feve, dhe ai po e sillte një fé tjetër, të lindur atje, jo adhurimit e besimit të Thot-it, i cili erdhi me 50 vajzat e tij, sepse nuk kishte trashëgimtar tjetër, krahas 50 djemëve të fenikasve të Kadmit, që ishte paralel me te dhe në të njëjten kohë, por edhe në lidhje familjare (djali i vëllaut!), që të dy të zi, si afrikanët e tjerë.

Po i rrekemi edhe njëherë Dr. Arif Matit, që figurojnë 3 data me Danaos, duke iu referuar datës së Ekzodit të Madh. Te autorët e vjetër logaritet arritja “e të huajve” (pra, e kanë ngjyrën tjetër e më të errët, që janë të edukuar “diku tjetër” dhe nuk i kanë as pikëpamjet e tyre të njëjta me Yllorët e Thotit e të Faraonëve, dhe as me Epirin e epirotët, të cilët i ndihmonin të gjithë, në trekëndëshin e Bermudës, në linjat Dodonë-Mali Ararat dhe Thebë), e që do të quhej gradualisht “Hellada/Greqia e vogël, e cila do të rritej pa të drejtë, deri sa u shpall si shtet (1821-1827). Ajo e mbanë emrin e Donaos-it, që prej vitit 857/831 p.e.s., e cila thuhet në bazë të logaritjeve të ekzodit, të futur në shkencë, më 1250 p.e.s. Herën e parë i ka 857 p.e.s. (1250-393=857).

Nëse e logarisim sikur Dr. Arif Mati, ekzodin e madh, 1200 p.e.s., këto na japin vitin 807 p.e.s. (1200-393=507 p.e.s.) Ndërsa e treta, 1170, i hiqet sikurse në pjesën e parë, 393 vite, dhe na jep 777 vite p.e.s. (1170-393=777 p.e.s.) Kështu është fillimi i shekullit të VIII p.e.s., kur ka ardhur Danai.[7]

Po e logarisim, prej kësaj kohe: viti 807 p.e.s. e deri më 2020 të e.s. janë 2827 vite gënjeshtra “grekë” apo “helade”! Siç na e pohon ne, në Grupin e Fondacionit Albania, zonja Preveza (Kelmendi) Abrashi, me 10 korrik 2010, në Washington, në Shoqërinë “National Geographic” u mbajtë një konferencë nga një grup historianësh, e cila na njoftoi se prej vitit 1971 dhe 1974 është lëshuar një ekip i disa dhjetra të ekspertëve të historianëve, antropologëve e klasicistëve, të cilët e kishin si detyrë të <krijonin kulturën “greke”>, në objekte dhe dokumente,[8] dhe këto janë gënjeshtra të mirëfillta!

Pra nuk del e saktë se ka ekzistuar “Greqia/Helada”, me emra të vjedhur nga Dodona e jonë; dhe nuk është e saktë të quhen fiset epirote të etnisë së hershme, kur pellazgët kanë qenë për adhurimin e besimin epirot.

E para, kur flitet për “pellazgët”, nuk duhet që të misemi nga “etnia”, sepse kështu i gënjejmë gjeneratat pas nesh dhe vetveten, së bashku. Ne, nuk ndalemi të mendojnë se çka është kombi, etnia dhe çka është feja.

Gjuha shqipe ka qenë e para gjuhë e folur dhe më vonë e shkruar, përmes hieroglifeve të Thot-it dhe është kështu e vetmja gjuhë simbolike.

Etnia është vazhdimësi e familjes prej të parit e deri më sot, ku “et” apo “at” është prejardhja prej gjyshërve të një gjaku, e kombi është pak më tepër se sa etnia. Kombi është bashkim i disa apo dhjetra etnive, të cilat e kanë një gjuhë, një gjak (pra ADN-në), një teritor dhe një flamur.

Dardha quhet dardhë, sepse krijohet prej drurit të dardhës, e nuk mund të krijohet prej mollës. Studiusit e kësaj çështje duhet t`i dijnë këto dhe të mos i dërgojnë në pikëpyetje edhe të tjerët. Epiri është SHQIPËTAR; fiset që e banojnë ate quhen fise Epirote; Epiri Jugor apo Çamëria është e jona.

Nuk guxojnë të përdorim një konstrukt të tillë në vend të “kombit”, kur dihet shkencërisht se çka është kombi. Dihet se të parët, pos Indianëve, kanë qenë yllorët, ilirët, në botë, dhe luftërat 3820 vite na rrudhën.

Epiri i lashtë dhe i shenjtë ka qenë njëri krah që e ka ruajtur mesin e kombit, në Shqipëri, krahas Dardanëve, më lartë, si dy krihet e shqiponjës, dhe janë fise, të kombit ilir. Ilirët nuk merret nga bijtë e as nga prejardhja, nga gjenealogjitë famijare, të dhëna në mitologji, që janë një çështje tjetër e jo kombi. Fiset epirote kanë përdorur “pellazët” nga historitë e kësaj krahine dhe shteti, si një argument logjik i identifikimit me etninë e tyre, për të qenë të veçuar nga të tjerët, apo të ardhurit “e huaj”.

Po edhe “të huajtë” janë njerëz të kësaj toke, por për tu dalluar prej tyre është më se logjike që ilirët e kanë përdorur konstruktin “pellazgë”. Më së pari janë distancuar me besim dhe e kanë ruajtur të vehten. Janë me qindra shqiptarë të cilët e përdorin këtë konstrukt, por nuk mendohen më thellë.

Të gjithë e kanë këtë vërejtje shoqërore! Por, po e marrim një shkencëtare shqiptare, e cila e ka shkruar një libër të veçantë dhe të cilën e kemi këtu, e ajo është Fatbardha Demi,[9] krahas Aristidh Kolës, që do ta përdorim sa i përket pikës së parë (a). Në pikën e dytë (b), autori ka të drejtë!

Dodonën, qendra e botërore e sellenizmit, prej sellëve, fis ilir, është qendër botërore e besimit, e adhurimit, jo të fesë së ngushtë, sikurse fetë pas saj, të cilat drejtohen nga veçantia dhe njëanshmëria e besimit të tyre.

Sipas një informate të shkurtë, të dërguar në adresën time nga Sevdije Sadiku, Vushtri/Kosovë, nga një matje e ADN-sit, të cilën e ka bërë vetë Konfederata Zvicrane (dhe këtë na e zë në gojë një shkencëtar, Prof. H. B., që është Akad. Prof. Dr. Hakif Bajrami, të cilin e kam poashtu mik), te këto popullata në rajonin e gjërë të shteteve të Gadishullit Illirik, më së pakut i ka Serbia, 28 % ilirë; ndërsa Greqia e sotme ka më të gjërin, me 73%, ilirë; e në mesin e tyre qëndrojnë edhe sot Mali i Zi, me 71 % ilirë; Bosna dhe Herzegovina, me 62 % ilirë; e Kroacia, me 43 % të genit ilir.

Po e marrim se kështu është. Dihet se pjesa më e madhe është Greqia me ilirë, dhe arvanitasit janë pjesa themelore e tyre, por me gjuhë e gjatë luftës na kanë tradhëtuar, e gjithmonë e kanë bërë ate që e kanë dashur të huajt!

Kombi nuk është pellazg, e besimi pellazgjik e bënë të veten. Kur e kam përdorur këtë konstrukt, nuk e kam menduar etninë për kombin, por për të thënë historikisht këtë konstrukt, qoftë edhe për “pellagoninë”, si një shtet të menduar për shtetet e Euro-Azisë, në një periudhë të caktuar. E kam tipizuar “pellazgët hyjnorë”, sepse të këtillë e kanë quajtur edhe rilindasit.[10]

Ajo është e korigjuar në dorëshkrimin tim dhe jo në faqen time, kur kam shkruar për “iliro-pellazgët”. Gjuha e “pellazgëve”, ka qenë gjuha shqipe, jo kombi. Ata kanë qenë yllor, ilirë, arbër, prej arb-alb, pra albanë.[11]

Nga gjiri i kombit iliro-pellazg (e tani më shumë e them kësisojit, ndërsa më pak “pellazgo-ilirë”, “pellazgët” e “gjuha pellazge”), ku ilirët janë shenjat e kombit dhe të paraqitjes së vërtetë të tyre, konstukti “pellazg” është i kombit ilir dhe ata janë pjesë e denjë e këtij kombi; raca më e madhe njerëzore, e cila identifikohet me “arianët”, si racë, ngjyra e Evropës, duke qenë edhe një fis i ilirëve, i cili e ka ruajtur këtë racë më tepër se sa të tjerët.

Kujtim Mateli nuk di mirë të ndajë fiset e një kombi nga fetë, të cilat janë besime. Nga autorët shkencoro-publicistikë, nga autorët më të njohur të shkencave botërore, e nga pak nga punimet e mia, këto gjëra shpesh herë na ngatërrohen. Në këtë rast, po e marrin intervistën dhe librin “Albanologjia dhe çështja e kufinjve historik”, të cilin e kam lexuar në pjesët që më duhen, dhe na ipet një arësye më tepër për mendimet e mia. Më vie shumë keq që e vë në spikamë Kujtim Matelin, për të mos i marrur të tjerët, sepse të gjithë i nderoj, e këtë burrë të zgjedhur e kam mik.

E thotë në fillim të intervistës së tij, se pjesa e parë e librit ka të bëjë me përcaktimin e kufijve historikë të trojeve shqiptare. Në këtë pikë, Kujtim Mateli bënë shumë mirë. Në radhë të parë, dihet se kur u caktuan kufijtë e shteteve dhe u krijuan shtetet e pavarura, i sakatuan trojet tona dhe pjesën dërmuese të tyre i lanë jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë.

Epiri Jugor, gjysma e Epirit, edhe pse ishte ilir dhe quhej iliri, si pjesë e veçantë e tij, si pjesa më e respektuar të të gjitha trojeve tona, mbeti nën helenizimin e egër e shovinist deri në ditët tona, duke u bërë pré e gjenocidit të shtuquajturit “grek”, sepse jo vetëm fliste shqip, por quhej ÇAMËRIA.

Në qoftë se e shohim veprën e Kujtim Matelit, vihet re domosdoshmëria e përcaktimit të kufivje historikë shqiptarë, në bazë të anës së antikitetit dhe të kohës sonë, që kjo tokë, Çamëria, apo Epiri Jugor, duhet të na lirohet nga kthetrat e zhdukjes së tyre nga ana e grekërve. Tjetërsimin tonë të mëtutjeshën na e bëjnë fqinjët tonë, siç janë serbët, në veri dhe grekët, në jug,[12] por edhe italianët, përtej detit, të cilët vazhdojnë të gënjejnë sikur dy të parët, dhe nuk janë pranë tokave tona, e serbo-grekët nuk pushojnë duke i gënjyer lakejtë brenda kombit shqiptar; të serbizojnë Shqipërinë Veri-Lindore e greqizojnë Shqipërinë Jugore nga ana e grekëve, ndërsa sllavo-bullgarët na e bullgarizojnë Shqipërinë Lindore. Këto territore na mbulohen me gjuhët sllavo-serbo-greke, e shqiptaret flejnë në gjumë, derisa t`i mblulojnë edhe ata shpopullimi. Kujtim Mateli na e përmend Strabonin, i cili i ndanë fiset epirote nga ato helene, ku Akanania i përket Hellades e fiset epirote nuk i përkasin trojeve hellene. Kujtim Mateli thotë se “epirotasit janë pellazgë”.[13]

Për medimin tim, nuk guxon që të ndahet çështja e jonë nga një konstrukt i tillë, sepse ilirët/yllorët e Thot-it kanë qenë të parët “pjellë-bardhë” e të ardhur “prej larg”, prej Atlantës, e në Atlantë prej Yjeve, 40.000 vjet p.e.s. Xhuzepe Katapano e thotë më së pari për ilirët e Thot-it, me ngjyrë të bardhë, borealë, prej majave të maleve të larta, me dëborë, si Tomorri.

“Pellazgjia” është konstrukt ilir, e përdorur në trojet autoktone shqiptare të fiseve të Epirit, për ta ndarë prej të huajve, ku na përfshinë sot dinakëria e grekëve, sikurse te yllorët e Thot-it prej popullsive të tjera, të mos e dallojmë se jeni ilirë, yllorë, prej parahistorisë dhe nuk e kemi mësuar gjuhën “greke”.

Këto i kam paraqitur edhe nëpër shkrimet e mia. Shikoni po deshët, vetëm mos harroni se në dorëshkrim janë korrigjuar nga pak. [14]

Kujtim Mateli e merr Strabonin, i cili thotë:

“Në jug të Danubit janë vendosur Ilirët dhe Thrakët dhe të përzier me ta janë dhe disa fise kelte, deri në kufijtë Greqisë…”.[15]

Fiset kelte, thrake, etj. kanë qenë të njëtit komb. Ato kanë shkuar deri në kufijtë e “Greqisë”. Pjesa e dytë, e cila lidhet me të parën, thotë:

“…fillimi i Helladës është Akarnania nga ana e perëndimit, sepse kjo takon e para fiset epirote”,[16] pra fiset ilire epirote, jo pellazge.

Kështu thuhet e vërteta. Këto janë fise, e nuk janë kombe. Ato janë pjesë e kombit ilir, që e flasin të njëjtën gjuhë si ne dhe nuk bëjnë pjesë në Greqi. Dhe këto fise epirote nuk janë të kombit “pellazg”, edhe pse e përdorin këtë konstrukt gojor apo shkrimor në Epiot dhe nëpër Greqi, para se të bëhet e të thiret “Hellada/Greqia”, e nuk e kanë prejardhjen prej “pellazgëve”, por prej ILIRËVE, prandaj nuk e kanë mësuar as gjuhën e konvertuar përmes shkrimit fenikas[17], apo “gjuhën teknike greke”. Për këtë shkak, ata të cilët e kanë tradhëtuar gjuhën e tyre të prejardhjes me këtë gjuhë, pra akejt dhe të konvertuarit arvanitas, i kanë quajtur prej superstrukturës “barbarë” në të kaluarën, deri më tani, duke i luftuar, edhe nëpër gjenocide të hapura, sipas hellenizmit shovinist. E paepur qëndroi Çamëria, nëpër mileniume!

“Në të  gjitha qytetet e Epirit dhe të Ilirisë nderohej kryeperëndia DI (nga perëndia Thot-i, për DIJE, DIELLI dhe DRITA në këtë botë!), trajta e shquar Dia. Edhe sot e kësaj dite fjala perëndi-perëndia e ruan emrin e kryeperëndisë sonë të vjetër, për të mos përmendur faktin që emri i perëndisë Di ka dalë nga fjala e përgjithshme e gjuhës shqipe: di. Në Epir dhe Iliri nderohej Dia dhe Diona. Në Greqi nderohej Zeusi dhe Hera. Tek romakët Jupiteri dhe Junona. Tre popuj të ndryshëm që nderonin tre kryeperëndi të ndryshme. Nuk ka provë më të sigurt se Epiri dhe Iliria i përkasin së njëjtës etnie që është e ndryshme nga ajo helene.”[18]

Edhe ZE+U-si, Hera, Dhemetra, e perënditë e tjera, që sot janë futur me dhunë edhe në “shkencë”, me “PANTHEONIN GREK”, e nuk janë aspak “greke”; na shpjegohen prej shqipes, (për këta emra, sikurse për Dodonën, veprat e Kujtim Matelit e zënë vendin e parë, e do t`i nxjerri edhe ato!); nuk ua lëshojmë këtë mundësi të thirret e të luajë “greku” si të dojë në këta emra të perëndive, të vjedhur e të grabitur prej nesh.

Po pysim: a guxojnë të vjedhin, të grabitin, edhe emrat e Zotrave? Ju i shikoni edhe njëherë pllakatat e zmeraldit të Thot-it!

Në vijim, i keni pjesët e tjera…

[1] Shikoni intervistën e dhënë në shypin tonë, te “Fjala”, në http://fjala.al/2020/06/25/kujtim-mateli-lashtesia-ku-ndaheshin-kufijte-mes-shqiptareve-dhe-grekeve/ .

[2] Shikoni përmbledhjen e studimeve, esevë dhe artikujve të tjerë, me titullin e përbashkët, Kujtim Mateli, “Albanologjia dhe çështja e kufijve historik”, Botimet Turdiu, Tiranë 2019.

[3] Shikoni po deshët te Arif Mati, në veprën e tij, “”Mikenët-Pellazgët, grekët ose zgjidhja e një enigme”, Plejad, Tiranë 2008, faqe 475, poshtë faqes së caktuar, apo te Aristidh Kola, „Gjuha e perëndive“, Plejad, Tiranë 2003, faqe 220, në fusnotë.

[4] Po aty, Arif Mati, vepra e cituar, faqe 406.

[5] Shikoni po deshët veprën e Muharrem Abazajt, „Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip”, Rofon, Tiranë 2013, faqet 358-359, apo artikujt e mi, në faqen time provizore, apo të simolikës e të gjuhës së Thot-it.

[6] Shikoni veprën e Xhuzepe Katapanos, “Thot-i fliste shqip”, Botimet Enciklopedike, Tiranë 2007, faqe 40.

[7] Shiko Dr. Arif Mati, libri i cekur, faqe 416.

[8] Shikoni në http://www.theonion.com/historians-admit-to-inventing-ancient-greeks-1819571808 në gjuhën angleze, por për të pasur njëfarë njoftimi, shikoni edhe te Grupi i Fondaconit Albania, nga Preveza Abrashi, e datës 28.06.2020.

[9] Shikoni veprën e Fatbardha N. Demit, „Sellenizmi- besimi që sundon Botën”, Botimet DUDAJ, Tiranë 2016.

[10] Ju mund të shikoni faqen provizore dhe shkrimet e vendosura njëherë aty, e ndonjëra është korigjuar në letër, por jo e redaktuar në faqen time, dhe shikoni të gjitha artikujt e provës studimore http://www.brahimavdyli.ch .

[11] Vetën për të marrë një shembull, shumë të mirë dhe për “të huajt”, po ua risjelli faqen e gazetes elektronike, Ikvi.at, në http://www.ikvi.at/?p=17567 . Shfletone dhe mund të gjëni diçka…

[12] Kujtim Mateli, “Albanologjia dhe çështja e kufijve historik”, Botimet Turdiu, Tiranë 2019, faqe 17.

[13] Shikoni ne vazhdim te pyetja e tretë, intervistën e dhënë nën fusnotën e parë, te gazeta “Fjala”.

[14] Dy po ua jap në dispozicion: http://www.brahimavdyli.ch/shpalime-për-evropën-3/, dhe http://www.brahimavdyli.ch/shpalime-për-evropën-2/ , edhe këto pak të korigjuara në dorëshkrim.

[15] Shikone veprën e përmendur më lartë, e njëjta faqe, dhe Straboni, “The geografia”, Book VII, 1.1.

[16] E njëjata veprër e përmendur nga ana e jonë, faqe 20, apo Straboni, e njëta vepër, Libri (Book) VIII, 1 (1,3).

[17] Shikone skicën për gjuhët në krahasim, në pjesën paraprake, dhe e fundit është “gjuha fenikase”.

[18] Shikoni veprën Kujtim Matelit, në krye të faqes 21.

 

Nga: Brahim Ibish AVDYLI

 

Interesimi i institucioneve shkencore franceze për Dodonën pellazge në harkun kohor të një shekulli e gjysmë dhe kontributi i kërkuesit shkencor Gilles De Rapper / Nga: Kujtim Mateli

Interesimi i institucioneve shkencore franceze për Dodonën pellazge në harkun kohor të një shekulli e gjysmë dhe kontributi i kërkuesit shkencor Gilles De Rapper Autori i parë francez më i rëndësishëm që e kërkoi Dodonën në të gjithë territorin e … Continue reading

SIMBOLIKA E SHKRIMEVE TË THOTIT DHE KRIJIMI I FEVE TË TJERA (V) / Nga: Brahim Ibish AVDYLI

SIMBOLIKA E SHKRIMEVE TË THOTIT DHE KRIJIMI I FEVE TË TJERA (V)

Çdo gjë që e fillon me padrejtësi dhe me të keq, aq më pak kur dëshiron që të marrësh një territor të huaj e të zhdukësh paraardhësit e tij, edhe gjurmët e ekzistencës së tyre, kjo gjë nuk është aspak e arësyeshme, nëse është e plaçkitur apo e vjedhur, gjoja “me fakte”, pa autorizim të mirëfilltë, e nuk ke aspak të drejtë. Heret apo vonë do të përfundojë në atë mënyrë siç e ke filluar. Fillimi vie deri te përfundimi, e fundi i ka dëshmitë e veta.

Të pengosh e të revanshohesh, apo t`i sulmosh pa kurrfarë logjike dhe arësyje, popujt e urtë për rreth teje, me gënjeshtrat e kulluara, këto gjëra ka mundësi vetëm një i lindur nga djalli t`i ravijëzojë, edhe në qoftë se janë doktrina të djallëzuara për fé. Adhurimi apo besimi për të gjithë njerëzit e botës është i lirë, të cilët Thot-i i thërriste nga shpirti i bardhë e i shenjtë i tij “vëllezër”, por feja nuk mund tu imponohet me dhunë e dredhi.

Këto gjëra të tjera, parasegjithash dogmat e feve, janë vetë djallëzimi i djajve të errësirës, janë dije të mbjellura keqas, kundër Zotit të Madh apo ZOTIT NJË, e iliro-pellazgët e kanë quajtur ZEU-s, plot Dritë, dhe janë sa herë që e kërkon njeriu vetëtimën e reve, me dorën e Zotit, të ardhur prej qiellit, mund t`i godasë! Le ta dinë se mund të gjëjnë lakenj në mesin tonë, që secili popull e komb i ka përherë, e ata janë të shlyer nga të gjitha normat morale, që shikojnë çka mund të lëpijnë te këmbët e të tjerëve, dhe këta janë regrutët në favor të armiqve tanë kombëtar, që i shesin pa turp tokat tona, në të gjitha anët. Të mos harrojnë se do të kalojnë edhe ata vetë nga bota e përkohshme bashkë me tipat e tyre, të cilët sot i kanë zënë pozitat kyqe, por vdekjes nuk do t`i shpëtojnë e as dënimit të Zotit NJË!

Lufta më e madhe, më e çuditshme e më e rrezikshme vie dhe ka qenë lufta biologjike, sikur bombat biologjike të Sadam Hysenit kundër kurdëve, apo lufta biologjike e këtij viti, e quajtur “Virusi i Koronës”, e cila i mbylli të gjithë në shtëpitë e veta, me rregulla të posaçme higjienike.

Shtetet i mbyllën kufinjtë; tubimet e qytetarëve mbi tre apo katër veta na u ndaluan; distanca dy metërshe nga të gjithë, rreth e rrotull, u aprovua në fare pak dyqane të hapura për gjëra jetësore; restorantet, firmat, shkollat e shëtitjet pushuan, me detyrim të vendit, etj. Ku mund t`i mbanim të gjithë këto rregulla, deri sa nuk kishte një vaksinë të mirë për të gjithë.

Kjo ishte koha më e favorshme e lakenjëve tanë, të cilën e gjetën si më të përshtashme për lojërat e armiqve të urryer, me trojet tona, në favorin e tyre. Turp u qoftë këtyre horrave, të cilët morën pjesë në këtë lojë të turpshme me tokën tonë, e lënë amanet nga ati i ynë. Asnjëherë nuk e kemi ngritur dorën mbi askend, asnjëherë nuk i sulmuam të tjerët në punën e tokën e tyre; nuk e duam pasurinë e mallin e huaj, por e bëjmë vet, sepse punojmë, edhe tokën, pra arën, dhe ishim e jemi ar-bër, të cilat i kemi amanet prej atit të shenjtë, që prej Thot-it e këtej.

Ishim shpirti i madh i botës së gjallë, ndërsa të tjerët na luftonin. Nga një arësye e gjënin. Jemi tkurrur në majet e maleve tona, nga të gjitha anët. A e kuptoni ju, të gjithë! Dhuna, patrejtësia, vrasjet e shumta e të pandalura nga të gjithë sa kishim këtë fatkeqësi që të na suleshin, të na sulmonin, dhe na detyruan të tkurremi e tërhiqeshim në këto male me gurë, pa asgjë, sepse nuk dëshironim një luftë me dikend. Dija nuk do luftë! E djalli ka fuqi, nuk ka arësye, merr turr, pra “do luftë”! Dija është fjalë e urtë, sheh pak DRITË!

“Lufta u sjellë të gjithëve brengë!” [1] – thotë personazhi i filmit artistik, të shkruar nga autori i filmit, “Mbretëria Yan”, i luajtur këtu nga Seven Sword. Pikërisht kjo konkluzë, mijëra vite ndër luftëra, edhe e çunit rus, i cili i përshkruan luftërat e fisit “Martinas”, ta mbushin mendjen.

Ne kemi ikur nga luftërat, me mija dhe qindra vite, por të paskrupultit na e merrnin fatin në dorë dhe luanin siç dëshironin me ne. Iliro-shqiptarët nuk e kanë pasur luftën me grabitje, si formë të jetesës së tyre, por punën e mirëfilltë, që të punojnë “tokën e babagjyshit” dhe të jetojne të lirë!

“Helenët e mësuan nga pellazgët artin e punimit të bronzit, të ndërtimit të qyteteve dhe fortifikimeve”.[2] – thotë Herodoti.

Iliro-pellazgët ishin të parët që futen në Evropë një alfabet. Në fillim quhej alfabeti pellazg dhe prej këtij doli dhe u hartua edhe alfabeti helen.

Pellazgët ishin ilir dhe jo helenë. Plini (Plaku) siguron se pellazgët e dërguan në Lacium alfabetin e tyre.[3]

“…arbërorët (arvanitasit) e lagjeve të Athinës, edhe pas dhjetra brezash, s`janë greqizuar as deri më sot…”[4] – thotë i njëjti autor, Dhimitër Pilika.

Ne duhet të bëjmë çmos dhe të ruajmë kudo arvanitasit, edhe pse pjesa dërmuese e tyre, mbi 150-200 vite, nuk e flasin më në familjet e tyre gjuhën shqipe, por e kishin ruajtur dialektin origjinal të arvanitasve, të cilës ata i thonë “gjuha arvanitase”, e cila nuk është e vërtetë, sepse ajo është dialekt e jo “gjuhë”. Disa kanë dalur tërësisht nga lëkura kombëtare arbër e na e quajnë me “krenari” gjuhë tjetër, pra “gjuhë helene”, sepse e ka një alfabet të veçantë, formën e shkrimit, jo krejtësisht gjuhën.[5]

Edhe sot mund t`i kthehen prapë gjuhës shqipe arvanitasit, në të tërë të ashtuquajturën “Greqi”, e nuk janë minoritet, por shumicë. Jo rastësisht po dalim prej çështjes sonë, e po e shfletojmë prapavijën e tyre. Një pakicë „e huaj“, që quhej akej, kanë ardhur gradualisht në Greqinë e sotme, e lidhur ngushtë për fenë, si bosht kryesor i fesë së tyre, e aspak për “komb”.

Na shtrohet pyetja: si mundet ta sjellë për maje të gishtit dhe të luaj prej periudhës së mbiquajtur “epokave të errëta“, 1200-800 p.e.s.[6] e deri më sot, shumicën arvanitase; ta mbajë të lidhur pas sulmeve të një pas njëshmëve ndaj popullatës iliro-pellazge, e të mos arrijë asnjëherë të zgjohet nga gjumi i rrejshëm shekullor i „grekëve“, të cilët na quheshin “helenë”, e në të vërtetë na qenë një grusht akej? Pra, feja e krishterë dhe ortodokse është ajo që i ka paraprirë në luftëra të mëtutjeshme, e jo çështja kombëtare!

Athua, a e kuptojnë arvanitasit, se janë arbër, se e flisnin gjuhën shqipe, e të cilën e kanë tradhëtuar, me të ashtuquajturën „gjuhë greko-helene”, e që ishte gjuha e popullit ilir, e të folur nga baballarët e tyre, jo nga gjyshërit, por që u shkrua me një alfabet tjetër?! Kjo është çudi! Është e pamundur të quhet “greke” e tërë parahistoria, thua se nuk e njeh askush historinë ?!

Në radhë të parë, na u dashka të zhduket Epiri, edhe pse ka qenë përherë vatra e madhe e gjuhëve të botës, dhe të bëjnë për vete edhe lakejtë e tyre nëpër Shqipëri, të cilët, sillen si të marrë. Zoti i Madh nuk është “grek”, edhe pse aty ka një fé, por është Zoti NJË, pas nëntë cikleve, të cilat e kanë nga një Zot të Ciklave, i treti cikël është cikli polar, ndërsa ndërgjegja kozmike ëshë Zotëria i të Nëntës, i cili di gjithçka; ndërgjegjen e vet e ka gjithmonë; te i cili vdekja nuk njihet; është infinit në planin e tij, por është DRITË E MADHE, është ZOTI NJË, e nuk paraqitet si “qenie materiale”.

Poqese ju doni të dini më shumë, shikoni të gjitha plakat e zmeraldit, të përkthyera në shqip nga italishtja, prej Skender Hushit. Ai ishte Zoti i çdo faraoni në Egjypt, i çdo gjëje në GJITHËSI, që quhej ATUM.[7]

Emri i Egjyptit, në gegërishte, kuptohet menjëherë se kështu është thirrur prej popullit shqipfolës të Evropës. Do të thotë se ai është quajtur kështu nga Yllirët, me Yll në ballë, që lidhet me gjëndren pineale të trurit dhe direkt me Yllin e shumëfisht dhe të quajtur SIRI. Emri “Egjypt” është i gjiut tonë, d.m.th. i Atlantës, [8]jo i Khemit, prej “gji”, e i cili sot shkryhet me “i”, në vend të “y”-së. Përpara i kanë shkruar emrat me “y”, në pjesët vendimtare. Do të keni rastin që të shikoni në disa shpjegime të tjera, të yllirishtes (ilirishtes), cilat e kanë një vend të veçantë në studimet e mia dhe do të ipen më vonë…

Kush mendon se mund “ta vjedh” këtë botë me “mençuri”, ai do gënjehet, i merr mbi qafë të tij njerëzit që i grumbullon dhe ua imponon religjionet.

Të gjitha mësimet e feve të tjera janë mësime prej njerëzve që kanë pasur njohuri, por gjëndren pineale nuk kam mundur që ta zgjojnë. Ata dallojnë si njerëz, ndonëse kanë mësuar prej “Mësuesit të Madh”Thotit, e thonë se këto gjëra “ua kanë dërguar engjujt”, madje në shpella, p.sh. Muhameditshpellën e malit HIRA. Për mendimin tim, në shpellë futen ata të cilët nuk janë të kënaqur me jetën që e bëjnë; në shpellë futen ata të cilët ikin prej të tjerëve dhe për të mos e nuhatur vijën e keqe e të shtrembët jetësore, diçka të pamoralshme që e kanë bërë; në shpellë futen edhe njerëz që i kanë borgje të palara shoqërisë, shtetit e perandorëve, që këto borgje të shumta lahen me vdekje ose me burg; në shpellë futen edhe vrasësit e hajdutët, të cilët nuk mund të shkojnë nga kjo jetë pa u hakmarrë, ndaj njerëzve dhe shoqërisë. Por, më mirë po i kthehemi çështjes sonë dhe besimeve.

Besimet kanë filluar prej Thot-it dhe më e para është prej Musait, Moses, Moisut, thuhet 1600 p.e.s. Sipas Biblës, emri Moisi (hebrisht Môsceh) do të thotë “i nxjerrë jashtë”. Dy shkonjat e rrënjës së kësaj fjale, “m” dhe “s”, janë shqip, prej Egjyptit, nga hieroglifet e Thot-it, që do të thotë “fëmijë”. Edhe më fuqishëm do të na e shpjegonte këtë term historiani i besimeve, filozofi dhe mitologu, Mircea Eliade, i cili e merr vetë se është “term egjyptian”, me kuptimin e fjalës: “i lindur, fëmijë”, në veprën e Fatbardha N. Demit.[9]

Të gjithë sa merren me këtë çështje të studimit fetar të Musait, Moses apo Moisiut, mbesin pa e shpjeguar origjinën e tij etnike. Nuk e tregon asnjë njeri prej izraelitëve dhe ortodoksëve të botës, se prej kah e kanë prejardhjen të parët e tyre, ndërsa fenë ortodokse e shpiejnë deri “në fillim”. Do të duhej të niseshin prej faraonëve dhe të mos gënjenin.

Datat nuk përputhen. Në të gjitha librat e tyre, ka shkelje për vitet. Kjo gjë vjen edhe nga origjina. E nxjerrin “shtegëtimin e popullit izraelit” nga vendi Ur. Atëherë, nuk ka qenë i themeluar “shteti Izrael”, as fisi hebrej, por disa fise nomade e të bashkuara. Ju shikone hartën e këtushme.[10]

I pari ka qenë Mose, Moisiu, Musa, e nuk “mbahet” pjesëtar i Yllorëve, por është i Arkadisë. Arkadia është gjeneza e Pellazgjisë. Historia na thotë se Moisiu nuk e kishte asnjë njeri i cili do t`i ndihmonte në mbajtjen e rregullit e të drejtësisë, madje as sistemin e mësimit të popullatës.

Sipas mësimeve fetare të Torah-ut (edhe unë, si nxënës, në KSA e Kosovës e kam lexuar në gjuhën artificiale serbo-kroate, për të cilën do të shpjegoj më vonë, sepse nuk ka komb “serb”, por është një konglomerat fetar) fjala “moisi” do të thotë “mësuesi ynë”; atje thuhet “na mëso… e na shpjego Torah-un”.

Emri “Musa” do të thotë “mësues”.[11] E mësuesi nuk guxon të gënjëjë!

Muse, shqip, mësoj dhe musoj, do të thotë: unë mësoj, unë jap mësim. Musoi është ai që jep mësim, i cili na frymëzon dijen, që lindi shkencën”.[12]

Sipas studiusit Dr. Arif Mati, në këtë vepër thuhet:

“Hebrenjtë i kanë huazuar nga egjiptianët bazat e tyre fetare, ligjet, rregullat e higjienës dhe supersticionit të tyre”.[13]

Tradita hebreje, duke shpjeguar për prindërit e Musait të tyre apo Naos e Nuhiun, sot në shqip; nuk e thonë aspak të vërteten e origjinës së tyre.

Nga librat e historisë, po e marrim një prej librave tanë më të bukur, për iliro-pellazgët dhe shqiptarët, Dr. Eqrem M. Zenelajt, i cili na shpjegon me fakte të pamohueshme, se vendi i parë i pellazgëve është quajtur Pellazgjia, e cila më vonë e mori emrin Arkadia. Fjala “arkadi” është një fjalë pellazgo-ilire-shqipe. Ajo përbëhet prej dy fjalëve të shqipes: “arkë” dhe “dije”. E kjo do të thotë në radhë të parë se është arka e dijes, e thesarit njerëzor, vendi ku ruhet përvoja e lashtë dhe dija e popullit.[14]

Shqiptarët me fjalën “arkë” e shprehin një sënduk të punuar nga druri, me kapak për ta mbyllur, në të cilën i ruajmë gjërat më të vlershme të shtëpisë apo të njeriut, pra thesarin shtëpiak. Edhe sot, i përcjellim vajzat tona në shtëpinë e burrit, sepse ato e kanë për detyrë të punojnë me dorë e të ruajnë në arkën e tyre, çka i duhet për të krijuar familjes e re. Ndër të tjera, e ruajnë pajën në arkë. Arka e barka kanë qenë dy fjalë të përafërta me njëra tjetrën, si dy sinonime të shqipes, ndër të cilat barka ndërtohej me të njëjtin material, por ishte mjet lundrues dhe e kishte formën e barkut apo të gjysmëbarkut, që quhej BARKA. [15]

Në dokumentet e vjetra, shpëtimi i Noes, Nuhës, Noa, nga përmbytja, që përshkruhet “e madhe”, shënohet në origjinal e shqip: “Arca Noë”.

Tregimet dhe legjendat fillojnë me barkën e Nout (Ndout, Noes), të cilën grekët e shtrembërojnë me Inahusin, me të cilin ishte Musa/Moisiu.[16]

Nga mitologjia, gjatë udhëheqjes së popullatës së marrur prej Egjyptit për në “tokën e premtuar”, e kjo gjë do të diskutohet më vonë, Moisiu është me një përzierje fisesh, e njërin fis, fisit që i përkiste ai, ishin levitët, që nuk kishin përfituar si fiset hebrej toka të reja, por kishin të drejtë të jenë priftërij dhe i shërbenin një kulti, Zotit NJË, ndërsa popullata ishte e dalur prej dore, besonte në gjithçka, madje edhe derrit i ngriste një “kult”.

Sipas traditës hebreje, na ipet diçka tjetër: mbreti kishte dhënë urdhër të gjithë ushtarëve që të vrisnin të gjithë të sapolindurve të fisit nomad. Sipas Arif Matit, pasi e mbështollën mirë të sapolindurin, në djep të shelgjishtes, e leshuan në lumin Nil, duke e ndjekur me sy. E bija e Faraonit, “e mori me vete dhe e adoptoi. Sipas Arif Matit, atij ia dha emrin “moshe”, që do të thoshte: “i shpëtuar nga uji”. Duke i analizuar hieroglifet, na zbullojnë se ky ishte bir i vërtetë i motrës së RAMSESIT II, princeshë, e familjes së denjë të faraonëve, yllorëve, pas Thot-it. Emri i tij egjyptian ka qenë “Osarsef”.[17]

Në të vërtetë, emri “Moisi” ka të bëjë jo me dy germa të rrënjës së fjalës, të larguara, por me shkurtesë të fjalës shqipe dhe të gegërishtes: “mes”.

Edhe sot gegët i thonë djaloshit “mes”, “mec”, shpegon Arif Mati. Hebrejtë nuk i kanë shpjeguar mirë hieroglifet fonetike dhe e kanë shndërruar në “moshe” (môsceh), d.m.th.: “fëmijë, djalosh”.[18]

Këto janë manipulime të feve, të rrëfimeve për të ashtuquajturit “profetë”, në radhë të parë të Moisiut, Jezu Krishtit dhe Muhametit, siç e quan vetë tërë Kapitullin e XI, “Manipulimet e historisë”, Arif Mati.[19]

Por, po i përmendim se cilët janë “profetët” e feve të krijuara, njëra pas tjetrës: i pari, konsiderohet Moisiu, 1600 vite p.e.s.; i dyti, Krishna, 1500 vite p.e.s., duke iu faleminderuar ekspeditës së arianëve, 2000 vite p.e.s.; i treti është Zaratrusta, 1000 vite p.e.s.; pastaj vie Buda, 500 vite p.e.s.; dhe i pesti është Jesu Krishti, lindja e Krishtit, i cili numërohet prej vitit 0.000; dhe i gjashti apo i fundit për ne, në këtë persiatje studimi, sepse ka edhe të tjerë, është Muhameti, 570 vjet pas Krishtit.

Të tjerët, nuk po i përmendim…

[1] Po e patët këtë film, „Der Königreich Yan“, shikone, dhe do të ndëgjoni thënien e një artisti të njohur Seen Sword, të thënë mbretëreshës Donni Yen, nga e tërë mbretëria e tij e shkatërruar.

[2] Shikoni po deshët veprën e e Dhimitri Pilikës, “Pellazgët, origjina jonë e mohuar”, Botimet Enciklopedike”, Tiranë 2005, faqe 340.

[3] Shikoni po deshët veprën e Dhimitri Pilikës, të përmendur më lartë, faqet 420 poshtë dhe 421 lartë.

[4] Po aty, faqe 423.

[5] Shikoni po deshët poemikën time me ish-Kryeminstrin dhe ish-Ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë, Teodor Pangallos, „Si mund të quheshin arvanitasit kushërinj të shqiptarëve, përderisa gjyshi Pongallos i shkruante letëra mbretit të Shqipërisë shqip, me shkronja arvanitase greke…”, e vendosur me pak gabime ortografike, në faqen time provizore, https://www.brahimavdyli.ch/polemikë-me-pangallosin/.

[6] Shikoni edhe njëherë Arif Matin, te „Mikenët“, në veprën “Mikenët-Pellazgët, grekët ose zgjidhja e një enigme”, Plejad, Tiranë 2008, faqe 451

[7] Po deshët që të nxjerrni një konkluzë të tillë shikone librin e Skënder Hushit, „Thoti i pavdekshëm na zbulon Atlantidën“, EMAL, Tiranë 2009, e për ATUMIN, shikoni në fund të faqes 151.

[8] Shikoni edhe njëherë veprën e Skënder Hushit, për këtë shpjegim të saktë, e jo të gjitha shpjegimet, faqe 178.

[9] Fatbardha N. Demi, „Sellenizmi- besimi që sundon Botën”, Botimet DUDAJ, Tiranë 2016, faqe 137.

[10] Ju, shikone këtu hartën e marrur nga libri „Judentum-geschichte und gegenwart“, das Beste aus Reader Digest, Köln 2004, nga faqja 11.

[11] Shikoni veprën e Fatbardha N. Demit, faqe 137, më fund të faqes.

[12] Janë fjalët e Pashko Vasës, „E vërteta nbi Shqipërinë dhe Shqiptarët“, LMG Argenta, Tiranë 2010, e cituar kështu siç e morëm edhe ne (ndonëse e kemi lexuar Pashko Vasën), nga vepra e Fatbardha Demit, faqe 138.

[13] Dr. Arif Mati, prej veprës së tij, “Mikenët-Pellazgët, grekët ose zgjidhja e një enigme”, Plejad, Tiranë 2008, në fund të faqes 535, apo vepra e Fatbardha Demit, faqe 142.

[14] Dr. Eqrem M. Zenelaj, “Pellazgët-Ilirët-Shqiptarët/Historiografia e lashtësisë dhe vazhdimësisë së një populli pro sellenë (Burime arkivore të vendeve të huaja)”, Botimet Artini, Prishtinë 2017, faqe 227.

[15] Dr. Eqrem M. Zenelaj, vepra e cituar, faqe 228.

[16] Vepra e cituar, faqe 229.

[17] Vepra e përmendur më përpara e Arif Matit, faqe 535.

[18] Po aty, e njëjta vepër.

[19] Shikoni ju në këtë vepër, prej faqes 532 e deri në faqen 550.

 

Nga: Brahim Ibish AVDYLI

GJUHA SIMBOLIKE SHQIPE DHE GJUHËT E TJERA KONVERTUALE / Nga: Brahim Ibish AVDYLI

GJUHA SIMBOLIKE SHQIPE DHE GJUHËT E TJERA KONVERTUALE

(I)

“Historia e vërtetë e njerëzimit do të shkruhet vetëm atëherë kur do të marrin pjesë në shkrim shqiptarët” –  Maximilian Lambertz

Sa për të njoftuar publikun tonë lexues, po ua tregojmë peripecitë tona me gjuhën e parë e të folur të njerëzimit, gjuhën e vjetër, që është gjuha shqipe.

Disa thonë se ajo është shkruar nga Kongresi i Manastirit, më 1930, e disa thonë se ajo ka qenë e shkruar edhe më përpara, p.sh. nga Sumerishtja. Një analist të përkryer të saj e kemi në Shqipëri, e ai është miku im, Anastas Shuke. Disa të tjerë thonë se fillon të shkruhet nga Sankskritishtja. Ate e ka studiuar Gjegj Zheji. Ndër pasuesit e tij, po e theksoj Agron Dalipajn

Është e vështirë që të lexohen mirë vizatimet e para, grafikat apo shenjat Thotit, pra gjërat e vjetra mija vjeçare. Qindra herë kthehemi në filllim.

Mija vjet më parë, kur ka filluar të flasë njeriu, e cila mund të quhet nga disa personalitete, e njërin nga këto personalitete po e parafrazojnë me fjalët e mira e qëllime të vërteta, ka qenë një gjuhë imituese e zhurmave natyrore, të cilën Fredi Balaj e quan si gjuhë onometopeike, të kuluar e gurgulluese, praktike dhe njërrokshe, sugjestionuese dhe dehëse,[1] si një oqean nga i cili formohen gradualisht provat e para të folura të njerëzimit. Në këtë kohë fillon gjuha e parë e njerëzimit, por gjuhëtarët e botës nuk kanë mendime të përbashkëta. Një pjesë e tyre janë rob të shkrimeve të vjetra, të nxjerra në opinion. Në radhë të parë, janë gjuhët artificiale. Ato kanë lindur shumë më vonë në histori dhe e kanë pasur qëllimin shkatërrues për gjuhët paraprake.

Mjerisht, pjesa dërmuese e shkencëtarëve bien pré e literaturës së lexuar greko-italiane. Ka gjuhëtar më të mirë e që janë shqiptar, si Spiro Kondo, Niko Stylo, Arif Mati, Eqrem M. Zenelaj, Mëhill Elezi, Dhimitër Pilika, Muharrem Abazaj, Anastas Shuke, etj. Anastas Shuke, e deshifron gjuhën sumerike, 5300-5200 vite p.e.s., ndërsa, për veten time, po e them se jam zhytur në alfabetin e parë të gjuhës shqipe, alfabetin diellor, që është 2000-3000 vite para gjuhës sumerike. Me këte, bëjnë 7300-7200 vite p.e.s.

Kodi i zbërthimit të këtij misteri të mbarë njerëzimit, zë fill me Fjalën. Zotri Kastriot Melushi, na e thotë:

Çdo fillim ka të bëjë vetë fjalën. Në Bibël shkruhet se <fjala ishte e para dhe me te u bë gjithçka>…”[2]

Në fakt, gjuha shqipe ka qenë në fillim, në zanafillë, fjala e parë e Biblës, të shkruar në gjuhën shqipe, “Nephillim”, ndonëse është përkthyer në 2000 e sa gjuhë të botës, por këtë thënie shqipe dhe gege nuk ka mundur askush që ta përkthejë.[3] Dokumentohet pra se gjuha shqipe ua ka dhënë të gjitha gjuhëve të tjera rrënjët e veta, të cilat kanë lindur në radhë të parë nga gjuha shqipe, e ka marrë prej tyre këto fjalë me shtesa e papashtesa. Pa e njohur etimologjinë, nuk mund t`i studiojmë mirë këto gjëra të gjuhësisë.

Do të kthehemi më vonë te etimologjia dhe gjuhësia, por në radhë të parë të themi se pas Kongresit të Drejtshkrimit, të mbajtur në Manastir, sot nën Maqedoninë Veriore, me 1930, thika e dytë në zemrën e kombit shqiptar, vie nga këto dy “disciplina shkencore”, gjuhësia dhe etimologjia zyrtare e gjuhës shqipe, e cila mbikëqyret prej armiqve më të afërt me shqiptarët, në radhë të parë të të ashtuquajturëve “greko-serbë”; dhe e të tjerëve varg e vi, nga bota, deri te organizata ndërkombëtare, si OKB-ja, që e ka venë në listën e gjuhëve “të vjetra” gjuhën ruse, si “gjuhë zyrtare”, e nuk e marrin apo nuk e njohin gjuhën e parë të botës e të njerëzimit-gjuhën mëmë, gjuhën shqipe.

E dimë se Sorrosi është multimiliader i botës, por ai qe disa apo dhjetra vite finacon mafiet serbo-greke për ndarë në mes tyre kombin shqiptar dhe për ta sunduar Serbia e Greqia, përndryshe do të zhdukeshin si më të parat shtete. Zatën, ato i mbishikojnë “studiusit” shqiptarë dhe i dirigjojnë me duar të padukshme e indirekte, edhe “studiusit” e “mëdhenj” shqiptarë, si Eqrem Çabej, Anila Omari e Kolec Topalli, të cilët nuk e njohin etimologjinë dhe e nxjerrin “shkencërisht” shqipen 93% të huazuar dhe 7% e lënë në diskutim.

Nuk jemi të parët që kemi polemizuar gjatë këtyre viteve, madje një pjesë e jona është bërë themeluese e Akademisë Alternative Shkencore, që të kemi mundësi të konstatojmë mirë ndaj Kolec Topallit, Anila Omarit, e të tjerëve, si pjesëtarë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Po ua rikujtoj njëherë një nga shkencëtarët e albanologjisë, Akademikun e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Akad. Prof. Dr. Idiz Ajetin, i cili thotë:

“Gjuha, si dihet, është një mrekulli e madhe, që e ka krijuar njeriu.”[4]

Pra, gjuha është e para që ia ka bërë të mundur njeriut që të dallohet nga bota shtazore dhe të quhet njeri, që di të mendojë e të flasë. I dituri do t`ua lë porosi përvojën e mirëfilltë të të gjitha gjeneratave paraprake dhe ta shprehë madje me shkrim miliona vite përpara gjeneratave të reja, në vazhdimësi. Njeriu i kohës sonë nuk e lodhë mendjen apo nuk e futë në punë aspak kokën të sqarojë shkencorisht pse na quajnë dardano-albanë, i pari fis nga territori i Yllirëve, me trekendëshin NISH-SHKUP-SOFJE, i cili ka qenë tekstualisht trekëndëshi më i mirë i krijimit të parë të gjuhës sonë, gjuhës shqipe[5]. Aq më pak, ata nuk i studiojnë mirëfilli iliro-shqiptarët, sikur të zgjoheshin më vonë e flasin jerëm, prej gjumit shekullor. Kjo po na kthen vetëm në fillim të shkrimit. Kodi i zbërthimit të çdo misteri lidhet me fjalën, si p.sh. te Gjegj Zheji, i cili thot se në qendër të librit të tij është “Fjala”. si në librat e shenjta.[6] Çdo libër i feve fillon me fjalën, shkrimin e leximin. Askush deri më sot nuk e ka ditur se në 12 pllakat e zmeraldit jeshil, të formuara prej një materiali, të cilave nuk u dihet përmbajta, e as që mund të asgjësohen, kjo sentencë së pari thuhet.

Në të vërtetë janë të bëra në atë material i cili mund t`u rezistojë të gjitha elementeve dhe substancave të botës, por në krye të tyre i kanë të shënuara fjalët profetike: “Lexo dhe mëso!”. Drita mbrenda ndërgjegjes të atij që di të lexojë përsëri rizgjohet, sepse drita e madhe, që është brenda njeriut, brenda zemrës, është drita e gjëdhendur në ato pllaka zmeraldi.

Këta pllaka sot janë qarta. Në radhë të parë janë sjellur në shqipen tonë e gegërishte, të përkthyera të gjitha pllakat origjinale, nga Dr. Maurice Doreal; në gjuhën italiane nga Elipo Lupo, e në gjuhën shqipe nga Skënder Hushi, i ndihmuar nga fëmijtë e tij, Erini dhe Romina, të shkruara prej Thotit të Atlantidës, 12.000 vjet p.e.s., i shpëtuar nga përmbytja e Atlantidës, në mes të Britanisë së Madhe, Irlandës e Islandës dhe Amerikës. [7]

Këto pllaka, të cilat mbahen ende sekret nga shtetet që i ruajnë, janë të mbushura me shenjat e gjuhës së parë simbolike të Thotit të Atlantidës nëpër të gjitha portat e këtyre simboleve, shkrimeve me alfabetin fonetik të tij, janë çelësi për të hyrë tek e vërteta, tek e drejta, tek hyjnorja.

Në të vërtetë, këto janë fusha mendimesh. Të gjitha ligjet e rregullat që evoluojnë midis njeriut material, shpirtëror e intelektual e fuqizojnë dëshirën e mëtutjeshme të dijes e studimit. Neve na futë pakrahasimisht etja për dijen e vërtetë, për diturinë e saktë, për njohjen sa më shkencore, për DRITË, për Diell, anipse nuk na e “dëshirojnë” në radhë të parë armiqtë e pakursyer, të cilët nga veriu e jugu çdo minutë të vetëdijes së tyre nuk i kursejnë të na e kthejnë kokën mbrapsht, pra në mosdije. Këtë etje të madhe nuk na e japin as shqiptarët “shkencëtarë” e as të huajtë, që kanë filluar vonë t`i kthejnë sytë nga kombi i shkapërderdhur nga robëria e pa shpirtë rreth e rrotull tij. Po e themi se ajo mund të dokumetohet në histori, me Lojërat Olimpike, 776 vite para lindjes së Krishtit, pra 2796 vite prej këtij viti, sepse armiqët tanë bëjnë përpjekje për të na lënë në “shekujt e errët”[8] dhe të fillojmë prej botimit në gjuhën artificiale “greke” dhe “latine”, të cilat kanë dalur prej shqipes, por e vjedhin këtë kohë dhe këto akte. Nuk u dashka që ta njohim të vërtetën!…

E vërteta është e vërtetë, sepse çdo lakim nga kjo ka të bëjë me lakimet e qëllimta, me gjënjeshtën e të pavërtetën. Në radhë të parë e kanë harruar “dijetarët” se kush janë ata që na kanë quajtur neve “albanë” , e studiusit e çështjes së albanologjisë, “albanolog”. Gjuha shqipe ka filluar të thirret nga latinët “gjuha albane” apo “Albanensis-e”, ndërsa “Albaniorum”– shqiptarët dhe “Albania”-Shqipëria.[9] Mos të harrojmë ato që i thashë më parë dhe kanë qenë të dhëna edhe në faqen time provizore, me të gjitha gabimet ortografike. Në të vërtetë, mos i harroni disa shkencëtar, si Maximilian Lambertz, me këtë thënie në krye të këtyre artikujve shkencor, apo të G. W. Leibniz, e të tjerë, që na i hapin sytë të shikojmë më tutje, apo më thellë, në kohëra më të vjetra. Po e marrim edhe një, nga kohët antike, Gaius Plinius Sekundus, i cili ka thënë se “ilirët e kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët”. Ate e kanë patur nëpër duar prej themelimit të kësaj gjuhe (latine) dhe gjuhëve të dalura prej latinishtes, të krijuara më vonë.[10] Normalisht, nuk e përsërisin tjetër, përderisa nuk e thonë vetë shqiptarët.

Siç e thotë Akad. Prof. Dr. Idriz Ajeti, në këto qëllime nuk duhet të kemi as fijen më të vogël të tendenciozitetit dhe ta arrijnë nëpërmes të punës sonë sistematike, dhe pikërisht ata që janë të zhveshur nga paragjykimet.[11]

Çdo trajtim fillon nga gjeneza. Në këtë rast, nga gjeneza e parë e gjuhës shqipe. Niset nga hipoteza, nga ha-mendejt e njeriut, çka e ka bazë mendjen e njeriut, që di të mendojë e të shqyrtojë. Njerëzit e mëdhenj japin ato që ua zë mendja, si mendime e konkluzione të tyre, me aq sa e njohin dhe e dinë ata. Në lidhje me shkencën e historisë e të gjuhësisë, këto janë hipotezat e njeriut. Një hipotezë që nuk dëshmohet e vërtetohet si mendime të vërteta të njerëzve për këtë çështje, nuk ngrehen në teori. “Historia është mësuesja e jetës”, e thotë fjala e urtë latine. Ka mendime të shumta në botë për këtë çështje të gjenezës. Midis shkencëtarëve të ndryshëm të botës nuk mund të ketë pajtime të mira e të menjëhershme, por duhet të bëhen prova sa më të vërteta e sa më shkencore, që të arrihet një gjë e tillë.

Zgjidhja vie vetëm nga shkenca, siç thoshte Akad. Prof. Dr. Idriz Ajeti, sepse të painformuarit mund të ngatërrojnë çështjen, ashtu siç ndodhë me shumë probleme nga fusha e historisë e gjuhësisë, edhe me vetë çështjen e gjenezës së gjuhës shqipe.[12]

“Studimi i trashëgimisë kulturore të një populli ka për qëllim që përveç të tjerash, të dëshmojë vetëmohimet e tij të mëdha dhe qëndresën në mbrojtjen e të drejtave vitale dhe themelore për një jetë të denjë, njerëzore në trevat e tij të gjëra ku jeton me shekuj. Kjo është e nevojshme para së gjithash për ngritjen e vetëdijes së popullit, sidomos të brezit të ri.”[13]

Po e themi se janë të paqëndrueshme shumica e gjykimeve të tjerëve për çështjen e studimit të së kaluarës, në ate të cilën e kanë shkruar dhe po e shkruajnë mëtutje në librat e historisë, kulturës, gjuhësisë, etimologjisë, apo edhe në zbulimet arkeologjike, sidomos në parahistori, nga të ashtuquajturit “shkencëtar shqiptar”, por edhe botëror. Harrojnë ata se iliro-pellazgët janë kombi i vërtetë i tërë njerëzimit të botës dhe ai ua ka hapur sytë me anë të simboleve, e të cilat janë forma e parë e shkrimit apo grafikës së tyre, me të cilat lidhet koha e parahistorisë me kohën e epokës së re.

Nuk duhet te jemi kokulur ndaj këtyre shkrimeve, të cilat gjenden dikund e na shqetësojnë, megjithëse autorët aspak nuk i njohin gjërat e tilla, ose janë të “dërguar” përpara nga lëvizjet e tyre të mendimit dhe nuk e njohin të drejtën e të vërtetën shkencore. Gjuha e mendimit të vjetër njerëzor ka qenë mendimi simbolik, i shprehur me figura, me simbole, me grafika.

Shkencëtarët duhet t`i njohin këto gjëra. Nuk duhet të nisen nga mënyra e papërkufizuar, pa e ditur se prej ku janë nisur këta njerëz me këto gjykime. Nëse nuk e kanë zotëruar këtë disciplinë shkencore, apo e kanë lënë kështu prej mungesës së njohurive, ose prej rrugës së gabuar shkencore, e bëjnë me qëllim që ta shkatërrojnë këtë gjuhë të vjetër, gjuhën shqipe, që është gjuha mëmë për të gjitha gjuhët. Siç shprehet Taulant Hatia, në parathënien e veprës së Xhuzepe Krispit, duke rekomomanduar shkrimin e tij të gjuhësisë e albanologjisë “Memoria sulla lingua albanese”, të botuar në Palermo, më 1821, është gjuha shqipe nëna e gjuhëve[14] dhe kjo gjuhë jo vetëm që flitet ndër mija vjeçarë në Shqipëri, në Epirin Jugor apo Çamëri, në Maqedoninë Veriore, në Kosovë (që ka qenë më madhe, si Dardania), në Serbi, Malin e Zi, në Kroaci, në Italinë Jugore dhe Siçeli, në Turqi, pjesërisht në Bullgari e në Rumani, por flitet më pak në vendet e tjera të botës.

Ne, do të shohim këtë gjë më vonë, sepse janë shumë vende që e kanë për bazë gjuhën shqipe dhe harrojnë apo nuk e njohin shkencëtarët këtë gjuhë.

Nuk do mend se gjuha shqipe është gjuha e vjetër, është gjuha mëmë për të gjitha gjuhët; është baza e etimologjjisë së të gjitha gjuhëve prej Indisë e deri në Amerikën Latine; është gjuha e shenjtë fonetike e Thotit.

Kohët e fundit po vërtetohet se gjuhët e vjetra, psh. ajo sumerike dhe gjuha shqipe janë nënë e bijë dhe sumerikja është bija e shqipes.

Shkurt, po detyrohemi që të bëjmë një sprovë të denjë të kësaj teme. A do ta shohin apo a do ta pranojnë njëherë opinioni i gjërë shqiptarë e botëror vizionin tonë, kjo varet sa ne i gjurmojmë këto tunele të paditura shkencore dhe se sa janë të shkëputur nga politika ditore apo edhe nga injoranca që e ka mbuluar këtë shkencë të njerëzimit. Shkenca nuk varet nga persiatja e jonë dhe nuk varet nga mendimi i njeriut. Gjithçka që shkuhet prej atyre që quhen njerëz, janë mendime të njeriut, qoftë i pasur apo i mëkëmbur, prej klasave skllavopronare e deri më sot, të cilët i kanë mjetet në duar të tyre. Mendimi shkencor bazohet në teori të nxjerrura nga përvoja e gjatë e njeriut, e cila, na është e vërtetuar tri herë si mendim shkencor, si “e saktë”. Atëherë, kjo ka rrënjë të thella nga përvoja e gjatë njerëzore.

Çdo gjë që shkruhet nga njeriu, janë meditime të njeriut. Shkenca bazohet mbi fakte të dëshmuara, të shqyrtuara në të dhëna të dijeve e të së vërtetës. E vërteta e dijes, si ka thënë ndër të parët, Thoti, nga përvoja e jonë e hershme, është drita e vetëdijes sonë. Thoti, i pari i njerëzve, iliro-pellazgë, që flet shqip, e asnjë gjuhë tjetër, edhe nëse ka lindur prej Nënës e jo i ardhur prej ZOTIT, e çka është NJERI i takon NJERËZORES, prandaj njerëzorja e ka DIJEN e DRITËN, si ZANAFILË të veten, është përfshirë e tëra në DIJE TË NJERIUT, pra ai DI, është U DI, arbërisht, “Unë e DI”, siç thotë Xhusepe Katapano:

  1. a) u gdhi, agoi, u shfaq drita, u bë dritë;
  2. b) unë di, unë i njoh.[15]

Do të shohim edhe në vazhdimet tona…

[1] Fredi Balaj, “Gjuha që bota flet dhe simbolika e germave”, Fral 2000, Tiranë 2017, faqe 7.

[2] Kastriot Melushi, „Shqipja dhe e vërteta Biblike“, Geer, Tiranë 2014, faqe 20.

[3] Shikone shkrimin tim, në faqen e „web“-it provizor “Edhe njëherë për shqiponjën dhe shqiptarët-I”, të dhënë në http://www.brahimavdyli.ch/shqiponja-dhe-shqiptarët-1/ .

[4] Akad. Prof. Dr. Idriz Ajeti, „Për të vërtetën shkencore“, Akademia e Shkecave dhe e Arteve të Kosovës, libri 33, Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Grafoprint, Prishtinë 2006, faqe 155.

[5] Shikoni po deshët veprën time, Brahim Avdyli, „Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj“, SHB „Lena“, Prishtinë 2019, faqet 36-37.

[6] Gjegj Zheji, „Shqipja dhe Sankskritishtja“, Vëllimi i parë, Tertiumdatur, Tiranë 2005, faqe 11.

[7] Skënder Hushi, „Thoti i pavdekshëm na zbulon Atlantidën“, EMAL, Tiranë 2009, faqe 13-14.

[8] Shikoni veprën historike të Arif Matit (Aref Mathieu), “Mikenët-Pellazgët, grekët ose zgjidhja e një enigme”, Plejad, Tiranë 2008, faqe 23.

[9] Lexone po deshët pjesën IX, në faqen time provizore, „Evropa e Bashkuar dhe Shqiptarët- Shpallime për Evropën e Bashkuar dhe Shqiptarët, prej gjenezës e deri më sot“, pjesa e rishkruar e korigjuar, në http://www.brahimavdyli.ch , apo Engëll Sedaj,”Gjuha Latine, 10, për të gjitha gjimnazet”, Libri Shkollor, Prishtirnë 2011, faqe 234.

[10] Po aty, te ky artikull i imi, në faqen provizore https://www.brahimavdyli.ch/shpalime-për-evropën-9/ .

[11] Akad. Prof. Dr. Idiz Ajeti, „Për të vërtetën shkencore”, e cekur më lartë, faqe 14.

[12] Po aty, faqe 21.

[13] Po aty, faqe 22.

[14] Taulant Hatia, „Dy fjalë për autorin“ faqe 5-6, në veprën e Xhusepe Krispit, “Shqipja, nëna e gjuhëve/gjuha e lashtë e zanafillës me të cilën fliste Homeri”, Plejad, Tiranë 2009.

[15] Xhusepe Katapano, “Thot-i fliste shqip”, Botimet Enciklopedike, Tiranë 2007, faqe 37.

 

Nga: Brahim Ibish AVDYLI

Murimi në Kështjellën e e Rozafës…. ( Fragment studimi…) / Nga: Timo Mërkuri

Murimi në Kështjellën e e Rozafës….

Fragment studimi…

a- Kështjella e Rozafës ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit të Shkodrës, me hyrjen kryesore nga verilindja. Është  e rrethuar nga ujërat e lumenjve Bunë, Drin dhe Kir si dhe  zë një sipërfaqe prej 9 hektarë tokë.

Ka nisur të ndërtohet në  mes të shek. V-IV  p.e.s, ndërtim që nisi të bëhej me gurë ciklopikë (pellazgjikë) të pa lidhur me llaç, gjurmët e të cilëve ruhen edhe sot. Në këtë kohë zona përeth banohej nga fisi ilir i Labeatëve dhe historiani romak Tit Livi e quan  …”vendi më i fortë i Labeatëve”… Në vitin 230 p.e.s. qyteti quhet Scodrinon, informacion i  siguruar nga monedhat në gjetjet arkeologjike.

Në vitin 181 p.e.s. qyteti bëhet kryeqëndër e Mbretërisë Ilire me mbret Gentin.Në këtë periudhë qyteti pati shtrirje në pjesën jugore të kodrës, i rrethuar me mure dhe portë hyrëse ndërsa mbi kodër ishte ndërtuar Akropoli Ilir. Pra qysh në këtë kohë kishte marë fizionominë e një qyteti – kështjellë.

Pikërisht në Kështjellë dhe përreth saj gjatë shek.II p.e.s u zhvilluan luftërat me  ushtrinë romake  dhe në vitin 168 p.e.s, pushtohet prej këtyre të fundit.  Në periudhën e perandorit romak me origjinë ilire Diokleciani,  qyteti mer statusin e qendrës administrative të provincës së Prevalit.

Pushtohet nga sllavët në vitin 1040 dhe bëhet kryeqëndër e shtetit të Zetës.  Pushtohet për një kohë të shkurtër nga bullgarët.Theksojmë se nga gërmimet arkeologjike, nuk janë konstatuar  gjurmë ndërtimesh të  periudhës së pushtimit sllav në kështjellë.

Në vitin 1360 bëhet kryeqendër e Principatës së Balshajve. Në vitin 1392 osmanët

jua marin Balshajve, por jua rikthejnë përsëri  si shpërblim, me qënë se Balshajt i dhanë

Sulltan Muratit II si robinjë haremi, një vajzë shumë të bukur. Balshajt hoqën dorë  nga zotërimi duke ja kaluar  Venedikut. Është koha kur qyteti mer emrin Scutari. Kjo ishte kohë e punimeve me ritme të larta në kështjellë, e cila përfundimisht mori formën në kohën e sundimit të Balshajve dhe më pas nën zotërimin venedikas. Venedikasve u përket edhe ndërtimi i Kapitenerisë, një ndërtesë me tre kate, e paisur me frëngji topash. Barbakani ndërtohet në periudhën 1407-1414 dhe u forcua me objektiv mbrojtjen e hyrjes në kështjellë. Kompleksi i hyrjes përfundoi më 1468.

Në vitin 1478 Sulltan Mehmeti II, me një ushtri prej mbi 100.000  ushtarësh, rrethon Shkodrën, e cila  mbrohej nga një garnizon prej 1600 luftëtarë shkodranë dhe venedikas[1].  Kështjella u dorëzua pas një   marrëveshjeje  të lidhur midis Venedikut dhe osmanëve[2], më 25 Prill 1479. Dëmtimet e luftës u riparuan nga turqit me synim riaftësimin e kështjellës si objekt ushtarak.

Gjatë shekullit XVII dhe XVIII  qyteti shtrihet në territorin ku ndodhet sot.  Kështjella e  Shkodrës  braktiset nga administrata e qytetit  dhe banorët në vitin 1865, duke shërbyer më pas vetëm si qendër e garnizonit osman.

E paraqitëm këtë historik të shkurtër të kësaj kështjelle, për të treguar se ajo është ndërtim shqiptar dhe sllavët nuk kanë luajtur asnjë rol në historinë e ndërtimit të saj apo të qytetit të Shkodrës. Madje  Prokopi i Çezaresë e përfshin ndër veprat e ndërtuara në kohën e perandorit Justinian.

b- Emri “Rozafa” i kështjellës përdoret në periudhën e mesjetës, gjatë kohës së pushtimeve sllavo-bizantine. E dokumentuar gjëndet për herë të parë në biografinë e Nemanjit nga Stefani i Pakurorëzuar, në vitin 1215. Te Barleti e gjejmë në vitin 1480 në trajtën Rozapha. Marin Barleti, në veprën e tij, “Rrethimi i Shkodrës” shkruan se: “Na patën rënë në dorë disa shkrime… Ishin shkruar aty në gjuhën popullore se një farë Roza me motrën e vet, të quajtur Fa, qenë themelueset e parë të Shkodrës e prandaj fortesa e saj quhet Rozafa”.  Pra, Barleti  nuk e përmend asgjëkundi flijimin në shënimet e tij, për këtë arsye edhe referimi te Barleti në lidhje me baladën e murimit nuk është i saktë. Referimi te Barleti mbetet vetëm një hipotezë për baladën e murimit, por ndërkohë është argument kyç për origjinën dhe hershmërinë  e emrit “Rozafa” të kështjellës, origjinë  që nuk ka asnjë lidhje me gjuhën sllave  dhe me vetë sllavët, pretenduesit  më të parë për autorësinë e baladës…

b.1- Shekuj më von, konsujt francezë  Hecquard dhe Degrand mbledhin variante të baladës së ndërtimit të kështjellës së Shkodrës, ku citohet motive i murosjes dhe ai i besës.

b.2- Kënga e kështjellës së Shkodrës, siç këndohet në popull, është regjistruar nga mbledhësi i apasionuar i folklorit shkodran Kasëm Taipi.

c-Në vitin 1814 këtë baladë e regjistron Vuk Karaxhiçi prej një rapsodi nga Kolashini, i shton mbi 60 vargje qysh në fillim, e titullon “Zidanie Skadra” (Ndërtimi i Shkodrës) dhe e pagëzon si baladë serbe. Në vitet 1814 dhe 1815 Karaxhiçi botoi dy vëllime me Këngë Folklorike Serbe të cilat tërhoqën vëmendjen e të gjithë Evropës letrare dhe Amerikës. Goethe i karakterizoi  si “të shkëlqyera dhe të denja për t’u krahasuar me Këngën e Këngëve të Solomonit”…. Në vitin 1824, Vuk Karaxhiç i dërgoi një kopje të koleksionit të tij me këngë e balada popullore Jakob Grimm, i cili u entusiazmua veçanërisht nga balada “Zidanje Skadra” (Ndërtimi i  Shkodrës).  Grimm e përktheu  në gjermanisht dhe e botoi, duke entusiazmuar menjëherë  lexuesit e shumtë. Grimm i krahasoi ato me lulet më fisnike të poezisë Homerike, ndërsa për baladën “Zidanje Skadra” ai u shpreh se është: “…një nga poezitë më prekëse të të gjitha kombeve dhe të gjitha kohërave”.   Themeluesit e Shkollës Romantike në Francë, Charles Nodier, Prosper Mérimé, Lamartine, Gerard de Nerval dhe Claude Fauriel përkthyen cikle të tjera dhe i publikuan, duke tërhequr edhe vëmëndjen e  Alexander Pushkin apo të poetit kombëtar finlandez Johan Ludvig Runeberg si dhe të shumë shkrimtarëve dhe poetëve europianë të kohës. Por pikërisht bukuria e kësaj balade, e prezantuar si krijim serb, duke tërhequr vëmëndjen e  shkrimtarëve dhe poetëve, ngjalli edhe pyetjen kureshtare  për mungesën e paraqitjes së  poezisë popullore shqiptare. Kjo pyetje është bërë nga  Prosper Merime, i cili shkruan në “Revue Contemporaine…Si është e mundur që një popull midis grekëve dhe serbëve të ketë qëndruar ngurtësisht i huaj në lëvizjen poetike[3] të popujve fqinjë…”
c.1- Prosper Merimeja  e pati një të drejtë në pyetjen e tij sepse, ndërsa populli ynë krijonte perla poetike, interesimi i intelektualëve shqiptarë të kohës për mbledhjen dhe propogandimin e tyre ka nisur me shumë vonesë. Shqiptarët historikisht (dhe fatkeqësisht) i kanë prezantuar me vonesë para botës pasurinë dhe bukurinë e aseteve të tyre kulturore. Për këtë baladë,  nisma ka ardhur nga Thimi Mitko  në vitet 1868-1978, me botimet e tij te  “Bleta shqiptare”. Por përsëri është shumë von. Është fakt  që prezantimin e parë të baladës së murimit në botën letrare europiane e ka bërë Vuk Karaxhiçi, sigurisht të veshur me kostum dhe të paisur me pasaportë serbe…

c.2-  Pasi u njohën me këtë fallsifikim kombësie të  baladës,   fretërit françeskanë Donat Kurti, Bernardin Palaj, Gjergj Fishta etj,  punuan me intensitet mbi krijimet popullore dhe   materialet e mbledhura e studimet mbi ‘to i botuan te  “Visareve të Kombit”.  Kësaj armate ju shtua edhe kontributi i mëpasëm i Ernest Koliqit, Dhimitër Shuteriqit etj, për tu vijuar më von nga Qemal Haxhihasani, Zihni Sako, Vili Kamsi, Jorgo Panajoti, Gjergj Zheji, Mark Tirta, duke aritur majat e studimeve shkencore me Eqerem Çabejn, Aleks Budën, Idriz Ajetin dhe deri te Rexhep Qosja, Ismail Kadare, Fatos Arapi, Shaban Sinani e Adrian Klosi etj.

c.3-  Legjenda e Rozafës egziston në shumë variante,  në treva të ndryshme të vendit tonë. Veç variantit të Rozafës, ajo egziston  në trevat shqiptare të mbetura jashtë kufijve shtetërorë  jugore, e njohur në variantin…”Një kala Prevezës i ndërtojmë”,  egziston  për kalanë e Elbasanit[4], si qëndra e vendbanimeve shqiptare.  Gjithsej…deri në vitin 1965 janë regjistruar tekste (nga të cilat 32 inçizuar; 19 për kala dhe 13 për ura) në 150 qendra të banuara[5]….  Interesant është fakti se kjo baladë në vendin tonë egziston për kështjella, për ura por edhe për një kishë. Pavarësisht llojshmërisë të objekteve kështjellë, urë apo kishë, balada e murimit ka gati të njëjtin subjekt, me disa pak stilizime që cilësojnë vend murimin. Por ndërkohë të pandryshueshme ka  ritin pagan të murimit me shkakun e saj dhe besën e tre vëllezërve, të cilat do t’i analizojmë specifikisht.

d-Balada e murimit egziston në shumë popuj, por dendësinë më të madhe të motërzimeve e

ka në popujt e ballkanit[6]. Pikërisht te këta popuj janë dhe pretendentët më të mëdhenj për autorësinë fillesatre të kësaj balade[7]. Ne nuk pretendojmë t’i japim zgjidhje misterit të origjinës së baladës, por duke studiuar variantin serb të kësaj balade, duke njohur  kohën, mënyrën dhe burimin e regjistrimit  të saj, vargjet e shtuara pas regjistrimit te variant fillestar, e shohim të arsyeshme të shprehemi.

      dh- Është folur  për variantin serb të Vuk Karaxhiçit por në asnjë rast nuk është publikuar ky variant te ne, qoftë në gjuhën sllave qoftë i përkthyer apo përshtatur në shqip. Jo vetëm kaq, por edhe rrethanat e regjistrimit të kësaj balade nuk janë bërë të njohura  dhe as janë analizuar dhe as janë ballafaquar me variantin shqiptar.       

       dh.1-Duke patur parasysh se balada e murimit të Rozafës është një këngë epike, një njohës i mirë i folklorit shtron fillimisht pyetjen: A kanë serbët këngë epike dhe traditë në këtë drejjtim. Në përgjigje të kësaj pyetjeje, pas një analize të hollësishme, Veiz Sejko shkruan: “Serbia s’ka këngë popullore kreshnike. Serbia guslën e njeh përmjet rapsodëve të jashtëm endacakë të verbër ose të paverbër që sillen poshtë e lart për të fituar bukën e gojës, dhe meqë e dinë që në

Serbi nuk ka epikë i vardisen pikërisht asaj”[8].  Edhe vetë Vuk Karaxhiçi nuk paraqet asnjë

argument që ta kundërshtojë këtë fakt…. “Në një bashkëbisedim me A.Dozonin me 1857 Vuku shprehet : “Sot vetëm në Bosnje dhe Hercegovinë, në Mal të Zi dhe në krahina malore të Serbisë Jugore ka gust për këngë heroike…[9]” Por ama… krahina malore të Serbisë Jugore… janë malsitë e Kosovës. Pra vetëm Kosova ka traditë me këngë epike dhe jo Serbia[10]. Gjithashtu, duke folur për baladën Zidanje Skadra të mbledhur prej Vuk Karaxhiçit, M.Ibrovacit thotë “Kjo poezi

kaq e pasur e kaq e larmishme u duk papritur më 1814[11]”.

dh.2-  Këtu tërheqim vëmëndjen për një fakt thelbësor: Balada Zidanje Skadra (Ndërtimi i Shkodrës) jo vetëm që është kënga e vetme epike (sic) serbe[12], por edhe si variant serb, egziston vetëm varianti i  regjistruar nga Vuku dhe nuk ka asnjë variant tjetër apo ndonjë motërzim.

Dikush mund ta shpjegojë këtë me faktin se Vuk Karaxhiçi ishte i sëmurë nga këmbët dhe lëvizte me paterica, ndaj dhe gjithë procesin e mbledhjes së krijimtarisë folklorike e kishte mbështetur te një rrjet i dëndur  korrespondentësh në Kroaci, Bosnje, Mal të Zi etj, të cilët, këngët që mblidhnin ja çonin ose ja postonin në Vjenë, ku kishte familjen e tij dhe kështu s’kishte patur mundësi të regjistronte variante apo motërzime të tjera. Kjo është e vërtetë, por duke patur parasysh se Vuk Karaxhiçi rrjetin e korespodentëve e kishte të përbërë nga barajraktarë, peshkopë, priftërinj, tregtarë, arsimtarë, gjeneralë etj, pra njerëz të arsimuar[13], ata me siguri që nuk do përtonin ti regjistronin dhe tja dërgonin variantet apo motërzimet e kësaj balade, në qoftë se do ta hasnin diku gjatë kërkimeve të tyre nëpër teritoret serbe. Por gjithashtu, as në kohët e mëvonëshme institucionet folklorike serbe nuk hasën dhe nuk regjistruan ndonjë variant apo motërzim të kësaj balade në Serbi. Ato nuk mundën të gjenin as këngë epike të tjera, kështu që përpunuan sllavisht Këngën e Gjergj Elez Alisë apo Këngët e Mujit dhe të Halilit (boshnjakisht) sa për ti vrarë vetminë në folkloristikën sllave (serbe) baladës së murimit, duke “krijuar” (huazuar)  në këtë mënyrë një familje këngësh epike.. Por ndërkohë  citojmë faktin  se  balada e murimit në gjuhën shqipe  është hasur  në 150 variante e motërzime, duke ruajtur në të gjitha rastet thelbin unik  të baladës. Sqarojmë se balada e murimit egziston  dëndur në Shqipërinë e Mesme, në Shqipërinë Lindore, madje  edhe në viset më jugore  të banuara nga shqiptarët, në zonën e Çamërisë. Një variant serb i vetëm është shumë i vogël para një yllësie shqiptare.

dh.3- Është interesant fakti se kjo baladë, ndërsa egziston te sllavët e jugut në variantin e Vuk Karaxhiçit, studiuesit dhe folkloristët nuk e kanë gjetur te sllavët e origjinës në Ukrainë, Rusi apo Poloni etj. Madje këto vende nuk përfshihen fare në listën e vendeve ku egziston kjo baladë, ndërkohë që në këtë listë bëjnë pjesë vende të Ballkanit, Europës Qëndrore, Anglia, madje edhe India e largët. Kjo do të thotë se serbët (sllavët) nuk e sollën me vete gjatë shpërnguljes në Ballkan, por e ndërtuan apo  krijuan (sic) këtu. Mirpo problemi është se kur erdhën sllavët në Ballkan në shek. VI dhe VII  të e.s. kjo baladë dhe kështjella e Rozafës  ishin të ngritura dhe ata, sllavët, s’kishin se ç’të  ngrinin. Madje në këto kohë sllavët as dinin të ndërtonin kështjella[14] dhe as dinin të këndonin këngë epike. Fakti që balada flet për themelet e kështjellës, është dëshmi e pakundërshtueshme që baladën e kanë ngritur  ata njerëz që kanë punuar në themelet e kështjellës. Në këtë pike, për identifikim autorësie,  na ndihmon panorama historike e ndërtimit të kësaj kështjelle, që paraqitëm më sipër.

dh.3.1- Sllavët me siguri e kanë hasur baladën që në instruksionin ushtarak të vitit 1040 mbi kështjellën e Shkodrës, por do t’u  jetë dukur si diçka e kotë, punë përralle. Ky

indiferentizëm i tyre ndaj baladës  në këtë kohë, duket te fakti se, në regjistrimin e  Vuk Karaxhiçit në vitin 1814 nuk ka asnjë prurje sllave të viteve 1040.

dh.3.2-  Interesimi i serbëve për këtë baladë fillon me regjistrimin e Vuk Karaxhiçit dhe sidomos pas vlerësimit që ajo mori në sallonet letrare europiane. Por ndërsa serbët i thurnin lavde variantit të vetëm të Vuk Karaxhiçit, shqiptarët jetonin  variante e motërzime të tjera, gati të kudogjendëshme, jo vetëm për kështjella por edhe për ura e për

kisha.

Por do t’ja prezantonin botës me vonesë, duke paguar kosto të rrëndë[15].

dh.4- Po si e trajtojnë sllavët  historinë e kësaj balade? Ngjarjet e përshkruara në baladë, sipas tyre,  ndodhën në fillim të shekullit 14.

dh.4.a-Studiuesit serbë konkludojnë një lidhje reale midis baladës dhe vëllezërve Mrnjavčević të cilët, sipas tyre kishin ndikime të mëdha në zonën e Shkodrës. Por ndërkohë, të dhënat historike dëshmojnë, se vëllezërit Mrnjavceviç zotëronin teritoret që tani përfshihen në

Maqedonin e Veriut dhe s’kishin asnjë lidhje me zonën rreth Bunës, që përmënd balada.

Vetkuptohet që instruksionet e mundëshme ushtarake janë kalimtare, por në rastin e Mrnjavcevi-

çëve edhe këto mungojnë.

dh.4.b-Sipas analistëve serbë, ushtria e serbe nën komandën e mbretit Vukashin Mrnjavčević dhe djalit të tij Marko Mrnjavčević erdhi në Shkodër në qershor 1371[16]por fushata u ndërpre papritmas[17]”… pasi  mësuan lajmin që, një ushtri e madhe osmane pregatitej për betejën në Maritsa. Kështu ata u larguan drejt lindjes për t’u organizuar për betejën, e cila realisht ndodhi po në vitin 1371, ku dhe u vra mbreti Vukashin..

dh.4.c-Sqarojmë se Vukashini dhe Uglješa Mrnjavceviç janë persona historikë. Vukashin Mrnjavcevic zgjidhet mbret në vitin 1365 pas vdekjes së perandorit Urosh, vdekje për të cilën u akuzua ai dhe vritet në betejën e Maritsa në vitin 1371. Vëllai i tij, Uglješa u bë një  despot serb ndërsa Gojko, vëllai i vogël nuk rezulton të ketë egzistuar.

dh.4.c.1- Le të analizojmë të dhënat sipas  versionit sllav: Ushtria serbe nën komandën e Vukashin Mrnjavčević dhe djalit të tij Marko Mrnjavčević erdhi në Shkodër në qershor 1371 dhe u largua menjëherë për tu pregatitur për betejën e Maritsa, e cila ndodhi në po në vitin 1371. Atëherë lind natyrshëm pyetja se kur punuan ata tre vjet (Grad gradili tri godine dana) për të ndërtuar kështjellën dhe qytetin e Shkodrës? Analistët serbë thonë shprehimisht që “fushata u ndërpre papritmas” dhe ata u kthyen  e  marshuan drejt lindjes, për t’u organizuar për betejën e Maritsa. Pyetja që lind natyrshëm është se kur e ngritën ata

baladën e murimit ndërsa:

a)-u larguan menjëherë nga Shkodra pa punuar për ndërtimin e kështjellës,

b)- nuk e njihnin ritin pagan të murimit që shqiptarët e kishin që nga ilirët e

më herët..

c)-nuk e njihnin konceptin e “besës”.

ç)- nuk e quajtën  kështjella e Vukashinit ose e Gojkos apo me çfardo emër

sllav, po qe se do ishte ndërtim i tyre (dhe krijim i tyre balada) etj?

dh.4.ç-Arsyeja është e thjeshtë.  Në vitet 1360 deri në vitet 1392 kështjellën e zotëronin

Balshajt, të cilëve ua morën  osmanët  në 1392, por dhe ua kthyen me njëherë, si shpërblim për robinjën që  i dhuruan sulltanit. Balshajt, duke hëqur dorë nga zotërimi i kështjellës, ja dorzuan  Venedikut, sigurisht kundrejt ndonjë garancie apo shpërblimi. Pra, në këtë kohë që pretendohet,

sllavët nuk kanë qënë fare në Shkodër..

dh.4.d-Pra  konkludojmë se mbreti Vukashin Mrnjavčević realisht nuk ka asnjë lidhje me  ndërtimin e kështjellës së Rozafës e ca më pak me ndërtimin e qytetit të Shkodrës, qoftë në fillimet e ndërtimit real të kështjellës, qoftë dhe në vitet që pretendojnë serbët në shekullin e

XIV.. Atëherë si hyri ai në variantin serb të baladës?

Portën e hyrjes në baladë atij ja hapi Vuk Karaxhiçi.

dh.4.dh- Vuk Karaxhiçi ishte një intelektuar serb i nivelit të lartë. Me marjen e  baladës prej rapsodit nga  Kolashinit, e vlerësoi menjëherë “thesarin” folklorik që i ra në dorë. Si nacionalist që ishte, mendoi që këtë thesar t’ja atribuonte popullit të tij, vetkuptohet duke  përfituar edhe vetë “përqindjen” si “zbulues” i thesarit. Në këtë nismë, Vuk Karaxhiçi ishte i ndërgjegjshëm se misioni që ndërmori “për dhënien e shtetësisë serbe” të baladës shqiptare nuk ishte aq i lehtë. Ai i njihte shqiptarët dhe e dinte që ata, më lehtë dorzonin një kështjellë se sa një këngë, legjendë apo baladë. Madje shpesh kështjellat e okupuara apo të shkatëruara nga armiku, vijonin të  bënin qëndresë nëpër këngë e legjenda. Shtoi kësaj faktin se ai ishte njohur me egzistencën e motërzimit të kësaj balade për “Urën e Fshajt” afër Gjakovës dhe me këtë rast kishte njohur edhe gjeografinë e këtij motërzimi, së paku në Kosovë. Ky fakt ja bëri të qartë  se ai nuk do ndeshej vetëm me një baladë të thjeshtë, por niste luftën  me një vargmal baladash.

Por  atij i duhej kjo baladë me “pasaportë” serbe patjetër.

dh.4.e- Duke qënë se balada në shqiptare, në  respekt të kodit të baladave,  nuk kishte emra

personash realë te personazhet e saj, Vuku këtu e gjeti “kalimin e fshehtë” për të hyrë në baladë

dhe për ta zotuar atë.. “Boshllëkun” e krijuar nga mungesa e emrave të personazheve  te balada shqiptare e mbushi  me emrat e dy vëllezërve Mrnjavčević, realisht persona historikë, Vukashini dhe Uglješa. Me që në baladën shqiptare ishin tre vëllezër, ai sajon dhe një personazh të tretë, Gojkon, si vëlla të tyre dhe përjashton  Marko Mrnjavčević nga historia.

dh.4.e.1-Vendosja si personazh balade i dy vëllezërve Mrnjavčević, persona realë dhe Gojko,

person i  sajuar, i jep një  kombësi serbe baladës dhe një bazë historike, mqse Mrnjavčevićët ishin persona historikë. Vërtet që inskursioni  ushtarak i vitit 1371 i Mrnjavčevićëve drejt Shkodrës nuk përmëndet në baladë, por e citojnë analistët e mëvonshëm për t’i dhënë vërtetësi historike prezencës së Mrnjavčevićëve  në baladë. Por që këtu fillon e çalon varianti serb sepse,  vërtet që u vendosën personazheve të baladës emra personash historikë serbë, por nuk  përputhet koha dhe historia e tyre me kohën dhe subjektin e baladës.

dh.4.ë-Pavarësisht nga emrat e vendosur, balada vijonte të“fliste “ shqip me kokfortësi.

Shqiptare qenë riti i murimit, besa, autoriteti i nënës dhe shpirti i vetsakrificës së nuses së re për të nderuar “besën” e bashkëshortit të saj, amaneti i saj për djalin etj, etj.  Për ta “sllavizuar” baladën, Vuk Karaxhiçi pasi i ndëroi emrin nga “Ç’i ka ra mjegulla Bujenës ” në “Ndërtimi i Shkodrës”, “Zidanje Skadra”, qysh në krye  të baladës vendosi subjektin sllav të binjakëve Stoja e Stojanën,/Të jenë vëlla e motër, gjetja e të cilëve (gjasme) do të mundësonte ngritjen e kështjellës dhe të qytetit. Dhe kjo shtesë është mbi 60 vargje. Që kjo është një shtesë jo organike e baladës, këtë e kuptoi edhe vetë Vuk Karaxhiçi, i cili në vargun 62 i rikthehet origjinalitetit të baladës, me porosinë e zanës së malit për të murosur  nusen që do tu sillte ushqimin ditën e nesërme. Realisht këtu fillon  tensioni dramatik  te variant serb i baladës, duke i nxjerrë të tepërta 60 e ca vargje ose më saktë, duke nxjerrë të tepërt shtesën serbe në baladë.

dh.4.f- Një  “lapsus” në versionin serb është edhe fakti se tre vëllezërit Mrnjavčević, ndërtojnë paralelisht kështjellën dhe qytetin e Shkodrës…. Ndërtuan qytetin e Shkodrës mbi Bunë ,/Ndërtuan qytetin për plot tri vjet,/Tre vjet me treqind muratorë/Nuk mundën as themelin ta çojnë… Nuk mundesh, mbret, themelin ( e kështjellës) ta çosh,/E jo më një qytet të ndërtosh,…

Kështjella e Rozafës qysh në fillimin e ndërtimit të saj ka shërbyer  edhe si vendbanim i  banorëve, ushtarëve dhe administratës që shërbenin në kështjellë. Shumë më von, nga fillimi i mesjetës, si pasojë e shtimit të popullates, filluan të ndërtoheshin vendbanimet e lehta jashtë mureve të kështjellës, banorët e të cilave strehoeshin në kështjellë në raste sulmi nga armiku. Kjo praktikë ishte gati e njëjtë në gjithë kështjellat europiane dhe askund nuk ndërtoheshin paralelisht kështjella dhe qyteti. Kjo dhe për faktin se kështjellat ishin prona të fisnikëve, të cilët edhe banonin në ‘to.

Gjithashtu dihet historikisht se qyteti i Shkodrës ka filluar të banohet  në vitin 1865, kur banorët dhe administrata braktisën kështjellën. Që është një “lapsus” pretendimi  se vëllezërit Mrnjavčević ndërtuan dhe Shkodrën paralelisht me kështjellën, kjo duket qartë, por a duhet ta quajmë  vetëm“lapsus”, kjo është tjetër çështje.

dh.4.f.1-Ajo që duhet të theksojmë është fakti se autori i gjithë këtyre ndryshimeve e retushimeve të baladës shqiptare për t’u “pasaportizuar” si baladë serbe, është Vuk Karaxhiçi. Kjo vërtetohet me faktin se këto ndryshime pasqyrohen qysh në publikimin e parë të variantit serb në vitin 1814, ndërsa në botimet e mëvonëshme, balada nuk ka pësuar redaktime apo retushime në përmbajtjen e saj. Pra balada është  “serbizuar” qysh në botimin e parë, por ky

botim i parë mban autorësinë e Vuk Karaxhiçit.

Le të shohim ndryshimet cilësore të  varianteve shqiptare dhe serbe:

f- Varianti shqiptar fillon me vargje dhe subjekt konçiz, ku personazhet çfaqen e veprojnë nëpër mjegullën  e “Buenës” pa profil e karakteristika individuale… I ra mjegulla Buenës /ndejt tri ditë e ndejt tri net/../e naltoi o deri në Valdanuz,/ku punojshin tre vëllazën/gjithë ditën po punojnë/gjithë natën po rrënohet…(vargjet 1-9) .Heshtja që të imponojnë këto vargje i ngjan qetësisë para furtunës. Por drama nuk mund të luhet në një skenë të vogël sa gjerësia e lumit Buna, prandaj… fryni një freski e hollë,/-e naltoi o mjegullën /e naltoi o deri në Valdanuz…, duke e zgjeruar në këtë mënyrë “skenën e teatrit”. Drama gjëmëmadhe që po afrohet, jo vetëm që ka nevojë për një “skenë” shumë të madhe ku do interpretohet, por edhe për faktin se kjo “skenë”  do shërbejë edhe si një pistë nisjeje, në distancë dhe në kohë, e  baladës.

     -Përballë kësaj, variant serb paraqitet  me pompozitet mbretëror… Tre vëllezër ndërtuan qytetin,/Tre vëllezër, tre Mrnjavçeviça:/I pari ishte mbreti Vukasin,/I dyti ishte dukë Ugljesha,/I treti ishte Gojko Mrnjavçeviç;/Ndërtuan qytetin e Shkodrës mbi Bunë ,/Ndërtuan qytetin për plot tri vjet,/Tre vjet me treqind muratorë /Nuk mundën as themelin ta çojnë,/E jo më një qytet të ndërtojnë:/Atë çka ditën  mjeshtrit ndërtonin/Krejt atë, zanë e natës e rrënonte. (Vargjet 1-12).

f.1-  Te variant serb qysh në fillim pretendohet se

a)- Tre vëllezër ndërtuan qytetin, (e Shkodrës) dhe se këta janë… Tre vëllezër, tre Mrnjavçeviça…  të cilët, si ndërtuesit e qytetit, kanë të drejtën e pretendimit të pronësisë mbi të.

b)- na prezantohen identitetet dhe karakteristikat personale të personazheve, veprim i cili është i panatyrshëm në balada, mite e legjenda sepse,  ato, mitet, legjendat dhe baladat  janë të zhveshura nga aspektet dhe karakteristikat individuale. Duke u prezantuar si personazhe balade persona realë historikë, nuk pretendohet më për mite dhe legjenda por pretendohet për histori.

f.1.a- Prezantimi i pesonazheve në dy variantet e baladës është shumë i ndryshëm. Ndërsa te varinati shqiptar kemi… tre vëllazën/( që) gjithë ditën po punojnë/gjithë natën po rrënohet…, te variant serb tre vëllezërit janë… tre Mrnjavçeviça:/I pari ishte mbreti Vukasin,/I dyti ishte dukë Ugljesha,/I treti ishte Gojko Mrnjavçeviç. Vetkuptohet që një mbret, një dukë dhe një princ as që do kapin çekiç e mistri më dorë për të ndërtuar kështjellën apo qytetin. Këtë e lexojmë te vargu i 8-të ku thuhet se ata punuan…,/Tre vjet me treqind muratorë…

Por më e rëndësishme është fakti se ky  mbret,  dukë dhe  princ  përfaqsojnë një shkallë më

të avancuar të zhvillimit shoqëror në raport me  epokën kur punonin vetëm tre vëllezër shqiptarë.

f.1.b- Varianti shqiptar, qysh në pamje të parë cilëson një epokë të herëshme të shoqërisë

njerëzore ku nuk egziston asnjë formë e organizuar e zhvillimittë saj, e jo më  të egzistojë  ndonjë hierarki. Kjo shihet te fakti se veç tre vëllezërve që punojnë, nënës dhe grave të tyre, balada shqiptare nuk ka personazhe të tjerë. Pra jemi në një epokë të herëshme të zhvillimit

shoqëror kur nuk është bërë asn jë hap drejt një shoqërie të organizuar.

f.1.c- Në këtë mënyrë, duke e “fisnikëruar” baladën me kurora mbreti dhe stema dukësh e princash, Vuk Karaxhiçi i hoqi këtij varianti lashtësinë që i takonte sipas subjektit, duke nxjerrë pa dashje në dukje  “kopjimin” nga variant më i hershëm, që është ai shqiptar.

g-Te varianti shqiptar, qysh te vargu i dhjetë çfaqet plaku misterioz për tu treguar vëllezërve sekretin e qëndrimit të mureve të kështjellës…10-Shkon një plak o aty pari/ …/ Amanet o plak i gjallë/a din gja me na kallzue?/…/-N’daçi drejt ju me punue/në konak mos bisedoni/Nesër nadje, t’zbardhmen drita/cila vashe t’ju bjerë bukën/-at’ muronje n’mur t’kalasë.

g.1- Te shumë studiues ka lindur pyetja se: pse tre vëllezërve duhet që t’jua tregojë dikush tjetër sekretin e murimit, të cilin ata duhej ta dinin vetë, pasi ai ishte  një rit themelor shqiptar për ndërtimet e kështjellave, urave, shtëpive etj.. Pyetja duket e drejtë, por këndvështrimi i saj është i gabuar. Ne e shohim nga këndvështrimi i sotëm, kur jemi njohur me traditën popullore të flijimit të kafshëve në ndërtime. Por në rastin e baladës sonë, tre vëllezërve nuk kishte kush t’jua tregonte ritin e murimit, pasi ata nuk kishin përvojë ndërtimore të mëparëshme[18] dhe as e kishin atin e tyre, i cili mund t’u jipte përvojën e tij ndërtimore dhe për pasojë edhe ritet  që shoqërojnë ndërtimin…

g.2- Hipoteza tjetër që shtrohet në këtë rast është se, a mos vallë balada cilëson periudhën e fillimit të ritit të sakrifikimit të njerëzve në ndërtime? Përzgjedhja për flijim e gruas me fëmijë në gji, ka të bëjë me botkuptimin sipas së cilës aftësia jetëdhënëse e gruas së re i përcillet mureve të kështjellës, duke e bërë atë të parrëzueshme dhe të pa pushtueshme.

g.3-Krejt ndryshe zhvillohet ngjarja në variantin serb. Aty vjen zana (vila) e malit dhe i kumton Vukashinit… Kur vit’ i katërt  nisi,/Atëherë nga mali zana thirri:/Mos u mundo kot, Vukashin mbreti,/Nuk mundesh, mbret, themelin ta çosh,/../Deri sa nuk gjen dy emra të njëjtë,/

Deri sa nuk gjen Stojën e Stojanën,/Të jenë vëlla e motër,..

Zana ( në baladë) nuk thotë se  pse duheshin gjetur  këta dy binjakë vëlla e motër  të quajtur

Stoja dhe Stojana, ç’do bënin këta apo çdo bëhej me ata po të gjëndeshin. Kjo enigmë shtrihet në 60 vargje që nuk të tregojnë një rrugë dalje nga labirinthi…

g.3.a-Që kjo kërkesë e zanës (vila) është jashtë konteksit të baladës duket te fakti se, jashtë çdo tradite zakonore, zana tërhiqet nga kërkesa e saj për gjetjen e Stojës dhe Stojanës. Kjo tërheqje bëhet kur pa  që nuk u realizua gjetja e binjakëve, prandaj shtron një kërkesë tjetër, identike me kërkesën e plakut që u foli tre vëllezërve shqiptarë… Dhe thërret nga mali zana:/”Dëgjo mirë, o Vukashin mbreti,/Mos u mundo e kot mos u harxho! /Ja ku jeni tre vëllezër gjaku, /Secili prej jush keni të dashurat gra/Cila prej tyre, nesër në Bunë të vijë/ Punëtorëve t’u sjellë drekën ,/ Muroseni në themelin e kullës;/ Kështu themeli do të forcohet/ Kështu qyteti do të ndërtohet.” .

Nuk ka ndodhur në asnjë mit, legjendë, baladë  apo përrallë që zoti, ëngjëlli apo zana e malit të tërhiqen nga kërkesat apo porositë që u kanë dhënë njerëzve. Ato ose ndihmojnë në realizimin e tyre ose hakmeren për moszbatimin apo mosrealizimin e tyre.

g.3.b- Varianti serb ka edhe një problem. Duke qënë  se tre vëllezërit serbë janë njëri mbret, tjetri duke dhe i treti princ, atëherë edhe gratë e tyre ishin pjesë e fisnikërisë dhe nuk ishin ato personat që duhej t’u çonin bukën puntorëve. Duke patur parasysh se kemi të bëjmë me treqint puntorë, vetkuptohet që kemi të bëjmë me një sasi të konsiderueshmë ushqimi që duhej pregatitur dhe trasportuar dhe këtë punë s’mund ta bënin gratë e mbretit, dukës dhe princit. Këtë  detyrë e kishin gratë që punonin në prapavijë ose guzhinë. Gratë e tre vëllezërve mund të ishin thjeshtë shoqëruese, por zana cilëson… “I donese majstorima ručak”, (Cila prej tyre të sjellë drekën). Ndërkohë që të variant shqiptarë kjo situatë  paqraqitet më e thjeshtë të fjalët e plakut, i cili specifikon: Nesër nadje, t’zbardhmen drita/cila vashe t’ju bjerë bukën/-at’ muronje n’mur t’kalasë…dhe në variantin tjetër specifikohet tekstualisht…-Cilla vashë t’u bjere bukë,/ 
At  muroni n’murë t’Kalasë.

Pra, variant shqiptar është më llogjik dhe më realist. Edhe në kohën e sotme, kur një familjar kryen ndërtime që kërkojnë kontributin e disa të afërmve, zonja e shtëpisë, në shënjë mirënjohjeje e falnderimi e gatuante vetë drekën dhe e çonte po vetë te vendi ku  drekohej, ndërsa i shoqi bën ndarjen nëpër pjata dhe dhënien e pjatës secilit pjesmarës. Në familjet aristokrate mund të dilte zonja e madhe e shtëpisë, e shoqëruar me shërbyeset e saj, që tu servirte kafen e përcjelljes të pranishmëve. Por kjo nuk ndodhte gjatë shpërndarjes së ushqimit të drekës. Ndërsa një mbretëreshë, një dukeshë dhe një princeshë serbe nuk mund të parafytyrohet duke

lozur rolin e një guzhinjereje në një grumbull me treqint muratorë.

Kështu që  konkludojmë se, fjala e plakut të variantit  shqiptar,  është vënë në gojë të zanës (vila)  te varianti serb, pa ju përshtatur llogjikisht situatës reale.

g.4-Si realizohet dhënia e besës te tre vëllezërit serbë dhe shqiptarë?

Në variantin serb, pas fjalës së zanës (vila) kemi vargun 90 që thotë…I tu Božju vjeru

Zadadoše … që ka kuptimin…Që besimi i zotit të realizohet…( asnjeri gruas të mos i tregojë). Pra duhet të vihet në jetë fjala e zotit (zanës) detyrimisht, ndryshe nuk mund të ndërtohet qyteti dhe kështjella, se do ta rrëzojë zana e malit për hakmarje. Pra faktori që vë në lëvizje dramën është zana (vila) dhe fjala e saj.

g.4.a-Kjo është tepër e dukëshme te vargu 96 ku shkruhet… Kralj Vukašin vjeru pogazio… që do të thotë…Mbreti Vukashin besimin shkeli…(vjeru-besim). Në konteksin serb vargu është në rregull, sepse vërtet mbreti shkeli besimin (fetar), duke mos zbatuar porosinë e zanës… I tu Božju vjeru zadadoše/Da nijedan ljubi ne dokaže….( Dhe fjala e zotit të realizohet/Asnjeri  gruas të mos i tregojë.) por nuk ka asgjë të përbashkët me pretendimin se mbreti Vukashin paska shkelur besën. Kjo për arsye se tre vëllezërit serbë nuk lidhën besë me njeri tjetrin, por morën urdhërin e zanës për mos t’u treguar grave të tyre ç’ka do ndodhë ditën e nesërme. Duke i treguar gruas së tij sekretin, Vukashin Mrnjavçeviçi nuk ka shkelur  “besën e  burrave”, sepse nuk ka dhënë ndonjë besë të tillë dhe as nënkuptohet dhënia e saj. Ai ka shkelur normat e besimit (fetar)[19] në raport me zanën dhe porosinë (fjalën) e saj.

Po kështu ky “keqkuptim” përsëritet te vargu 110  ku thuhet… Mladi Gojko vjeru ne pogazi/ I on svojoj ljubi ne dokaza …( Gojko i ri, besimin mbajti/Dhe të dashurës nuk i tregoi) që në konteks nuk ka kuptim pasi besimi (fetar) është  pranimi i një dogme apo teorie dhe i riteve të një feje, njohja, pranimi dhe praktikimi i tyre me vullnet të lirë. Përse ka ndodhur kjo?

g.4.b-Kjo ka ndodhur se serbët nuk e njohin konceptin e “besës”, sepse  kjo fjalë është vetëm në gjuhën shqipe, për arsye se është fenomen vetëm shqiptar. Popujt e tjerë, hungarezët, bullgarët etj, e përdorin të huazuar nga gjuha shqipe  në formën origjinale “besë”, duke e shoqëruar me shpjegime si një fenomen shqiptar, ndërsa serbët e quajnë … ‘‘Arbanska vjeru’’. Por përkthimi fjalë për fjalë i shprehjes serbe do të thotë “ Besimi shqiptar” (vjeru- besim). Shqiptarët që flasin serbisht, në kontekst të fjalisë, e kutojnë se shprehja “ arbanska vjeru” nënkupton “besën shqiptare”, por serbët kur dëgjojnë fjalën shqipe “besë” nuk e kuptojnë  që nuk flitet për besimin.  Kjo ka bërë  që edhe disa rapsodë shqiptarë që e kanë dëgjuar baladën serbe, nga droja e ndonjë mangësie të tyre në baladën shqiptare që ata këndojnë, krahas  fjalës “besë” të shtojnë edhe fjalën “fe” si psh… lidhni bese e lidhni fe,/vashës vet mos i kallzoni[20], ose Lidhen bese e lidhen fe,/ bese e fe te trimavet…(Ljare, Shestan),  Lidhni bese e lidhni fe,/vashave mos u kallxoni…(Krajë) etj, etj..

g.4.c-Krejt ndryshe  shpjegohet ky moment te balada shqiptare. Në shumicën e motërzimeve  tre vëllezërit besatohen…dorë më dorë janë besatue,/kan lidhë besën dor më dorë, /Kurrgja grave s’po u kallxojmë, … Ani te tre vllaznit na jane besatue:/grave t’veta mos me u tregue…, (Kalis) Bese per bese trimat in lidhur,/gravet kush mos me u kallxua…(Malsi e madhe)… Tre vllaznija jon besatue,/kan lone punen ne shpi kan shkue…(Vitinë),… Lidhen bese e lidhen fe,/ bese e fe te trimavet…(Ljare, Shestan) etj, etj. Ndërsa në një pjesë të motërzimeve, edhe kur  nuk përmëndet akti i lidhjes së besës, përmëndet porosia e plakut për tu besatuar tre vëllezërit dhe subjekti vijon në zbatimin e besës…Shoqi shojt me i besue,/Lidhni bese m’u besatue ,/ Edhe un kom me u kallxue,… te diellen mos punoni;/lidhni bese e lidhni fe,/ne konak mos bisedoni … „Lidhni bese e lidhni fe,/vashave mos u kallxoni…(Krajë), Bese per bese trimat in lidhur ,/gravet kush mos me u kallxua:…(Malsi e Madhe)…etj,etj.

           g.4.ç- Nga sa më sipër konkludojmë se: ndërsa balada shqiptare është balada e “besës”, për  faktin se është “besa” ajo që vë në lëvizje dramën, varianti serb është shndruar në baladën e porosisë së zanës (vila), sepse  tre vëllezërit Mrnjavçeviçë vënë në zbatim, në dy raste, vetëm porosinë e dhënë prej saj.

…vijon…

[1] Marin Barleti “Rrethimi i Shkodrës”, botim i vitit 1504.

[2] Turqit e quanin Shkodrën…. İşkodraose ,  Işkenderiyye sepse besonin se banorët e qytetit ishin bijtë e Aleksandrit të Madh.

[3] Këtë fakt e trajton edhe Kadare te “Autobiografie e popullit në vargje” Onufri, Tiranë 2002 fq 21.

[4] Sipas Q.Haxhihasani.

[5] O.Velaj… Balada e murimit në studimet shqiptare … fq 81

[6] … janë bërë krahasime të varianteve në kuadrin nacional dhe ndërnacional…sidomos te popujt e Ballkanit. Herë-herë është bërë përpjekje të caktohet përkatësia nacionale – pra forma, pra modeli prej nga mund të jetë marrë e të jetë përhapur ndër popujt e tjerë (punë që nuk solli rezultate)…Anton Nikë Berisha  “Tragjikja dhe kuptimësia e flijimit-murosjes”. Broshurë e vënë në dispozicion  nga autori.

[7] …Njëzetë kombe e popuj kanë pretenduar dhe vazhdojnë të pretendojnë autorësinë mbi këto balada. Shkenca folklorike botërore…e ka ngushtuar rrethin e pretedentëve në gjashtë popuj…Grekë, Shqiptarë, Serbo-Kroatë, Bullgarë, Rumunë dhe Hungarezë…Kadare, “Autobiografia e popullit në vargje”, Onufri 2002, fq 23.

[8]” Mbi elementet e përbashkëta në epikën Shqiptaro-Arbëreshe dhe Serbokroate. (fq 201-207/ Veis Sejko Bargjini/ Tiranë 2002)

[9] Po aty

[10] Pengesa e parë ka qenë priftëria ortodokse që ishte si e Serbisë ashtu dhe e Bizantit. Bizanti pra nuk ishte vetëm zgjedha politike e serbëve por edhe metropolia fetare e tyre. Kundër Bizantit rapsodi serb do ta kishte të vështirë të këndonte se priftërinjt do t’i nxirrnin sytë menjëherë. Pengesa e dytë ka qenë mungesa e nje vargu epik që sllavët në përgjthësi nuk e vunë dot në dorë ….V.Sejko. Po aty

[11] Po aty.

[12]… Versioni serb(Zidanje Skadra) konsiderohet versioni kryesor sllav i Jugut. Është versioni i vetëm që ekziston në   formën e një kënge epike…. The version in Serbian is considered as the major South-Slavic version. It is the only version ëhich exists in the form of an  epic poem …https://en.ëikipedia.org/ëiki/The_Building_of_Skadar

[13] Ndonëse rrjetin ekorespodentëve e pati me njerëz të arsimuar, rrjetin e rapsodëve ku u mblodhën këngët e pati me njerëz të rëndomtë dhe asnjeri prej tyre nuk ishte rapsod serioz dhe i njohur. V.Sejko në studimin e cituar i ka evidentuar të gjitha  rastet e këngëve dhe cilësitë e rapsodëve.

[14] Nuk egziston asnjë ndërtim sllav i kësaj kohe

[15] Kosto e vonesave shqiptare është dhe fakti që  UNESCO edhe lahutën e njohu si instrument serb, ndonëse   me lahutën serbët s’kanë lidhje. Edhe gusla është e diskutueshme si serbe, sepse siç shkruan etnografi rus P.Rovinski” në veprën “Cernagorije”, “gusla në Serbi është pak e njohur”.

[16] The army led by King Vukašin Mrnjavčević and his son Prince Marko came under Skadar in June 1371, but ëhen they ëere informed about a large Ottoman army advancing from the east they header east to prepare for the Battle of Maritsa…. https://en.ëikipedia.org/ëiki/The_Building_of_Skadar

[17]  Andrija Veselinović; Radoš Ljušić (2008). Srpske dinastije. Službene glasink. p. 67.  У јуну 1371. војска коју су предво- дили краљ Вукашин и његов син Марко дошла је под Скадар, али је поход нагло прекинут…https://en.ëikipedia.org/ëiki/The_Building_of_Skadar

[18] Nuk rezulton  një përvojë e tillë në baladë, nuk kishin punuar në ndërtime më parë.

[19] Te “Autobiografia e popullit në vargje” Onufri 2002, fq 30 Kadare e prek këtë fakt shkurtimisht.

[20]  “Krijime popullore shestanase” Ulqin 2017 fq 149.  Tek kjo përmbledhje ,  në tre variantet e  kësaj  balade për Kalanë e Shkodrës është kjo shtesë e e besimit fetar krahas besës.

 

Nga: Timo Mërkuri

Balada e murimit në Urën e Artës (vijim) / Nga Timo Mërkuri

Balada e murimit në Urën e Artës

…vijim…

Në një krahasim mes  variantit grek dhe variantit shqiptar[1] të kësaj  balade, konstatojmë nivele të ndryshme të pasqyrimit dhe  trajtimit të elementëve të saj thelbësorë.

a)-  Te variant shqiptar ndërtimi i urës bëhet  nga tre vëllezër… Tre vëllezer kaha Lluri: /ki Panua, ki Mihal Guri,/Kiçua i vogël si nuri…  gjë që flet për një kohë të herëshme, kur nuk ishin  krijuar institucionet dhe organizmat shoqërore dhe njeriu e bazonte jetën te  familja.  Madje këta  vëllezër identifikohen  që janë …kaha Lluri…, fshat afër Artës. Ndryshe nga kjo, në variantin grek ndërtimi i urës bëhet nga …Dyzet e pesë ustallarë dhe gjashtëdhjetë çirakë …  gjë që flet për një sistem të organizuar shoqëror. Një kryemjeshtër që drejton dyzetë e pesë ustallarë dhe gjashtëdhjetë çirakë është një organizim shoqëror më i lartë nga familja. Kemi të bëjmë me një bashkim profesionistësh në një njësi të organizuar, gjë që është karakteristikë e mesjetës.

Pra, balada në variantin shqip cilëson një periudhë më të herëshme kohore të ndërtimit të urës në rraport me kohën që cilëson variant grek.  Mbi bazën e kësaj konkludohet në mënyrë empirike, që edhe datlindja e variantit shqiptar është më e herëshme se datlindja e variantit grek. …Por ka edhe një këndvështrim tjetër, më të thelluar

a.1)-Balada  “Ura e Artës” e lindur dhe e kënduar në të dy anët e  kufirit të dy kombeve,  është në fakt një “urë” shpirtërore  që të dy popujt kanë ndërtuar mbi “lumin” e ndasive mes tyre, duke synuar një kontakt dhe shkëmbim idesh e kulturash si dhe një bashkpunim mes tyre ndaj armiqve të përbashkët si dhe progresit eko-social. E parë  në thellësinë botkuptimore dhe historike, këto dy balada nuk janë kopjim  i njëra tjetrës, pavarësisht  elementëve të njëjtë që ato bartin. Egzistenca e kësaj balade në shumë popuj të ndryshëm, madje dhe  pa kontakte kufitare midis tyre, si dhe në shumë variante, e mbështet këtë tezë. Kjo baladë duhet parë si qëllim i njëjtë i ndërtimit të një “ure” shpirtërore nga të dy kombet, secili në “bregun” e tij. Dallimet duhen parë si ndryshime të elementëve ndërtimorë, psh njeri punon me matërial guri gëlqeror dhe tjetri me material guri graniti. Por ama të dy kanë idenë e ndërtimit të të njëjtës urë për komunikim, shkëmbim e bashkëpunim.

Krahasimet për hershmërinë dhe përparësinë duhet parë nga një këndvështrim më i thelluar.

Jashtë çdo dyshimi, themi që të dyja variantet, varianti grek dhe ai shqiptar, nuk kanë lindur në periudhën e ndërtimit të urës së Artës në vitet 1602-1613 për arsyen e thjeshtë se, në këtë periudhë, jo vetëm që nuk praktikohej flijimi, por ishin krijuar edhe strukturat shtetërore dhe administrative. Vërtet që këto struktura ishin ndërtuar  nga pushtuesi, por ishin ndërtuar prej tij pasi kishte shpërbërë strukturat shtetërore dhe administrative të vendasve, ose i kishte kthyer ato në shërbimin e tij. Gjithsesi pushtuesit nuk i interesonte, që nën autoritetin e tij, të kryheshin rite pagane nga vendasit si psh flijime (murosje), rite të cilat mbartnin një domethënie të dyshimtë për atë si pushtues. Gjithashtu shoqëria greke dhe shqiptare kishte ecur në rrugën e civilizimit dhe ndodheshin shumë larg epokave të flijimeve të njerëzve. Flijimi ishte praktikë e epokave shumë të herëshme të jetës së tyre.

Duke studiuar elementët e baladës shqiptare (motërzimi çam), konstatojmë mungesën

absolute  të babait si personazh apo si autoritet, madje edhe si kujtim[2], pra nuk cilësohet periudha e patriarkati si periudhë e cilësuar për zhvillimin e ngjarjeve. Drejtimi i shtëpisë nga nëna, mënyrë e urdhërimit të  saj mbi nuset e djemve cilëson fundin e periudhës së matriarkatit. Po ashtu mungesa e autoritetit të nënës mbi djemtë  dhe sidomos murimi i nuses së vogël, cilëson përfundimin e periudhës së matriarkatit dhe fillimin e periudhës së patriarkatit. Është pikerisht kjo periudhë që solli lindjen e fenomenit të “besës” te shqiptarët. Interesant është fakti se kjo

periudhë ka “prodhimtari të lartë “baladash.

Mungesa e institucioneve në baladë na flet për organizimin e jetës në familjare dhe kjo e fundit na dëshmon shkëputjen nga jeta nomade, duke na cilësuar indirekt periudhën e lindjes së

baladës.

Pra elementët e baladës cilësojnë epokën e fundit të  matriarkatit dhe fillimit të patriarkatit. Balada realisht mund të ketë lindur për urën e herëshme të Artës, për  atë që ndërtoi   Pirrua i Epirit në Artë ose edhe për ndonjë urë tjetër më të herëshme. Edhe po qe se balada ka lindur në kohën e Urës së Artës së ndërtuar nga Pirro i Epirit, elementët paganë të baladës janë thirur nga hershmëria e jetës epirotase dhe jo nga aktualiteti. Hipotezoj se balada (ose elementët e saj) ka/në datlindje një kohe para Pirros së Epirit, jo vetëm për mungesën e strukturave shtetërore në baladë, struktura që në federatën Epirote Pirrua i kishte tepër të konsoliduara, edhe për një faktor tjetër. Pikërisht për vendin dhe pozitën e gruas në shtetin federative të Epirit, vend dhe pozitë që ishin tepër të avancuara në rraport me pozitën dhe vendin e grave te kjo baladë. Studiuesi Pier Kaban ka nënviuar[3] se…sipas mbishkrimeve të Butrintit e Dodonës gruaja (epirote) gëzonte një pozitë të ndryshme nga ajo e gruas athinjote ….Gruaja (epiropte)  vepronte pa tutor dhe vendoste vetë për pronën e saj…ajo mund të ushtronte rolin e kryetarit të familjes…

Në kushtet e një pozite të tillë të gruas epirote (ilire dhe greke) në shoqëri, do ishte shumë e vështirë të mendohej flijimi i saj, për çfardo  arsye.

Theksuam më sipër se kjo baladë ka një datlindje shumë të herëshme, madje edhe para

epirote[4]. Në kohët e mëpasme, për arsye që sot nuk i analizojmë dot, kjo baladë ka rënë në

“gjumë” dhe u rizgjua në kohën e ndërtimit të Urës së Artës të viteve 1602-1612.

Mendoj se edhe zgjimi i kësaj balade në një epokë robërie turke, ka patur synim të rizgjojë te shqiptarët kujtimin e epokave të mëparëshme, të cilat lindën e ritën virtute si “besa”, për tu frymëzuar për një luftë çlirimtare.

Pikërisht në atë kohë robërie me ëndra lirie, balada e rizgjuar filloi të bëlbëzojë (flasë) shqip e greqisht. Ndoshta duhet të kujtojmë se banorët e të dy anëve të lumit të Artës i flisnin të dy gjuhët  lehtësisht. Duke qënë se shqiptarët i kishin të gjalla dhe i praktikonin ende në jetën e tyre  fenomenet dhe konceptet thelbësore të baladës si besën, kodin zakonor të familjes, rolin dhe pozitën e gruas në familje etj., madje këto i kishin pothuajse në formatin e periudhës menjëherë pas lindjes së baladës, kjo e fundit u rizgjua bashkë me këto elementë ose i rithiri në skenën e baladës përsëri, duke i dhënë asaj atë kolorit që admiro jmë sot.

Ndërkohë shoqëria greke kishte kaluar nëpër një periudhë të hovëshme civilizimi dhe më pas ishte traumatizuar për shumë shkaqe e faktorë historikë. Kështu që shumë element arkaikë të jetës së saj të herëshme ishin shuar dhe haruar dhe ato që kujtoheshin, kryesisht nga leximet e autorëve  antikë, nuk thirreshin për t’u aktivizuar  në jetën aktuale greke por soditeshin si kurio-zitete të së kaluarës. Prandaj nuk i gjejmë disa element arkaikë te varianti grek, por përkundrazi gjejmë element “modern” (për epokën e baladës) që na “vrasin” syrin e veshin gjatë leximit a dëgjimit të baladës. Psh, shoqëria greke nuk funksionontë në bazë të kodeve zakonore arkaike.  Madje as kodet zakonore të qytet-shteteve të saj të famëshme, që i treguan rrugën e civilizimit edhe Europës, nuk u thirën në rizgjimin e kësaj balade. Ajo kishte ndërtuar struktura të reja shtetërore dhe funksiononte në bazë të ligjeve civile, të shkruara. Ajo kishte përjetuar koalicione ushtarake të qytet-shteteve, ngritjen dhe rrëzimin e mbretërive, ndërtimet madhështore, madje edhe për kohën moderne dhe nuk mund të ngelej te ndërtimet që bënin …tre vëllezër. Po kështu “besën” psh e gjejmë vetëm te varianti çam, pasi shoqëria greke nuk funksiononte me …”besë burrash”…pasi e kishte tejkaluar atë fazë të zhvillimit shoqëror që e lindi këtë “fenomen ” te fqinjët shqiptarë…

Prandaj, më saktë do ishte të thoshnim se variant shqiptar i kësaj balade është më arkaik si

strukturë, si psikologji madje edhe si jetë, dhe për pasojë ka më shumë kolorit historik dhe

cilëson një kohë më të herëshme historike..

Gjithsesi kjo baladë, që është në  dy gjuhë të dy kombeve fqinjë, synonte  bashkim,

shkëmbim dhe bashkëpunim dhe kjo ide e saj duhet cilësuar edhe sot. Stolitë artistike që dikush

ka humbur nëpër kohë, nuk e kanë ndryshuar qëllimin e tyre.

b)-Te variant grek lind pyetja e thjeshtë se cili është mesazhi që mbart kjo baladë, çfarë kumti sjell, çfarë nevojë e kohës e lindi dhe e nisi drejt epokës sonë. Po të justifikohemi për dhimbjen e kryemjeshtrit për murrosjen e gruas së tij, gratë kanë qënë objekt flijimi qysh në fillimet e patriarkatit, pa përmëndur epokën e primitivitetit.

Ndërsa te variant shqiptar bie në sy një element rreth të cilit vërtitet gjithë subjekti, element që e cilëson plaku që tregoi sekretin e urës… Në kloft’ se plakun dëgjoni,/nuseve mos u rrëftoni, /t’a bëni me besa-besë…  dhe më tejë balada jep portretin  e të tre vëllezërve…  /Kiçua i vogël ish me besë,/Panua e Mihua të pabesë….  portret i cili indirekt na pregatit për  gjëmën që vjen. Dhe gjëma nuk është gjë tjetër veçse….pabesia…. Flijimi i gruas së re është pasojë e pabesisë së dy vëllezërve të mëdhenj  ndaj  vëllait më të vogël, bashkëshortit të gruas së flijuar.

Pikërisht elementi “besë”,  që është gjithashtu një pasaportë  identiteti kombëtar shqiptar, është shtylla vertebrore e baladës. Dhe besa gjëndet vetëm te varianti shqiptar, sepse është vetëm fenomen shqiptar.

c)-Te variant shqiptar  flijohet nusja e vogël, nusja e vëllait më të vogël ndër tre vëllezërit, ndërsa në variantin grek flijohet gruaja e kryemjeshtrit (protomastora). Po pse pikërisht nusja e vëllait më të vogël? Arsyeja është shumë e thjeshtë, dhimbja për nusen e re është më e madhe te vëllai i vogël dhe kjo dhimbje bëhet therrëse kur ai mer vesh që vëllezërit e kanë tradhëtuar. Ky vëlla që e provoi dhimbjen është i denjë t’i prijë familjes nëpër kohë dhe akte dhimbjesh.

Po të shohim përrallat dhe legjendat shqiptare, në të gjitha ato, është vëllai më i vogël njeriu më i drejtë, më naive, më i sinqeri, më i miri, më humani por edhe më vizionari dhe më trimi e nismëtari. Mjafton të kujtojmë baladën e Kostandinit, ku Kostandini është më i vogli ndër nëntë vëllezërit. Përgjithësisht shumë popuj e kanë fenomenin e pozitivitetit të vëllait më të vogël, por shqiptarët e kanë si domosdoshmëri, e kanë ligj të pashkruar në balada e përralla. Kjo  në pamje të parë të krijon idenë e ndonjë  teze teorike të “frymës së vegjëlisë” soc- realiste. Por duke patur parasysh se balada është krijim i epokave “pa teza teorike”, vetvetiu  përjashtohet ky mendim. Realisht, ky fakt  ka të bëjë thjeshtë me traditën shqiptare. Në shumë vende të zhvilluara, fëmijët ndahen nga prindërit porsa arijnë një moshë të caktuar dhe krijojnë jetën e tyre të pavarur, ndërsa te shqiptarët, ndarja e fëmijëve meshkuj më të mëdhenj bëhet, jo vetëm pasi krijojnë familjen e tyre te shtëpia e prindërve, arijnë aty një nivel të caktuar ekonomik  si dhe  pasi vëllai pasardhës të jetë martuar. Gjithsesi, në asnjë rast vëllai i vogël, vëllai i fundit, nuk ndahet nga prindërit, pavarësisht nivelit ekonomik të krijuar dhe faktit që është martuar apo jo. Ai quhet djali i pleqërisë, ai mban deri në fund të jetës prindërit pleq. Prandaj ai shikohet si shpresa e prindërve, shikohet si e ardhmja e  sigurtë e tyre, si pleqëri e garantuar.  Prandaj portreti i tij paraqitet gjithmon me idealizëm. Është besimi i prindërve te fëmija i tyre i pleqërimit që i jep ngjyra idealizmi këtij portreti. Të mos harojmë edhe faktin se djali më i vogël gjithmon lind kur prindërit janë në një moshë më të rritur, pikërisht atëherë kur e kuptojnë se çdo të thotë të keshë një djalë që do t’i pleqërojë. Instiktivisht këtë djalë e mbulojnë qysh në fillim me përkëdhelje e dashuri tepër të dukëshme, madje duke xhelozuar shpesh edhe vëllezërit e tjerë më të mëdhenj, të cilët nuk i kanë patur me kaqë tepri përkëdheljet. Prindërit kujdesen që fëmija të rritet shpejt e të bëhet i zoti i vetes, prandaj përvojën e tyre jetësore e profesionale ja trasmetojnë edhe në formë këshille gojore, në një kohë që djemve më të rritur jua trasmentonte në formë përvoje praktike.

Privilegjimi i djalit më të vogël erdhi gjer në kohët moderne  në traditën e familjeve patriarkale që të dërgonin nëpër shkolla  gjithmon djalin më të vogël për t’u arsimuar e specializuar. Kjo e riti edhe  figurën e vëllait më të vogël, si një njeri më i ditur dhe më vizionar, jo vetëm për veten e tij, por për gjithë familjen, fisin, krahinën e vendin.

Ndërtimi i urave, sidomos të urave në kufijtë e popujve dhe shteteve ( më von), realisht  ka qënë nevojë jetike e tyre për t’u lidhur me tjetrin, për të shkëmbyer me njeri tjetrin jo vetëm produkte por edhe ide e kulturë, prej të cilëve të krijonin një jetë më të mirë dhe të ecnin përpara, duke mësuar dhe marë nga njeri tjetri etj. Kujtojmë se kjo bëhej gjithmon duke dhënë diçka nga tradita e vetë e mëparëshme, e nga kodet e veta zakonore, duke hequr nga vetja një normë a një stil jetese, një mënyrë mendimi e veprimi, për t’i hapur vend në jetë normës a stilit të ri, mënyrës së re të mendimit a veprimit. Kjo gjithnjë bëhej me dhimbje.

Te shumë popuj kjo bëhej me dekrete mbretërore a më futjen e të resë në  jetën e shtresave të larta dhe drejtuese, prej nga zbriste në jetën e popullit të thjeshtë. Në këtë mënyrë, dhe sakrifica e heqjes dorë nga norma, stili a mënyra e mendimit dhe veprimit dhe zvëndësimi i tyre me të renë,  lindte si detyrë dhe sakrificë e shtresave të larta. Prandaj te disa popuj, në baladat dhe përrallat e tyrë, sakrifica bëhet nga vëllai i madh apo nga mbreti a fisniku.

Te shqiptarët  ndryshimi gjithmon ka qënë mendim, nismë dhe veprim, për pasojë edhe sakrificë e “fëmijëve të vegjël”, të arsimuar apo jo, pavarësisht se nga cila shtresë e popullsisë e kishin origjinën. Prandaj edhe në përralla dhe balada personazhi pozitiv, vizionari, nismëtari, guximtari  është gjiithmon vëllai i vogël, ndërsa negativi, penguesi, ngatërestari është gjithmon vëllai i madh. Vëllai i madh përfaqson të djeshmen, të kaluarën, normat kanunore të ngurta dhe mënyrën e jetesës arkaike, ndërsa vëllai i vogël gjithmon përfaqson të ardhmen në progres.

ç)- Te variant grek muroset gruaja e kryemjeshtrit (protomastoras), sipas fjalëve që u tha

një “zog” puntorëve dhe kryemjeshtrit. “Po nuk murrosët një njeri, ura nuk qëndron, /Dhe mos murrosni ndonjë jetim , të huaj, a kalimtar, /Por vetëm gruan e bukur të kryemjeshtërit… Më së shumti  kjo ngjason me një kurth konkurentësh, ziliqarësh apo vartësish që komplotojnë një hakmarje ndaj kryemjeshtërit,  se sa me një kumt ardhur për së larti, nga zoti a nga fati. Kjo ngjason  edhe si një plan i studiuar deri në detaje i konkurentëve të kryemjeshtrit, për ta dëmtuar atë moralisht, me qëllim që t’i zënë vendin e punës për përfitime apo për lavdi. Nënkuptohet fenomeni i  luftës për karierë, lavdi e përfitime nga posti[5], kur shpesh fitonte jo aftësia profesionale por dinakëria. Me sa duket, shoqëria greke e pranoi flijimin e gruas, por e ka quajtur të tepëruar flijimin e nuses së re me fëmijë në gji, ndaj e ka zvëndësuar atë me gruan e kryemjeshtrit, duke aktualizuar baladën me temën e konkurencës[6]. Dhe zogu, i bërë dallëndyshe,  ndërsa e paska sjellë të saktë kumtin, e dëgjon gabim porosinë e  kryemjeshtrit për të shoqen, që të vonohej sa të mundtte më shumë… Por dallëndyshja e dëgjoi gabim dhe ndryshe ja çoi lajmin….

  Pra, vdekja e gruas së kryemjeshtrit, te varianti grek është vendosur dhe pritet vetëm ekzekutimi i saj, i cili nuk vonon të kryhet. As mister, as emocion se kujt i bie shorti i zi i flijimit, vetëm një pritje  për ekzekutimin e një dënimi,  që dihet se do bëhet. Një skenë rrënqethëse krijon rapsodi te mashtrimi me një unazë, që gjasme i paska rrënë bashkëshortit nga dora në themele dhe që nusja nxiton ta gjejë, duke shfrytëzuar kështu  mjeshtërisht në funksion të

kryerjes së ekzekutimit, dobësinë e njohur të femrave për simbolin e martesës dhe duke ngritur

në këtë mënyrë tensionin e dramës…

ç.1)-Është interesant fakti i sjellur në vajtimin e  gruas së kryemjeshtërit në momentin e murosjes kur thotë se…“ /Tre motra ishim, dhe të tre fatëzeza. /Njëra ndërtoi Danubin, tjetra ndërtoi Eufratin, /Dhe unë më e vogla urën e Artës…Po të kemi parasysh se Danubi është një lumë që buron nga “Pylli i zi” në Gjermani dhe përshkon dhjetë shtete[7] europiane, ndërsa Eufrati është  lumi më i gjatë  i Azisë Jugperëndimore  që shtrihet ndërmjet Turqisë, Sirisë dhe Irakut, të lind vetiu mendimi se kjo gjeografi lumenjsh, është në të vërtetë gjeografia e vendeve ku gjallon legjenda e murimit[8]. Dhe vërtet, në folklorin e këtyre vendeve njihen balada të flijimit, pavarësisht mënyrës së flijimit. Kjo e dhënë jipet së pari vetëm në variantin grek të baladës së murrimit në urë. Ndoshta ka të bëjë pikërisht me periudhën e hovit të madh të ndërtimit të urave në  ballkan dhe në zonat e tjera të pushtuara nga turqit, hov ndërtimesh që e inicioi sulltan Sulejmani (i madhërishëm)  që sundoi nga shtatori 1520 deri në 7 shtator 1566 dhe e vazhduan edhe sulltanët pasardhës.

ç.2)- Letërsia greke ka një skenë madhështore të qëndrimit  të femrës gjatë flijimit të saj për një motiv madhor, skenë të dhënë nga Euripidi te tragjedia “Ifigjenia në Aulidë”. Ushtria greke e grumbulluar në Aulidë ishte bllokuar në port, pasi deti ishte me furtunë dhe aniet nuk mund të nisnin lundrimin. Pas kumtit të falltarit Kalkant se duhej sakrifikuar Ifigjenia, e bija e Agamnemonit me qëllim që të zbutej zemërimi i  Artemidës ndaj kryekomandantit të ushtrisë, i cili në një gjueti paskësh vrarë drenushën e dashur të perëndeshës, ftohet Ifigjenia në Aulidë  me preteksin që të njihej me Akilin, me të cilin do  martohej. Por në vend të altarit të martesës e çuan drejt altarit të flijimit dhe Agamnemoni, si kryekomandant i ushtrisë kishte fuqi të plota për luftën, por nuk kishte fuqi të kundërshtonte falltarin dhe shpëtonte të bijën nga vdekja.. Vetkuptohet që fillimisht  vajza e gjorë nisi të vajtojë e të lutet, por kur i bëhet i ditur  fakti që sakrifikimi i saj është kusht i  perëndive për mbarëvajtjen e fushatës së drejtuar nga i ati, ajo jo vetëm që  pranon të flijohet , por bind dhe prindërit që ta mirëprisnin dhe  të krenoheshin me këtë flijim[9].

ç.2.a)- Shkrimtarët antikë japin një tjetër version për flijimin e Ifigjenisë në Aulidë. Ushtria ishte mbledhur, por kryekomandanti nuk ishte zgjedhur. Pretendonte Agamnemoni por edhe Akili, Ajaksi dhe Odisea (Menelau ja dha votën e tij vëllait) ishin pretedentë. Po niseshin drejt një lufte, e cila do mirte shumë jetë djemsh e burrash. Këta djem dhe burra duhej t’i  udhëhiqte nëpër beteja plot gjak e dhimbje një burrë që kishte provuar më parë një dhimbje të madhe dhe kishte triumfuar mbi ‘të. Për këtë arsye Agamnemoni korruptoi falltarin  Kalkant, që të shpallte kumtin e rremë të flijimit të Ifigjenisë, për të shlyer fajin e (pakryer) të Agamnemonit, që (gjasme) paskësh vrarë drenushën e Artemidës si kusht për urtësimin e detit. Ifigjenia e mashtruar nga i ati erdhi në Aulidë dhe u ngjit në altarin e flijimit. Të gjithë e panë skenën e flijimit, ndonëse askush nuk e dalloi dot që u flijua një drenushë dhe jo vajza. As vetë Agamnemoni nuk e kuptoi. Ai e vuajti shpirtërisht flijimin e Ifigjenisë, por njëkohësisht fitoi vendin e kryekomandantit të ushtrisë më të madhe të të gjithë kohërave. Kostua që pagoi më von, pas kthimit nga Troja, është temë më vete.

ç.3)- Por ne e kishim fjalën te Ifigjenia dhe flijimi i saj në Aulidë. Me një përvojë të tillë pararendëse, balada në variantin grek duhej të paraqitej në një nivel shumë  të lartë artistik dhe psikologjik. Por le ta shohim konkretisht realizimin në baladë. Në momentin e parë gruaja e kryemjeshtrit  nis e mallëkon gjithë njerëzit… Siç dridhet karafilli, ashtu të dridhet edhe ura, /Dhe si bien fletat e pemëve , kështu të bien kalimtarët… Karafili dridhet nga era dhe gjethet e pemëve bien në mënyrën më të natyrëshme, atëherë ku qëndron misteri i mallëkimit të saj? Dhe ca më tejë ndryshimi i këtij mallëkimi për arsye se mund të zinte edhe vëllain e saj të vetëm, i cili mund të rastiste të kalonte mbi këtë urë është  jo cilësor…“Bijë, fjalët ndryshoi dhe mallkim tjetër jep, /Se ke vëlla të vetëm, mos rastis dhe ai kalon”/Dhe ajo fjalët ndryshoi dhe një tjetër mallkim jep: /“”Nëse malet e egra dridhen, të dridhet edhe ura,/ dhe po bien zogjtë e egër, dhe kalimtarët të bien,/se kam vëlla në mërgim, mos rastis dhe kalon ”.  Dallohet nëpër vargje psikologjia e një gruaje të shtresës së lartë, të rritur me gjithë të mirat materiale e me shërbëtorë në shtëpi.    

        Ndonëse i ndryshuar, mallëkimi ka dy pjesë, të zakonëshmen…“Nëse malet e egra dridhen,

të dridhet edhe ura”…, sepse malet dridhen gjithmon nga tërmetët dhe urat gjithmon kanë

dridhje të brendëshme. Dhe pjesa  jo e zakonëshme, që mund të quhet opoturne  që përbëhet nga vargjet … dhe po bien zogjtë e egër, dhe kalimtarët të bien… sepse zogjtë e egër nuk bien kollaj nga fluturimi. Pra ndonëse mallëkon, e rrrethon këtë mallëkim me pamundësi realizimi, për hatër të vëllait të vetëm, se  mund të rastisë të kalojë mbi urë dhe  ta godasë mallëkimi. Shumë larg Ifigjenisë në Aulidë.

ç.4)-  Por ështe larg edhe nga varianti shqiptar (çam). Tre vëllezërit çamë janë në ankth se

cila nuse do tu sjellë bukën. Vërtet që dy vëllezërit më të mëdhenj e shkelën besën, duke u treguar grave të tyre, por prapë ata e kishin ankthin sepse s’dihej qëndrimi i nënës[10], kë nuse do dërgonte ajo. Po sikur nëna të këmbngulte për ndonjë arsye të papritur, që bukën vëllezërve t’ua shpinte  nusja e madhe ose nusja e mesme, atëherë shkelja e besës prej tyre paskësh qënë pabesi pa rezultat. Nuset e mëdha, të informuara nga bashkëshortët e tyre  për vendimin e marrë, bënë çmos që të mos shkonin te ura, ndërsa nusja e vogël, me sinqeritet nëne të re, shpreh shqetësimin për fëmijën, shqetësim që ja fashitin kunatat dinakërisht.

 Le të shohim momentin e fillimit të murrosjes së nuses së vogël.../Nusa u thotë: «Pse, o burrë/ përsiper me hidhni gurë,/pa u bënë sumurë kurrë,/pa thertur as këmbë, as dorë,/pa thertur as këmbë, as kokë,/më vë të gjallë në botë?… – More burr’, a i ziu burrë,/po më bën direk në urë… Një qëndrim dinjitoz dhe një qortim i zakonshëm  për bashkëshortin , qortim që, siç do ta shohim në vijim  ka lidhje me fatin e fëmijës. Asnjë mallëkim për kunetërit apo ndonjë tjetër.

Dhe “mallëkimi” i saj për urën është më tepër një informacion fin se sa mallëkim, pa asnjë

pasojë tek njerëzit, kalimtarë apo jo…O moj urë, e zeza urë/ /të dridhesh si dridhem unë[11], duke

u çfaqur në këtë mënyrë shumë më lart artistikisht se varianti grek. Në qoftë se te variant grek

dridhja e urës vjen si pasojë e dridhjes së maleve (lëvizje sizmike), te variant shqiptar dridhja e urës shkaktohet nga  dridhjet e trupit të gruas në gulçet e fundit të jetës, nga agonia e saj. Pra kalon nga njeriu te ura, si një gulç, si një përpëlitje e urës e bartur nga gulçet dhe përpëlitjet e gruas. Kaqë shumë vuan gruaja, sa që vuajtja e saj i kalon urës së gurtë.

ç.5)- Në disa motërzime të kësaj balade lidhja e gruas me urën është deri në kufijtë e njësi-

mit me njera tjetrën. Një motërzim lab[12] i kësaj balade fillon me vargjet…Urë moj e zeza urë/Sa

vjet ke që flë pa burë…

d)- Vdekja e gruas në variantin shqiptar tingëllon më tepër si një hymn për jetën se sa si mort. Kjo për faktin se ajo sakrifikon veten në emër të mbajtjes së fjalës së dhënë (besës) nga i shoqi për tu murosur ajo grua që do t’u sillte ushqimin… kush t’e sjellë bukën nestër,/ne themeli ta mbëloni,.. Ajo gjithashtu sakrifikon jetën  për të ardhmen e djalit të saj, të cilin jua lë amanet burit dhe kunetërve … Burrë, do të them një fjalë : / jamanet të zinë djalë, /kutu nek do vihem

unë, /do bijë një fik i bardhë, /kur të bijë kokrrën e parë, /t’ia ipni djalit t’e hajë… 

d.1)-  Në vijim të traditës shqiptare, gruaja ju lë amanetet e fundit burit dhe kunetërve edhe mënyrën e murimit, mënyrë që synonte,  jo ti lehtësonte çastet e fundit të jetës nuses së re, por ti mundësonte  asaj të kryente detyrën si nënë ndaj të birit, ta ushqente  që të rritej … /Jamanet dhe ju kunetë, /gjoksin të m’e lini jashtë. /Gjoksin jashtë ja kanë lënë, /rrodhi një krua i ergjëndë ,/ djalin e rritte e madhonte,/të sumurët i shëronte… duke shprehur të njëjtin qëndrim si  te balada e Urës së Fshajt  apo dhe te balada e Rozafës. Pra, djali u rrit me qumështin e nënës dhe me ujët e kroit të argjëndtë, por më e rëndësishme është se ky ujë i argjëndttë i kroit…të sëmurët i shëronte …. Pra në ndryshim me variantin grek të baladës ku, me murosjen e gruas së kryemjeshtrit (protomastoras) mbyllet çdo prespektivë jete (për kryemjeshtrin), te variant shqiptar jo vetëm që rritet djali jetim i nuses së murosur, por ca më tepër edhe të sëmurët e tjerë,

shëroheshin[13] porsa pinin ujin nga kroi i urës së Artës.

Por legjenda e nuses së murosur te Ura e Artës gjallon  edhe sot e kësaj dite. Sa herë që lumi Árakhthos fryhet e vërshon me gjëmime, gjë që ndodh rrëndom në vjeshtë e pranverë, banorët e zonave rreth urës së Artës flasin e thonë se mes  zhaurimës së vërshimit të ujrave, dëgjojnë edhe rrënkimet e nuses së murosur[14], duke dëshmuar në këtë mënyrë lidhjen e pashkëputëshme me ritet dhe botën pagane.

d.2)-  Ky qëndrim i njëjtë në dy ura dhe një kala[15] që ndodhen  në trekëndëshin Artë-Shkodër-Fshaj (Gjakovë) dëshmon për një unitet identiteti të tre autorëve, që në fakt është vetëm një autor, rapsodi shqiptar[16].

f)-Në zonën e Artës varianti shqip i baladës së  murimit në urë ka shumë motërzime, nga të cilat ne zgjodhëm për krahasim vetëm dy variante,  në dialektin çam marë nga zona e Artës dhe periferia e saj, të botuara te “Mbledhës të folklorit.  Këngë Popullore nga Çamëria” Tiranë 1983

…vijon…

[1] Në këtë analizë, për lehtësi kuptimore, kemi shfrytëzuar variantin  “Urën e Artës ndërtojmë” i

   cili është më afër shqipes standarte.

[2] Nqse kishte vdekur

[3] “Pier Kaban “Vendi i gruas në Epir” ILIRIA nr 2 1986, fq 194

[4] Nënkuptojmë para federatës epirote të Pirros së Epirit.

[5] Edhe në federatën epirote greqishtfolësit synonin sferën administrative të jetës, në një kohë që

     shqipfolësit  synonin kryesisht jetën ushtarake. Por shqipfolësit (Mollosët, Thesprotët , Kaonët etj)

    duke qënë  shumicë, kishin edhe privilegjet e postet drejtuese në jetën civile e ushtarake, duke u bërë 

    shpesh objekt sulmesh e kurthesh, pavarësisht se postet i fitonin me aftësi . Psh thesprotët ishin edhe 

    mjeshtra të  ndërtimit dhe kjo duket edhe te ndërtimet private e civile të vendbainemve të tyre, si

    shtëpitë, rrugët, urat etj

[6]Interesant është fakti se edhe te balada shqiptare “Një kala Prevezës i ndërtojmë” me burim te 

   Mbledhës të folklorit. “Këngë popullore nga Çamëria” fq 396 ka një subjekt konkurence për

   lavdi mes dy mjeshtrave të ndërtimit, duke përjashtuar  nga balada disa pjesë karakteristike

   shqiptare. Shih …”Kalaja e   Prevezës ”.

[7]  Gjermaninë, Austrinë, Sllovakinë, Hungarinë, Kroacinë, Serbinë, Rumaninë, Bullgarinë, Moldavinë

    dhe Ukrainën.

[8] Në variantin e ishullit Zaqintho,gruaja e kryemjeshtrit duke vajtuar tregon, se një motër e saj ka

    qenë flijuar në themelet e një kishe, e dyta në muret e një manastiri dhe kjo e treta, në Urën e

    Artës.

[9] Në momentin që thika do i mirte jetën, vetë Artemida e hoqi vajzën nga altari, duke e çuar priftëreshë

    në Tauridë dhe në vend të saj vendosi një drenushë që u flijua.

[10] Në disa motërzime te Ura e Fshajt  cituam se nëna është vënë në dijeni për marveshjen, por nuk

    ndërhyn në fatin e   nuseve për të favorizuar ndonjerën, ndonëse mes rreshtave lexohet afiniteti me

    nusen e vogël.

[11] Në një variant tjetër është….ashtu si dridhem un’ në mur/ashtu u dridhtë dhe kjo urë….

[12] Publikuar në fb nga poeti Petrit Ruka

[13] Do sugjeroja qe lexuesi ta lexonte bashke me analizën e “Urës së Fshajt”, për vetë faktin e

    ngjashmërisë së madhe që kanë të dy variantet.

[14] Banorët e zonës së Artës, që besojnë  flijimin e demit bashkë me nusen e re thonë se dëgjojnë edhe

    bulurimën e  demit të flijuar.

[15] Në fakt balada e murimit egziston edhe për ura dhe kala të tjera në vendin tonë, veç atyre për të cilat

    flasim në këtë shkrim.

[16] Themi “rapsodi” si emërtim dhe jo i njëjti rapsod.

 

Timo Mërkuri

Balada e murimit / Fragment nga studimi  i autorit Timo Mërkuri

Balada e murimit

Ura e Artës[1](greqisht:Γεφύρι της Άρτας ) është një urë guri (quhet dhe Ura e Gurtë e Artës) rreth një kilometër në perëndim  të qytetit të Artës në Greqi dhe  lidh dy brigjet e lumit  Άραχθος / Árakhthos)

Është ura më e famëshme në Epir, si për stilin e ndërtimit ashtu dhe për legjendën që mbart.

Me gjatësinë aktuale 142 m, me gjerësi  4 m, ka katër kamare dhe pesë këmbë mbështetëse

në ujë. Përbëhet  nga katër harqe të mëdhenj dhe tre më të vegjël.  Katër harqet gjysmërrethore nuk kanë simetri midis tyre. Mbështetëset (piedestalet) janë ndërtuar me gurë të mëdhenj në bazament, duke imituar ndërtimet helene[2]. Ka arkitekturë osmane,  dhe është ndërtuar me mate

rial guri. Ndërtimi ka përfunduar  në vitin 1612.

Hipotezohet se ura e Artës së pari, u ndërtua në kohën e Pirros së Epirit dhe së dyti, në

kohën e  Despotatit të Epirit, kur Arta ishte kryeqyteti i shtetit nën Mihail II Duka (1230-1271),

por nuk dihet asgjë për fatin e këtyre  ndërtimeve. E dokumentuar është  ndërtimi i urës aktuale

të Artës   në vitet 1602-1606 apo 1613. Në këtë periudhë  sulltanët  e Stambollit {Sulltan Mehmeti III (1595-1603) dhe Sulltan Ahmeti I (1603-1617)}  i kushtuan rrëndësi zgjerimit të infrastrukturës rrugore në teritoret  ballkanike të perandorisë, sigurisht për qëllime ushtarake.

Por Serafimi, Kryepeshkopi i Artës, ka shkruar se ura është financuar,  nga një tregëtar Artinos i quajtur  Jani Dhjakojani, i cili ushtronte tregëti me vise të ndryshme dhe ishte i interesuar për ndërtimin e një ure në këtë vend.

Në strukturën e ndërtimit të saj është i dukshëm  harku i madh, i cili  ka  krijuar probleme si gjatë  ndërtimit ashtu dhe më von për shkak të lartësisë dhe të gjërësisë së tij si dhe të vrullit të lumit në këtë vend, apo edhe lëvizjeve sizmike dhe  ka  pësuar rrënie disa herë, ç’ka ka lindur edhe  legjendën e murrimit gjatë procesit të rindërtimit. Sipas burimeve greke, rindërtimi i këtij harku sipas stilit osman, për herë të fundit është bërë në  vitin 1612 deri në vitin 1615.

Sipas baladën popullore për ndërtimin e kësaj ure ishin mobilizuar 45 muratorë dhe 60 çirakë  nën drejtimin e një kryemjeshtri. Ata punonin ditën por gjatë natës themelet e urës shëmbeshin. Një ditë aty pranë  fluturoi një zog i cili, duke folur me zë njeriu, i thotë  kryemjeshtrit (protomastora) se ura do qëndronte pa u rrëzuar e do ngrihej vetëm në qoftë se në themelet e saj do murosej gruaja e tij…Dhe kështu ndodhi murimi i gruas së kryemjeshtrit (protomastoras). Ajo në fillim lutet, pastaj nis e mallëkon urën dhe kalimtarët që do ecnin mbi ‘të, por më pas e ndry-shon mallëkimin. Në këtë mënyrë ura e mori flijimin që kërkohej, gruan e kryemjeshtrit dhe u ndërtua normalisht. Kur banorët e Artës kalojnë mbi urë edhe sot, në shënjë resspekti për sakrificën e gruas së kryemjeshtrit, i  mbajnë sytë ulur dhe flasin me zë të ulët.

Mirpo historia greke e tregon ndryshe ngjarjen.. Kur u planifikua pushtimi  i krahinës së Artës dhe zonat përreth, nga turqit[3]  u pa e domosdoshme ndërtimi i një ure që do lidhte dy brigjet e lumit të rrëmbyeshëm për të  kaluar ushtria. U dërguan së pari disa dervishë të ftonin popullsinë vendase të kontribuonte për të ndërtuar një urë. Banorët fillimisht treguan gatishmërinë të bashkpunonin në ndërtim, të joshur nga shpërblimi. Por kur kuptuan qëllimin e vërtetë të ndërtimit të saj që synonte në pushtimin e Artës dhe zonave përeth, menduan ti shmangen angazhimit ose së paku të vonojnë  kohën e ndërtimit të urës. Filluan të prishnin natën atë që ndërtonin ditën. Turqit u shqetësuan nga dëmtimi i natës dhe pyetën pse ndodh kjo. Banorët i sqaruan se vendi ku ndërtohej ura mbartte një mallëkim, dhe  ata që do kalonin përmbi urë nuk dihej a do ktheheshin përsëri. Për të hequr këtë mallëkim, duhej sakrifikuar në themelet e saj një person i dashur, vdekja e të cilit të shkaktonte shumë dhimbje. Me siguri banorët aludonin për ndonjë ushtarak të lartë turk, por komandanti turk urdhëroi murosjen e gruas së kryemjeshtrit . Dhe i dhanë jetë legjendës së një zogu që i sjell kryemjeshtrit lajmin …

Edhe variantet rozë nuk mungojnë për këtë urë. Thuhet se gruaja e kryemjeshtrit paskësh rënë në dashuri me again e vendit dhe me qëllim që ta zgjaste kohën e romancës, dërgonte netëve njerëz që të prishnin atë ç’ka ndërtonte i shoqëi ditën. Por ç’do tradhëti e ka ditën e zbuli-mit dhe kryemjeshtri e kuptoi tradhëtinë e së shoqes. Me qëllim që ta ndëshkonte  gruan, sajoi legjendën e rrëzimit natën të ndërtimit të ditës, vizitën e zogut udhëzues dhe vuajtjen (kinse) e tij për murimin e së shoqes.

Në fakt kjo urë, veçse ka ndihmuar banorët në lëvizjet e tyre, ka qënë edhe burim dhimbjesh të mëdha. Nëpër këtë urë kalonin ushtritë turke për reprezalje ndaj popullsisë në raste kryengritjesh, këtu kalonin  fëmijët që mereshin nizam për turqinë si dhe taksat në natyrë që i mireshin popullatës.

Në bregun lindor të lumit (Arachthos), pranë fillimit të urës, ende ndodhet një  pemë e ma-dhe  qysh nga koha e Ali Pashës. Thuhet se Ali Pasha qëndronte i ulur  në hijen e kësaj peme dhe sodiste ekzekutimin me varje në degët e saj, të  të dënuarve të tij me vdekje. Egziston një këngë popullore për këtë pemë  që thotë: “Ç’mallëkim  ke marrë që qëndron  e tharë me rrënjët në ujë? /Ali pasha erdhi dhe ujë nuk  piu as vetë[4]….

Gjer në  vitin 1881, kur Arta u çlirua nga turqit[5], ura shënonte kufirin e   Greqisë me Perandorinë Osmane ( pjesë e së cilës ishte dhe Shqipëria e okupuar) dhe postblloku turk  ndodhej në një godinë të ndërtuar në vitin 1864. Kjo godinë sot shërben si Muzeu Folklorik i Artës.  Më 23 shtator 1944 gjermanët në ikje, tentuan ta hidhnin në erë urën, por përmasat e krimit dhe jehona e tij i stepën.

Është e natyrëshme që  legjenda e Urës së Artës të ketë  frymëzuar  shumë shkrimtarë grekë, të cilët e kanë përjetësuar artistikisht flijimin e gruas së kryemjeshtrit nëpër romane, novela dhe tragjedi si:

–  “Tri urat e Artës” dhe “Ura me tri harqe” nga Babis Dermitzakis

– “Ura e Artës” Revista NOMAS 1905 nga Elias Vouterides

“Ura e madhe” tragjedi e shkruar në 1909, nga  Niko Kazanzaqis, vënë në skenë 1919

“Sakrifica në Artë” nga Stelio Seferiadhis dhe  “Këmba e urës” 1927 nga Panajotis Fotiadhis

“Te këmbët e urës” 1930 nga Theodhoros Regulidhis dhe “Ura e Artës” 1942 nga G. Theotakas

“Gruaja e mjeshtrit” 1950 nga Philonos Ktenidhis,    dhe “Ura e Artës” 1960 nga Yani Andritsos

Është interesant fakti se, në portalet greke, hipotezohet që edhe shkrimtari Ismail Kadare temën e romanit “Ura me tri harqe” (1989) e ka marrë  nga kjo urë, ndonëse ngjarja zhvillohet në treva të tjera shqiptare.

        1-  Varianti grek i këngës  së Urës së Artës, i përshtatur në shqip  është:

 

ΤΟ ΓΕΦΥΡΙ ΤΗΣ ΑΡΤΑΣ[6]

 

Σαράντα πέντε μάστοροι κι εξήντα μαθητάδες
γιοφύρι εθεμέλιωναν στης Άρτας το ποτάμι.
Ολημερίς το χτίζανε, το βράδυ εγκρεμιζόταν.
Μοιριολογούν οι μάστοροι και κλαιν οι μαθητάδες:
“Αλοίμονο στούς κόπους μας, κρίμα στις δούλεψές μας,
ολημερίς να χτίζουμε το βράδυ να γκρεμιέται.”

Πουλάκι εδιάβη κι έκατσε αντίκρυ στό ποτάμι,
δεν εκελάηδε σαν πουλί, μηδέ σαν χηλιδόνι,
παρά εκελάηδε κι έλεγε ανθρωπινή λαλίτσα:
“Αν δε στοιχειώσετε άνθρωπο, γιοφύρι δε στεριώνει,
και μη στοιχειώσετε ορφανό, μη ξένο, μη διαβάτη,
παρά του πρωτομάστορα την όμορφη γυναίκα,
που έρχεται αργά τ’ αποταχύ και πάρωρα το γιόμα.”

Τ’ άκουσ’ ο πρωτομάστορας και του θανάτου πέφτει.
Πιάνει, μηνάει της λυγερής με το πουλί τ’ αηδόνι:
Αργά ντυθεί, αργά αλλαχτεί, αργά να πάει το γιόμα,
αργά να πάει και να διαβεί της Άρτας το γιοφύρι.
Και το πουλι παράκουσε κι αλλιώς επήγε κι είπε:
“Γοργά ντύσου, γοργά άλλαξε, γοργά να πας το γιόμα,
γοργά να πας και να διαβείς της Άρτας το γιοφύρι.”

Να τηνε κι εξαναφανεν από την άσπρην στράτα.

Την είδ’ ο πρωτομάστορας, ραγίζεται η καρδιά του.
Από μακριά τους χαιρετά κι από κοντά τους λέει:
“Γειά σας, χαρά σας, μάστοροι και σεις οι μαθητάδες,
μα τι έχει ο πρωτομάστορας και είναι βαργιομισμένος;
“Το δαχτυλίδι το ‘πεσε στην πρώτη την καμάρα,
και ποιος να μπει, και ποιος να βγει, το δαχτυλίδι νά ‘βρει;”
“Μάστορα, μην πικραίνεσαι κι εγώ να πά σ’ το φέρω,
εγώ να μπω, κι εγώ να βγω, το δαχτυλίδι νά ‘βρω.”
Μηδέ καλά εκατέβηκε, μηδέ στη μέση επήγε,
“Τράβα, καλέ μ’ τον άλυσο, τράβα την αλυσίδα
τι όλον τον κόσμο ανάγειρα και τίποτες δεν ήβρα.”

Ένας πηχάει με το μυστρί κι άλλος με τον ασβέστη,
παίρνει κι ο πρωτομάστορας και ρίχνει μέγα λίθο.
“Αλίμονο στη μοίρα μας, κρίμα στο ριζικό μας!
Τρεις αδελφάδες ήμαστε, κι οι τρεις κακογραμμένες,
η μια ‘χτισε το Δούναβη, κι η άλλη τον Αφράτη
κι εγώ η πλιό στερνότερη της Άρτας το γιοφύρι.
Ως τρέμει το καρυόφυλλο, να τρέμει το γιοφύρι,
κι ως πέφτουν τα δεντρόφυλλα, να πέφτουν οι διαβάτες.”

“Κόρη, το λόγον άλλαξε κι άλλη κατάρα δώσε,
πο ‘χεις μονάκριβο αδελφό, μη λάχει και περάσει.”
Κι αυτή το λόγον άλλαζε κι άλλη κατάρα δίνει:
“Αν τρέμουν τ’ άγρια βουνά, να τρέμει το γιοφύρι,
κι αν πέφτουν τ’ άγρια πουλιά, να πέφτουν οι διαβάτες,
τί έχω αδελφό στην ξενιτιά, μη λάχει και περάσει.

 

 

 

 

URA E ARTËS[7]

Dyzet e pesë ustallarë dhe gjashtëdhjetë cirakë,

Një urë po ndërtonin tek lumi i Artës,

Tërë ditën ndërtonin, natën ajo shëmbej.

Vajtojnë ustallarët dhe qajnë çirakët.

“I kotë mundimi ynë, gjynah për punën tonë,

Tërë ditën të ndërtojmë dhe natën të na shëmbet”

 

Një zog kaloi dhe qëndroi përballë lumit,

Nuk cicëronte si zog, e as si dallëndyshe,

Por nisi të fliste me zë njeriu,

“Po nuk murrosët një njeri, ura nuk qëndron,

Dhe mos murrosni ndonjë jetim, të huaj, a kalimtar,

Por vetëm gruan e bukur të kryemjeshtërit”

 

E dëgjoi kryemjeshtëri dhe i bie vilani,

Fillon edhe vajton dhe po i thotë dallëndyshes,

“Ngadalë të vishet, ngadalë të ndërohet,

Dhe ngadalë të vijë në mbrëmje”,

Dallëndyshja e dëgjoi gabim dhe ndryshe ja çoi lajmin,

“Shpejt vishu e ndërohu, e shpejt të shkosh në mbrëmje

Shpejt të shkosh dhe të kalosh urën e Artës”,

Dhe të shkosh edhe të vish nga sokaku i bardhë,

 

E pa kryemjeshtri dhe i ngriu gjaku,

Nga larg ata i përshëndet dhe nga afër u thotë,

“Ditë të mbarë ju ustallarë dhe ju çirakë të  rinj,

Por çfarë ka kryemjeshtri që është i trishtuar?”

Unaza i ra tek harku i parë, dhe kush do të hyjë,

Dhe kush do të shkojë, unazën që të gjejë?

” Usta mos u hidhëro se unë po zbres ta mar,

Unë do zbres e unë do ngjitem, unazën do të gjejë,

As deri në fund nuk zbriti, e as deri në mes nuk shkoi,

“Tërhiqe litarin terhiqe edhe zinxhirin,

Të gjitha po i kthej përmbys dhe asgjë nuk po gjej”

 

Njëri po fillon me lopatën dhe tjetri me gëlqeren,

Vjen edhe kryemjeshtri dhe hedh një shkëmb të madh.

“Mjerë për fatin tonë, turp në rrënjët tona!,

Tre motra ishim, dhe të tre fatëzeza.

Njëra ndërtoi Danubin, tjetra ndërtoi Eufratin,

Dhe unë më e vogla urën e Artës,

Siç dridhet karafilli, ashtu të dridhet edhe ura,

Dhe si bien fletat e pemëve, kështu të bien kalimtarët”

 

“Bijë, fjalët ndryshoi dhe mallkim tjetër jep,

Se ke vëlla të vetëm, mos rastis dhe ai kalon”

Dhe ajo fjalët ndryshoi dhe një tjetër mallkim jep:

“”Nëse malet e egra dridhen, të dridhet edhe ura,

Dhe po bienz ogjtë e egër, dhe kalimtarët të bien,

Se kam vëlla në mërgim, mos rastis dhe kalon.

 

 

         2- Kjo baladë, në zonën e Artës egziston në gjuhën shqipe, madje në disa motërzime. Po  paraqesim  dy nga motërzimet e shumta të variantit shqiptar të kësaj balade dhe pikërisht dy nga variantet çame, njera[8] prej të cilave është më afër shqipes standarte,  me titull “Urën e Artës ndërtojmë”[9] dhe që janë si vijon:

URA E ARTËS KUR ISHTE BËNË


Ju t’e dini, mre, shokë e sahi,

Ura e Artës mre, kur ishtë bënë,
tre vëllezër kaha Lluri klenë.
Të tre emrat na i kanë pasë.
Mihë Guri të madhit ia thoshin,
dhe të mesmit Pani mre, ia thoshin,
dhe i vogli Kiçi e kish ëmrin.
Tre, vëllezrit atje që penojnë.
Dizet djema pënëtore i kanë.
Punë natë bëjnë e punë ditë,
puna fare nuk u del për dritë.
Atje shkon një plak edhe u thotë:
«Ustallarë, ju mre ustallarë,
kurrë puna s’do t’u vejë mbarë!
Si mundet puna mre t’u vejë mbarë,
si mundet ura juve t’u qëndrojë,
pa u bënë një njeri kurban,
pa një dem që ta keni bëluar,
pa një dash që ta keni bëluar,
nënë këmbët e Urës së Artës?
Kështu puna do t’ju vejë mbarë
Ura e Artës kështu do ndërtohet».
Si t’ia binin mre e çish t’ia binin?
Kollaj kle mre për demin e dashin.
Berri i shkretë edhe theret me zor,
po çish njeriu mre ati të sellin?
Tre vëllezënit na janë mëjtuar:
– Më saba bukën – thanë – kush t’e sellë,
çil kunatë këtu të vijë e para,
në themel të gjallë do t’e vënë.
Edhe një dem atje do t’e vënë,
edhe një dash atje do t’e vënë,
kushtu ura do rrijë më këmbë.
Po i pari s’na kle gënjeshtiar,
s’na gënjente mre i pari inë:
se «vëllai ta xerr sirin më thellë».
Pani e Miha, të pabesë klenë,
grave tire ata u treguan.
Fushës Artës, mre kur ura sabahu,
nusa e Kiços mre, nek ura shkon,
gosur torvat mre me bukë e gjellë:
– Mbarë u vaftë, o ju ustallarë!
-Mbarë paç, o moj kunata jonë!
Thanë Pani dhe ai Mihë Guri.
Kiçit vogël, po i thotë e shoqa:
– Çish ke, o ti imzot, që po klan?
– Në themele sa më ra ognaza,
më ra thellë e do ma marrë lumi.
– Atë ognazë imzot – do t’a xerr unë.
Kur ka zdrikur nusa atje poshtë,
bët e bët ata, i huadh gurë.
– O ti burrë, mre i ziu burrë,
pse me botë gjallë me bëlon?
Nonjë fal në jetë s’bëra kurrë:
Edhe ti e zezë Urë e Artës,
të më dridhesh kùshtù si dhe unë;
gjithë njerzit të dridhen bi urë,
hoj shëndoshë, mre hoj të sumurë!
Dëgjo burrë edhe ju kunetë,
do t’u lë mre sot-o një amanet,
një amanet të rëndë gur mulliri,
djalin tim ju amanet t’e kini:
Do të mbijë kutù një fik i bardhë,
kur të pjekë aj kokrrën e parë,
ju t’ia ipni djalit tim t’e hajë,
edhe gjoksin jashta të m’e lini!
Gjoksin jashta mre, ia kanë lenë,
rrodhi ati një krua i ergjëndë,
vij e pij mre, djali e madhohej,
vij e pij i sumuri e shërohej.
Ura e Artës mre, qëndron dhe sot.
Dhe nga njerzit bi të kur kalojnë:
po dëgjohet demi që pëllet,
po dëgjohet dashi që bërtet,
zeri i nuses që thotë «oh, medet!»

Mazrek — Margëlliç, Vlorë 1954.

URËN E ARTËS NDËRTOJMË

Tre vëllezer kaha Lluri:
ki Panua, ki Mihal Guri,
Kiçua i vogël si nuri,
– Të tre vëllezer që jemi,
5-dizet pëntorë i kemi[10],
urën e Artës ndërtojmë,
natë e ditë nuk pëshojmë,
dot në këmbë s’e qëndrojmë.
Urë, moj urë e mallkuar,
10-ç’fal të kemi, ja na thuaj?
Ati shkon një plak e u thotë:
– Pënofshi sot edhe mot,
po ura s’u qëndron dot,
pa vënë një shpirt në botë,
15-e një dem të zi t’e vini,
e një dash të zi t’e vini,
atje nek bëni themelin,
Kushtu ndreqetë kjo urë,
të shkojnë gjithë në urë,
20-ujt’ e lumit – mos t’i njumë
të shendosh’ e të sumurë.
Në kloft’ se plakun dëgjoni,
nuseve mos u rrëftoni,
t’a bëni me besa-besë,
25-kush t’e sellë bukën nestër,
ne themeli ta mbëloni,
edhe demin t’e mbëloni,
edhe dashin t’e mbëloni
Kiçua i vogël ish me besë,
30-Panua e Mihua të pabesë.
Thotë vjehrra nuses madhe:
– Ngreu ti, oj nusa e madhe,
shperu bukën ustallarve.
– Vjehrrë, o vjehrrë, ku ma gjete,
35-le ta shperë nusa e mesme,
se e kam djalin me ethe.
Thotë vjehrra nuses mesme:
– Ngreu ti, oj nusa e mesme,
shperu bukën ustallarëve,
40-Dale, nanë, se kam pak punë,
se kam duartë me brumë.
I thotë vjehrra nuses vogël:
– Ngrehu ti, oj nusa e vogël,
shperu bukën ustallarëve.
45- Dale nanë, se kam pak punë,
sa të vë djalin në gjumë.
– Ikë ti, se e vë unë.
– Mirë nane, vete unë.
U nis nusa për në urë:
50-Puna e mbarë, o ustallarë!
– Mbarë paç kunata jonë, –
i tha Panua me Mihalë.
Thotë Kiçua i vogëli:
-Grua, kur të paçë me si,
55-i tërë dheu m’u nxi.
Kemi tre vjet që pënojnë,
e dot urën s’e mbarojmë:
gjithë ditënë pënojmë,
gjithë natën n’e rrëzojmë.
60-Sh’ke, imzot, që klan me lot,
pse vëzhdrin ashtu në gropë?
– Më ra ognaza në gropë[11]
më ra ognaza në lumë.
– Atë ognazë ta marrte unë!
65-«Po nusa sa ishte ulë
nisin që t’i hedhin gurë.
Nusa u thotë: «Pse, o burrë
përsiper me hidhni gurë,
pa u bënë sumurë kurrë,
70-pa thertur as këmbë, as dorë,
pa thertur as këmbë, as kokë,
më vë të gjallë në botë?
Po ata të këmba n’urë
po e bëlojnë me gurë.
75- More burr’, a i ziu burrë,
po më bën direk në urë.
O moj urë, e zeza urë,
kur të shkojnë të semurë,
të dridhesh si dridhem unë.
80-Burrë, do të them një fjalë:
jamanet të zinë djalë,
kutu nek do vihem unë,
do bijë një fik i bardhë,
kur të bijë kokrrën e parë,
85-t’ia ipni djalit t’e hajë.
Jamanet dhe ju kunetë,
gjoksin të m’e lini jashtë.
Gjoksin jashtë ja kanë lënë,
rrodhi një krua i ergjëndë,
90-djalin e rritte e madhonte,
të sumurët i shëronte.

Rokë – Llur (Filipjadhë), Fier 1954.

  Në një krahasim mes  variantit grek dhe variantit shqiptar[12] të kësaj  balade, konstatojmë nivele të ndryshme të pasqyrimit dhe  trajtimit të elementëve të saj thelbësorë.

…vijon….

[1]. Qyteti i Artës është ndërtuar në të njëjtin vend që në kohët e lashta ka ekzistuar një nga qytetet më të rëndësishme në këtë zonë, Ambrakia. Ambrakia e  lashtë, e mori emrin e vet nga Ambrakio, bir i Thesprotikut, një hero i Thesprotisë, i biri i Lykaon) Etimologjikisht fjala Ambraki  rrjedhin nga bashkimi i Abi + Rakita  =  breg shkëmbor, dhe do të thotë bregdet  shkëmbor. Në kohën e Pirros ishte kryeqyteti i  Epirit. Në vitin 168 p.es. u shkatërua nga Konsulli romak  Marcus Fulvil Noviliorus, i cili rrëmbeu dhe çoi në Romë rreth njëmijë statuja të grabitura në këtë qytet. ( Për të dhënat te “Ura e Artës” dhe “Kalaja e Prevezës” kemi shfrytëzuar burimet greke, ballafaquar me burimet e pakta shqiptare).

[2] Është vërtetuar  një ndërtim i urës në kohën e Pirros së Epirit.

[3] Në fakt Arta dhe krahina ju dorëzua  osmanëve më 10 mars të vitit 1449 me marveshje, ndërsa ura është ndërtuar në 1602-1613, pra me një distancë të madhe kohore. Periudha e ndërtimit të urës nuk ka lidhje me ndonjë luftë pushtuese por me forcimin e pushtetit turk në zonat e pushtuara..

[4] «Τι έχεις καημένε πλάτανε και στέκεις μαραμένος με τις ριζούλες στο νερό/ Αλή πασάς επέρασε και δεν μπορώ να πιώ».

[5] Arta u  muar në dorzim nga turqit në 10 mars të vitit 1449 dhe u çlirua nga turqit në në 24.06.1881, duke u bashkuar me Greqinë, që e  kishte fituar pavarësinë nga Turqia në  03 shkurt 1830. Janina u bashkua me Greqinë në 21 shkurt 1913, pas betejës së Bezhanit.

[6]Αποκτήστετο από … el.vvikipedia.org / vviki / Γέφυρα Άρτας

[7]Marë nga…el.vvikipedia.org/vviki/Ura e Artës

[8]  Marrë nga Mbledhës të folklorit.  “Këngë Popullore nga Çamëria” Tiranë 1983 fq 401 por ndodhen

edhe  te vvikipedia në linkun.. https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Ura_e_Nart%C3%ABs

[9] Në disa botime kjo baladë ka titullin “Urën e Nartës ndërtojmë” sepse Arta  quhet Narta. Ne ju

referuam emrit zyrtar që përdor shteti grek, në teritorin e të cilit ndodhet, por edhe shqiptimit

popullor. I paraqesim të dy variantet për efekt studimi apo krahasimi nga lexuesi i interesuar.

[10] Ky varg është i mbartuar (huazuar) nga variant grek i baladës pasi në të gjitha variantet e baladës së

murimit në gjuhën shqipe, ndërtimi i urës apo kështjellës bëhet vetëm nga tre vëllezër, me

përjashtim të variantit të  Gradec në  Gostivar, ku balada quhet “Kënga e tridhjetë ustallarëve”.

[11]  Motivin e humbjes së unazës te themelet e urës, motiv me të cilën  gënjehet nusja e re  për të zbritur

te  themelet, ku do bëhet murimi  është një motiv që gjëndet gati në gjithë  variantet e  Shqipërisë së

Mesme dhe të Jugut. Por ky motiv është kryesisht i vetmi i përhapur në variantet greke, bullgare apo

aromune.

[12] Në këtë analizë, për lehtësi kuptimore, kemi shfrytëzuar variantin  “Urën e Artës ndërtojmë” i

cili është më afër shqipes standarte.

 

Fragment nga studimi  i autorit Timo Mërkuri

“Ura e Fshajt” ose “Ura e Shenjtë” (…Fragment studimi….) / Nga: Timo Mërkuri

“Ura e Fshajt” ose “Ura e Shenjtë”

…Fragment studimi….

“Ura e Fshajt” ose “Ura e Shenjtë[1]” është një urë guri e shekullit të 18-të me një hark mbi kani-onin e Drinit të Bardhë, pranë fshatit Dol,  rreth 19 km larg nga qyteti i Gjakovës, në rrugën nga Gjakova në Prizren. Ura ishte e gjatë 70 metra dhe 7 metra e gjërë. E ndërtuar me gurë gëlqerorë, me arkitekturë osmane.  Gjatë Luftës së Parë Botërore ajo u shkatërrua plotësisht, por në vitin 1942 ajo u rindërtua përsëri nga Simonseni i Italisë. Gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999 ajo u dëmtua, por u rindërtua nga forca italiane e Kosovës (KFOR). Madje duke mbajtur lartë-sinë e harkut në nivelin e 30 metrave nga shtrati i lumit, por në nivel horizontal me nivelin e pjesëve të tjera. Ndërsa ura e vjetër[2] kishte hark nga poshte dhe nga sipër si dhe nga një kamare mbi çdo  këmbë të  urës..

Në grykën e lumin  gjenden dy shkëmbinjë të njohur nën emrin “Shkëmbi i Skënderbeut” dhe “Shkëmbi i Shqiponjës”. Kanë marë këtë emërtim për arsye se  kanë të gdhendur figurat përkatëse.. Figura e Skenderbeut është vizatuar në shkëmbë në vitin 1968 me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Heroit. Po kështu, shkëmbi më i lartë  quhet “Shkëmbi i Talionit” duke marë emrin e sportistit që bëri hedhjen e parë sportive nga “Ura e Fshajtë” në lumë në vitin 1954. Ura shërben edhe  si resurs sportiv dhe turistik, veç funksionit si nyje për transportin  rrugor që lidh  Gjakovën dhe Prizrenin.

Ura përmëndet me disa emërtime.  a- Së pari quhet “Ura e Shënjtë[3]” (“Ura e Shejtit”) sepsë tre

vëllezërve hasjanë që e ndërtonin urën u doli përpara një plak i shenjtë  dhe u tregoi sekretin e

qëndrimit të urës në këmbë, e cila tre vëllezërve u rrëzohej çdo natë.

b- Quhet “Ura e Fshajtë” sepse gjatë murimit, si nga gruaja ashtu dhe nga tre vëllezërit, janë

lëshuar shumë  ofshama, dënesje për faktin se po murosej gruaja për së gjalli. Po kështu nusja e

re e murosur ofshante, rrënkonte edhe gjatë kohës që ishte e gjallë në mur, deri sa dha frymën e fundit. Me sa duket, në këtë vend, në momente të caktuara,  akustika e terrenit krijon tinguj të ngjashëm me ofshamat e njeriut.

c-Ura quhet edhe  “Ura e Rozafës”, për arsye se, sipas variantit vendas, nusja e re që u muros quhej Rozafa, emër i huazuar nga Kështjella e Shkodrës. Është i vetmi rast  që ura mer emrin Rozafa, emër që tradicionalisht i përket kalasë së Shkodrës.

Citojmë dhe faktin se  mbi lumin Drin, tej katundit Rogovë  ka egzistuar edhe një tjetër “Urë e Shënjtë”, Sakarnica[4], emër që buron nga latinishtja (sacrum) dhe që përkthehet  “e shenjtë”. Ky emërtim  e ka origjinën nga një flijim i një nuseje të re,  bërë në ndërtimin e saj, identik me bala-dën  e murimit. Madje  pëshpëritet (dhe duhet të besohet për vetë kohën e ndërtimit) se balada e murimit i takon Urës Sakarnica, por kur u ndërtua “Ura e Fshajt” e bartën baladën te kjo urë. Kjo urë, Sakarnica,ka qënë një nga urat më të mëdha në ballkan dhe ka funksionuar nga antikiteti gjer në fillimet e pushtimit turk.

URA E SHEJTIT[5]

  variante

 

Tre vllazni jon tuj punue,

Urën e Shejtit tue marue.

Qe tri vjet qi po punojnë,

Qemer urës s’un ’ po i vnojnë.

5-Ni dervish paska ardhë:

„Puna e marë ju tre vllazni.”

„Të marë paç, more, i lumi dervish.

Qe tri vjet dervish qi po punojmë,

Qemer urës s’un ’ po i vnojmë.“

10-„Në dashi urën m’e marue,

Ju në ma dhashi besën mue,

Grave t ’juve mos m’u kallxue;

Se ni grue kurban m’e marue,

N’dashi urën m’e marue.“

15-Tre vllaznija jon besatue,

Kan lone punën në shpi kan shkue;

kan hongër darkë, në soba kan shkue.

Vllai ma i madhi, koftë marrue!

Grues vetë m’i ka kallxue:

20-„Buk te u ra s’kie me prue.“

Vllai ndërmjemi koftë marrue!

Grues vetë m’i ka kallxue:

„Buk te u ra s’kie me prue.“

Vllai ma i vogli kofte bekue!

25- Grues vetë s’i ka kallxue.

Kur na duel, tha ferku i dritës,

Tre vllaznja, tha, kokan çue ,.

Kan marrë udhën te ura kan shkue.

Nona e djemve koka çue:

30- „Çu, mori bija, reja ma e madhja.

Bukën djemve me ja gatue,

Edhe te u ra me ja u çue.“

„Qyqe knosha, nuk muj m’u çue,

Dhimtë e zemrës më ka rrokë mue.“

35 -„Çu, mori bija, reja ndërmjeme,

Bukën djemve me ja u gatue,

Edhe te ura me ja u çue.“

„Qyqe knosha, nuk muj me u çue.

40- Dhimëe e kres më ka rrokë mue.“

„Çu, mori bija, reja ma e vogla,

Bukën djemve me ja u  gatue,

Edhe te ura me ja u çue,

Kto dy të mdhajat të sëmuta  kan qillue“

Bismilahi, koka çue,

45- Si vetima paska gatue:

„Djali i vogël do të kan pa mue.“

Si vetima paska gatue,

Bukën gati e ka marue,

Po don te ura me e çue:

50 -„Amanet, nonë, djalin po ta le.

Si mos te mujsh ti me pajtue,

Mu te ura me ma prue.“

„Shuej mori bi, shka po flet!

Shkon te ura e vjen apet.“

’55 -„Un ni on(d)ërr qi e kom pa,

Tybe qekho mo nuk jom ardhë.“

Muer bukën te uru e ka çue:

„Pun’ e mare, kunetët e mi

„Të marë paç, kunata e jonë

60-Vorrin tond po ta mitrojmë

„Vorrin tem s’dini me ma marue

Pa  ardhë unë me u msue

Amanet  ju po ja u  len,

Onën e djathtë  mos ma mlue

65-Se djali i vogel fort kan për mue

Amanet ju po ja u len

Nonës teme  me i kallxue

Un qat motër qi e kom lanë

Burrit tem, thuj, me ja dhan

70-Se për besë burri më ka lan…

 

 

 

 

 

 

 

 

M U R I M I   N’ U R E[6]

 

(SHOSUAN — KRASNIQE)

 

Tre t’hasjan kan ra n’Gjakov,

do hallate po i punojn

.Mire hallatet i kan punue,

Urn e Shejtë e kane t’fillue;

5- tre muj dit kishin punue,

puna mare s’u paska shkue,

dicka natën ja u ka rrxue.

„I plak asajt ni dite a dalë.

Puna e marë, more puntorë!”

10 -T’maëe paç, babë, po e mar s’i thon:

Punojmë ditën e marë s’na shkon,

diçka natën na e rrxon.”

„More djem, ndigjoni mue,

në doni urën me e punue,

15- qitni e bani kurban ni grue,

tjetrën natë nuk ka me u rrxue.”

Të tre vllaznit ishin t’martuem,

dorë më dorë janë besatue,

kan lidhë besën dor më dorë,

20- „Kurrgja grave s’po u kallxojmë,

grave tona mos me u kallxue,

kush t’vi bukën me na e prue,

në vorr atë kem’ me e „vdue.”

Herët n’nadje ishin çue,

25- të tre te ura kokan shkue,

kanë nisë vorrin me e punue.

Buka djelve m’u ka vonue.

Dy të mdhejt pa besë janë qillue,

grave t’veta u kishin kallxue,

30- grave t’veta u kishin pat’thane:

„Ju te ura nestra me ardhë

kem’ me u vdue n’vorr për  t’gjallë.”

Vllau i vogel besnik ish kanë,

nuses vet nuk i ka thanë.

35- Nana e djelve n’kam na u cue,

hoq mafezin, a kryeshtrue,

Ban: Medet, kuku, për mue,

m’u met djelve buka pa çue!

Reja e madhe, mori eme bi,

40- çomjau bukën djelve t’mi”

„Shuej, mori, nan, ç’ka me t’than ty,

m’ka marrë nishki bri në bri,

nuk po sho’ dynja me sy.”

„E nërmjemja, mori eme bi,

45- m’ja u ço bukën djelve t’mi!”

„Haj, mori nanë, çka me t’kallxue,

smunje e madhe in’ka kaplue,

nuk po muj me u rrotullue.

„Ti ma e vogla, mori eme bi,

50 -çou, lum nana, bukën me e shti,

rn’ja u ço bukën djelve t’mi!”

Ka marrë bukën, a dalë në shkallë.

„Amanet, kunata, kët djalë!

Amanet djalin ja u la,

55- mos t’ma vrasi n’oborr noj gja.”

Ka marrë bukën e a tfillue,

djali mrapa ju ka ndue.

„Ktheu për mrapa, more ti djalë,

sot po jet jetim pa nanë!”

60- Fill te ura koka shkue,

ka pa vorrin tuj e punue.

„Puna e marë kunett e mi!”

„Po ksaj pune e marë s’i thonë,

vorrin tand jem’kah marojmë.”

65 -„Ani ç’asht kunett e mi?

E ka pa Zoti me razi,

mue gjallë në vorr me m’shti.

Amanet kunetë ja u laça,

gjoksin tem me e lanë përjashta.

70 – Gjoksin tem me ma lanë shplue,

djali i vogël, po kjan për mue,

e bini tu ura për me e tokue,

n’cicën teme me e pajtue.”

Nusen n’vorr e paskan lshue,

75- mjedis ure e kanë ngujue,

’ n’gur mermeri e kanë rrethue,

cica e djathtë po i nejka shplue.

Kanë ndie vorrin tuj gjimue,

79-guri tamël tuj pikue!

 

 

1-Qysh në fillim duhet të  theksojmë se, tre hasjanët  që po ndërtojnë “Urën e Fshajt” në versi- onin e murimit në urë të baladës, janë vëllezër. Ky fakt, i cili është “haruar” të citohet  në fillim te balada e mësipërme, në motërzimet e tjera citohet në mënyrë të padiskutueshme. Psh… Tre vllazni jon tuj punue,/Uren e Shejtit tue marue./Qe tri vjat qi po punojne[7] thotë një variant,.Në një tjetër motërzim thuhet.. M’ishin kone tre djem vllazni,/ Te tre mjeshter jon qillue,/Urën e she-

jte marrin me marue[8]. Në variantin e Vithkuqit[9] thuhet … Po punojn’ aty tre vellezer,/qe te ngre-

hin uren e zeze… Në variantin e Gjilanit[10] thuhet… M’ishin kon tre djem vllazni,/te tre mjeshter jon qillue,/Uren e Shejte marrin me marue, Në Vitinë[11] këndohet: Tre vllazni jon tuj punue, /Uren e Shejtit tue marue. Ose variant tjetër. ..Nja tre vllazen, tre t’hasjane,….etj. Pra citohen  fakti që janë tre vëllezër ata që po ndërtojnë urën e Fshajt. Madje edhe vetë ky variant, pavarësisht mos-citimit në fillim të baladës, e korigjon këtë haresë  te vargu i 17 ku shkruhet… Të tre vllaznit ishin t’martuem…si dhe  te vargu 33 ku shkruan … Vllau i vogel besnik ish kanë,..apo te vargu 35- Nana e djelve n’kam na u çue…etj, për të vazhduar gjer në fund  të baladës me këtë evidentim.

E theksojmë këtë fakt, se të qënët vëllezër i tre ndërtuesve, është një nga elementët bazë të

forcës së baladës. Vihen në provë  tre vëllezër të një gjaku, tre bij të një nëne dhe jo tre shokë. Vihen në provë mbajtjeje bese, me provën më të rrëndë që mund të mendohet, prova e  shkaktimit të një vdekje të rëndë gruas së njerit prej tyre, nënës së fëmijës  apo fëmijëve të njerit prej tyre dhe  nipërve e mbesave të dy të tjerëve… në doni urën me e punue, /qitni e bani kurban ni grue,…dhe kjo provë nuk është e lehtë. Secili prej tyre është gati të vihet vetë në murim, në vend të gruas së tij (po t’i bjerë shorti i keq). Por sprova që duhet të kalojnë nuk kapërcehet me ndërimin e vdekjes të ndonjerit prej  tyre me atë të gruas. Prova kërkon vdekjen e njërës nga gratë e tyre. Vëllai fatkeq do mbesë gjithnjë shpirtvrarë, për faktin se gruaja e tij dhe nëna e fëmijëve do vdesë me një vdekje të gjatë e të vështirë, vetëm pse ai nuk i tregoi sekretin e zi që u tha plaku . Ura, për këtë vëlla do jetë një varr mbi dhe, ndërsa vëllezërit do jenë tradhëtarët e parë të tij. Prandaj mbajtja e besës ka peshën më të rrëndë në jetën e tre vëllezërve.  Këtu duhet të sqarojmë se në të gjitha variantet e baladës së murimit shqiptare, qoftë balada e murimit në në urë qoftë balada e murimit në kështjellë, tre ndërtuesit e objektit janë vëllezë.  Përjashtim bëjnë vetëm dy raste, dy mjeshtrat që ndërtojnë   Kalanë e Prevezës te variant “Një kala Prevezës i ndërtojnë” dhe te varianti  i baladës për murimin në kështjellë,  regjistruar në Gradec  të Gostivarit që fillon me vargjet …ç’ishin mbledhë tredhejtë ustallarë,.. dhe titullohet “Kënga e tridhjetë ustallarëve”[12].

1.1-Ndërtuesit e urës apo të kështjellës, që janë tre vëllezër, në baladë nuk identifikohen

personalisht, duke mbetur anonimë. Më së shumti ata cilësohen nga krahina prej nga janë si…  

Tre t’hasjan kan ra n’Gjakov…, në ndonjë rast cilësohet besimi , si te… ku punojshin tre vellazen,/ tre vellazen te krishtene…., ose Tre hasjane jane kuvenue/ Urn e Shejtit m’e marue …, ose cilësohet profesioni Ishin kane tre vllazen ustallare,…Vetëm te variant i i Novosejit në Kukës,  tre vëllezërit identifikohen si tre djem të Silës[13]Tre gjem t’Siles, tre dai,/kan’ lipe pune, tha per me hi,/ se n ’Ur’ t ’Shajtit paskan hi,…, por asgjë më shumë nuk thuhet për ta. Përjashtim bën vetëm variant çam i Urës së Artës, ku tre vëllezërve u specifikohen emrat, mbiemrat dhe vendlindja… Tre vëllezer kaha Lluri: /ki Panua, ki Mihal Guri,/Kiçua i vogël si nuri[14]dhe te variant tjetër citohet… tre vëllezër kaha Lluri klenë. /Të tre emrat na i kanë pasë./Mihë Guri të madhit ia thoshin, /dhe të mesmit Pani mre, ia thoshin, /dhe i vogli Kiçi e kish ëmrin…Kjo nuk është e rastësishme. Duke qënë se baladës së Urës së Artës ja pretendojnë autorësinë fillestare të dy kombet fqinjë, grekët dhe shqiptarët, madje të dy kanë variantet e tyre të kësaj balade, rapsodi çam identifikon tre vëllezërit me emër, mbiemër dhe vendlindje me qëllim që të mos lejë shteg për hipoteza autorësie të baladës. Pra kjo është bërë me një qëllim të caktuar, dhe ky qëllim, në këtë rast përputhet indirekt me idenë dhe qëllimin e legjendës ..“Thelbi i mitit është karakteri i tij imagjinar, ku ndërthuren tre elemente të rëndësishme: a. Shpjegimi i dukurive të natyrës, b. karakteri argëtues dhe c. legjenda heroike”, citon me të drejtë Jakllari[15].

Ndërsa në të gjitha variantet e tjera, tre vëllezërit që ndërtojnë urën apo kështjellën, para-qiten anonimë, duke ruajtur në këtë mënyrë karakteristikën e legjendës, sepse.. legjenda, jo vetëm që  nuk ka një autor pasi është një tregim anonim dhe kolektiv, por edhe personazhet janë të zhveshur nga karakteristikat individuale, personale. Edhe në rastin e variantit çam, personazheve u citohen vetëm emrat e mbiemrat si dhe vendlindja, kjo për qëllimet e cituara më sipër.

2- …dorë më dorë janë besatue,/kan lidhë besën dor më dorë,/Kurrgja grave s’po u kallxojmë …

Po çfarë është kjo “besë” që paska kaq shumë rëndësi, sa që tre vëllezër janë gati të flijojnë  një nuse të re me fëmijë në gji? Le ta themi qysh në fillim se kjo fjalë është vetëm në gjuhën shqipe, për arsye se është fenomen vetëm[16] shqiptar. Popujt e tjerë e përdorin të huazuar nga gjuha shqipe me shpjegime, si një fenomen shqiptar. Psh rumunët dhe bullgarët e përdorin me termin “besa” dhe e shpjegojnë si një fjalë shqipe e papërkthyeshme,  ndërsa serbët e quajnë ‘’Arbanska vjera’’ që përkthehet  “Besa shqiptare”. Si lindi fenomeni i besës te shqiptarët?

2.a-Shoqëria shqiptare nisi kalimin nga një rend shoqëror (matriarkati) në tjetrin (patriarkatin).  Rendi i ri shoqëror ishte një rend me vizion  tejë  “oborit” të familjes. Do bashkoheshin disa familje në një formacion të ri, në një “fshat” për të aritur në një komb. Por kjo kërkonte që të sakrifikohej diçka nga “kodi matriarkat familjar” për të ndërtuar “fshatin”, “qytetin”, kombin. Ky ndryshim nisi nga burat, të cilët, në eskursionet e tyre të gjuetisë apo frutarisë kishin kuptuar sa i vogël dhe i ngushtë ishte “oborri “ familjar..

2.b-  Por ndërtimi i “fshatit” dhe mbrojtja e tij, kërkonte në radhë të parë bashkimin e shumë  familjeve të një fisi apo të disa fiseve të afërta, bashkimin e forcave fizike të antarëve   në përballje me armikun dhe vështirësive të natyrës. Ky bashkim duhej të mbahej edhe në kushtet ekstreme të natyrës apo situatave të imponuara. Për mbajtjen e këtij bashkimi lypsej një marveshje me vlerën e një kontrate juridike kolektive  mes antarëve të fiseve, shkelja e të cilit, për vetë pasojat që ishte provuar se sillte, dënohej me ashpërsi.  Kështu njerëzit i premtonin njeri tjetrit ndihmë e mbështetje, në rast rreziku, për atë dhe familjen e tij, ndihmë ushqimore në rastet e eskursioneve të gjuetisë, ku disa antarë caktoheshin të mbronin familjet nga ndonjë rrezik i mundshëm. I premtonin njeri tjetrit të mos kallzonin vendstrehimin e familjeve, rezervat e gjahut, ujit dhe vendndodhjen e banimit të komunitetit në rastet kur kapeshin rob etj etj.. Pra kemi kështu një marveshje dypalëshe midis dy personave apo dy grupimeve, ose një sekret që do e ruajë gjithë grupi. Kjo marveshje, për shkak të  mungesës së shkrimit, bëhet me fjalë, në prani të dy palëve ( dy burrave)  dhe  quhet “fjalë burri”.  Ky nocion, që juridikisht mund të quhet marveshje (kontratë) gojore,  ishte nocioni i “besës”.

2.c-Vetkuptohet që “besa”, ky nocion “juridik” i lidhur me fjalë goje, ishte shumë progresiv për kohën, si nga ana juridike ashtu dhe social-shoqërore. Krijoi bazën themelore të një “kodi juridik”, krijoi një si “Kushtetutë”, e cila detyronte antarët që,  pas kësaj,  të gjitha marveshjet, mardhëniet dhe rregullat e jetës e të punës, të bazohen te ky nocion. Për këtë arsye themi se “besa” nuk ishte një nen çfardo i “kushtetutës” shqiptare. Ajo ishte vetë “kushtetuta” me një nen e shqiptarëve. “Besa” krijoi garancinë e jetës në grup, garancinë e pasurisë dhe sidomos garancinë e progresit shoqëror.  Duke patur  këtë garanci për jetën e familjes, çdo antar aktiv jepte maksimumin e tij në luftë e në punë, duke u ritur kështu rendimenti aktiv i forcave të gjalla të “fshatit”. Nga përvoja jetësore u mësua dhe u provua se shkelja e kësaj  marveshjeje dypalëshe sillte pasoja të rënda në jetën e familjeve antare të jetesës së përbashkët  në “fshat” . Kështu u konkludua, se ishte më e leverdishme të dënohej “shkelësi” i “besës” prej vetë atyre, se sa të lejonin pasojat që mund të vinin nga kjo shkelje. E parë nga ky këndvështrim mund të themi se kodi zakonor u ndërtua mbi bazën e këtij parimi “bese”. Prandaj  respektimi i kushteve të “besës” ishte detyrim i padiskutueshëm i çdo antari të komunitetit, pavarësisht pasojave individuale.

3-Le të shohim si e vlerëson balada mbajtjen dhe shkeljen e besës nga tre vëllezërit… Dy të mdhejt pa besë[17] janë qillue,/grave t’veta u kishin kallxue,/ grave t’veta u kishin pat’ tha-ne: /„Ju te ura nestra me ardhë/kem’ me u vdue n’vorr për  t’gjallë …Këto vargje dëshmojnë  vështirësitë që hasi në vënien në jetë ky  parim i  ri,  kjo marveshjeje apo kontratë gojore, ky nocion juridik, që u shndrua në AND e identitetit tonë kombëtar, “besa e burrave” apo ndryshe, “besa e shqiptarit”. Ta shkelin besën dy nga tre vëllezërit e një familjeje do të thotë që besëmbajtësit ishin në minorancë në nisjen e epokës së besës. Pra “besa”, fillimisht nuk u prit me miratimin unanim. Por vizioni i saj i të ardhmes, forca që ajo prodhonte dhe siguria që mbartëte, bënë që besëmbajtësit, ndonëse në minorancë, të fitonin “luftën  juridike” dhe “luftën për egzistencë” me maxhorancën e kohës. Nga këto vargje nxjerrim gjithashtu dhe konkluzionin se, epoka që cilësohet në baladë është epoka e fillimit të “besës”. Por megjithë faktin e të qënit në minorancë, rapsodi pozicionohet për vëllezërit besëshkelës… Ata dy më t’mdhonjt vëllazën/ kishnjin kjenë burra të ligj / çartën besë e çartën fe,/besë e fe të trimavet,/në shtëpi e bjeseduen [18] , ose në rastin tjetër … N’soba t’veta kur janë shkue,/ vllavi i madhi, koftë marrue/grues së vet i ka kallxue/  Edhe i dyti, koftë mallkue,/grues vet m’i ka kallxue… Ky mallëkim i rapsodit, që në fakt është mallëkim i popullit për shkelësit e besë është dëshmi e faktit që populli e ka pranuar nocionin “besë” jo thjeshtë si nocion juridik i rregullimit të mardhënieve ndërmjet njerëzve e grupeve, por e ka pranuar si nenin e parë të “kushtetutës” së tij, respektimi ose jo i të cilit i ndante edhe  pjestarët e familjes përgjithmon…Vllavi i vogël, koftë bekue,/grues vet s’i ka kallxue[19]pozicionohet rapsodi mes tre vëllezërve. Ky pozicionim i rapsodit është pozicioni i mbarë popullit, i cili kërkonte të bënte progres shoqëror … Këto nuk janë raste të shkëputura, këto janë vija e përgjithëshme e pozicionimit të rapsodit në mardhëniet e besëshkeljes së dy vëllezërve…Vllai i madh, qofte i turpnue, /grues vet i ka kallxue./ Vllai i medisem, qofte i marrue , /grues vet i ka deftue./Vllai i vogel, qofte i bekue[20]..ose..Vaj! Ai ma i madhi vlla,/Çarti besë e çarti fe[21],/Në konak e bisedoi[22].

         3.1- Por përse besatohen tre vëllezërit në rastin e kësaj balade? Te kjo baladë dhe të gjitha motërzimet e saj, besatimi mes vëllezërve bëhet vetëm për një qëllim, të mos ju tregojnë grave që, ditën e nesërme, ajo grua që do t’u sjellë bukën për drekë, do muroset në themele të urës (ose kështjellës) sipas një riti pagan. Arsyeja e këtij murimi është se, vetëm kështu mund të qëndrojnë muret e urës (kështjellës, kishës) në këmbë sipas besimit. Me qënë se nusja  ishte burimi i jetës, murimi i saj në urë (kështjellë, kishë) ja kalonte objektit aftësinë e saj jetësjellëse. Por problemi ishte se cila nuse do të murosej, si do bëhej zgjedhja e saj, me qëllim që murimi, dhe pasojat që ai do linte pas (si mbetja e fëmijëve jetimë) të mos ndizte hasmërinë mes vëllezërve. Shorti u gjend i thjeshtë, ajo nuse që do t’u sillte bukën për drekë ditën e nesërme, ajo dhe vetëm ajo do flijohej, duke bërë një shkelje tjetër kanunore, “prerjen” e (jetës) dorës që të jep bukën. Por duke arsyetuar se flijimi (murimi) bëhej për një qëllim madhor, flijimi quhej i ligjshëm nga kanuni[23]. Duhej gjetur mekanizmi që vëllezërit ta mbanin të fshehtë nga gratë veprimin që do kryenin të nesërmen. Dhe ky mekanizëm që do t’u mbyllte gojën atyre ishte vetëm “besa”.

Pra prezantohet “besa” (një risi progressive në jetën e shoqërisë, për kohën kur zhvillohet subjekti), për kryerjen e një riti pagan ( siç është flijimi) ndaj një antari të familjes, rit  i cili (mendohet se) do mundësojë ndërtimin e “urave” të miqësisë, komunikimit, shkëmbimit, ndihmës etj. mes njerëzve e kombeve, ose do sigurojë brenda “kështjellës” mbrojtjen e jetës  nga sulmet e armiqve. Me të njëjtën llogjikë mund të flasim edhe për murimin në kishë, ku nëpërmjet një nocioni “progresiv” si besa, kryhet një rit pagan, si murimi, për të ndërtuar kishën e një feje të re, si krishtërimi.

Në të gjithë këtë subjekt balade, e reja që paraqitet është “besa”. Që kjo është e re në jetën e familjes së tre vëllezërve, duket nga fakti se dy vëllezër e shkelin atë, si një gjë gati të panjohur apo të pavlerësuar prej tyre. Në këtë konteks themi se ka të drejtë Kadareja[24] kur thotë se kjo

baladë (bashkë me baladën e Kostandinit) është balada e “besës”.

3.2-  Le të shohim hapat historikë të kombit tonë. Shqiptarët u bënë politeistë duke mënjanuar paganizmin,  më pas  përqafuan krishtërimin duke braktisur politeizmin, me turkun në obor të shtëpisë braktisën krishtërimin dhe  futën në jetën e tyre myslimanizmin. Të gjitha këto ndryshime u bënë për llogari të egzistencës dhe progresit në kushtet e reja, por në thelb shqipta-rët, nuk e braktisën  paganizmin as sot, në kushtet e një kohe dhe shoqërie moderne. Mund të citojmë betimet tradicionale “për atë diell”, “për atë gur”, “për atë zjarr” etj, etj. Po kështu, populli ynë kaloi nëpër sisteme të ndryshme shoqërore, që funksionuan me forma dhe statuse të ndryshme ligjore, por edhe  sot, në jetën praktike nuk është fshirë regullimi i mardhënieve dy apo më shumë palëshe me ”besë burrash”. Të gjitha këto forma funksionimi (paganizmi, besa, feja etj), të vendosura njera mbi tjetrën në mënyrë  të pazgjidhshmërisht, ngjajnë si vertebrat e shtyllës kurizore, në brendësi të së cilës, palca, krijon lidhjet dhe funksionimet jetësore të gjithë organizmit të shoqërisë shqiptare.

Mendoj se pikërisht te kjo lidhje qëndron misteri dhe kumti thelbësor i kësaj  balade, që ka shpërthyer si një planet në hapësirë dhe është ndarë e copëzuar në dhjetra motërzime e variante nëpër europë, variante që në thelb kanë të njëjtën përmbajtje dhe ide, ashtu si pjesëzat e planetit të copëzuar që kanë të njëjtën përbërje minerare.

3.3- Por ka edhe një shpjegim tjetër murimi i gruas. Shkëputja nga matriarkati dhe nisja e rrugëtimit nëpër patriarkat, nuk është bërë aq paqësisht dhe pa kundërshtim të femrës. Por koha kërkonte  braktisjen e matriarkatit me çdo çmim. Shqiptari, për vetë natyrën e tij, nuk bën pjesë ndër ata popuj që dënojnë  e cënojnë prindërit dhe sidomos nënën, të cilën e barazojnë me zotin  e jetës. Asnjë normë kanunore nuk i ka dhënë të drejtë djalit të cënojë prindërit, ndërsa të gjitha kodet kanunore i kanë dhënë të drejtën e cënimit dhe ndëshkiomit të gruas së tij. Prandaj te balada ndëshkohet gruaja dhe jo nëna, ndonëse të dyja janë pa asnjë faj. Ndëshkimi i nuses së

vogël, në dukje është rastësi, por këtë do ta shtjellojmë më von[25] .

4- Te varianti i Malsisë Madhe në baladën “Murimi në kala” na rezulton se edhe nëna është në dijeni të sekretit të ditës së nesërme, për murosjen e nuses që do t’ju çojë bukën djemve, por ajo nuk pozicionohet në favor të asnjerës nuse, ndonëse nëpër vargje ndjehet  simpatia e saj për nusen e vogël. Me siguri që është përvoja e saj jetësore që e parashikon zhvillimin e ngjarjeve, prandaj i këshillon të bijtë që të lidhen me besa-besë dhe të mos u tregojnë asgjë grave për sekretin dhe vendimin e tyre…Pa vështro ti, mori nanë,/ gravet tona mos u kallxo / se njana sosh do të mesë muranë.”/„Me besë lidhnju, o djelmt e mi/e ju gja mos u kallxoni,/ se as un për t’u diftue s’kam[26].”  Lidhja me besa-besë jo vetëm që do bëjë të realizohet murimi dhe për pasojë, ndërtimi i kalasë, por edhe do ti shpëtojë djemtë nga vëllavrasja, për shkak të tradhëtisë së dy vëllezërve më të mëdhenj, të cilët, prurjen e ushqimit nga nusja më e vogël, do ta deklarojnë si një rastësi fatkeqe. Ndërkohë, me kanun, vetëm nusja e vogël nuk duhej t’u çonte bukën ustallarëve, sepse ishte lehonë, me foshnjë[27] të porsalindur[28] dhe për këtë arsye, nusja e re nuk duhej të dilte nga shtëpia.

4.1-Te variant i Vithkuqit të Korçës ka edhe një specifikë tjetër. Sekretin e qëndrimit të

urës, tre vëllezërve ua tregon një grua plakë…Këtu na shkovi një nënë,/vëllezërve ç’u paske

thënë /„Puna mbarë, o djemt e mij!”/ „Nëna do t’ju këshillojë:/ që ura t’ju qëndrojë, /ta bëni me

besa-bese./ Grave të mos u rrëfeni:/ kush të vijë nesër me drekë,/ në themel ju ta mbuloni.[29]”.

Në të gjitha motërzimet e kësaj balade, në të gjitha variantet, sekretin e qëndrimit të urës tre vëllezërve ua tregon një njeri i shënjtë i cili paraqitet si:- një plak, – një “sheh” (fetar mysliman- variant i Gjilanit), – një dervish (variant i Vitinë), -një “baba” (dervish ose plak  moshuar që për respekt quhet baba) variant i Linit, në Shalë të Mitrovicës është një plak drumtar etj. Në variantin e Gradecit,  Gostivarit është një “hallë plakë”, grua e moshuar ajo që jua tregon sekretin. Pra, me përjashtim të disa rasteve kur udhëzimin ua jep një “plak i shenjë”, një “dervish” ose një “baba teqeje”, në rastet e tjera udhëzimet ua jep ose ndonjë plak i moshuar, i ditur ose një grua plakë, si në rastin e mësipërm. Nga kjo konkludojmë se udhëzimi për sekretin e qëndrimit të urës, u vjen tre vëllezërve si përvojë njerëzore dhe në asnjë rast nuk vjen si një urdhër perëndie[30]. Madje edhe  kur vjen nga njerëzit e fesë porosia,  nuk ka asnjë lidhje me zotin por vetëm me “besën”. Kjo porosi nuk është gjë tjetër veçse zbatimi i ritit pagan të flijimit, por që ndodhet në kushtet e “mbulimit”, e mbajtjes fshehtë dhe këtë fshehtësi e siguron besa, neni i parë i Kushtetutës të jetës shqiptare.  Pra edhe ky fakt (mungesa e  fjalës së perëndisë dhe vijimi i zbatimit të ritit pagan të flijimit)  është një  argument tjetër që dëshmon natyrën pagane shqiptare të kësaj balade dhe se shtresimet fetare janë të mëvonëshme.

4.2- Te ky variant kemi edhe një amanet tjetër të nuses së re dhe që ka lidhje me jetën e

bashkëshortit të saj. Ajo e ka kuptuar që burri nuk i ka treguar për fatin që e priste te ura, nisur

nga mbajtja e “fjalës së dhënë”, “besës” dhe jo se nuk e donte atë si grua. Që ai e donte gruan e tij, ai e tregoi edhe në momentet e fundit, kur duke vajtuar i thotë gruas së tij, që po murosej … I mallkum qofsha, moj grue,/çi në mbromje s’t’kom dëftue!/Se kta vllaznit m’kanë tradhtue ./Paçin ftojren e mbarrue[31].

Por gruaja, pasi dha amanetin për mënyrën e  murosjes me qëllim që të mundësonte ushqyerjen e fëmijës, lë dhe një amanet tjetër që lidhet me burrin… Amanet ju po ja u le juve ,/ Nonës teme me i kallzue/ Un qat motër qi e kom lanë/ Burrit tem, thuj, me ja dhanë/ Se për besë burri më ka dhonë[32].

Pra nusja e re, jo vetëm që e miraton heshtjen besëmbajtëse  të mbrëmëshme të burrit të saj, heshtje që e çoi atë në murim, por edhe e vlerëson këtë cilësi burrërore të bashkëshortit, deri në atë pikë, sa që  çfaq dëshirën e saj të fundit (amanet)  që ai ta vazhdojë jetën me motrën e saj për grua. Kjo dëshirë e gruas, nxitur nga vlerësimi që ajo i bën burit të saj,  synon edhe a-  lumturinë e bashkëshortit të cilin ajo e ka dashur  me gjithe shpirt, lumturi që mund tja sjellë vetëm motra e saj (sic), b-sigurohet që edhe fëmija i saj që mbetet  jetim, do jetojë i lumtur me  tezen e tij si nënë dhe c- motra  do gjejë te i shoqi i saj, një burrë të mirë e të besës dhe do jetojë e lumtur. Kjo martesë është e lejueshme nga kanuni. Pra, dhe në prag të vdekjes, nusja e re mendon vijimin e

lumtur të jetës së djalit dhe të burrit të saj.

4.3-.Interesante është mbyllja e baladës së murimit në urë, ku gati në të gjitha variantet ngrihen lart vlerat e qumështit të gjirit të nuses së murosur, qumësht që vishet me fuqi shëruese, dhe kryesisht shëronte të sëmurët nga sytë. Te variant çam  “Urën e Artës ndërtojmë” ka një mbyllje të tillë të baladës…Gjoksin jashtë ja kanë lënë, /rrodhi një krua i ergjëndë,/-djalin e rritte e madhonte,/të sumurët i shëronte …ndërsa te balada  e “Urës së Fshajt” kemi vargjet… ,Per sy hallku jan tuj shkue/Ilac syve oshte tuj marue…thotë varianti[33] te “Ura e Fshajt” ose… Qemer ures m’i kane vnue/me qat dite kurr ma s’a rrxue./ Sod ai gji tamel a tuj kullue,/po shkojne qorrat per sy m’u mjekue[34]dhe në variantet e tjera, ndërsa jipet gjëmimi i gurëve të varrit, po këta gurë pikojnë qumësht. Këtë qumësht nuk e pi vetëm djali jetim i nuses së murosur … Nusen n’vorr e paskan lshue,/- mjedis ure e kanë ngujue,/’ n’gur mermeri e kanë rrethue,/cica e djathtë po i nejka shplue./Kanë ndie vorrin tuj gjimue,/guri tamël tuj pikue[35] ose arihet deri aty sa një krue i ndërtuar  pranë urës… n’qosh ni krue, sen shyret,/n’ven t’ujit po qet sherbet[36]…          

Si pasojë e këtij deklarimi baladesk, gjer në kohët e vonëshme besohej dhe citohej, se uji që rridhte poshtë “Urës së Fshajt” dhe sidomos  poshtë harkut ku ishte murosur nusja e vogël, kishte aftësinë që tu  rikthente qumështin e gjirit grave. Madje edhe të sillte  lindjen e djemve tek gratë që s’mund të lindnin fëmijë ose që s’mund të lindnin djem. Në krahinën rreth fshatit Fshajt  është aplikuar edhe një  rit flijimi me kafshë,  në ato shtëpi ku gratë nuk lindnin djem, rit  ku mblidheshin  prindërit e  çiftit  dhe organizonin ceremoninë e flijimit dhe të pirjes së ujit të lumit nga nusja. Ky fakt është tregues për forcën dhe ndikimin e  baladave në jetën e popullit, ndikim që është ushtruar edhe në kohët moderne. Baladat jetojnë bashkë me popullin, ato ndryshojnë formë e përmbajtje, mënyrë paraqitjeje e pjesmarjeje në jetën njerëzore, por duke qënë pjesë e AND  së kombit tonë, ato janë të pranishmenë në çdo moment të jetës. Ne nuk i shohim dhe as i prekim, por ne i ndjejmë me gjithë qënien tone sa herë që bie fjala për ‘to. Dhe i jetojmë intensivisht, qoftë edhe kur na vijnë në formën e një legjende të herëshme.

4.4-Te të gjitha baladat e murimit jipen pasazhe të aktit të murimit të nuses së re, por në asnjë rast nuk flitet për vdekjen e saj. Përmëndet fjala“varr”…Kanë ndie vorrin tuj gjimue.

përmëndet puna për regullimin e varrit…vorrin tond ne po marojmë[37]….ose përfundimi i aktit të murimit…mjedis ure e kane ngujue,/n’gur mermeri e kane rrethue[38],por nuk përmëndet vdekja e nuses së re. Jo vetëm kaq, por gjiri i saj vazhdon të rrjedhë qumësht, qoftë edhe nëpërmjet gurit.

Kjo nuk është rastësi. Arsyet e murimit të nuses së re i kemi shpjeguar te “Ura e Artës”,  por mos përmëndja apo mos deklarimi i vdekjes së saj në gati të gjitha variantet e baladës, është shumë e bukur për t’u quajtur një rastësi. Ky është konceptimi i thelbit të baladës, murimi i nuses së re për ti dhënë fuqinë e jetës urës, por edhe vazhdimi dhe ecja e  jetës së re (biri i saj) edhe mbi këtë urë. Te variant grek (psh) i “Urës së Artës”, murimi i gruas së kryemjeshtrit mbyll ciklin e jetës dhe e parë në këtë këndvështrim, themi se balada ka probleme me të prespektivën. Madje variantet e shumë kombeve, pikërisht këtu  dëshmojnë mangësi dhe mungesë vizioni jete. Ndërsa balada shqiptare flet për rritjen e djalit të mbetur jetim me qumësht gjiri apo sherbet, madje edhe për rritjen e tij si zot i kështjellës, i asaj kështjelle ku u muros e jëma. Balada shqiptare flet për shërimin e të sëmurëve që vinin e pinin ujin apo lanin sytë me ujin që ridhte poshtë “Urës së Fshajtë” etj, duke dëshmuar ecurinë e jetës edhe pas murimit të nuses së re.

Pra, jeta ecte, duke mbartur mitet me vete.

[1] Në disa raste quhet “Ura e Shejtit”, dmth “Ura e Shënjtit”

[2] “Ura e Fshajt” e vjetër.

[3] Në afërsi të kësaj ure, pranë fshatit Gexhe ka egzistuar një kështjellë ilire a një qytezë, në shërbim të së

   cilës ishte ura.   Po ashtu , në afërsi të kësaj ure, gërmimet kanë nxjerrë rrënojat e një ure të herëshme, të

   kohës ilire. 

[4] Shih edhe  G.Mehmetaj…https://alb-spirit.com/2017/05/08/

[5] “Kangë popullore shqiptare te Kosovës e Metohisë” Prishtinë 1952 fq 18

[6] “Këngë Popullore Shqiptare të Kosovë-Metohisë”  Prishtinë 1952   Fq 81

[7] “Këngë Popullore Shqiptare të Kosovë-Metohisë”  Prishtinë 1952  “Ura e Shejtit”  Fq 18

[8] Po aty fq 15

[9] “Këngë popullore legjendare” Prishtinë  1972 fq 86

[10] Po aty fq 87

[11] Po aty fq 89

[12] “Balada dhe legjenda” Prishtinë  1974 fq 5

[13] Epikë legjendare nga rrethi I Kukësit, Tiranë 1983 fq 217

[14] Marrë nga Mbledhës të folklorit.  “Këngë Popullore nga Çamëria” Tiranë 1983 fq 401

[15] Jakllari, A. Histori e mendimit etnologjik dhe mitologjik, SHBLU, Tiranë, 2003, f. 177.

[16] “besa” dhe Iso-ja” janë vetëm shqiptare dhe janë më shumë se “nocione”. Jani risi dhe element të  

    identitetit kombëtar..

[17] Fakti që dy nga tre vëllezëri e shkelin besën i ka nxitur disa studiues  që të pretendojnë se

    ideja e  kësaj balade është pabesia dhe jo besa. Por për të lindur pabesia duhet që të            

    egzistojë besa,  shkelja  e të cilës  krijon pabesinë. Por mendoj të mos meremi me këtë    

    pseudo-teori sa antishqiptare aq  edhe defiçitare intelektualisht.

[18] Kalaja e Shestanit,  “Balada dhe legjenda” Prishtinë 1974 fq 4

[19] Po aty…

[20] “Ura e shejit” “Balada dhe legjenda “ Prishtinë 1974 fq 16

[21] Pjesa…çarti fe…ne konteksin e besës shqiptare nuk ka kuptim, sepse besa dhe besimi nuk

    jane e njejta gjë. Kjo  është  ndikim nga sllavishtja, si gjuha më kufitare me  variantin e baladës.

[22] “Murimi në kala”  Këngë legjendare popullore Tiranë   1955 fq 6

[23] E kemi fjalën për kodin zakonor të kohës së lindjes së baladës, ndonëse edhe Kanuni i Lekë

   Dukagjinit e pranonte që… “E mira e përbashkët i paravihet dëmit individual, dëmit të veçantë”…,   

   “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, Shkodër 1933. 9

[24] Kadare, “Autobiografia e popullit në vargje” Tiranë 2002 fq 39

[25] Shih te “Ura e Artës” gërma “c”.

[26] “Murimi në kala” (Malsi e Madhe) Këngë popullore legjendare” Prishtinë 1974 fq 82

[27] Në variantet shqiptare djali quhet Miri, Stathi, Kostandin, Nikollaq,Dhimitraq etj, në këngët serbe quhet 

    Ivan, në  baladat arumune quhet  Kostandin. Shumica e këngëve greke s’e përmendin djalin fare.(Shë- 

    nim i redaksisë së librit   “Këngë popullore legjendare” Prishtinë 1974)

[28] Mosha e fëmijës kuptohet nga fakti që ishte në djep, ndonëse te ky variant jipet më i rritur, por

    gjithsesi,  ishte fëmijë motak dhe nuk duhej të lihej larg nënës.

[29] Këngë popullore legjendare. Prishtinë 1972 fq 86

[30] Përjashtim bën varianti “Një kala Prevezës i ndërtojnë”, i cili është pjesë e këtij studimi. Te baladat

    greke të Urës së Artës sekretin e tregon një zog që flet me zë njeriu dhe sjell urdhërin e zotit..

[31] “Ura e Sheit”, Veleshtë-Strugë  “Balada dhe legjenda” Prishtinë 1974 fq 18

[32] “Ura e Shejtit” Binç-Vitinë “Balada dhe legjenda” Prishtinë 1974 fq  20

[33] “Këngë Popullore Shqiptare të Kosovë-Metohisë”  Prishtinë 1952  “Ura e Shejtit”  Fq 18

[34] “Balada dhe legjenda” Prishtinë 1974 fq 13

[35] “Këngë Popullore Shqiptare të Kosovë-Metohisë”  Prishtinë 1952   Fq 81

[36] Ura e Shejtit (Krilevë, Gollak) Po aty fq 16

[37] Ura e Shejtit “Këngë Popullore Shqiptare të Kosovë-Metohisë”  Prishtinë 1952   Fq 18

[38] Po aty fq 84

 

Nga:  Timo Mërkuri

“Kalaja e Prevezës” (Fragment studimi) / Nga: Timo Mërkuri

“Kalaja e Prevezës”

Fragment studimi

 

Nga: Timo Mërkuri

Preveza dhe krahina rreth saj, sidomos vija bregdetare gjer ne Pargë është vend e kala. Në gjithë  bregdetin epirot të Prevezës,  janë  ndërtuar  dhe rindërtuar së paku dhjetë kala, pa për-fshirë egzistencën e kalave antike gati në çdo ishull jonian e çdo qëndër të banuar, pavarësisht gjëndjes së tyre. Arsyeja është tepër e dukëshme, bregdeti dhe ishujt jonian, për vetë pozicionin e tyre strategjik kanë qënë objekt sulmesh nga agresorë të ndryshëm qysh në antikitetin e hershëm. Më von, ishujt Jonianë, pas rënies së Republikës së Venedikut në 1797,  pushtoheshin vazhdi-misht nga Franca, Rusia dhe Britania. Këto fuqi pushtonin ishujt për të ruajtur rrugët detare dhe jo se ju interesonin territoret kontinentale. Por ishujt u interesonin edhe  turqve, për mbrojtjen e kufijve të perandorisë së tyre, por  edhe Ali Pashës për dalje në det dhe këto rrugë mund ti ruanin vetëm me kalatë bregdetare. Kështu shpjegohet që vetëm në Prevezë dhe në zonën përreth  turqit, venedikasit dhe Ali Pasha ndërtuan dhe rindërtuan  një numër jo të vogël kalash, shpesh mbi rënojat e kalave antike ose më të herëshme, duke zgjuar kështu mite e legjenda apo këngë e histori trimërie. Por le të shohim kalatë[1], të cilat  janë:

a-Kalaja Laskaras (Φρούριο Λασκάρας)  ndodhet në majë të kodrës Laskar.   Është ndërtuar para luftës së 1897 si një vendvrojtimi i vogël por që shkaktoi atë që quhet “Lufta aksi-dentale” e vitit 1897. Aty ishte vendosur një top gjerman Krupp 0.8 cm  i cili shtimjen e tij të parë e ka bërë mbi një anie pasagjerësh “Maqedonia”  që udhëtonte nga Gjiri i Ambrakisë drejt Aktion . Anija u përfshi nga flakët porsa ariti në breg.

b- Kastro Pesë Pigadia ( greqisht… Καστρο Πέντε Πηγάδια…Pesë Puset) ndodhet në zonën Kli-sura të Prevezës

Është ndërtuar në fillim të shekullit 19 dhe është e përmëndur për dy beteja të zhvilluara rreth saj.

Në tetor 1821 forcat e Makrijanis  dolën fitimtare kundër Hurshit Pashës dhe beteja tjetër në.

tetor 1912.

c- Kalaja e Shën Jorgjit (greqishtΚάστρο Αγίου Γεωργίου) e ndërtuar në vitin 1807 sipas projektit të inxhinierit francez Frédéric François Guillaume de Vaudoncourt,  ndodhet në pjesën perëndimore të Prevezës dhe përballë  detit  Jon.   Emrin e shën Jorgjit e mori në vitin 1912. Preveza  (kalaja e Bouka), u pushtua nga Venedikasit nën komandën e Françesco Morosinit në shtator 1684 duke e mbajtur Prevezën dhe kalanë për rreth 15 vjet, gjersa në  1699 , në zbatim të Traktatit të Karlovi Varit  ua dorzuan përsëri turqve. Përsëri, der sa në v itin  1718 me Traktatin e Passarovit e rimarin qytetin dhe rriparojnë kalanë e Shën Andreas.

Në vitin 1798 Ali Pasha pushton qytetin dhe rindërton kalanë egzistuese duke ndërtuar edhe një kala tjetërnë majën jugore të qytetit të vjetër të Prevezës. Kjo quhet Geni-Kala (Neë Castle), Kalaja e Re..

ç)- Kalaja e Shën Andrea (greqishtΚάστρο Αγίου Ανδρέα )   është brenda Gjirit  dhe përbëhet nga një grup i thjeshtë drejtkëndorësh i mureve. Kështjella ishte përfunduar në vitin 1702, filli-misht nga venecianet deri në 1701 dhe në vitin vijues nga turqit.

Në  pushtimin e dytë venecian të Prevezës (1718-1797), kalaja është përmirësuar. Një Xhami që kishin ndërtuar turqit në qëndër të kështjellës , u shndërrua në një kishë katolike  me  emrin  e  Shën Andreas, për nder të admiralit venecian Andrea Pisani (1662-1718), i cili drejtoi marjen e Prevezës nga turqit  në vitin 1717 dhe vdiq një vit më von.

f)-Kalaja Pantokratoras (greqisht… Κάστρο Παντοκράτορα )   ndodhet rreth  400 m larg daljes së tunelit  nënujor Preveza-Aktio.  Kalaja mori emrin e një kishe të vogël që ndodhej brenda territorit të saj..

Evropianët e quajnë  “Kështjellë “Venetike” ose “Veneciane”, turqit e quajtën “Uç Kala. Kalaja Pantokratoras u ndërtua në fillim të shekullit XIX nga Ali Pasha, në bazë të një plani të hartuar nga inxhinieri francez Vaudoncourt. Kontrollon  plotësisht vijën detare në hyrje të Gjirit të Ambrakikos.

g)- “Kalaja e Rogos”  (greqisht … Κάστρο Ρωγών ) mori emrin e fshatit ku është ngritur. Ndodhet në një kodër të ulët midis Nea Kerasounta dhe Petra në krahinën e Filipiada të Preve- zës. Mendohet të jetë ndërtuar në shekullin 13 ose  fillimin e shekullit 14.. Kalaja kishte pamje nga lumi, duke kontrolluar në këtë mënyrë lundrimin nëpër lumin Louros. U quajt  “Rogoi ose Arogoi”  për shkak të ndihmës që i dha popullatës bregdetare gjat sulmeve bastisëse  të sllavëve dhe bullgarëve  në mesjetë..

Fillimisht është ndërtuar në  rrënojat e kolonisë antike Helenike në shekullin e 5 p.e.s. shekull, kur filluan konflikte midis kolonistëve grekë dhe Kassopaia e Epirit.

gj)- Kalaja e Rinissa ( greqisht… Κάστρο Ρινιάσας) quhet edhe  Thomakastro me emrin e themeluesit të saj Thomait, despot i Epirit.

Ndaj thirret edhe Kalaja e Despotit (κάστρο της Δέσπως). Koha e ndërtimit të saj nuk dihet por , nisur nga emri, supozohet të jetë ndërtuar në kohën e Despotit  të Epirit, Thomai I (1296-1318).
e)- Kalaja e Anthousës (greqisht… Καστρο Ανθούσας) është ndërtuar  mbi fshatin Anthousa.   Është ndërtuar nga Ali Pasha  në vitin 1814 për të kontrolluar Pargën. Ali Pasha ndërtonte kala të vogla rreth qytetevë që donte të pushtonte siç kishte bërë në  Sul, në Lefkadha (me kështjellat Griva dhe Plagia), por edhe në Paramithia dhe Margariti…


ë)-Kalaja e Pargës (greqisht… Κάστρο Πάργας). Banorët e Pargës gjatë gjithë egzistencës së tyre ishin përpjekur të fortifikonin qytetin, madje edhe duke  përfituar ndihmë nga normadët. Në vitin 1452 ndërtohet kalaja e Haxhi Beut, të cilën e ristrukuturojnë banorët në vitin 1454 por që e shkatëroi Hajredin Barbarossa bashkë me qytetin  në vitin 1537. Në vitin 1792 venedikasit e ndërtojnë kalanë  e cila mbeti e pathyeshme  deri në 1819 kur e mer Ali Pasha

ç)-Kalaja që na intereson në temën tonë  mendoj se është kalaja e Bouka (greqisht: Κάστρο της Μπούκας), nga fjala italiane bocca- gojë). Kjo kala ishte fortifika e parë e madhe osmane e Prevezës. Ajo u ndërtua nga osmanët në vitin 1478 për të  kontrolluar ngushticën e Gjirit të Ambrakisë.

Në vitin 1701, Venedikasit e hodhën në erë kalanë përpara se t’ia dorëzonin Preve- zën turqve, sipas kushteve të Traktatit të Karloëitzit…

Kalaja e Bouka ndodhej në vendin që sot quhet “Paliosaraga” (Παλιοσάραγα,). Sot, ka shumë pak rrënoja  të kështjellës së Bouka. Egziston vetëm një shtëpi që ndërtoi Ali Pasha.

Në  këtë kala mendojmë se është rizgjuar balada “Një kala Prevezës i ndërtojmë” me përmbajtje si më poshtë vijon:

Një kala Prevezës i ndërtojnë[2]

Di ustallarë e dizet punëtorë

një kala Prevezës i ndërtojnë

Tre vjet kanë që pënojnë

Tërë ditën ata po pënojnë

5-tërë natën kalaja rrëzohet

mu në Prevezë na u paska zdrikur[3]

nek po bijin kalan’ ustallarët.

Ati gjeti të di ustallarët

me të dizetë punëtorët ati pranë

10-Ustallarëve rëpara u ka dalë

u ka dalë rëpara e u thotë

-Puna mbarë juve mos u kloftë

se e kotë ishte puna juaj

Puna juaj nuku bën rëpjetë

15-as për sot as për njëqint vjetë.

Urdhëri ka i madhi zot ju thotë

“Puna mbarë juve mos ju kloftë

pa i vënë një njeri në botë[4]

në themel ta vini ju kurban.

20-Dhe një dem t’e bëni ju kurban

Dhe një dash ta bëni ju kurban.

Pa i bënë ju këta kurbenë

nuku ngrihet dot kaha ju kalaja”

Ndaj si thotë zoti ju e nisni

25-dhe si thotë zoti e mbaroni.

Dhe kështu kalaja kurmin d’e rrit

dhe Prevezën do t’e llamburitë.

Kaq tha zogu edhe fluturoi

kaha mali i Kladhit ai shkoi.

30-Njëri usta na u patagos

edhe tjetri na u buxarros

Po të di e bënë besa besë

se ç’ish grua të sillte bukë nestër

se ajo që do te sill e para

35-në themele ata do ta vijnë

asaj gurë sipër do t’hidhnin.

Ku u gdhi dhe ata të di panë

se në radhë viheshin di gra.

Dhe kur erdhi gruaja e parë

40-Puna mbarë, u tha, o ustallarë

-Mbarë paç, ata të di i thanë

-Mori grua, i thotë buri i saj

se më ra ognaza nej aj guri

hjisu pak e merma e ma sill.

45-Si urdhëron o burrë, i tha e shoqja

Dhe sapo në themel nusja hiri

që të marë të shkretën ognazë

atë, kur ognazën ish duke gjuar

ustallarët me gurë e mbëluan.

50-Dhe nusja himën dikue rëkuar

shpirti i nuses ne zoti na shkoi.

E kalaja kështu riti kurmin

dhe Prevezën ajo llamburiti.

Ustallarët u gëzuan shumë

55-edhe lart në bedenë ata shkuan.

Po një sojesh na rij i mejtuar

i plagosur me shokun e tij

dhe ta hante doj me dhelpëri

tani që kalaja ishte bënë

60-se mbi portën e asaj kalaje

te një pllakë atje do skalitnin

emrat e atyre q’e ndërtuan.

Po ki vetë ish një ileqar

emri i shokut nuk doj që të vihej

65-që të njihej vetëm emri i tij,

t’e mir vesh kushtu i gjithë dheu

se ki vetëm e kish bërë kalanë.

Edhe shokut duart i ka vënë

te rrëzonte ka mala e kalasë.

70-Po ai shoku i tij s’u rrëzua

se për mesi duart ja ka hedhë

fort për mesi shokun ka mbërthyer

dhe me vete i ka rrëmbier hjimën.

Kështu bashkë duke u rotulluar

75-të di bashkë dikue u grrënjasur

në hallarmë plasën të di bashkë.

Në hallarmë mbiu garrufale

pranë saj na mbiu dhe një ferrë.

Garrufalja kle shoku i pafal

80-dhe ferra kle shoku falëtuar.

Po të dive emri u ka humbë.

Dhe kalanë s’dihet kush e bëri.

Po njerëzia në kala kur venë

garrufalen vetëm e mirisin

85-garrufalen gjithë e lëvdojnë

ferrën shtrigë gjithë e mallëkojnë.

 

Arpicë- Margëllëç

Vlorë 1954

 

Le të shohim karakteristikat e veçanta të kësaj balade me baladat e njohura të “Ndërtimit të Shkodrës” , “Urës së Artës” apo “Urës së Fshajt”

a)-Që në fillim kjo baladë na prezantohet krejt ndryshe nga balada e Shkodrës apo  varianti shqiptar i “Urës së Artës” dhe “Urës së Fshajt”, ku si ndërtues prezantohen tre vëllezër. Këtu na prezantohen si ndërtues… Di ustallarë e dizet punëtorë… Madje këta …di ustallarë… as nuk janë vëllezër me njeri tjetrin dhe as kanë ndonjë lidhje gjaku mes tyre. Këta janë dy mjeshtra, që kanë një brigatë ndërtimi me…dizetë puntorë… dhe kanë marë me akord (apo “me tender” do shpreheshim në gjuhën e sotme)… një kala Prevezës (t)i ndërtojnë…

Këta …di ustallarë…, që kanë ngritur një brigatë me …dizetë punëtorë…dhe kanë marë me “akord” të ndërtojnë një kala, i përkasin një kohe më të vonëshme se sa koha që tre vëllezër duan të ndërtojnë kalanë e Shkodrës, Urën e Artës apo Urën e Fshajt, sepse këtu kemi të bëjmë me një nivel organizimi shoqëror tip bashkim profesionistësh, që i përket fillimit të kohës së mesjetës. Ndërsa tre vëllezërit i përkasin një epoke të herëshme të zhvillimit shoqëror ku nuk ndiheshin gjurmët e egzistencës së shtetit apo organizmave të tjera civile. Prandaj ky variant, ndonëse ka element të baladës së Rozafës, është i mëvonshëm dhe është më i afërt me variantin grek të bala-dës së  Urës së Artës.

b)- Po të shohim në vetvete shprehjen …(ata) ..Një kala Prevezës i ndërtojnë’’…kjo  tregon një distancim të ustallarëve dhe  punëtorëve  me objektin që ndërtojnë. Ata nuk e ndërtojnë për veten e tyre, por ja ndërtojnë dikujt tjetër (Prevezës”). Pra kemi një ndryshim të  ndjeshëm me kalanë e Shkodrës, ku tre vëllezër e ndërtojnë për vete kalanë. Kështu që mes ustallarëve dhe puntorëve nga njëra anë dhe kalasë nga ana tjetër mungon ajo lidhje shpirtërore, e cila e shndron ndërtimin e kalasë në një domosdoshmëri, të tillë që justifikon edhe flijimin. Humbja më e ma-dhe që mund të pësojnë këta…di ustallarë dhe dizetë punëtorë…është mosmarja e  fitimit fina-nciar të ndërtimit. Ndërsa vëllezërit që ndërtojnë Shkodrën janë gati për sakrificën më të madhe, pasi mos ndërtimi i kalasë së Shkodrës do të thotë mos përballim i sfidave të kohës dhe për pasojë, zhdukja e tyre si “familje”.

c)-. Sekreti i qëndrimit të kalasë nëpërmjet murimit të një femrë në themele (në botë-baltë) të kalasë, te kjo baladë vjen në formën e një urdhëri nga zoti… Urdhëri ka i madhi zot ju thotë/ Puna mbarë juve mos ju kloftë/ pa i vënë një njeri në botë… ndërsa te kalaja e Shkodrës, plaku i pyetur nga tre vëllezërit në se e dinte sekretin e qëndrimit të mureve përgjigjet…-Unë e di  por kam gjynah…  Në pamje të parë duket sikur midis dy varianteve  ka barazvlefshmëri. Por ndryshimi qëndron se, sekreti i plakut në Shkodër  hap themelet e “besës”, sjell kumtin e “besës” te tre vëllezërit , kur u thotë… -N’daçi drejt ju me punue/në konak mos bisedoni/vashave mos u kallzoni./Nesër nadje, t’zbardhmen drita/cila vashe t’ju bjerë bukën/at’ muronje n’mur t’kalasë … dhe ky kumt nuk vjen nga perëndia, por nga shpirti i popullit dhe duhet parë si përvojë jetësore. Gjithsesi shprehja e plakut në Shkodër është tepër njerëzore, madje në mënyrën si është  formuluar, është edhe bindëse.

ç)- Te ura e Prevezës ka një kërkesë për kurban kafshësh… Dhe një dem t’e bëni ju kurban/ Dhe një dash ta bëni ju kurban…. identik me kërkesën te balada came e Urës së Artës… po ura s’u qëndron dot,/pa vënë një shpirt në botë (baltë),/e një dem të zi t’e vini,/e një dash të zi t’e vini,/ atje nek bëni themelin,…Pra kemi  flijimin e gruas me kafshët bashkë. Kjo na sjell ndërmënd “kinse” flijimin e Ifigjenisë në Aulidë, për të cilën folëm te “Ura e Artës”, pikërisht  momentin kur thika prek qafën e vajzës së re për ta flijuar,  në këtë moment perëndesha Artemidë, e cila vetë e kishte kërkuar flijimin e Ifigjenisë, e heq vajzën nga altari i flijimit duke e zvëndësuar me një drenushë. Me të drejtë mund të themi se Ifigjenia është vajza (femra) e “fundit që flijohet[5]”. Pas saj fillon epoka e flijimit të kafshëve.. Këtë kohë cilësojnë  vargjet e mësipërme të baladës, kohën e ndërmjetëme të kalimit nga flijimi i njerëzve te flijimi i kafshëve, kohë kur sigurisht ka patur raste të flijimit të përbashkët njerëz e kafshë.. Kështu pra, kemi një datë epokale (periudhë) të përfundimit të flijimit të njerëzve dhe kalimit në epokën e flijimit të kafshëve, duke patur indirekt edhe një datë që cilëson kjo balade.

d)- Po të di e bënë besa besë/se ç’ish grua të sillte bukë nester/se ajo që do te sill e para/në themele ata do ta vijnë…Këtu balada nis e frymon shqip, nga vargu 32 duke vazhduar deri te vargu 50-51 që thotë… Dhe nusja himën dikue rëkuar/shpirti i nuses ne zoti na shkoi… Por , ndryshe nga baladat e tjera shqiptare të murimit, ku nusja e re lë amanetin për mënyrën e murimit, me qëllim që të mundësojë rritjen e fëmijës , te ky variant nuk thuhet asnjë gjë në këtë drejtim. Në se te balada shqiptare e “Urës së Artës” apo dhe e Shkodrës, flijimi i nuses së re mer gjithsesi ngjyrat festive dhe tonet e një triumfi të jetës, kjo baladë mer një drejtim tjetër, sa të papritur aq dhe të debatueshëm. Në kulmin e festës së inagurimit të kalasë… edhe lart në bedenë ata shkuan. Por…Po një sojesh na rij i mejtuar/i plagosur me shokun e tij/dhe ta hante doj me dhelpëri…Këtu nuk sqarohet se cili ishte njeri nga mjeshtërat që rinte i mërzitur me shokun e tij, por sqaron arsyen e mërzisë…se mbi portën e asaj kalaje/te një pllakë atje do skali-tnin /emrat e atyre q’e ndërtuan…emri i shokut nuk doj që të vihej/që të njihej vetëm emri i tij …Nga zhvillimi kuptojmë se ziliqari na qënka mjeshtri, gruaja e të cilit nuk pësoi gjë. Duke qënë se mjeshtri tjetyër kishte sakrifikuar gruan për kalanë, ishte normale që ai do gëzonte simpatinë më të madhe dhe për pasojë edhe shpërblimin më të madh. Prandaj shoku ziliqar…Edhe shokut duart i ka vënë/te rrëzonte ka mala e kalasë……Po ai shoku i tij s’u rrëzua/fort për mesi shokun ka mbërthyer/Kështu bashkë duke u rotulluar /në hallarmë plasën të di bashkë…

Rrjedha  dhe përfundimi i baladës është i pakuptim  për ne, por edhe kjo e ka një shpjegim. Te pika “ç” e trajtimit të baladës së “Urës së Artës” kemi shpjeguar se është pikërisht konkurenca dhe  zilia, forca që vë në lëvizje baladën duke e çuar atë drejt murosjes së gruas së kryemjeshtë-rit. Të njëjtët element të baladës greke të “Urës së Artës” gjejmë edhe te ky variant i baladës çame. Gruaja që muroset është bashkëshorte e njerit nga dy mjeshtërat, gruaja nuk ka fëmijë, lajmin e sjell një zog, dinakëria për futjen e gruas te themelet është e njëjtë, rrënia e unazës së mjeshtërit etj, etj. Pra variant çam i baladës së murimit në kala te balada “Një kala Prevezës i ndërtojmë” ka ndikime të theksuara nga balada greke e “Urës së Artës”, deri në atë stad sa që ajo nuk ka një fizionomi të plotë shqiptare tradicionale. Shpjegimi për këtë është shumë i thjeshtë. Në federatën Epirote, bashkëjetesa e komuniteteve greqishtfolëse-shqipfolëse ishte evidente. Por siç shpjeguam te “Ura e Artës”,  shqipfolësit (Thesprotët, mollosët etj) ishin shumica dhe për pasojë edhe shumë poste drejtuese të sferës së jetës ushtarake dhe civile i kishin ata. Kjo u jipte lehtësira dhe privilegje, por i bënte edhe objekt sulmesh ziliqare e kurthesh konkurence.

Thesprotët ishin mjeshtra ndërtimi dhe shfrytëzimi të materialeve të vendit. Psh ata gëlqeren e linin të shuhej për pesë vjet rresht, para se ta përdornin për llaç. Po në llaç hidhnin në doza të caktuara të bardhë veze dhe fije lesh dhie për ti dhënë llaçit fortësi në lidhshmërine e gurëve. Kjo përvojë dhe fakti që ishin puntorë të palodhur u jipte  gjithmon pozicionin primar në ndërtime. Por ndërkohë grekët kishin përvojën e ndërtimeve antike dhe ishin konkurentë të fortë me thesprotët për mjeshtërinë e ndërtimit. Bashkimi i dy mjeshtërive jipte rendiment të lartë në cilësinë dhe kohën e ndërtimeve, por prodhonte edhe konkurencë. Një konkurencë të tillë kemi te kjo baladë, e cila “del nga rruga e baladave shqiptare”.

Me siguri që edhe komuniteti i ndërtuesve greqisht folës ka patur një baladë për Kalanë e Prevezës, me element të cituar te “Ura e Artës’’ ku dalloheshin dy mjeshtrat dhe dyzet puntorët, gruaja pa fëmijë e një mjeshtëri, e cila muroset, zilia e mjeshtrit tjetër ndaj të parit dhe përpjekja fatale për vrasjen e njërit mjeshtër nga tjetri, tentativë që çoi në vdekjen e të dyve etj, etj.

Në ambientet e përbashkëta këndoheshin të dy baladat, por kjo tingëllonte më shumë si debat se sa si këngë në festë. Atëherë këngëtarë të njohur dhe prestigjiozë për kohën dhe vendin, kanë marrë nga varianti grek filiza vargjesh, që mbartnin problematikën e atij komuniteti dhe janë shartuar mbi variantin shqiptar. Po të shohësh baladën e mësipërme, është tepër e dukëshme që pjesa e dytë është e shtuar te varianti shqiptar, madje pasi janë bërë edhe disa retushime pjesore. Në kohën e ndryshimeve kjo nuk ka rrënë në sy, për vetë mardhëniet më se normale të dy komuniteteve

Ky shartim është bërë me qëllim përmirësimi, përsosjeje, përshtatjeje, afrimi me ambientin ku këndohej[6]. Kjo baladë e shartuar është kënduar pastaj në ambientet greko-shqiptar, ku shqiptarët kanë heshtur në mënyrë opoturne për shartimin, sepse për ta kishte rëndësi vetëm kalaja dhe jo kush u gremis nga bedenat e saj, ndërsa grekët e kanë aprovuar si të përsosur.

Mund të ketë ndodhur dhe e kundërtë – mund të thotë dikusht. Patjetër që mund të ketë ndodhur dhe anasjelltas, që pjesë të variantit shqiptar të jenë  shartuar mbi variantin grek. Por kjo mund të ketë ndodhur në një tjetër variant të baladës së murimit, jo te balada ‘Një kala Prevezës i ndërtojmë” për shkak se trungu i baladës (në këtë variant) është shqiptare dhe degët janë greke. Dhe shartohen degët (filizat) te trungu dhe jo anasjelltas. Baladat greke të murimit mbartin problematikën e shoqërisë greke në kohën e krijimit, problematikë që ishte e ndryshme nga shoqëria shqiptare. Ato kanë bukurinë e tyre të padiskutueshme, finesën dhe melodiozitetin e veçantë, janë më “moderne” si në subjekt ashtu dhe në veshje. Janë vërtet të bukura t’i dëgjosh. Ndërsa baladat shqiptare na vijnë nga hershmëria, me pamjen e gjysheve tona, me shami të ulura, duke mbuluar rrudhat e ballit dhe me fustane të zeza gjer në fund të këmbëve. Por nëpër xhepa mbajnë gjithmon një karamele a një llokume për ne fëmijët, që mblidhemi rreth tyre ti dëgjojmë. Prandaj janë të dashura për ne.

[1] Të dhënat janë marrë nga burimet greke…

[2] Mbledhës të folklorit. Këngë popullore nga Çamëria fq 396

[3] Këtu mungon një varg që bën present ardhjen e një zogu.,, Një zog kaloi dhe qëndroi përballë lumit… si

   te balada greke e” Urës së Artës”.

[4] Në baltë, në tokë…

[5]  Troja bie në 1 qershor 1184 pes – kjo datë sipas përllogaritjeve nga Eratosthenes kështu që flijimi në    

   Aulidë i bie  të jetë bërë në maj-qershor 1194 (p.e.s).

[6] ..që rastësisht mund të ketë qëlluar me shumicë greqishtfolëse.

PRINCIPI I PARË I SHKRUAR NË BOTË (Shkrimi i nëntë që e lexova nga Agron Iliriani) / Nga: Brahim AVDYLI

PRINCIPI I PARË I SHKRUAR NË BOTË

(Shkrimi i nëntë që e lexova nga Agron Iliriani)

 

Nga: Brahim AVDYLI

Kur fillon diçka të veçantë njeriu i mirë e fillon në bazë të asaj të cilën e ka si bazë themelore. Modeli i parë është modeli i Krijuesit dhe këtë natyrisht e mbajmë si shëmbëlltyrë kryesore. Ai që e ka krijuar UNIVERSIN është Zoti i Madh, është krijuesi i vërtetë i çdo gjëje. Kështu thuhet përgjithësisht…

Këtë mendim e mbanë njeriu i vogël i kësaj bote të përkohshme dhe fetë e marrin Zotin e Madh në mënyra të ndryshme, duke e shpjeguar ndryshe nga njëra tjetra. Sa mundet të shpjegojë feja, aq e thonë edhe njerëzit. Natyrisht, mbetet pjesa tjetër enigmë ose e pathënë. Ne po e marrim principin e parë të shkruar në botë dhe po e analizojmë:

-Fetë, kur i drejtohen Zotit të Madh, si p.sh. feja islame, që i drejtohet me një fjalë të përngjitur pellazge apo pjellë bardhë, pra iliro-pellazge “Al`lah”, i thonë “i Gjithëdijshmi, i Gjithëfuqishmi, i Gjithëmëshirshmi”. Zoti i Madh i DI të gjitha, është më i fuqishmi dhe më i mëshirshmi.

Ajo që bënë KRIJUESI është FALJA. Së paku, tri herë. Kështu vepronte IMAM ALIU. Thuhet se tri herë e ulte kokën para sulmeve të armikut dhe kundërshtarëve të tij nëpër luftëra, pastaj e nxirrte shpatën nga këllefi dhe ia shkurtonte kokën kundërshtarit të tij.

Ky është principi i parë i shkuar në botë, e pse të mos e themi se ai është principi i parë i shqiptarit, i albanit. Shqiptari e pret armikun më të madh kur i vjen në shtëpi si “mik”. Fjalën e ligë e të keqe e zë në grykë. Nuk e lë të dalë përjashta, për gojë, që të flasë, por e dërgon në “bark”, pra “e ha”, sepse është “i gjithëmëshirshëm”, në princip të Krijuesit të vet.

Këtë princip e ka shpjeguar shumë mirë një mik i im i sinqertë, me fjalët e tij FALË (falmë, falu), e cila është një fjalë e parë nga lashtësia, për shkak të lëvizjeve të albanëve në drejtim të Italisë, të Lecios (Lezios), afër Romës, pas shkatërrimit të Trojës. Ata janë ALBANËT e parë, të cilët, janë detyruar të lëshojnë vendlindjen e tyre, duke iu drejtuar KRIJUESIT, Zotit të Madh, që T`I FALË; kanë depërtuar deri në Lecios, ku është krijuar më vonë ALBA LONGA, në Lavinio, pranë Romës dhe janë të gjuhës sonë.

Kjo LUTJE është aq e mirë dhe kaq njerëzore; është HYJNORE, YLLORE, si konfirmim i mirënjohjes që të ka sjellë në këtë botë KRIJUESI nga YJET, që e kishim brez pas brezi fjalën e tyre diellore, e cila është shqip; e kishim shqiponjën si simbol i Zotit të Madh-Krijuesit; si PËRKULJE ndaj tij; si një faleminderim i posaçëm, edhe pse albanëve iu kishin vardisur të ligat në qafë, si asnjë populli tjetër. Normalisht, albanët dhe i tërë njerëzimi i faleshin Krijuesit me ndjeshmërinë e tyre të ADHURIMIT, si adhurim të Yllit, Diellit-Zot, farëzues i jetës sonë, i gjallërisë së të gjitha gjërave në botë.

Mikut tim më të sinqertë, këtu, nuk po ia përmend emrin, sepse personeli i këtyre maskarenjëve të burgut tim edhe atij do t`i lëshohen të kokë apo do t`a merrnin në burgun e mesdheshën e do të dënohej. Fjalën “FAL” e kishte lidhë me fjalën tjetër shqipe “PËR/UL” apo “PËR/YLLI”, që do të thotë FALJA në raport me YLLIN, DIELLIN, KRIJUESIN. FALJA tregon ulje, përkulje të kokës, përulje të gjunjëve dhe të tërë trupit, për NDERIM TË HYJNIVE.

Ky është principi i parë i Zotit të Madh, i cili qëndron më lartë se njeriu dhe i përcjell ata që janë njerëz e gabojnë pa dije. Ata që gabojnë me dije, i pret dënimi i Zotit të Madh, i cili, edhe në jetën e përkohshme, si dënim ua dërgon dike, bëhen si shkas këto rrjedha, p.sh. shkatërrimi i Trojës.

Ne po flasim për gabimet e papritura, të paditura, të rastësishme, të cilat i përcjell Zoti i Madh dhe i falë, i falë e i falë. Në formë të parë, tre fish i falë. Pastaj, vjen dënimi, pa dyshim. Urrejtja e dëshprimi janë në kulm të njeriut të dëshpruar e të dalë jashtë kontrollit. Por e kanë PENDESËN në balancën e shpirtit të tyre, pa e shndërruar urrejtjen e vluar për hakmarrje, si gjasë e dëshprimit të ngritur nga sulmet e jashtme dhe të pa arësye, sepse, në radhë të parë nxitet hakmarrja, si formë e zemërimit apo e mbrojtjes së qenies së tij, të familjes e të farefisit apo të fisit. Të mbroshë familjen, farefisin e fisin, apo tërë kombin, është mëse e logjikshme. Por, logjika njerëzore nuk e jep të drejtën e hakmarrjes. Njeriu e ka më afër zemrimit njerëzor PENDESËN.

Pendimi është si rezultat i pashmangshëm i gabimeve. Kërkohet FALJA si rezultat i zemërimit, nëse ai vjen papritur. Pendimi është për diçka që ka ardhur rastësisht, pa dije, pa qëllim; për diçka që është për t`u falur.

Ai bëhet si pendim edhe kundër keqbërësve të qëllimtë, që duhet t`i dënojë Zoti i Madh, sepse ndryshe nuk u shpëtohet atyre ose shkatërrimi e lëshimi i atij vendi të dashur, pra vendlindjes e Atdheut, është i pakundërshtuar.

Të detyrohesh të lëshosh atdheun, vendlindjen tuaj, është dëm i madh e i pafalshëm dhe vie si rezultat i luftës e krimit. Krimi është si ndaj një njeriu, si ndaj gjinisë tjetër, si ndaj një grupi apo farefisi, ndaj gjenerates apo ndaj një kombi. Krimet kolektive janë më të dënuarat, si gjenocidet, që të zhdukin një komb të veçantë. Ato janë krime të mëdha, me të cilat jemi provuar disa herë, por nuk do të merremi më tepër me to, nëpër këto shënime të burgut.

Po merremi me gabimet e njeriut, ato gabime që do t`i falë Krijuesi. Njeriut mund t`i vie keq për gabimet e tij. Kur mund t`i vlerësojë këto gabime, lutet e lutet që t`ia falë Zoti i Madh e Krijuesi i Gjithësisë. Zotohet se kurr më në jetën e tij nuk do t`i bëjë këso gabimesh. Kjo është lutja e pendesës, lutje për falje, kufiri i sjelljeve të njeriut. Ai i lutet Hyjniut, Krijuesit të kësaj bote, në shenjë respekti të madh për TE.

Krijuesi na ka krijuar në këtë botë, në mes të keqes dhe të mirës, në këtë jetë të përkohshme. Të dy forcat e pazakonshme përlahen. Njëra përpiqet të na grabitë nga duart e Qiellit, Yjeve, Hyjniut tonë e Zotit të Madh, për të na futë në brendinë e tokës, e cila digjet përherë, me zjarr e vullkane. Tjetra përqiqet për të na rimarrë në duar të vetat, me durim të pashëmbullt, të na pranojë në jetën e përjetshme, në Qiell, në hapësirën e pafund të yjeve…

Nuk duhet askend të përbuzim, as edhe më të riun, anipse është i vogël, nëse duket i parëndësishëm. Më i vogli, më i riu, më i varfëri, më i gjymti ka aq fuqi e mjeshtri që të na rrëzojë, të na vrasë, të na e marrë jetën, por mund të japë ndonjë këshillë të papritur, të cilën nuk do t`a kishim menduar. Çdo njeri, thuhet në popullin tonë, e ka yllin e vet, madje në ballë, që i prinë. Ky është syri i tretë, sirri i mendjes, hieja e tij.

Po e bashkoj edhe kuptimin e një fjale tjetër, e cila thuhet nëpër oda: ai që shikon lartë e nuk i ulë sytë, ai nuk e vranë asnjëherë shenjën; ndërsa kush shikon për rrafsh, e vret shenjën. Kush shikon lartë, nga mendjelartësia, e humb plumbin. Dhe, kjo është e saktë. Çdo gjë është në dorën tënde dhe ti je njeri. Të ka dhënë Zoti i Madh këtë mundësi. Të dishë kush je; çka ke në duart tuaja; për çka ke ardhur në këtë botë, etj. Sa hap e mbyll sytë, do të zhduket si fluskë detergjenti një bjeshkë e madhe para teje.

Kur zhduket papritur kjo bjeshkë e ardhur me qëllim të keq para teje, ti e dëshmon se je i vetëdijshëm për gjërat jetësore.

Kjo fjalë është e shkruar dikund, por nuk e dimë ku është e shkruar. Në të vërtetë, ajo është e anashkaluar apo e lëmë në harresë, si gjë e panjohur, mileniume më parë. Askush nuk e di si do të shkruhej ajo fjalë.

“Falja” është e shkruar me alfabet të albanëve të parë, të Trojës, në formën “VALJA” apo “VALA”. “F”-ja e ka formën e parë të shkrimit me “V”.

Thonë se “nuk kanë ditur të shkruajnë albanët”. Po ua kujtoj edhe njëherë: e kishin alfabetin e parë në shenjë të diellit dhe quhej alfabeti diellor. Kjo gjë është mëse e vërtetë. Më thuani: ku jetoni ju?! Nëpër gënjeshtra, nëpër të rrahura, nëpër zhdukje?! Dilema është këtu:

-Do t`a vrajmë shenjën apo do të shpërfillemi…

DIOPTRIA SHQIPE NË PESË DRAMA (Pjesa e ndarë I) / Nga: Brahim AVDYLI

DIOPTRIA SHQIPE NË PESË DRAMA

(Pjesa e ndarë I)

(Shkrimi i gjashtë që e lexova nga Agron Iliriani)

1.-Parafjala

Njerëzit si unë, i quajnë KRIJUES. E krijoj diçka të veçantë, në këtë burg të mesdheshëm, nga diçka e cila nuk duket, duke e zëvendësuar me një gjë tjetër, të cilat shihen, ndëgjohen e kuptohen. Është aftësi e veçantë dhe e ndjeshme, njerëzore dhe moderne, të cilat i quajnë ART, apo ART I SHTATË, që është në të vërtetë shkrimi, piktura, grafika, apo teatri, filmi e muzika, etj.

Po ua them edhe njëherë se jam krijues, e këta që më rrahin e janë të kyqur në një sistem kundër meje; kundër artit tim; ata janë kundërshtarët e mi, të shumtë e të mëdhenj, prej forcës së tyre, e jo nga mendja e lindur.

Krijuesit vrapojnë përpara epokave apo me epokat. Mendojnë për të gjitha kohët: për të kaluarën, në të cilën nuk i punon mendja si duhet njeriut apo nuk i shkon mendja njeriut; për të djeshmen, të cilën shumë vetë nga njerëzit e kanë harruar me të sotmen e preokupuar dhunshëm, apo të udhëhequr verbër nga e sotmja, etj.; për të sotmen, që duhet ta kalojnë siç është më së miri, pa e dëmtuar të ardhmen, por disa janë të trulluar nga e sotmja e manipuluar, e nuk e dinë çka bëjnë. Absolutisht nuk mendojnë çfarë detyre kanë marrë prej Zotit, para se të linden, e sillen si të drogiruar apo të verbër.

Të ardhmen, të gjithë njerëzit e ëndërrojnë, por nuk e dinë si do të jetë ajo.

Secili njeri apo si pjesë e një sistemi përpiqet ta inkorporojë siç do ai, apo siç pajtohen njerëzit në një sistem. Disa nga ata, duke i ditur gabimet e bëra në të kaluarën, më të mëdha e të pafalshme, edhe të së djeshmes e të sotmes, bëjnë çmos që mos të përsëritet ajo epokë apo një kohë e dëmshme.

Njerëzit nuk kanë kohë të preokupohen me të kaluarën, madje aspak me të kaluarën e mesme dhe të largët, sepse janë të preokupuar me të sotmen, madje verbërisht me të sotmen, e cila kalon përtej kufirit që e ndanë të ardhmen dhe reflektohet në të ardhmen e afërt, të mesme dhe të largëta. Njerëzit priren nga vizionet e tyre dhe ashtu përpiqen që ta bëjnë të ardhmen.

Pa e njohur mirë të kaluarën, të djeshmen e të sotmen, madje sa më mirë që të jetë e mundshme, të mbushur plot energji, mendoj se nuk mund të bësh asgjë. Kjo energji e cila shpeshherë shkon kot e shpenzohet gabimisht, nuk kanë mundësi më të mira “t`ia qëllojnë të ardhmes”. Përpiqen që ta ndërtojnë sa më mirë për vete, për të afërmit, farefisit e sistemit. Ata që janë të vetëdijshëm e mendojnë me vizione për të ardhmen, për brezat e ardhshëm, mbeten jashtë sistemit të realizimit apo nuk kanë gjasa të realizimit të së ardhmes.

Këtu e kanë vendin për fjalët e tyre krijuesit e vërtetë së të ardhmes, që janë brezat e të së nesërmes, të shkruara apo të pashkruara. Ata, në të gjitha anët janë të ndjekur nga miq e armiq, madje të mëdhenj e të vegjël.

Sytë e imagjinatës i dëgjojmë aty apo atje ku dy sytë e ballit nuk punojnë.

Mendja e tyre fluturon në të gjitha kohërat, edhe në të gjitha galaktikat e në Universum, të cilin e identifikojnë me Zotin e Madh, krijuesin e vërtetë të të gjitha gjërave të natyrës. Nisemi prej tokës ku jetojmë e deri te yjet më të largët, të cilët na i kapë syri, me shenjat e rrugët e yjeve, të cilët na i zmadhon teleskopi, apo planetet tjera, rrugën e qumështit, grupet e yjeve më të afërta e të largëta, etj. Bota e gjithësisë është prej dritave të mëdha e të vogla, të cilat përpihen prej gropave më të thella të hijeve, nga njëra në tjetrën…

2.-GJITHMONË NA PARAPRIJNË YJET, NË TOKË E NË UJ

Të vjetrit e thonë një anekdotë të urtë, brez pas brezi: “Secili njeri që futet në dhomë e ka yllin e vet, në ballë. Duhet që ta dijsh se cilin yli e ka në ballë dhe ku e ka vendin që të ulet. Kur nuk do t`ia dijë askush vendin e vet, e hjekin nga balli dhe e fusin nën gju. Kush është i aftë, do t`ia gjëjë një vend të përshtashëm.”

Kjo gjë është mëse e vërtetë: vendin tonë në mes të burrave na bëjnë yjet.

Nëse i mbyllim të dy sytë e kësaj bote, pa e marrë parasyshë a është dritë apo errësirë, lëshohemi e bindemi me besim të botës tjetër, jashta qenies sonë biologjike. Mbrenda shpirtit tonë me të cilën kemi ardhur në këtë jetë, e këto janë mendja, zemra e shpirti, neve na hapet një dritë, e cila shkon duke u rritur deri në qartësi, duke i marrë përmasat e asaj të cilën dëshirojmë që ta shohim. Disa thonë, është fuqia e mbrendshme dhe syri i tretë.

Ndoshta të gjithë nuk e provojnë syrin e tretë dhe pak kujt i flenë në mendje kjo çështje. Le të mos e provojnë! E thashë vetë kështu. Qeniet njerëzore për mua janë energji, materie të energjive, të bëra kryesisht nga të katër materiet, të cilat i shohim: tokës, ujit, ajrit e zjarrit. E pesta mbetet një enigmë: shpirti. Nuk futet as nga njeriu apo qenia njerëzore më e ditur, p.sh. në asnjë spital të mirë të njerëzve dhe në asnjë tempull të Zotit. Të gjithë janë njerëz dhe shpirti i takon Universit, Zotit më të madh për ne, jo medicinës e as fesë.

Pra, të pestën nuk e pranon askund shkenca. Disa rrethe thonë diçka tjetër. Ajo nuk është materiale. E materiale është edhe energjia, e cila ndërlidhet në mija forma. Vetëdija e jonë nuk e kapë. Ato që nuk na i kapë mendja, si të qena dhe identifikuese, identifikohet me dhuntitë e Zotit të Madh, sepse ai na e fali frymën kur filluam që ta ndjejmë veten të gjallë, p.sh. në bark të nënës për të lindur. Dashuria është dashuria polivalente e universit tonë.

Nëjse. Nuk jam filozof i vërtetë, por populli më ka thënë se jam i mençur, se di, se unë DI, që do të thotë se më ka vlerësuar me veti të Ditës dhe të Dijes, me dy germa, që shkëlqejnë midis njerëzve, me një veti të madhe të njeriut. Jam njeri dhe jam një prej tyre. Kam lindur sikur të gjithë, prej prindërve të mi, me vullnetin e madh të Universit, i cili identifikohet me Zotin e Madh.

Kur shkel këmba e jonë në tokë, kthehen sytë nga qielli i gjërë dhe i paanë. Ai që është më i pari që e shohim është DI-ELLI. E ndava këtë fjalë për të parë se çka do t`iu them. Përdoret vetëdija, çka fillon të DI njeriu, që është shkëlqimi i Diellit, ylli më i afër i tokës, burimi i nxehtësisë, ai djeg dhe ndriçon. Është pjesë e dritës që agon, kur ka dritë. Ne e DI-më se dita ndryshon nga nata, por ato janë të lidhura me njëra tjetrën. Aty ku është ditë, në anën tjetër të tokës është natë dhe hëna e merr hua dritën nga dielli në anën tjetër, për t`i kryer funksionet e veta në tjetrën anë. Si top është globusi i tokës sonë.

Dielli është perëndia, ai që lind e perëndon i kuq si gjaku, është HYJNIU, të cilën e identifikojme me Zotin e Madh.

Këtu është një pjesë e të vërtetës. Po e marrim vesh në njëren anë dhe po e analizojmë fjalën arabe për Zotin e Madh, e cila shkruhet arabisht “Al`lah”. Për të shpjeguar këtë fjalë, e cila ndahet me apostrof, kuptojmë se kjo fjalë është e krijuar prej dy fjalëve: All+Ilah, Al`lah=Zoti, Perëndia, dhe e ka këtë përmbajtje: all=ngjyrë e kuqe si e gjakut; Ilah=Hyjnia apo Perëndia, pra Zoti i njerëzimit, si Dielli, kur lindë e perëndon.

Shkurt e shqip, a doni edhe ndonjë tjetër shpjegim?!

Gjuha arabe është krijuar prej gjuhës pellazge dhe nuk është aspak më e shenjtë se gjuha shqipe, të cilëve u kanë thënë Yllir dhe e kanë hyjnizuar Yllin-Diell. Ai është perëndia i parë i gjinisë njerëzore dhe prejardhjen e ka pikërisht nga albanët, pjell tokë pune, që i thonë p(j)ell-ar, që e shqiptojnë pellazg, dhe nuk ua pret medja se ajo është në gjuhën shqipe, te Yllirët.

Universi është perëndia sunduse për njeriun e Dielli është perëndia i parë që e shihte njerëzimi. Në çdo vend të botës dhe të Evropës Dielli-Yll, Hyjniu-ZOT, Dielli-Hyjni, kur lind e perëndon, kuq si gjaku, i ka simbolet e veta.

Edhe kur nuk shohim mirë në tokë, rolin prijetar, prap i mbesin qiellit plot me yje, që xixëllojnë, disa më pakë e disa më shumë, sepse qielli nuk ka fund, i mbushur me galaktika, errësirë, gropa fyti të errët që përbirohen në mes vetes e prap dalin yje, rrugë yjesh, hapësira të zeza, pika më të imta të dritës andej e këndej, të cilat përfundojnë kush e di ku, deri në pafudësinë e tyre. Syri i ynë nuk ka mundësi të shohë këto rrugë me miliona vjet drite, e largë prej njëra tjetrës. Njerëzit e ditur dinë që t`i shënojnë në letër, duke i rritur me teleskopa. Prandaj ata quhen se dinë nga dija njerëzore, pra janë pjesë e DI-turisë.

Ti marrim të parët, që janë HYLLIR, sepse janë udhëhequr nga YJET, sepse janë prirë nga YJET nëpër detra, pra janë nga ne: pellazgo-ilirët.

Të mos e harrojmë as Hënën, e cila ndriçon në anën tjetër të botës sonë, me dritën e Diellit. Hëna lind kur dielli perëndon. Ato, së bashku, ndihmohen nga njëra-tjetra. Dielli ndriçon gjatë ditës tek ne, ndërsa gjatë natës e merr hëna dritën nga Dielli në anë tjetër të tokës. Dihet se Dielli gjithmonë ndriçon.

Yjet shihen gjatë natës e dielli, yji më afër tokës, ua merr me shkëlqimin e tij, sa që sytë tanë nuk i shohin deri në mbrëmje apo nëpër natë.

Të mos e harrojmë rolin e Hënës në jeten e bimëve, të gjallesave, të shtazëve, të cilat janë qark i energjisë së kësaj bote, e edhe i gjarpërinjëve të nëntokës…

Nuk po shkruaj më tepër. Jam i lodhur shumë, i cfilitur nga rrahjet. Nuk e do më tepër fuqia e ime. Po shkruaj me gjakun tim. Neve na prijnë yjet përpara, nëse dimë që të ecim gjurmëve të tyre. Çdo gjë e kuptojnë edhe kur nuk shihet. I kemi shënuar për këte me shkallë të rrotullimit, kur mësuam të shkruajmë. Orientoheshim kudo në katër drejtimet e botës: Jug e Veri, Lindje e Perëndim. Në fillim, përmes Yjeve, në tokë dhe në detra, pastaj busollës. Ua dhamë emrat planeteve, qiellit e tokës, mendimeve tona. Jemi më të vjetrit e kësaj bote!…

Për këtë punë të madhe na thanë që në fillim se jeni YLLOR…

  1. PSE DHE KUR U DIFERECUAN GJUHËT

Patjetër duhet të kthehemi edhe njëherë në fillim. Le të “thonë” çka të duan me gjuhën e stupcave, goditjeve e intrigave, të mbrapshtit e botës. Para vdekjes sime do ti them edhe këto gjëra. Pra, duhet të kthehemi në fillim.

Për t`u kthyer në fillim, duhet të themi se popullata e madhe iliro-pellazge, që janë albanët (Yllorët, Yllirianët, apo Ilirët), kanë qenë popullata e parë.

Shkencëtarët le të thonë çka të duan. Nuk i ndalë kush! Le të shkruajnë e botojnë çka të duan. Le të thonë sa të duan se “grekët e filluan botën”. Por, a do t`i rezistojnë kohës, sepse koha i demanton. E vërteta dhe e drejta janë ato që rezistojnë nëpër kohë, sado që do t`u thehet gopi atyre që përpiqen për ato.

Le të thonë çka të duan të tjerët me fuqi, me dhunë, me intriga, me kërbaç, me mbytjen tonë të padurueshme, por ne do ta themi të vërtetën.

Me një fjalë: kanë qenë ALBANËT, ata të cilët e kanë shkruar Alfa+Beta, siç i thonë sot. Po nisemi nga shkrimet e para indo-evropiane apo indo-gjermane, ku nisen prej gjuhës së parë, gjuhës mëmë, e të tjerat lidhen me këtë gjuhë, se gjuhë tjetër indo-evropiane nuk ka pasur, pos gjuhës shqipe.

I themi GJUHA SHQIPE, sepse shpendi SHQIPJA ka qenë lajmëtari i ZOTIT dhe kemi qenë të lidhur me këtë shpend, sot e deri në fillim.

Gjuha e fillimit dhe gjuha e parë e njerëzimit është gjuha shqipe, atëherë e shkruar me shkurtesa, në pllaka me shkrim “kuneiform” (shkruaj me formën e kunjave), pra sumere (Shumë Erë), në Babiloni. Me një shkurtesë është thënë: KI. E. NGIR, që do të thotë:  tokë e ngrirë, e nginjur, e ngopur, e begatë, pra e pasur, siç ishte Babilonia. Provat e saja ndodhen 3-4 miliardë kopje të “Biblës”, në shumë gjuhë të botës.

Bibla” është përkthyer mbi 2000 e sa gjuhë të botës dhe e mbanë provën sumere të “zanafillës/genesis”, “Eposi i krijimit”, paragrafi 6:4, prova e parë, në gjuhën SHQIPE. Pa marrë parasysh se çka shkruhet në “Bibël”, na e dëshmon se gjuha e parë e shkruar në botë ka qenë gjuha shqipe. Është “kthimi në fillim”, pra “Malakthim”, e përsëritur në “Bibël”, pjesa e parë e 39 librave të “Dhiatës së Vjetër”. A duhet argument më i madh? Jo, pra…

Derisa po përpiqej njerëzimi të ndërtonin kullën e Babelit, për të arritur Zotin, për ta parë edhe njëherë, e flitshin një gjuhë, gjuhën e parë të botës, gjuhën mëmë-shqipen. Zoti e parandaloi këtë punë dhe lindën gjuhët e botës, që të mos kuptoheshin me njëri-tjetrin, apo nga njëra-tjetra.

Popullata pellazgo-ilire ka qenë KRIJUES, jo kopjues, tip i veçantë njeriu, me moral e me BESË. Vetëm në gjuhën shqipe ka kuptim kjo fjalë. Në asnjë gjuhë të botës nuk mund të përkthehet. Ne duhet të kuptojmë zotin BESA, për të cilën është gjetur statuja e parë në Egjipt dhe ruhet në Kodrën Albani, pranë Romës, në Gadishullin Italik, e Kodra Albani është poashtu shqiptare.

Albanët kanë shkuar për të jetuar në Lindje e Perëndim dhe kanë ardhur prej andej. Sot në Çipro ruhet varreza në formë të vezës. Është popull paqësor e tolerant, mjaft punëtorë, prodhues dhe mikpritës. Kudo kanë qenë të ndarë në 26 fise: 13 janë Gegë e 13 Toskë, e bëjnë 26 fise. Albanët e Kaukazit ishin të ndarë në 26 fise (popullata), të cilat e flitshin dialektin e tyre.

Shkencëtarët nuk bashkohen absolutisht me ne. Por, le të mos bashkohen. E vërteta është një gjuhë e pasaçme plot me fakte.

Njëherë për njëherë, këtu mbaron puna. Krijuesi i botës ka qenë krijuesi i parë. Dhe një krijues jam edhe unë. A e dini çka do të thotë kjo fjalë e veçantë? Sigurisht. Ajo, në vetvete është e thjeshtë, por ka fshehtësi. Fshehtësia e parë është krijimi i botës sonë. Njeriu i tokës është qenie e vogël në krahasim me qiellin dhe nuk mund të fluturojë, sado që ka dëshirë që të fluturojë. Njëra prej tjetrës ka fshehtësi dhe fshehtësia është shumë e vjetër. Por disa fshehtësi do t`ua jap edhe unë kësaj radhe.

Në të vërtetë, në librin e shenjtë të Biblës nga Dhjata e Vjetër thuhet se tërë toka ka pasur një gjuhë, me fjalë të njëjta. Ashtu na e pohon edhe Kurani,  libri i shenjtë i islamizmit, se kjo gjuhë ka qenë gjuhë mbarënjerëzore. Kjo ishte e gjuha hyjnore e profetëve, të cilën mjaft shkencëtarë e kanë titulluar “gjuha nënë”, dhe kjo ishte gjuha e pellazgëve, ilirishtja, shqipja e moçme.

Gjuha shqipe ka patur dhe ka një logjikë tjetër nga të gjitha gjuhët indo-evropiane. Logjika e saj është e thjeshtë. Shqiptari flet sikurse flitshin të parët e tij, nga gjërat që sheh, prej tokës e deri te qielli, prej gjërave të thjeshta e fjalë njërrokëshe, deri te fjalia apo periudha e fjalive. Atyre u thonin të tjerët se janë “barbarë”, meqë përpiqeshin që të shkojnë në klasat sklavopronare e me ato gjuhë artificiale; të cilët përpiqeshin t`i bejnë më të paditur, më të pacivilizuar, sepse ata jetonin në tokë, shtriheshin e uleshin për dhé, flisnin drejtpërdrejtë.

Më të pasurit u bënë sklavopronar; i shitshin njerëzit e tjerë si sklav; kishin kohë të mendoheshin para se të flitshin. Kur flitshin, më së pari i lëshonin “vagonat” një nga një të shkojnë përpara; i dinin sa do të jenë, e në fund të tyre ishte vendosur edhe “lokomotiva”. Kjo ishte logjikë e re e të folurit.

Civilizimi është i tokës, jo i qiellit. Njerëzit janë të tokës. Të tjerët le të flasin çka të donë. Nuk është e vërtetë se kemi ardhur nga Babilonia. Kemi shkuar në Babiloni dhe Indi, e anasjelltas, prej Gadishullit Ilirik. Ndahet rraca evropiane e raca aziatike. Në të vërtetë, raca evropiane është raca ariane. Kuptoni ari-ane, ana e atyrë që janë si ari, ngjyrë ari. Thjeshtë: trup e shqip!…

Kultura njerëzore ka shkuar, ka rrjedhur, është ngritur më lartë, këndellur nga egërsira, e cila është te mbarë njerëzimi, ku më pak e ku më shumë, këtu-brenda nesh, pra shtazarakja. Ata që lidhen me tokën, ka toka me tepër ndikim te ata. Ata që lidhen me qiellin, janë më të lehtë e më të mirë.

Mbrenda tokës, në thellësi, rri Kryedemoni, kundërshtari i Zotit të Madh, Krijuesit të botës, ndërsa qielli është me dritë, Diell dhe selia e gjërë e Zotrave.

Shkaqet e lindjes së shkrimit janë shkaqet e ngritjes së njeriut. Kjo ka të bëjë me shkaqet e vetëdijësimit të njeriut, me ngritjen e tij drejtë dijes, që ne i themi se “DI”, dhe ai që DI është i thjeshtë, nuk ka të holla. Këtu jepen edhe shkaqet e lindjes së shkrimit, sepse sklavopronari ishte më i pasur e ndikoi te shkrimi, pra kishte më tepër të holla e jo karakter, burrëri e besë. Ai që e shet njeriun, zbehet nga karakteri, nuk ka aspak karakter e besë. E tradhëton për të holla njeriun dhe është tradhëtar. Ai që tradhëton kombin është tradhëtar i trefishtë.

Më tepër nuk do të shkruaj për lindjen e shkrimit. Njeriu që DI e ka lindur shkrimin. Nuk kishte rrugë kah të shkojë, pos të ndalet te ai që kishte të holla me shumë se ai e që ishte me reputacion. Babai im, ndjesë pastë, thoshte me ironi për të hollat, se mos ta dinte se në cilën fabrikë të letrës ishin prerë, do thoshte se vet Zoti qenë. E dinte se është letër, por pa te nuk bëhej punë. Asgjë nuk lejohej të qarkullojë pa të holla. Ishte bërë paraja një institucion i tërë dhe të gjithë sa ishin në superstrukturë fitonin prej saj. Nuk kishte “marr e sjellë” prej kur se ishte bërë paraja. Edhe shteti ishte në krye të këtij institucioni.

Dija shkon e zhvillohet shkallë shkallë, mbrasht e marë, drejtë e shtrembët, deri në përdorimin e dhunës, pa shkak, si këtu, në mestokë. Ata që nuk janë në dakord me qëllimet e shtetit të caktuar, asgjësohen apo tjetërsohen në një tjetër popullsi, e shtetësia tjetër vie në shprehje kur detyrohet që të mërgojë apo kur mundet të emigrojë, p.sh. në një shtet tjetër.

Jeta lëviz më shpejtë në hapësirë se sa mbi tokë. Në hapësire, në qiell, Zotat nuk deshën që njerëzimi të dije aq shumë, sepse atëherë do të kapej me ta.

Në radhë të parë, për ta penguar këtë grindje me Zotat, Zoti i Madh na ndjeki kudo me fshehtësi; e diferencoi dijen tonë dhe e shpërndau ate nëpër gjuhët e botës, që po largoheshin nga njëra tjera me përpunim të fjalëve me parashtesa, shtesa e prapashtesa, duke marrë prej gjuhës mëmë ato që u përshtateshin me tëpër. Njerëzit që po largoheshin nga gjuha mëmë, gjuha shqipe, bëhëshim që të mos e kuptonin njëri tjetrin. U nevojiteshin edhe përkthyes në mes tyre. Pra, diferencimi ka ardhur përmes gjuhëve. Ne e kemi ruajtur besnikërisht gjuhën e parë, gjuhën mëmë, gjuhën shqipe.

Gjuha shqipe është një thesar i rrallë e plot me shkëlqim, sado të mallkuarit sikur thonë “kjo gjuhë është kopje e gjuhëve tjera”; “ka marrë nga gjuhët e tjera 90%, si psh. nga greqishtja, latinishtja, sllavishtja, turqishtja”, dhe tani na del edhe “serbishtja”, për çka nuk ështe e vërtetë, sepse janë gjuhë shumë të vona. Gjuha shqipe është gjuhë e trashëgimisë së kulturës botërore dhe i obligon të gjithë brezat nga gjeneza e deri sot të trashëgojnë brez pas brezi këtë gjuhë e ta ruajnë si të paprekur. Ta zhvillojnë më tutje, sado që armiqtë të shumtë shpifin pa fund, edhe në qoftë se janë shqipfolës, kopila të tyre, mbrenda kombit tonë.

E mbajmë kudo të pandalur e në asnjë kohë PLISIN e BARDHË, QELESHEN, nga leshi i dhenëve, gjysmën e vezës, djalë mbas djali, si shenjë të KRIJUESIT.

Për këto arësye jemi detyruar të vetizolohemi, madje kohë të gjatë, në malet e fushat tona, si bij të p(j)ell-arëve, pra pellazgëve e shqiptarëve…

 

Nga: Brahim AVDYLI

NJË VËSHTRIM KRAHASIMTAR MES “LAHUTËS SË MALËSISË” DHE EPOSEVE TË AUTORËVE SLLAVOJUGORË / Nga Xheni Shehaj

NJË VËSHTRIM KRAHASIMTAR MES “LAHUTËS SË MALËSISË” DHE EPOSEVE TË AUTORËVE SLLAVOJUGORË Beteja e Fushë Kosovës (1389) si pjesë e eposit sllavojugor 8.1.  Beteja sipas të dhënave historike Beteja e Fushë- Kosovës e vitit 1389 zë një vend të rëndësishëm … Continue reading

NJË VËSHTRIM KRAHASIMTAR MES “LAHUTËS SË MALËSISË” DHE EPOSEVE TË AUTORËVE SLLAVOJUGORË / Nga: Xheni Shehaj

NJË VËSHTRIM KRAHASIMTAR MES “LAHUTËS SË MALËSISË” DHE EPOSEVE TË AUTORËVE SLLAVOJUGORË Nga: Xheni Shehaj   5.2. Burimi popullor te vepra e Mazhuraniqit Autori i veprës Vdekja e Smail- Agë Çengiqit përveç elementit biblik, përdor në vepër dhe elementin folklorik. … Continue reading