Shtëpia Botuese ” ADA” publikon librin “NJERIU ME MASKË” të autorit AGIM DEMIRI dhe parathënie nga Ded Nikoll Luca

Shtëpia Botuese ” ADA” publikon librin “NJERIU ME MASKË” të autorit AGIM DEMIRI dhe parathënie nga Ded Nikoll Luca Titulli: NJERIU ME MASKË Autor: AGIM DEMIRI ISBN:978-9928-244-58-1 Botimi i parë, 2017Përgatiti për botim: Roland Lushi Formati : 14×20.5cm   Roland … Continue reading

Shtëpia Botuese ” ADA” publikon librin “SHETITARI I BUKLISIT” të autorit Ton Zmali

Shtëpia Botuese ” ADA” publikon librin “SHETITARI I BUKLISIT” të autorit Ton Zmali Autori : TON ZMALI Titulli : SHETITARI I BUKLISIT Përmbledhje shkrimesh Vëllimi II Përzgjedhja e materialit: OLVA ZMALI SINJARI Përpunoi kopertinën: QIRJAKO IKONOMIDHI Botimi i parë, 2017 … Continue reading

MBRESA, NGA NJË EMISION NË RADIO-TIRANA… / Shkruan: Murat Gecaj

MBRESA, NGA NJË EMISION NË RADIO-TIRANA…

 

 

Shkruan: Murat Gecaj

 

 

f-1

Nga e majta: P.Troçi e M.Gecaj (Tiranë, 23 shtator 2016)

 

1.

Përmes Internetit, moderatori dhe gazetari i Radio-Tiranës, Pëllumb Troçi, më ftoi në një emision, që ai përgatitë e jep për bashkatdhetarët tanë . Sigurisht, e pranova ftesën e tij dhe shpreha kënaqësinë të flisja në një emision të tillë. Ndërkaq, lexova që miku im kishte publikuar këtë njoftim, në FB:

“Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues,sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës se Arsimtarëve të Shqipërisë,përgjegjës seksioni në Institutin e Integrimit të Kultures Shqiptare, me qender në Tiranë etj., eksluzivisht,në një intervistë për Radio Tirana-3.Të premten, më 23 shtator 2016, në rtsh.al-Radio Tirana-3, e reealizova intervisten me te! Faleminderit, prof.Murat Gecaj!”

Nuk ishte rasti i parë, që drejtohesha për te ky institucion mjaft i rëndësishëm i medias sonë. Por, nuk e di se përse, gjatë rrugës solla në kujtesë fillesat e bashkëpunimit me Radio-Tiranën dhe vazhdimësinë e kësaj pune, me mjaft kolegë e miq gazetarë e teknikë të njohur. Mbaj mend që, së pari, aty kam shkuar në një emision për fëmijët që në vitin 1963, kur sapo kisha mbaruar studimet e larta dhe kisha nisur punë në redaksinë e gazetës së kohs për fëmijët, “Pionieri”. Drejtuese e emisionit të fëmijëve në Rado-Tirana ishte e mirënjohura Stoli Beli…

Nuk dua ta lodhi gjatë lexuesin e këtyre radhëve, por tregos se edhe kur shkova me qarkullim në rrethin e Tropojës, në vitet 1966-1973 dhe punova me rininë e kulturën, përsëri i mbajta lidhjet me Radio-Tiranën. Por këto lidhje, tashmë, ishin disi ndryshe, pra duke mos shkuar në ndonjë studio. Atje na kishin sjellë një aparat të veçantë dhe përmes tij lidhesha me njërën nga studiot e saj dhe jepja informacione për jetën e njërëzve të atij skaji verior të Atdheut, si për aksione të ndryshme, për veprimtari kulturore e artistike, për jetën arsimore etj.

Vitet rodhën e unë u riktheva në shtyp, në gazetat “Bashkimi” e “Mësuesi”. Gjatë atyre viteve, me raste, kam shkuar përsëri në emisione të ndrshme të Rado-Tiranës. Por, sidomos pas daljes në pension, në vitin 2002 dhe deri tani, atje kam marrë pjesë në mjaft emisione, duke shoqëruar edhe punonjës të arsimit e kulturës, botues të shkencës e letërsisë etj. Dhe përherë kam gjetur aty bashkëpunim profesional e dashëmirësi, sidomos nga përgjegjësi i departamentit përkatës e gazetari Jaho Margjeka, moderatorja e gazetarja Kozeta Hoxha, gazetarja e re Klaudia Malaj  dhe tekniku Redi Kristo e të tjerë.

 

f-2

Me tekniken e studios, në Radio-Tirana, Silvi Jani…

 

2.

 

Dhe ja, përsëri sot u ndodha përsëri në mjediset e Radio-Tiranës. Për rreth një orë, unë iu përgjigja pyetjeve të kolegut Pëllumb Troçi, si për ndonjë aspekt të jetës sime, por dhe për vendlindjen, Malësi e Gjakovës (Tropojë), për vizitat e mia në shtete të ndryshme të Europës, si Itali, Francë, Suedi dhe deri në Nju Jork etj. Por, sidomos, ishte kënaqsi, kur fola për vizitat e mia në trojet shqiptare të Ballkanit, si në Shkup, Preshevë, Prishtinë e Ulqin. Sgurisht, këto udhëtime të miat kanë qenë burim njohjeje e të dhënash, të cilat i kam shfrytëzuar më vonë për të shkruar e botuar libra, ndër të cilët janë: “Si e pashë unë Kosovën”, “Rrahin zemrat arbërore”(nga ushtimi në trojet shqiptare të Ballkanit), “Me zemër në vendlindje”(Shënime nga Suedia) etj. Në këta libra e të tjerë jam ndalur posaçërisht për jetën e baskatdhetarëve tanë, duke nënvizuar përpjekjet e parrshtura, që ata kanë bërë e bëjnë për t’u përshtatur me mjedise të panjohura, për ruajtjen e gjuhës dhe të tradiave kombëtare shqiptare. Këtë gjë e kanë realizuar, duke çelur shkolla në gjuhën tonë amtare, duke zhvilluar veprimtari kulturore e artistike etj.

Në emisionin e sotëm, që përmenda më lart, folëm edhe për çështje të tjera, si për zhvillimin e arsimit në vendin tonë dhe mësimin e shqipes nga fëmijët tanë emigrantë; për nevojën e përdorimit dhe ngulitjes së normave të gjuhës sonë letrare të njësuar, si në tekstet shkollorë, nga mësues e nxënës, studentë e pedagogë; në median e shkruar dhe atë elektronike, në institucionet zyrtare shtetërore etj. Kjo sepse, për fat të keq, vërehet që ka shpërdorime e keqpërdorime të pafalshme e të panevojshme të fjalëve nga gjuhët e huaja, kur ato i kemi kaq të mjafta e të bukura, nga burimi i shqipes sonë.

U ndava me moderatorin e gazetarin Pëllumb Troçi dhe tekniken e kujdesëshme të studios, Silvi Jani, duke i falënderuar përzemërsisht për ftesën dhe me kërkesën e premtimin, që do të takohemi përsëri në emisione të tillë, në mjediset e Radio-Tiranës.

Tiranë, 23 shtator 2016

 

PO, “ÇLIRIMI I TRETË I SHQIPËRISË”, KUR DO TË BAHET ?! / Nga Fritz RADOVANI

 

PO, “ÇLIRIMI  I  TRETË  I  SHQIPËRISË”, KUR  DO  TË  BAHET ?!

 

 

Fritz-Radovani

Nga Fritz RADOVANI

 

■Lexova këto ditë këta rreshta: “Kthehemi tek realiteti ynë i kohëve të fundit. Ç’po vihet re tani, pas miratimit të Reformës, “revolucionit” të 21 korrikut apo “Çlirimit të dytë të Shqipërisë”, siç u vlerësua me zë të lartë, nga shumë syresh?…”

Mendova pak çaste, po nuk po hezitoj per me dashtë me thanë të vertetën: “Po, çlirimi i parë kur pat ndodhë, që nuk po e mbajmë nder mend asnjë shka mbushëm 75 vjetët!?”

Per me kenë objektiv në percaktimin e këtij dyshimi, nuk do të shpjegoj mendimet e pleqve tanë dhe as, shka kujtojmë si fëmijë, nga ngjarjet e mnershme të atyne viteve kur zgjoheshim nga gjumi prej krizmave të automatikëve në Zallin e Kirit të Shkodres, po do të paraqes vetem dokumentin e shkruem nga z. Henry Kissinger, në librin Diplomacia, botue në Tiranë, në vitin 1999, ku shenon në fq. 443: “Stalini mundi të impononte kufijtë e Europës Lindore pa ndërmarrë një risk të tepruar… Dy vitet e para pas luftës, vetëm Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste.” Dhe vazhdon në fq. 438: “Prandaj ai e mbajti ushtrinë e tij në qender të Europës, ku gradualisht ai imponoi qeveri kukulla.” Në fq. 434: “Stalini ngulte këmbë të mos pranonte kërkesën e demokracive për zgjedhje të lira në Europën Lindore.”

f 11

SELIA E PARË…

 

***

JANAR 1945 Enveri i jep urdhën me shkrim trupave që ndodheshin në Veri:
■“Të asgjësohen pa mëshirë nacionalistët dhe reaksionarët shqiptarë brenda dhe jashtë kufinjve, pa treguar as më të voglën tolerancë!..”

■1 korrik 1946, Enver Hoxha, i pari i huej që dekorohet “Hero i popujve të Jugosllavisë”.

■15 Dhjetor 1947, Enver Hoxha deklaron në mbledhjen Komitetit Qendror të PKSh: “Duhet t’a fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejtë bashkimin DE FACTO të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat, (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria, nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur  dhe  aq më pak të ndërtojë Socializmin, PA U BASHKUAR ME JUGOSLLAVINË …” (1947)

***

■“Deputetët” tanë endè nuk e kanë marrë vesht se “nder tavolinat e Kuvendit Popullor” nuk flitet me hamendje, as me rrena apo si i thoni ju “shokë e zotrinjë” me “gjuhën e njësuar” pra, me gënjeshtra… Por, vetem, me fakte dhe dokumenta!

■Janë ba plot 25 vjetë që flisni per “pastertinë e figurës”! A e kujton veten o Sali Berisha, perballë të Madhit Isa Boletini në Shkoder…kur pate thanë: “Të gjithë jemi bashkvuejtës dhe bashkfajtorë, per çka ka ngja!”, dhe të gjithë duertrokitëm, tue “kujtue” se ti me të vertetë, ishe tue tregue të vertetën… A të kujtohet data, apo e ke harrue!? – Nuk janë aq shumë vite sa kujtojnë disa… Plot 25 vjetë, “para çlirimit të dytë!”…

 

 

■Mësuesi i juej, diktatori anadollak Ramiz Alia, Sekretar I i KQ. PPSh, President i RPSSh., ka mbajtë një fjalim në Byronë Politike të KQ të PPSh, në vitin 1989, në Tiranë, të cilit, me shumë djallëzi po vazhdoni ti përmbaheni ju pasuesit e tij, andrrimtarët e “rilindjes” së kasaphanës së re të Popullit Shqiptar. Ai ju la një “testament”:

“Ne, komunistët reformatorë, do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne apo njerëzit tanë. Me strategjinë tonë të re, brenda dy-tre legjisaturash do të arrijmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në pushtetin politik të së ardhmes. Të jeni të sigurtë që e ardhmja do të jetë jona. Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqëve tanë. E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, gjithnjë e sigurt, sepse për këtë kemi derdhur kaq gjak dhe do të derdhim përsëri po të jetë nevoja. Shqipërinë do ta gëzojmë ne dhe pasardhësit tanë… Ne jemi të përgatitur për të dyja rrugët; kemi njerëzit e vendosur dhe guximtarë, të cilët i kemi përgatitur me sakrifica e mund për vite me radhë, por kemi edhe organet tona të dhunës. Ndaj, mjerë ata që do të guxojnë të na kundërvihen. Jua them këtë që të mbani lart moralin dhe asnjëri prej jush të mos ketë frikë…

Mbajeni mend: Fitorja dhe pushteti do të jenë përjetësisht tona!”

***

■Si bre “burra”, po edhe 25 vjetët e “demokracisë s’uej” paskan kenë robni komuniste!?

… E prap tashti, po mendoni me fillue nga fillimi me “çlirimin e dytë”?!

■Të mjerët ata që do ti besojnë komunizmit e pjellës së mallkueme të Tij !..

■Edhe lumejt rreth Shkodres kanë ma pak ujë se lotët që kanë derdhë sytë e Nanave tona nga fjala e mnershme nder shekuj të shekujve: “Çlirimtarë komunistë”!..

 

 Melbourne, 4 Gusht 2016

 

.

“MENDIM ESTETIK MBI LETËRSINË BASHKËKOHORE, AUTORË VLONJATË” / MSc. Albert HABAZAJ, poet, studiues, bibliograf

“MENDIM ESTETIK MBI LETËRSINË BASHKËKOHORE, AUTORË VLONJATË”    Parimet dhe struktura, konceptualiteti i autorit Eqerem Canaj  në formulimin e librit studimor “Mendim estetik mbi letërsinë bashkëkohore”.     MSc. Albert HABAZAJ, poet, studiues, bibliograf     Setenca e gjeniut të … Continue reading

Kalvar pèrfytyrimi (pjesa e VII – VIII ) / Prozë poetike nga Majlinda Mema

 

thomas-kinkade-abstraction-719185

Prozë poetike nga Majlinda Mema

 

 

Kalvar përfytyrimi

 

(pjesa e VII )

 

Nuk ka kthim pas, kufijtë u shtrinë pafundësisë së  pakthyeshme e çdo rrugë bëhete dyshimtë. Nuk të thërras, por mekem vetvetes, mbyllur guvave dhe shpellave të errëta, aty ku ti humbet e nuk të gjej dot. Rrugët e mbyllura e fshehin thesarin, çdo përpjekje duket si vetëmohim, kjo fshehtësi mbart me vete magjinë. Mbahemi pas të paarritshmes, të pakapshmes, ku çdo themel tjetërsohet dhe çdo etje shuhet. Hap pas hapi  sjellim qetësinë e mendimit, çdo pjesëz që na përbën merr kuptim, vazhdimësia krahët i shtrin pa limit. Koha ikën e nuk mbetet pas nesh, të tjera zjarre shuhen ditë-netëve, me zërin e dridhur më flet. Dua ti rendis arsyet e mbrritjes tek ti, një e nga një, pa ngutje dhe hutim. Mbetesh lumi që rrjedh papushuar, duke gjetur udhën tënde të brishtë, që shtratin grryen duke menduar. Kapur pas të vetmit drejtim, përshkoj udhën e mbetur rreziqesh si rrezja e parë shfaqur agimit.

 

Kalvar përfytyrimi

 

 (pjesa e VIII)

 

Pranë kësaj fjale të ngrohtë afrohem, nuk ka pengje vrastare që sytë ti hapin, mrekullisë tënde  përrhumb e harrohem. Më përfshin e më mban pranë, nuk mund të kundërshtoj qetësinë e falur, që më mban pezull si valë e lehtë deti. Pranëvihemi duke afruar kundërshtitë, çdo pikë takimi bëhet hendek, sfidojmë largësinë e papërfillshme. Vërtitemi rreth së njëjtës pikë, të njëjtat arsye shtyjnë dhe tërheqin, kështu e vrasim bukurinë e thellë. Vjen i lehtë si mjegull përfshirëse, u harruam rastësisë së lindur, humbas tek vjen si dëshirë në etje. Nuk ndalesh asnjëherë, kudo shpërndahesh duke sjellë harmoninë e shndritshme, në çdo lartësi më feksesh dhe më bën të të avitem. Formësojmë diçka të brishtë, që era e merr fluturimit të saj, kudo ku shfaqesh e gjen hijeshinë. Minutat kalojnë dhe nuk njohin kthim, sekondat mbushen padurimit të madh, asgjë nuk gjejmë e gjithçka e humbim.