Ç’ farë duhet të kesh në këtë vend, që të funksionoj meritokracia ? / nga Genta Kaloçi

Ç’ farë duhet të kesh në këtë vend, që të funksionoj meritokracia ?

 

genta foto libri

nga Genta Kaloçi

 

A duhen vërtet njerëz me ambicje për kët vend apo thjesht këta janë për një shoqëri të një shteti iluziativ dhe surreal?

A ka programe konkrete dhe nisma ligjore që edhe ky vend të funksionojë si një shtet i së drejtës dhe jo si një shtet despotik?

A duhet besuar ky lidership dhe a ka vizion për një të nesërme më të mirë!

A ka vullnet gjithë aksesi politik për të bashkëpunuar dhe për të luftuar korrupsionin, plagën që ka gangrenizuar gjithe shoqërinë shqiptare?

A do mund të shkëputet pas 22- vjet trazicioni ky vend nga klanizmat dhe klintelizmat, apo do zhytet edhe më thellë në mjerimin që e ka përfshirë dhe bashkë me të edhe fati i një populli të tërë?

 

 

Kohët e fundit po dëgjojmë shumë për ditët e para të qeverisjes së maxhorancës së re. Ajo që na ka tërhequr vëmëndjen pozitivisht janë emërimet e emrave të personave të rinj, si në moshë dhe nga ana profesionale e tyre. Fakti që janë figura të reja të pa implikuara në afera korruptive ka pozitiven e saj, po ashtu dhe fakti që një numër prej tyre janë femra. Ajo që në pamje të parë që dëgjojmë është se po munohen të na shesin si të mirëqenë faktin se këta drejtorë të rinj kanë eksperiencë pune mbi 10 vjet ndërkohë që s’ kanë moshën as kohën për të krijuar një përvojë pune kaq vjeçare duke ditur si është tregu i punës në vend, i pasigurtë dhe i paqëndrueshëm. Ajo që është shqetësuese është se po mundohen të na shesin për fakt se duhet të jesh miku i mikut të mikut në vëndin e duhur dhe i promovuar nga personi i duhur. Personalisht unë si shumë të tjerë skemi asnjë gjë kundra emërimeve sepse dimë se ky është sistemi në të cilin jetojmë, meritokracia nuk ka vend në këtë sistem. Ajo që unë do doja të dija është se : cilat janë kriteret? Dhe për më tepër të vendosura nga kush ? Shumë individë me studime të ardhur nga jashtë u sorrollatën nga paraardhësit e pushtetit duke u kërkuar shifra marramëndëse për një pozicion si pedagogë në Universitetin e Tiranës, në administratën vendore dhe qëndrore. Duhej të punoje në të zezë jashtë, të blije një diplomë në atdhe dhe jepje zarfin për një vend pune në shtet për të arsyetuar dhe legjitimuar lekët e bëra nga vitet e veprimtarive antiligjore jashtë dhe brenda vendit. Nëse promovohen të tillë individë të fshehur prapa deputetëve, drejtorave, ministrave, presidentëve, si mund të krijosh një shtet, një administratë të pa inplifikuar, asnjanëse dhe të aftë profesionale, kur të gjithë ata që bëjnë përzgjedhjen kanë kualifikimet, specializimet, vitet e përvojës në CV-të e tyre për të marrë të rinjtë. Si mund të marrësh atë që meriton kur akoma dhe ata që janë emëruar pranojnë se fati luan rolin kryesor në arritjen e tyre. Natyrshëm lindin disa pikëpyetje për te gjithe ata që votuan dhe presin të marrin atë që u takon në kët qeverisje të re. Shumë prej nesh jo padrejtësisht kemi disa pyetje e presim disa përgjigje të dhëna me seriozitetin dhe argumentet e duhura. Çfarë duhet të kesh në këtë vend që të funksionoj meritokracia? Servili i kujt duhet të jesh që të marrësh një post a një karrige? Cilin xhajë, dajë duhet të kesh deputet, ministër apo dhe president që të të hapen dyert për një karrierë?

Me emërimet e reja nuk mund të mos shpreh se më lindin ca pyetje në mënyrë të natyrshme. Me të vërtetë cilat aftësi, përvojë pune( jo ekzistuese për shkak të moshës së re), cilat plan-projekte kanë paraqitur nëse kanë paraqitur për pozicionet drejtuese këta të rinj? Ç’ farë pune konkrete mund të ofrojnë përveç kostumit dhe prerjes së flokëve me llak apo xhel. Ky vështrim nuk ka si qëllim të shumëzoj me zero gjithë përpjekjen e mazhorancës por me çfarë kriteresh janë bërë këto përzgjedhje nëse jo partiake. Dhe dalim pikërisht aty ku e filluam fushatën e kujt duhej të mbështesnim, kandidaturën e kujt të tifozonim, apo dhe të sponsorizonim në mënyrë që një vend të siguronim. A duhen vërtet njerëzit me plane, vizion, një dipllomë e huaj ndërkoh që kanë nga tre të vendit dhe ku sasia triumfon. A duhen vërtet njerëz me ambicje për kët vend apo thjesht këto janë për një shoqëri të një shteti iluzitativ dhe surreal? Më duket vetja si një Berzherak që lufton me të tjerët kundra të tjerëve duke besuar në idealen e vetë. Gjithçka është politikë, gjithçka është interes thjesht të përkrahësh personin e duhur, qëndro te selia e partis dhe mjafton të dukesh, të pish kafe, të të shohi personi i duhur, tërhiq xhaketën e deputetit të fshatit, të krushkut të kushuririt të komshisë sepse kjo është jeta dhe mbijetesa në këtë vend. Vite pas kthimit nga emigracioni dhe studimeve, përvoje pune stë ngelet gjë tjetër të pranosh dështimin ose të bëhesh lekeja e dikujt. Nuk vlejn as diplomat sepse ka të tjerë që i kanë dyfish, plane e projekte që si hyn njeriu sepse ai ka xhajën a dajën ministër a president dhe pretendon se ka dosjen më të paparë në vend. Kjo është klasa politike ajo që iku na la në këtë katrahurë që dita ditës po i dalin zullumet, dhe kjo që po e merr gati për tu përballuar pa mjete, të vetmen në favor të tyre, ëndrrën, dëshirën, pasionin,punën për të çbërë të parardhësve. Asgjë sështë e lehtë por s’ dua të rëndoj mbi qeverinë e re pasi ska filluar akoma, të gjithë presim sepse me votëbesimin tonë u dhamë një mandate të bëjnë të mundur, ndryshimin, rilindjen e reklamuar kaq shumë. Me votën e një mandati të sigurtë presim të trondisin themelet e sistemit të korruptuar që ka rënë në dorë të mafias. Me votën tonë ju dhamë mundësinë të kryeni reformat që e bëjnë një shtet të quhet shtet. Me votën e një mandati të sigurtë ju kemi dhënë sigurinë dhe arrogancën, forcën për të vepruar të bazuar në ligj për të drejtat e individit. Ju kemi pajisur me votë të sigurtë që të veproni në luftën kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit jo vetëm në nivelet e ulta deri te ndonjë specialist, shef apo drejtor(siç vepronte parardhësi juaj), por deri te deputetët, ministra, kryeministër e president. Dëgjojm këto ditë për denoncime të ndryshme nga deputetë në komente e statuse në rrjetet sociale për shkelje të most ë ngelen deri aty por të denoncohen në institucionet përkatëse. Të gjithë ne që ju votuam shpresojmë që të jetë vetëm fillimi i një fushate të fuqishme kundra korrupsionit që është ulur këmbëkryq në klasën politike të vendit. Rekomandimet nga EU kanë qenë të qarta të kapen peshqit e mëdhenj, por fatkeqësisht të mos dëgjojmë që e madhja është relative, siç dëgjuam se dhe drejtësia qënka relative. Këto deformime mbase mund ti manipuloni me kolpo propagandistike por mos i anashkaloni sepse ato do ju ndëshkojnë kur të vijë sërish momenti. Ëndërroni, planifikoni, projektoni, veproni, rflektoni dhe në fund mos u dorëzoni. T’ ju kërkoj dikush të mos korruptoheni është sikur të kërkosh një të virgjër në shtëpitë me llampa, e pamundur sepse korrupsioni është palca e kësaj shoqërie në të cilën jetojmë, ta mohojmë është naivitet, ta pranosh është realizëm me nuance optimizmi. Mundohuni të krijoni një administratë të fortë, të aftë ku aftësia profesionale nuk kufizohet deri te marrja e një dipllome në cv apo me përgjigjen sesa shkronja ka alfabeti pa u mundur ti identifikoj apo ti shqiptoj.

Konkurset e shpallura janë një tentativë pozitive për të treguar se serioziteti nuk qenka një veshje nga stilist i huaj por dhe një prodhim vendas duke folur për këtë të fundit duhet të promovojmë prodhimet vendase. Rilindja është në vetvete një proçes kërkon kohë, durim dhe bashkëveprim dhe me njerëzit e duhur me votëbesimin e marrë në 23 qershor ka gjasa të shumta pas aksioneve, vendimeve të marra të rezultoj e mundur.