DRITË NGA DRITA POETIKE E AUTORES DRITA NIKOLIQI – BINAJT / nga Shefqete Goslaci

liber Drita

 

DRITË NGA DRITA POETIKE E AUTORES  DRITA  NIKOLIQI – BINAJT  /  nga Shefqete Goslaci

(Përshtypje për librin me poezi ”SI TA PAGËZOJ HESHTJEN” të autores Drita Nikliqi Binaj nga Gjakova , me banim në Novi Sad.)

 

portret sh

        nga  Shefqete Goslaci

 

Poezitë e Drita Nikoliqi- BINAJT, i gjejmë të botuara në shtypin e kohës, qysh në vitet e saj të rinisë 1987/ 88/ 89, e të redaktuara nga poetët  Ali Podrimja dhe Azem Shkreli.  Për gati 30 vite e mbyllur në një guaskë kurbeti Drita krijoi por nuk botoi. Siç gufojnë lulet fushave në pranverë, ashtu malli i poetes na vjen i bulëzuar si buqetë, dhe i përkthyer në vargje malli dashurie, nostalgjie, që me intuite personale i këndon krenarisë, vajit e atedhedashurisë, duke përcjell mesazhin e ndërgjegjësimit njerëzor kundër të keqes dhe ligësisë.

Drita nikoliqi

Drita Nikoliqi- BINAJT

 

”SI TA PAGËZOJ HESHTJEN”…Sado qetësuese, pushuese, madje edhe relaksusese të jetë heshja, ajo përbrenda zien një lëmsh tallazitjesh e shqetësimesh shpirtërore, që manifestohen herë me  stuhira të vogla shfryese, herë me xixa vullkanesh shpirtërore, e herë me të dyja, erëra e vullkane, që së bashku shkaktojnë turbulenca emotive deri në ndonjë , ”cunam shpirtëror”.  E rëdësishme është që në të dy situatat heshtja prodhon ndjenja, që të nxjerr llavën e shpirtit. 

E gjendur në  një shtjellë shpirti autorja fillon përpjekjet e jashtëzakonshme dhe këmbëngulëse me poezinë KU…KAH, në cilin fillim, nga cili fund…Vazhdon me performancën vargëzuese.

Sonte e theva gotën

E shpresave të plagosura

Të jetës sime të vogël

E dëshirave të mia të mëdha.”

Duke e ushqyer e përkedhelur shpresen me këngët e dashurisë, Drita arrin të dalë në verën artistike me një brumë të ngjeshur e motivues poetik… Pranvera ne mua, zgjoi zemren nga gjumi.

Ajo arrin në mënyrë lehtësuese ta latoj ndjenjën e saj në vargje, dhe përmes vargut ta artikulojë ëndrrën e saj të bardhë, tashmë të jetësuar. Në poezitë, SHKODRËS, NËNË JAM LOTI YT,  DRITË RRUFEJE,  UA FALA MËSHIREN,  VDES NGADAL,  YLL O YLL,  MBRETËRESHA VARGËZON,  VIRTYTI IM etj, na shpërfaqet i brishtë e i padjallëzuar shpirti poetik, ndjesor e human i Dritës, pothuajse, si një fëmijë i rritur. Kurbetin këtë plagë të hapur të kombit shqiptar, autorja e përjeton si një qengj në arrati, që gjen qetësi vetëm nën strehën e heshtjes dhe në varg. Kujtoj këtu vargjet e një kënge…”Largësitë kush i ka shpikur / s ‘do të ketë qene ndonjëherë larg”.   

Përmes përmermbledhjes  me poezi  ”SI TA PAGËZOJ HESHTJEN” poetja na sjell një tablo realiste me ngjarje e ngjyrime të ndryshme , në kohe të ndryshme, e të mbeshtjellura me një vello optimiste pamvarësisht nga çastet kur përmes vargut mallkon edhe gjakun e vet. Temat sociale janë tema të një shpirti fisnik, tejhuman e njerëzor.

Në helmet e tyre me bollëk

U mbyt edhe ajo që ishte 

Më e shenjta për mua

E unë

Ua fala edhe mëshirën.”

Me një harmoni tematike dhe komunikuese mes shpirtit dhe vargut Drita Nikoliqi- Binaj po ndërton kullën e individualitetit krijues dhe identitetit të saj artistik. Drita, po hap shtigje drite.