Poezi nga DRITA NIKOLIQI BINAJ

Poezi nga DRITA NIKOLIQI BINAJ

 

 

u1_DritaNikoliqiBinaj

DRITA NIKOLIQI BINAJ

 

 

 

KU… KAH?

 

Kundër mendimeve të mia

si të nisem

rrugës se ndriçimit

të ecë rrudhave të kohës.

Si t’i bishtëroj

kohës

për dashuritë e ëndërruara

rrugës së diellit

si të kalëroj.

 

Si t’u kundërvihem

drithërimave të zemrës

me fuqi furtune.

Si të nisem

e nuk di kah

dora-dorës me kohën dinake

me erërat e tërbuara

mbështjellur.

Në cilin fillim

kah cili fund

nisja ime

Ku… Kah.

 

 

 

 

A DO TA GJEJ

 

Sonte

heshtja

dhëmbje e fjetur mik.

Si t’i quaj

dëshirat e mia

të parealizuara.

Si të pagëzoj

në ditëlindjen

e zogut tim të plagosur

Mik.

Nga netët e errëta

agimet s’më çelën.

Sonte

e theva gotën e shpresave

të këputura.

Cilën ditë e kërkon

në diellin tim të plaguar

të jetës sime të vogël

e dëshirave të mia

të mëdha.

 

 

 

 

ËSHTË NATË

 

Ç’fat i keq

kjo është vetmia ime

Ai që jep

gjithnjë është në rrezik

të humbë.

 

Dua të zhduken

lotët në syrin tim

dhe mëshira

në zemrën time.

 

Ç’vetmi më ka kapluar.

Është natë

prej meje si prej gurrës

shpërthen dëshira

kisha dashur të flas.

 

Është natë

tash zgjohen këngët

e të dashuruarve.

Por edhe shpirti im

është këngë e dashurisë

se të dashuruarit.

 

 

 

 

PËR TY

 

Dëshiroj të shkruaj

këngën më të bukur

dhuratë

për ditëlindjen tënde

miku im i mirë.

 

Por

më ngrihet mendja

Ku t’i gjej

ato shprehje

kur ti je më shumë

se kënga

e fjala e bukur.

 

Je zëri i qetë

i dëshirave

djepi i pa fund

i dhimbjeve.

 

Raja e fshehur

në gjirin tim.

Njeriu më besnik i jetës.

 

Të dua

fort të dua

më fort se ditën

e rinisë sime.

 

Ti ishe gonxhja e parë

që zbukurove

kopshtin e thatë

të zemrës së vetmuar.

 

Të dua

Si drita e syve tu

nëtët e errëta

m’i shndëriste

e dejtë si zjarri

m’i digjte.

 

Tani nuk je i imi

je fati  i tjetërkujt.

Por unë të dua

 

Të dua

më fort se kurrë.

Ndoshta

edhe për atë

se je i huaj.

 

Në bulzën e lotit tim

përcolla ofshamën

e zemrës sime

ngarkuar me dhimbje.

 

Isha si qiell i thatë

pa gëzimin e hënës

në fytyrë

e pa yllin

e rinisë sime.

 

Si fole e vjedhur

pa dhimbje në zemër

e pa gëzime në sy.

 

Të putha atë natë

të derdhur

në saksinë e dëshirave

në lulëzim.

 

Qeshe

atë natë të ndezur

nga flaka e zjarrit

të syve të pangopur.

Jo nuk dua

që kjo këngë

të fashitet

si vullkan i lodhur.

Nuk dua

mallin që më djegë

për ty

ta lajë me lotë.

 

Ty

që më dhurove lumturinë

po t’i fali sytë

që të ngihesh

prapë me lotë

dhe lulet

që nuk vyshken

nga brëngat.

Të dua!

 

 

 

 

GËZHOJË ÇMENDIE

 

Gjithëçka pikturova

me emrin tënd.

 

Si të dalë

nga kjo gëzhojë

çmedie

e ndjekur

nga rrufetë e dëshprimit.

 

Rashë në prehër

të dhimbjes

në mes të errësirës

e qetësisë dhe frikës.

 

Me zemër të gënjyer

për atë

që kurrë s’e gjeta

e kurrë nuk do ta gjej.

 

Dua të vdes

për të lindur

në mëngjesin

e pranverave të ëndërruara.

 

 

 

 

E Ç‘TË THEM

 

Kur të kthehesh

në këngët e mia

të dhuruara në vajë

si do të më njohësh

shpresa ime

e fundit.

 

Në ujërat e turbullta

zëri im pikëllim

me shpresat

e vuajtjeve tua

lule të vyshkura.

 

E ç’të them

pikëllimi im i fundit

gëzimi im i parë

në fishkëllimën e trenit

të harruar

në kohërat zhurmitëse

ç’të them?

 

 

 

 

KËNGË E PAPËRFUNDUAR

 

Je moment

i humbjeve të mia.

 

Ankth

që unë

dua ta fshij

nga kujtesa ime

nga unë…

 

E kurrë

nuk të përfundova

moj këngë

e bukur

mashtruese.

 

 

 

 

SONTE

 

Sonte

në heshtje

përjetoj thellë

dëshirat e mia

të parealizuara

 

Me lotë pikturoj

sytë e tu të gjelbërt

në mes të errësirës

se përflakur

 

Sepse

me çdo agim

humbi

nga një pjesë shprese

 

Sonte

po tretem e trishtuar

në shqetësimin

e lamtumirës

 

Në buzëqeshjen

e hidhur

as ndarja nuk e turbulloi

shikimin tënd të kristaltë.

Ike…

 

 

 

 

ËNDËRR E NËTËVE TUA

 

Sikur jeta

të ishte përrallë

do të isha

ëndërr

e nëtëve tua.

 

Sikur agimet

të çelnin

vetëm në pranverë.

Çdo lotë

i shterrur

në fytyrën time

do të kërkonte

shkëlqimin

e humbur

në sytë e tu blu.

 

 

 

 

NË MJEGULL JETOJ

 

Nuk të ka pasur

askush kështu

si unë

që nuk të kam.

 

Në kryqëzimin e epsheve

në mjegullim

me kaplon shpresa.

 

STUHIVE – QETËSINË

DHIMBJES – HARENË

 

Në lëvizje – njëmijë dridhje.

Fluturoj dhe bije

E dij

se nuk të kam.

 

Të kërkoj

Të ndjej pa të prekur.

Në lojën e së vërtetës…

MASHTRIM.

 

Jetoj

për të qeshur.

Bie se bashku me shiun

kur shtëpia më qanë.

 

Peshë

e se vërtetës…

Në mjegullë jetoj

që të kem

E e dije

se askush

nuk të ka pasur

kështu si unë

që nuk të kam.

 

 

 

 

DO TË NA KËNDOJNË

(Diçka ishte e turbullt)

 

Desha ta vras vetëveten

atë natë.

Gjithëçka

më ishte e çuditshme.

 

Më gufonte

edhe dhimbja edhe gëzimi

më bëhej

edhe errësirë edhe dritë.

 

Desha ta vras vehten

me thika mallkimi.

Atë natë

 

Tmerrshëm ishte

kur të godasin rrezet

e agimeve të vonshme.

E pëllumbat

t’i plagosin në fluturim.

 

Diçka më ishte e turbullt

ajo natë zhurëmitëse

e vallëzoja me ty

siluetë e dëshirave të mia.

 

I dhe fuqi

trupit tim anemik

dhe eca e eca

mijëra shkallëve të pikëllimit

deri te dëshirat e mia

të coptuara.

 

Më beson

fillimin e dhimbjeve tona

nuk e pranoj

fundin

nuk e di.

 

Një ditë

do të na këndojnë rapsodët

rapsodinë e dhimbjeve tona

me telat e këputura

të çiftelisë se fatit.

 

E do të na këndojnë

atë rapsodi

që kaherë e pritnim.

 

 

 

 

NUK MË KUJTOHET

 

Nuk më kujtohet

se ndonjiherë

ke qënë

banorë

i vargjeve të mia.

 

Por

jam e sigurtë

se emri yt

qëndron fshehur

në zemrën time.

 

Dhe më beso

nuk më është e qartë

ç’kërkon një kalimtar

strehim

në shpirtin

e një ëndërrueseje.

 

 

 

 

LOTËT QË DJEGIN

 

Je thellë në zemren time

si lumi

pa shtratin e vet.

 

Je në këngët e mia

në buzëqeshjet

në lotët

që djegin

e përvelojnë

 

Në çdo ditë

që kob ndjellë

në çdo dhimbje

që plagë shkakton

 

Je

fshehur thellë

në mua

si hije

që më përcjellë

si fantazmë

në dëshirat e mia

të heshtura

 

 

 

 

MË KOT

 

Kur u nisa

për ta gjuajtur fatin

armë

kisha shpresën

 

Më kot

në dridhërim

të kërkova

të të godas

 

Në gënjeshtrën

e syve tu

me plumbat

e mallit tim

të djegur.

Më kot!

 

 

 

 

SI T’IA BËJ

 

Në sy

rrrufetë.

Në fytyre

kaltërsi qielli.

 

Nga libri i vjetër

nxjerri

qafore fjalësh.

Në makinën shtypëse

histori e shkrumbuar.

 

Në damartë e mi

as gjak

as ujë.

 

Ç’kërkon

kjo puhi pranvere

në vronësinë

e fytyrës sime.

 

Ç’po bartë

kujtimet e djegura

motesh.

 

Ç’më kalamendin

këto fjalë

të pashkruara.

 

Nuk e di

a do të më kthehet

djelli im

këtij mëngjesi.

A do të cicërojnë

Zogjtë.

 

Ç’mu dashtë

të të kërkoj

mes errësirës

e dritës

kur buzët

më janë ngrirë.

 

As ajo që nisem

As ajo që mbes.

E duartë

kah ti drejtojë

Ku ta hudh

këtë brengë

për ty

që kujtimet

mi ngjallë?

 

As ajo që e hudhë

as ajo që e mbajë.

 

 

 

 

KËNGËN E DUA

 

Natë e bukur

këndo

në këtë aheng

të qetë

e mashtrues

nostalgji ndjejë.

.

Dhimbjen

në sy e shoh.

 

Në këtë afekt

botën tënde

të qetë

dua ta shuaj

pa lotë.

 

Këngën…

edhe në dhimbje

edhe në gërç.

Këngën e dua.

 

Në këto ditë

të vështira

të njëjtë jemi.

 

Jemi fantazmë

e natës se kaluar.

Nënvetëdije

e dëshiruar

por

e heshtur.

 

Natë e bukur

për këngë vajtimi.

Vajtojmë se bashku.

 

Dhimbjet tona

nuk mallëngjejnë askend

në këtë mëngjes

të ndotur.

 

Ne vërtetë

të njëjtë jemi.

Të vetmuar

Të heshtur

e të përvuajtur.

 

 

 

 

KOHËN E KEMI ARMIK

 

E ngrirë

prej ndjenjave të tendosura

të lumturisë.

Në vetmi

për ty këndoj

kush e di

për të satën herë.

 

Sepse

kam nevojë për ngrohtësinë

e buzëqeshjeve tua.

Pëllumb

me zemër të përvëluar.

 

Këtë mbrëmje

me shpirt

të plagosur.

Pregadis

një hap të lehtë

të nisem kah ti.

 

Dhe tek vëreje

se kohën e kam armik.

Sepse

ditët para meje

ngelen në errësirë

të varrosura.

 

Kurse

ato prapa meje

në agun e huaj

të robëruara.

 

 

 

 

NUK JEMI MË

 

Këngën e fundit

e harrova

në këtë mëngjes

të bardhë.

 

Nuk jemi më

as ti as unë.

Vetëm një zë

i huaj

përshpërit

syve tu blu.

 

E në ta

është shkëndija

e të gjitha

gëzimeve të mia

që aq shumë

më mashtroi.

 

 

 

 

EDHE MË TUTJE E VETMUAR

 

Kur të takova

e humbur

prej lumturisë

mendova

do të zgjasë

sa përjetësia

 

Edhe pse

e dija

se kjo kohë që kalon

nuk do të kthehet më.

 

A thua kush troket

në derën time

kaq vonë.

 

E hap derën

dëshiroj ta di

por…

ti nuk je.

Mbetëm edhe më tutje

të vetmuar.

 

 

 

 

EJA

 

Eja

kurdoqoftë

po të kërkoj

në turmën e njerëzve

në teatër

në rrugë

në…

 

Eja

Eja në mbrëmje

në mesnatë

në agim

 

Eja së bashku

me lindjen e diellit

ose përëndimin.

 

Eja në mes

lindjes e perëndimit.

 

Eja

së bashku me shiun

borën e erën.

 

Eja

në dritën e diellit

të hënës

në errësirë

mjegull apo stuhi.

 

Eja

vetëm eja!

 

 

 

DRITË RRUFEJE

 

Çuditërisht

në krahërorin e tij

gjeta ngrohtësinë

e dëshirave të mia

 

E jeta

më buzëqeshi

si sytë e agimeve

 

Hyre

heshtazi

si dritë rrufeje

e rrezet m’i solle

befasisht

 

Në jetën time

të vogël

me shpresat

e mia

të mëdha.

 

 

 

 

NË VUAJTJE JAM SHNDËRRUAR

 

Pranvera në mua

zgjoi zemrën nga gjumi.

E gjithë qënja ime

të thërret

 

Shikimin

e kam ngulur në lumin

duke u shkrirë në kaltërsi

 

Desha të ik sa më larg

nga këto rrugë

nëpër të cilat

vrapuam së bashku

kah lumturia

 

Doja dike tjetër

të dashuroj

në agun e parë të mëngjesit

dike tjetër…

 

Doja t’i këthej

gjithë ato që ndjenja

për ty

e të mos dënesë më

në vuajtje jam shndërruar

Monolog dhimbjesh, dashurie, malli e proteste…. (Esse-analizë e vëllimit me poezi, “Dhimbjes i rrinë të vogëla këpucët e heshtjes” e Poetit e Publicistit -Vasil Tabaku) / nga Raimonda MOISIU

  Monolog dhimbjesh, dashurie, malli e proteste…. (Esse-analizë e vëllimit me poezi, “Dhimbjes i rrinë të vogëla këpucët e heshtjes” e Poetit e Publicistit -Vasil Tabaku)     nga  Raimonda MOISIU     Poeti dhe publicisti i njohur, Vasil Tabaku … Continue reading

Kur historia shkruhet pa klientelizma ( Shënime kritike për librin “ Inxhineri JANI ( Xhuf ) KOLJAKA ; diplomati STAVRO STAVRI “ të studjuesit Zyhdi Shehi ) / nga Fatmir Minguli

    Kur   historia   shkruhet   pa klientelizma  ( Shënime kritike për librin “ Inxhineri  JANI ( Xhuf ) KOLJAKA  ;  diplomati STAVRO  STAVRI  “ të studjuesit  Zyhdi Shehi )        Nga Fatmir Minguli     Kohët e fundit … Continue reading

KUR POEZIA I NGRE HYMN VETES ( Mendime mbi poezinë e Sokrat Habilaj) / nga Drita Lushi

        “Ndodh rrallë të shihemi në sy të heshtur,

          Mbështjellë me urrejtje, mbështjellë me mall.

         Unë që s’vrava kam pjesën tënde të vdekur,

         Ti që vrave ke pjesën time të gjallë.”

 

 

 

                KUR POEZIA I NGRE HYMN VETES.

             Mendime mbi poezinë e Sokrat Habilaj.

 

 

 

 images.jpdrita

nga  Drita Lushi  

 

 

Për sa kohë poeti shkruan dhe e mban poezinë për vete, ajo është e tij; E ai, e lexon, e rilexon, i lëmon vargjet… por, kur vendos t’ia paraqesë  lexuesit, ajo s’i përket më atij.

Poeti mbahet mend si ati i poezisë, ndërsa bija e tij, tashmë lindur në vargje, ngjall adhurim tek lexuesi i cili e lexon e stërlexon, dhe e do.

Kështu poeti,mund të kthehet në një “hero” popullor edhe me vargun e tij.

Kjo më shkon në mendje, tek lexoj poezitë e Sokrat Habilajt. Lirikat e tij, në dukje tingëllojnë të thjeshta por mjaft të këndshme, kanë  rimim e muzikalitet spontan që të bën për vete, të tërheqin, përpihen me një frymë, e ndonjëherë të lënë pa fjalë për gjetjet e veçanta që ai përdor e që s’janë të rastësishme, por rrjedhojë e një pene dhe mendje të stërvitur, e talenti të konsoliduar ndër vite.

 

 

183103_1618818347184_3190282_n

           Sokrat Habilaj

 

 

Shprehje dhe gjetje nga më interesantet, të bëjnë ta lexosh me dëshire, e të jesh kurioz/e se cili do t’jetë figuracioni i spikatur i rradhës;

Ecën pa kuptuar  mes gjetjeve poetike të Habilajt e teksa lexon rresht pas rreshti ,diku sheh  “hënën mbi ullishte që zbret  në flokët e saj”, diku ndjen “çuçuritjen e fjalëve të ëmbla, e pastaj ndihesh pjesë e tablove poetike, kur poeti i thotë “asaj”, “Ik, kur nata të më ikë nga sytë”,apo:  “bëhesh hënë e më merr në gji”, edhe kur “tradhëtitë e mia kanë emrin tënd” apo kur tregon se:”Dikë s’e merr gjumi pa ndjerë frymën time në flokët e saj”, ose “dikush i besoi gjumin”, apo, gara me “atë” është më shumë se puthje, etj etj.

Ai luan me fjalën, me rimën, me vargun, por gjithmonë, në funksion të poezisë , përmbajtjes dhe asaj ç’ka kërkon të përçojë tek lexuesi.

Është evidente që një pjesë e madhe lexuesish gjejnë veten tek poezitë e tij,e ky është një sukses i padiskutueshëm i poetit.

Ai ka aftësinë si rrallë kush, të shndërrojë ngacminin e tij poetik në hymne  për mjaft njerëz.

Poezitë e tij s’janë të rënduara në metafora e abstraksione poetike që do të duhej  një rilexim për ti kuptuar;

Rileximi ndodh për kënaqësi,  e kjo është  gjë e bukur.

Poezitë e Habilajt  janë si stinë të një viti, ku gjen të gjitha gjendjet brenda tyre;

Një çast shkrepëtime poetike në qiellin e poetit, arrin të lindë mrekullira që i rezistojnë viteve dhe kohës.Habilaj, i shkruan dashurisë, mallit, lotit trishtimit, harrresës, pritjes, gjendje këto që i ka çdo njeri në jetën e përditëshme,por ai arrin ti përgjithsojë.

“Të kisha thënë se loti që rrjedh në faqe,

Është shpirt i vrarë që humbet për pak çaste”

 

-shkruan ai në poezinë :”Të kisha thënë për lotin”,titull të cilin mban dhe vëllimi i tij poetik.

Një mendje e hollë, formuar  nga ndjesi dhe perceptime njerëzore  arrin ti sintetizoje ato, duke i mbjellë në zemrat e qindra njerëzve, edhe pa qenë nevoja për trumbeta, pa zhurmë, sepse poezia e tij është aq e bukur, sa e gjen vetë lexuesin.

Meritë e autorit është, që ai  arrin të futet në skutat e ndjesive të njerëzve pa dallim moshe, apo gjinie. Kësaj, pak autorë ia  arrijnë.

Nga ana tjeter,të shkruash me rimë nuk ështe aq e thjeshtë sa duket, dhe aq lehtë sa thuhet.

Përpos rimës ne lexojmë mbi të gjitha art, sepse poezitë e tij nuk rendin të gjejnë fjalën për një gërmëzim e tingull të ngjashëm fundor, por fjala lidhet me fjalën ndjenjësisht e simbolikisht, duke pasur një pranverë poetike në lulëzim, të cilës ne duam ti marrim rrezet që lëshon.

Krysisht tema që ndeshim më shpesh,është ajo e dashurisë, në kompleksitetin më të gjerë, si koncept dhe si ndjenjë.

Por ai nuk është i parcelizuar ose linear në krijimtarinë e tij;

Keshtu psh.vargjet e Atdheut janë mjaft të spikatura në penën e Habilajt.Ato janë me patos, të përcjellin emocion e ndihesh krenar për mëmëdhesinë tënde.

Do të mbetet perlë në krijimtarinë e tij(dhe jo vetëm!)poezia për Atdheun ku ndër të tjera shkruan:

“Ma shanë atdheun buzë detit Egje.

Si m’u mbyll goja e nuk volla mallkime!?

Po për kë t’i shaja!? Ata s’kishin atdhe…

Ma shanë atdheun, në gjuhën time

 

Ne poezinë tjetër, po me temë Atdheun, ai shkruan :

 

Kujt ia latë Atdheun ju që ikët larg,

Ndërsa luteni:-Veç të vdesim atje!

Po Atdheu nuk është thjesht një shtrat,

Ku mund të prehesh, para ikjes nën dhè!

Në poezitë e Habilajt,shpesh gjejmë dy personazhe-le të themi, të cilët janë, djali dhe vajza, të simbolizuar në përemrat “unë” dhe “ajo”, ose “unë dhe “ti”, por mund të jenë nëna, fëmijët miqtë, vëllezërit etj.Gjithsesi ai arrin, që në dy tre strofa, apo diku më shume apo më pak, të na japë të plotë një tablo ku fundi është një precipitim me shumë vlerë në tërësinë e poezisë duke përcjellë emocione të mëdha te lexuesi, siç ndodh në këtë dyvargësh

“…Nëse nuk sjellë gaz në zemrën time,

Eja zbukurom gjithë dhimbjet e tjera…”

…duke portretizuar kështu imazhin e femrës me mirësi dhe dashuri, si një bekim në jetën e një mashkulli.

Poeti shpesh i trajton si lojëra lirikat e tij,e shpesh gjatë leximit buzëqesh natyrshëm…

Në “Grimca dashurie”,ai shkruan:

…..

“Ndoshta ato grimca, i kthen në grua,

Ndoshta dhe e fton, të pini bashkë çaj.

Që në sytë e saj, të më gjesh mua,

E të hakërrohesh, të më bësh me faj.”

Tek lexon në mënyre të njëpasnjëshme poezitë e Habilajt, kupton që ai,shkruan me zemër në dorë, me shumë ndjenjë, e kjo ndodh thuajse në çdo poezi të tij; jo vetëm në ato të dashurisë, por edhe në ato me temë familjare e ndërnjerëzore.

Tek varri babait”, ai shkruan:

“Mbi fijet e barit, njomur me vesë,

Ndjej në çast të më djegin lotët në sy.

Hapat nis i hedh një nga një me kujdes,

Nga ndrojtja se mos të zgjoj, padashur ty”

Simbolet dhe epitetet, krahasimet, shprehjet e figurshme dhe personifikimet, janë si fill që ndërlidhin të gjitha poezitë e ti.Shpesh personazhi ështe femra, por edhe nëna e himnizuar në poezi,”miku” që s’duhet ti besosh…etj

Në poezinë :”Post mortum” kushtuar nënës se tij ai shkruan:

“S’di pse më vjen të shkallmoj rrasën në çast.

Po ti e dashur ku je? E pra fol, ku je?!

“Shëëëët…!”,- pëshpëritë ti një motiv të lashtë:

“Unë jam brenda teje edhe nën dhè”!

 

Ne poezitë e Sokratit, shpesh trajtohen probleme të shoqërisë së sotme shqiptare;

Natyrisht ato nuk paraqiten shabllon, por në trajten e një fabule tërheqëse e muzikale, të veshur bukur që të shtyjnë ti shohësh dhe jo vetëm.

Poeti është elegant dhe i kujdesshëm me vargun e tij edhe kur trajton probleme shqetësuese për shoqërinë, pa kaluar në mllefe që s’kanë asgjë të përbashkët me poezinë.
Ne poezinë:”Epitaf për stacionin e trenit” ai shkruan:

“E prishën këtu dhe të vetmin stacion,

Dhe sirenat i mbytën bashkë me të.

Ata që e prishën, ikin me avion,

Të tjerët s’kanë ku shkojnë, s’u duhet më”

 

Ndërsa në poezinë : “Ky është im bir”, shohim një rrëfim poetik të marrdhënieve at-fëmijë që të emocionon shumë, për mënyrën si i tregon në vargje, të gjitha ato detaje që në fund të fundit, përbëjnë përditshmërinë e një familje.

 

“Biri im është, unë me emër tjetër,

Ai që qeshë e qanë vet i dytë.

Ai që dhe në faj, shton gaz më tepër,

Më ofron veshin, unë i puth sytë.”

Apo në poezinë “Per ty: ai i këndon kështu të dashurës dhe nënës së fëmijëve të tij, duke na përcjellë emocione të një jete me dashuri dhe të plotësuar:

Tridhjetë vjet pas, tre burra dhe ajo grua,

Dy dalë prej ëndrrës, një nga shpirti i saj.

Vazhdon më pëshpëritë: Të dua… të dua!

Thoni…prozaike, veç mos më bëni me faj”

 

Poezitë e Habilajt arrijnë të prekin me fjalë të paarritshem, atë që njerzit mendojnë e ndiejnë, që shpesh ngelen të pa thëna, ndoshta se s’mund të gjejnë fjalën apo shprehjen e duhur.

Krijimtaria e tij është mjaft e gjerë( jo vetëm në poezi). Për çdo poezi mund të shkruhej më vete,e jo për qindra poezi të përmbledhura në libër, dhe atyre që presin të bashkohen në një vëllim të ri;

Mbi të gjitha, ato  shkruhen në “faqet” e mendjes së lexuesit.

Sokrat Habilajn (duke lexuar tërë krijimtarinë e tij) mund ta quajmë poet i shpirtit të njerëzve.Nuk ka lexues që të mos gjeje pak apo shumë nga vetja, në poezitë e tij.

Shpesh,teksa  poezitë të përcjellin emocion, ndjen që s’ka vend për shumë komente apo fjalë. Gjerat e bukura më shumë i ndjen se sa mund të flasësh për to, ndoshta se s’mund të gjendet fjala e duhur për të thënë atë ç’ka ndjen pas leximit të një poezie të bukur…

E shpesh, natyrshëm veç thua: “Sa bukur! Uaaaa, sa bukur!”

Sokrat Habilaj prej kohësh  ka identitetin e vet te spikatur poetik;kjo do te thotë që nëse lexon një poezi e kupton se kujt autori i përket, për nga stili, forma, përmbajtja dhe ajo që tejçon tek ne.

E ndërsa lexoj krijimtarinë e tij poetike, me shtrirje, frymëmarrje, ndjenjë, bukuri

mendoj me vete: “Përse të mos marrim si “etalon” poetë të tillë shqiptarë, kur bejmë  krahasime për  poetet e rinj në krijimtari?”

Dhe së fundmi, krijimtarinë e Habilajt do ta konsideroja si  një mozaik të bukur në gdhëndje, pjesën më suprizë, të të cilit s’e kemi parë dhe lexuar akoma.