URTI OSMANI-“MËSUESE E POPULLIT”: BOTON LIBRIN E TRETË, PËR BASHKËSHORTIN… / Nga: Prof. Murat Gecaj publicist e studiues-Tiranë

URTI OSMANI-“MËSUESE E POPULLIT”: BOTON LIBRIN E TRETË, PËR BASHKËSHORTIN… Nga: Prof. Murat Gecaj publicist e studiues-Tiranë    Kopertinat e librit të ri… 1. Në janar të ktij viti, publikova një shkrim informues për një libër, me autore Urti Osmanin-“Mësuese … Continue reading

INSTITUTI ALBANOLOGJIK I PRISHTINËS RECENSION PREKAZI BREZNI TRIMASH (Kronologji) / Nga Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri, Instituti Albanologjik i Prishtinës (Këshilltar shkencor dhe prof. universitar)

    INSTITUTI ALBANOLOGJIK I PRISHTINËS RECENSION  PREKAZI BREZNI TRIMASH (Kronologji)             Nga : Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri, Instituti Albanologjik i Prishtinës (Këshilltar shkencor dhe prof. universitar)       Prekazi, brezni trimash (kronologji), … Continue reading

6-të GUSHTI FESTA JONË E PËRJETËSHME ! ( Nga ditari i viteve të kaluara ) / Nga Arqile Gjata

6-të GUSHTI FESTA JONË E PËRJETËSHME !

 

Nga ditari i viteve të kaluara

 

 

 

arqile portret 1

 

Nga Arqile  Gjata

 

 

 

…Ajo ende ri me orë të tëra mbyllur në shtëpinë e saj, jeton bashkë me heshtjen, ka kohë që ushqehet me dhimbjen e jetës.
Është larguar me krenari nga vetja!
Për ta gëzuar sadopak atë, gjeta kohë t’i përciell disa kujtime:
-Ajo, tani jeton në fshatin e saj! Aty jeta është një qetësi e madhërishme pyjesh nën qiellin si qilim vezullues.
Shpresoj që, grimcat e atmosferës të ngopura me mendime të bëhen një mëngjes i bukur për të, me besim se fat të mirë mund t’i sjell e nesërmja.
Mikja ime!
Tani them se…ke bër mirë që je në vetmin tënde! Ne u takuam në jetë përmes rrugës së mendimit. Shtegun për tek shpirt juaj e di vetëm fjala. Bekuar qoftë fjala!
Më pëlqen udha juaj, dhe unë mendoj si ty-Një zemër larg, të do më shumë!
Kush tjetër veç teje e di…se si at ditë(më 6-të Gusht) me Princeshën u ngjitëm në majë të malit, ku zemrat i flladiti fjala…TË DUA!?
Unë kam shumë gjëra për mos t’ju harruar Mikja ime, por mbi të gjitha kam shpirtin tuaj! Këtij shpirti nuk haroj ti shtoj dhe
frymëmarrjen e dashurisë tonë të viteve të kaluara. Ndërsa me aromë buke të ngrohtë e me dlirësi prej foshnje portretizoj shpirtin tënd të mirë. Mendimi ecën më shpejt se drita, vjen e sodit teksa, me gishtrinjtë e asaj dite unë do kompozoj këngë për kujtimet tona!
E dashur, po kaloj “bukur”…!
Mendimi për ty refreni i një sinfonie që nuk ka mbarim. Malli im gërshetohet me përqafimet tona, që pres e pres rrënjëngulur në kristale loti!
Dhe unë si ty jam, me shpirt të butë! Ende shfletoj me shumë kujdes mërmëritjet tona, duke pritur një zemër që di të dëgjoj!

Nga A.Gjata

SPROVË, RAPORTET MIDIS SË TASHMES DHE TË KALUARËS / Nga Arqile Gjata

SPROVË

RAPORTET MIDIS SË TASHMES DHE TË KALUARËS

 

 

 

 

arqile portret 1

 

Nga Arqile Gjata

 

Është e natyrëshme të kesh dëshirë dhe kureshtje të hedhësh mendime në thellësin e horizontit me pikësynimin e mirë të gjurmosh shtegtimin e së kaluarës.
Më pëlqen të shkëmbej vështrime me të shkuarën, me kohën e ikur të jetës, sidomos tani që dhe ëndrrat na janë ralluar ca!
Në kohën që po jetojmë, mirë është që fjalën ta përdorim sa më të fuqishëm! Ta qëmtojmë, të mos ngjajnë fjalët me njera-tjetrën, pasi nuk i lexon dhe i beson kush në se ato janë retorikë!
Kur ulemi e mendojmë për të kaluarën, ndodh shpesh që, njerëzit kërkojnë t’i vën fjalët në lëvizje, pasi e shkuara flet dhe ndryshe! Jo pse njerzit janë nostalgjik, por sepse iu dhimbset jeta që kanë jetuar. Pjesë nga e shkuara duhen rigjeneruar, të shpirtzmadhohen në trajta të atilla për të ndjer dhe vëzhguar në thellësi dhe largësi fytyrën e së shkuarës…
Thonë se e shkuara, e djeshmja, ajo që iku të ngjajnë si një natyrë e shkretë, më sakt si copëza imazhesh…! E sotmja, në të vërtetën e mundëshme të saj ka shumë fije e mekanizma që e lidhin pazgjidhmërisht me të shkuarën, në të kundërtë do krijohej një boshllëk e humnerë e madhe jetësore..deri në flijim!
Provoheni, shkëpusni një pjesëzë nga e kaluara juaj, vendose përball së tashmes dhe mjedisit ku ti jeton tani…-si do ju duket!?
Mendimi, bindja dhe ideja ime është se e shkuara ka si barierë mos qartësinë e “errësirës”(të së shkuarës) se nga vjenë e të tjera njolla e dyshime pse kanë ndodhur ato ngjarje.., që jo se jo nuk duhen marr si pengesa përgjatë rrugës për të zhvilluar të tashmen!?
Ajo, e shkuara…na ka lënë shumë Emra të mëdhenjë për të cilët flitet boll, por dhe i duam, kanë vlera dhe bëmat e tyre duhet ti kemi si model për jetën tonë.Për shëmbull unë… shkëmbej fjalë me të shkuarën kur kam dyshime për të ardhmen!. Është e vërtetë dhe duhet thënë se, dhe shumë energji nuk duhet harxhuar për gjithëçka ka jetuar dhe mbi të gjitha mos të na shëndrohet në dogmë Idili i së shkuarës!
Është e ardhmja ajo që duhet të ruaj raportet e së vërtetave politike, sociale, historike me të kaluarën pasi, në kohëra të caktuara, atëhere kur duhet, njerëzve u mungon një pjesë e vehtes. Në se këto raporte shprishen, deformohen, marin trajta të ushqyera nga çdo lloj ekstremizmi , atëhere vet shoqëria, shtresat e ndryshme do vihen përball njera-tjetrës në forma dhe mjete armiqësore. Ruajtja e raporteve e vizjonit dhe perspektivës për të ardhmen janë të kushtëzuara nga pësimet dhe sukseset e kohës së shkuar, nga zhvillimi social dhe sidomos nga FJALA e klasës politike që e drejton, jo vetëm turmën, por dhe shtresat e përgjegjëshme dhe intelektuale të Kombit! Ja disa vargje ilustrimi: -Si heshtje vjenë e nesërmja e të tjera të nesërme/do parakalojnë në rrugën e dritës, por trembem…? Vargje nga poezia ime “E sotmja..po e nesërmja?”
Nga dita në ditë po vërtetohet se dhe format dhe rymat letrare kanë një raport sa dialektik, aq dhe të prirura për gjetje dhe forma të reja, por gjithësesi pa mohuar deri në çvlerësim atë çka koha, e kaluara ka lënë si trashgimi letrarë, artistk e kulturore. Një mendim i till e ka bazën në një ligjësi…se asgjë nuk është e përkryer në jetë, në artë e letërsi. Dhe arti dhe letërsia janë “frymë”, materje e jetës dhe asgjë prej tyre nuk është e vlerësuar përjetësisht prefekte dhe për më tepër askush nuk mund të flas e të vendos se kjo rymë, apo vepër letrare është më e përsosura e kohërave! (Po citoj një sentencë)…”Veprat e gjenive janë vizion për të ndryshuar botën.”
Midis së tashmes dhe së shkuarës ekzistojnë çudira dhe enigma për të cilat..asgjëja plotësohet vazhdimisht nga diçka të tjera, ndryshimet kurdoherë janë sipërfaqsore, sidomos në fushën e letërsisë! Për ta ilustruar po huazoj një sentencë që thotë: “Bota është një mister i pashmangshëm që përsëritet!”
Së fundmi do lë një shënim nga një e vërtetë:
“unë nuk njoh shkencë më të magjishëm për fatet e njerëzimit se sa Letërsia!”, një gjë e till rrjedh nga fakti siç shkruan dhe Studjuesi Foto V Malo kur thot:
-Kumte dhe vlera shtegtojnë drejt nesh që nga agimi i shoqërisë njerzore!