Poezi nga Iliaz Bobaj

Poezi nga Iliaz Bobaj       GJIROKASTRA   Ky qytet nuk e braktis kurrë legjendën, që ai krijoi, as legjenda nuk e braktis qytetin që krijoi ajo vetë. Qyteti mbetet përjetësisht legjendë. Legjenda mbetet përjetësisht e vërtetë. Mes këtij … Continue reading

Mirë se vini në Rahovec! ( Duke ndjekur rrugën e mbarë të verës së Rahovecit në botë ) / Nga Namik Selmani, shkrimtar

Mirë se vini në Rahovec!

Duke ndjekur rrugën e mbarë të verës së Rahovecit në botë

 

 

portret namik

Nga Namik Selmani, shkrimtar

 

Vetëm pak kilometra larg Prizrenit dhe Suharekës (Therandës) në Kosovë, në rrugën që është mes Prizrenit dhe Rahovecit sheh një nga fabrikat më të njohura të Kosovës së lirë e të pavarur. Është fabrika e Verës së Rahovecit që është në Komunën që mban të njëjtën emër.. Nuk e di se sa natyrshëm më vjen gëzimi i Ditës së Pavarësisë së Kosovës kur shoh këtë investim evropian apo prek me dorë këtë verë të mrekullueshme. Liria e Kosovës nuk mund të jetohet e plotë dhe të kuptohet edhe pa urimin që jep dhe merr këtu për atë që është bërë kaq lavdërueshem. E në këtë rast më vjen jehona e përshëndetjes shumë të ngrohtë: “Mirë se vini në Rahovec për të provuar verën më të mirë të Balkanit!”

Më tej, pas saj të mbeten në sy plantacione të mëdha të mbushur me vreshta. Harron se diku këtu është bërë luftë. Nëse në Prekaz apo në Prishtinë në Prizren mund ta shohësh jehonën e luftës, këtu e ke të vështirë se çdo gjë ka ndryshuar shumë shumë. Të punuara në çdo grimcë dheu, të rregulluara a më saktë të përkëdhelura në çdo pëllëmbë toke, në çdo filiz, gjethe, bistak për ta ardhur te vjeshta e begatë rahovecase me kalaveshë të zinj të bardhë të duket se je mes magjisë që të jep puna e balldjersiturve. E kur mëson se në këto vreshta të mrekullueshme rritet rrushi më i vjetër në botë e më i vjetri edhe në Ballkan që quhet ndryshe VRANAD gëzohesh shqiptarisht. Vera që prodhohet nga ky rrush ka një emër të veçantë STONECASTLE. Të rritet krenaria po aq edhe kureshtja që të shkruash për të, të krenohesh jo vetëm për këtë pasuri shqiptare, por edhe për punën që bëjnë shqiptarët e mirë në këtë vend për të përtërirë traditën e prodhimit të verës dhe për të konkurruar më tej, pse jo edhe për të fituar në tregjet e verës botërore.

Askush nuk mund të thotë të kundërtën se sot jo në Ballkan apo në Evropë, por edhe në mbarë botën shumëgjuhëshe e shumëkulturëshe gara për verëra të mira cilësore ka pushtuar tregjet, televizionet, radiot, posterat, bukurishe që bëhen propoganduese të verës, rrugët, lokalet nga më të shtrenjtët në bote (ka shumë lokale në botë që vetëm një shishe verë të mirë e shesin ende edhe 1000 euro) Po rahovecarët e mençur që e duan token, punën me ballë të djersitur sa edhe lirinë e fituar me gjak, i janë drejtuar kësaj gare me mentalitetin e fitimtarit. Dikur deri para lufte vera shqiptare e Rahovecit administrohej nga Beogradi. E serbët e Beogradit që dinin të bënin luftë për të vrarë popullin e pafajshëm të Kosovës, ia dinin fort mirë vlerën edhe verës që bënte Rahoveci.

Klima mjaft e favorshme me rreth 220 ditë me diell e bënte më të interesuar këtë biznes që ata e kishin të shtetit të tyre. E kur kujtoj këtë lukuni serbe që këtë radhë kishte djersën e shqiptarëve, m’u kujtua një çast biseda me një atashe të ambasadës shqiptare në Pragë që e kam takuar para disa viteve e që për të cilin bëra edhe një shkrim në një libër. Kur kishin ardhur gjermanët në vitet e Luftës së Dytë Botërore për të pushtuar Çekinë, gjëja e parë që bënë që në ditët e para ishte një kërkesë e çuditshme. Kërkonin me ngulm…. të gjithë inxhinierët teknologë të birrës çeke. Donin formulën e saj, mënyrë e përpunimit, të konservimit. Ata e kishin kuptuar se për të pushtuar saktësisht Çekinë duhet të “pushtonin” birrën që krahas birrës gjermane do t’i jepte atyre të ardhura të pallogaritshme, gati sa qymyrguri i Ruhrit të pambaruar me këtë pasurui nëntokësore. E në vitet e luftës kur ugaret e Kosovës u dogjën,u shkrumbuan, kur u vranë me mijëra gra, fëmijë .U dogjën shkolla, Serbët, si të thuash e “kursyen” pak Rahovecin. Ia dogjën vreshtat, po jo bodrumet. Në vitet e luftës kishin siguruar verën nga këto bodrume që e pinin çdo natë. Pas lufte gjithçka u përtëri. Në shtetin e ri të Kosovës duket se një nga betejat që duhet të fitohej ishte edhe përtëritja e verës së Rahovecit. Mbase në atë thënie të madhe të Klintonit “Ju duhet të fitoni paqen!” ishte edhe kjo betejë me Verën e Rahovecit.

Në vitin 2007 u privatizua pjesa më e madhe e vreshtarisë së Rahovecit. Në vitin 2009 vetëm dy vjet pas këtij privatizimi të suksesshëm një emision i veçantë do të jepej edhe në stacionin televiziv “Zëri i Amerikës“ në Uashington. Që në vitin e parë një shishe vere u paraqit në tregun më prestiogjoz të Londrës. Në etiketën e saj ishte vënë edhe emërtimi “Stonecastle Vranac Premium 2007”. Nga 2200 hektarë tokë që ka Komuna e Rahovecit mbi 650 hektarë janë mbjellë vetëm, me vreshtë ku mbizotëron ky rrush i vjetër sa bota që nuk e gjen në asnjë vend. Nga mbi 300 000 hektolitra verë që merren këtu 5 milion litra verë janë vënë në fuçi prej druri ku nuk harrohet të vihet edhe flamuri kombëtar. Janë në bodrumet e vjetër të Rahovecit duke ia siguruar kushte më të mira kësaj vere. I gjithë stafi i fabrikës, po edhe menaxherët, vjelësit, kudo ku flitet e punohet për verën e Rahovecit janë në këmbë natën dhe ditën, duke e rreshtuar këtë mes bizneseve më të të suksesshëm të Kosovës. Vreshta sipas burimeve zyrtare u blenë me 5 milion euro e brenda një kohë të shkurtër për të pasuruar teknologjinë sidomos atë të shisheve, u investuan mbi 6 milion euro në këtë vreshtari kaq të madhe. Sot vera e Rahovecit, edhe pse Kosova nuk ka hyrë në Bashkimin Evropian, qëndron denjësisht pa droje përbri verërave franceze, kiliene, gjermane, kroate, etj. Që para 3 vitesh ajo gjendet me çmime konkurruese në shumë lokale luksozë në Gjermani, në Angli. Rezervat e verës këtu arrijnë në 18 milion litra. Brenda një viti përpunohen në fabrikën e Rahovecit rreth 15-20 milion kilogram rrush i cilësisë së parë. Në pronësinë direkte të Fabrikës së verës në Rahovec janë 2240 hektarë vreshtë dhe në këtë plantacion të vërtetë punojnë rreth 350 vjelës të profesionistë të aftë duke përdorur mjetet më bashkëkëohore të këtij procesi teknik,

Është verë e shëndoshë, verë natyrore, verë e pastër, e përpunuar sipas standardeve më të larta të kualitetit, e ambalazhuar dhe finalizuar me teknologjinë më të mirë nga ekspertët më të mirë ndërkombëtarë dhe vendorë. Vranaci karakterizohet me ngjyre intensive-margaritari, aromë specifike të pemëve të imta malore, me shije të këndshme dhe buke të veqantë. FABRIKA “STONECASTLE”, RAHOVEC, KOSOVË është e pranishme me sasi të konsiderueshme në Kroaci, Slloveni, Angli edhe në shtetet e tjera në Skandinavi. Gjthashtu nuk mungon dhe ne restorante me emër në Njy York ,

Në ballafaqimin me tregun evropian ajo ka fituar edhe mjaft Çmime. Sot shijen e verës së Rahovecit e prek edhe në Tiranë. Ndoshta duhet të vinte më parë po që në hapat e parë ajo ka nisur që të gjejë tregun e saj. E nuk është vetëm fama e merituar, po edhe vetë cilësia e saj. Duke biseduar me një nga menaxherët e këtij dyqani të verës, një djalë shumë energjik dhe i aftë në punën që bën na duhet ta urojmë pë dyqanin e verës së Rahovecit që është hapur në një rrugë kryesore në Tiranë, në bulevardin “Gjergj Fishta”, mësojmë se ajo është shumë e kërkuar nga mjaft personalitete të politikës artit, diplomacisë në Tiranë. Ai është shumë i preokupuar për ta bërë sa më të njohur këtë gjë. Nuk do do të jetë e largët që një pjesë e trupit diplomatik të ndodhur në Shqipëri të bëjnë një vizitë në Bodrumet e Rahovecit e kjo nuk është pak për njohjen e kësaj pasurie në Evropë e në Botë.

Është pak e vështirë që të kuptojë saktësisht se kush ia ka dhënë nderin njër-tjetrit toka e bekuar e Rahovecit dhe rrushi i njohur mbase që në Iliri kur edhe ka filluar prodhimi i verës në këtë krahinë apo këta bujq të aftë ky grup teknikësh dhe biznesmenësh që e quajnë atë pasuri të vetë Kosovës dhe të mbarë kombit tonë sot e nesër. Të dy palët jetojnë në paqe me njëri-tjetrin në një harmoni shekullore. Veç një gjë dihet, Rahoveci është krenaria jonë, është rruga nga duhet të ecin shumë biznese që kanë lulëzuar në këto vite, pse jo edhe ato që ende nuk janë krijuar. Është njëkohosisht edhe forca jonë e Bashkimit. Përtej doganave, përtej diplomacive, përtek projekteve kryeministrore apo e asaj administrative, me makina, me përkthyes seriozë, me letra, buzëqeshje që bëhet në shtetet tona apo edhe në Evropë, vera e Rahovecit është “ambasadorja” më e aftë për të shkuar sa më shpejt dhe me dinjitet në Evropë e në Botë.

Shtëpia Botuese “ADA” publikon Vëllimin poetik “ Jehona e shpirtit ” të autorit Përparim Luca dhe parathënie të autores Adivije Hoxha .

    Shtëpia Botuese “ADA” publikon Vëllimin poetik  “ Jehona e shpirtit ” të autorit Përparim Luca dhe parathënie të autores Adivije Hoxha.     Titulli: Jehona e shpirtit Autori: Përparim Luca Redaktor: Ilmi Dervishi Recenca : Lindita Prenga Korrektore: … Continue reading

Dy Kodrat – Sekuenca e II – / Nga (Hamdi) Erjon Muça

Dy Kodrat
– Sekuenca e II – 

 

 

Erjon Muça

Nga (Hamdi) Erjon Muça

 

 

Një traget i ngjet një qytezë: pak a shumë, vështruar sipas asaj thënies se kudo që pihet kafe, duhan dhe hahet bukë, ka hallexhinj, bushtra, hajdutë dhe dallkaukë. Këtë po mendonte Oresti teksa rrekej të flinte në atë shtratin dyshek ngurtë të asaj dhome trageti. Qe mësuar keq me gjumin, nëse s’kishte qetësi absolute ai zor se mund të flinte. Por pak nga lodhje e ca nga ankthi gjumi e mori nën krahët e vet: megjithëse zhurma e motorëve të tragetit ndihej mirë edhe në dhomën ku flinin ata. Ndaj mëngjesi, u zgjua nga kollitja e të atit të tij që mesa duket qe zgjuar. Nuk arrinte ta kuptonte se në ç’ periudhë mëngjesore ishte, pasi në atë dhomë trageti ai kish humbur sensin e kohës. Atij kështu i kish ndodhur herën e parë dhe kështu do i ndodhte ç’do herë. Ndoshta kështu i ndodhte të gjithëve, ndoshta jo. Lau sytë në lavamanin e dhomës dhe doli pak pasi kish dalë i ati.
– Po fli edhe pak mër t’ keqen babi se je lodh nga gjithë ajo rrugë.
– Nuk kam gjumë. Do ikim të pimë kafe?- I ati nuk i ktheu përgjigje, por me kokë ulur u nisën për nga bari i tragetit. Prindërit e Orestit kishin dy vjet që qenë shpërngulur me banim në Itali, bashkë me të vetmin vëlla të tij. I pat tërhequr ai, në atë që mund të quhet “Italian dreamer ”
Qe me të vërtetë herët dhe nga lindja sapo kish nisur një shpërthim i lehtë i zjarrtë. Piu kafen, të hidhur. Kur pinte kafenë shpesh herë i kujtohej një thënie. ” Jeta është e hidhur, të paktën kafenë ta pimë të ëmbël”. I qeshej me këto lloje melodramash, madje ai kish nxjerrë një kundër thënie. ” E pi kafenë të hidhur, pasi sado e hidhur të jetë ajo, kurrë nuk do të jetë aq sa jeta”

Kishte kohë pa pirë alkool që në mëngjes, dhe atë mëngjes, si për dreq, ju tek të merrte një gotë dhe të ulej në kiçin e tragetit. I ati i tij nuk qe dakord për këtë ves, por çuditërisht në atë moment heshti.
U nis ngadalë, pasi kish shijuar shijen e athët të Chivas reegal-it, i ati i shkonte pas i heshtur, me cigare ndezur. Qe ftohtë në mes të detit megjithëqë ishte korrik. Tek ndjente erën e ftohtë detare, mendja i shkoi tek e ëma dhe se si ai qe tallur kur ajo kish marrë edhe xhakoventot me vete, por ja që ato i duheshin. U ul këmbëkryq tek një e ngritur e kiçit dhe gotën e vendosi në anë. I ati u mbështet me bërryla tek parmaku dhe u përhumb, me vështrimin në horizont.
Dielli nisi të lartësohej dhe ato dy (rrahet) kodrat e Durrësit nisën të rriheshin nga rrezet e arta. Ato shquheshin shumë mirë në horizont dhe Orestit nisi ti shtohej ankthi.
Në atë moment mendoi “black kiss-in” e tij. Por nuk e kishte aty. Ajo ndodhej e ndryrë në bagazhin e makinës që ndodhej e ndryrë në grazhdin e tragetit dhe ai s’mund të shkonte ta merrte. Po ta kish pasur aty do ta merrte të luante diçka me të, sa për ti dhënë pak atmosferë atij peizazhi ngjethës. E ndjente se donte të luante diçka, një arpexh, ndoshta edhe arpexhin e “Mama i’m coming home”. Jo ndoshta, por pikërisht atë melodi donte të luante. Nuk e dinte përse-në e sigurt, por ndoshta ishte ngaqë vargjet e saja i përshtateshin çastit.
Mendimet e Orestit qenë ngrirë kurse anija vazhdonte të ecte. Tashmë ato dy rrahet nuk qenë më veçse dy njolla në horizontin mëngjesor, ato dukeshin të mrekullueshme, ashtu siç i kish ruajtur në kujtime.
Oresti u ngrit dhe ju afrua të atit në parapetin e kiçit. Gotën e uiskit e kish mbaruar dhe tashmë ajo dergjej e boshët, në koshin e mbeturinave, bashkë me një mori gotash, paketash boshe dhe sendesh të tjera. Dukeshin si të rënët e një beteje të gjatë detare.
Ai nuk e shkëpuste vështrimin nga horizonti me rrahjet e zemrës që i rriteshin në çdo milje detare që anija përshkonte duke ju afruar Durrësit. Përreth tij njerëzia gumëzhinte dhe ai po mendonte se sa të pasjellshëm që jemi ne njerëzit. Në vend që të heshtnin, të vështronin panoramën e mrekullueshme që lindja ju falte, duke dëgjuar veçse zhurmën e puhizës detare. Ata zhurmonin, zhurmonin, zhurmonin…
Qenë fare pranë, aq pranë saqë arrije të shihje njerëzit që shëtisnin në berg të detit, kur i ati pa një lloj pezme në fytyrën e pastër, rinore, të Orestit.
– Ç’ pate që u pezmatove?
– Sa paska ndryshuar Durrësi?- Dhe nuk qe një konstatim pa lidhje apo i turbulluar nga largësia. Ndryshimi ishte real dhe i dukshëm. Ajo shëtitorja e rezistencës, që shumë viteve të shkuara kish marrë vendin e park vollgës, qe mbushur plot me çati të kuqe, ndërtesash të ulëta. Nga larg, ato ngjasonin me një kamp romësh të madh, si ata që ndodhen buzë lumejve. Në krah të portit qenë ngritur dy qiell gërvishtëse që ai nuk i mbante mend.
– Eh!- Psherëtiu i ati. Që mesa dukej e kish kapur motivin e pezmës së Orestit. – Durrësi po ndryshon çdo ditë, madje edhe nga vjet ka shumë ndryshime.
Orestit ajo pezëm ju kthye në një keqardhje. Të gjitha kujtimet e tija nuk egzistonin më. Ndoshta ato kishin vdekur që në momentin që ai kish nisur ti kultivonte.
Nuk kish më vlerë të mbaje të tilla në një botë që ndryshon pa kriter. Ato vetëm sa do të shtonin dhimbjen e një realiteti të humbur. Tashmë edhe kujtimet duheshin përditësuar.
Dhe, ja sërish e shoh në mëngjes herët tek tymos të pandashmen cigare. Tymi ngjitet lart, i zbehtë dhe gati për tu zhdukur plotësisht, si ato kujtimet e largëta, që prej të cilave, tashmë, në Durrësin e tij të dashur nuk kanë mbetur veçse shumë pak gjëra. Ai zbret ngadalë mendueshëm ato pak shkallë deri sa të shkojë tek makina, për të nisur një ditë të re në Italian Dreamer-in e vet. Ndërsa ato, kujtimet, janë akoma aty, duke luajtur si të çmendura në mendjen e Orestit.
30-11-2013

Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin “RICAMO I SEGRETI” ( version italisht) të autores Gjenovefa Myrtaj Ferrari.

    Shtëpia  Botuese “ADA” publikon librin “RICAMO I SEGRETI” ( version italisht) të autores Gjenovefa Myrtaj Ferrari.     Titolo – RICAMO I SEGRETI Autrice – Gjenovefa Myrtaj Ferrari Editore – Roland Lushi   Casa editrice “ADA” Indirizzo” Rr. Nasi … Continue reading

Nën kujdesin e LSH ” Kukës” publikohet Vëllimi Poetik ” Të parëve të mi do t’u ngjaj” i talentit të ri, Xhon Gubetin dhe redaktim të shkrimtarit Lulzim Hajdari.

  Nën kujdesin e LSH ” Kukës”  publikohet Vëllimi Poetik  ” Të parëve të mi do t’u ngjaj” i talentit të ri,  Xhon Gubetin  dhe redaktim të shkrimtarit Lulzim Hajdari.     Titulli : Të parëve të mi do t’u ngjaj! … Continue reading