SEKRETI I SAJ / Tregim nga Alma Feruni

SEKRETI I SAJ

 

 

 

Alma Feruni

Tregim nga Alma Feruni

 

 

 

“Eh jeta kjo jeta,

Kush dreqin e hodhi farë?

Ferrat dhe drizat qiellin e çanë.”

 

 

Ishte sekreti i saj dhe ajo e vuante me kaq fanatizëm, si një ëndërr në sirtar fshehur prej kushedi se sa kohësh, një mister i tërë. Kishte ankth, sa ankth ta zotëronte atë degëzë trëndafili. – Ç`ishte kjo ndjenjë që po e mbyste dhe po e turbullonte kaq keq?

Yshtje apo amulli shpirtërore? Nuk mundej të kuptonte më asgjë…Gishtërinjtë e hollë e të  dlirë gjakosur nga gjembat e shumtë shpërndarë kërcellit aromë mirë dhe gjethe të bleruara. …….Sa shumë rënë përtokë, zhvirgjëruar.

Sa shumë gjethe…damarë damarë dregëza të paprekura dridhshëm shpërndarë kudo dhe gonxhja e porsaçelur aty e dlirë e dlirë, një ndjenjë magji.

Kjo ishte panorama e asaj dite kopshti me aromë. Aty dhe trëndafili petalesh kundërmonjëse përcillte aromat epshndjellëse ngado, ashtu lehtaz pa u kuptuar nën një tis pranveror përpiqeshin të preknin sado pak, të puthnin cepin e buzës së saj nën një lakuriqësi mishtore, që çdo qënie njerëzore do ta shtynin në dalldi ëndërronjëse. Dhe qielli gri sa gri sot, një mirazh i vrarë.

Retë të grumbulluara, të gatshme nën një kushtrim lufte. Dëgjoheshin sikur dilnin nga nëntoka klithmat  shurdhonjëse që treteshin diku thellë, largoheshin si vegime të përhitura.

Pritej shtrëngata. Ndër buzë një copë petal, grimcuar aty.

Gishtërinjtë që preknin dridhshëm…A ka frymë petali?

Po pse u përgjak ky çast? E kadifenjtë kjo ditë a ndoshta depërtonte dejesh ndjenja e asaj dite çudibërëse.

-Ky çast? Aroma e trëndafilit apo ngjyra e purpurt e trullosi kaq keq? Sa endje,  sa gaz.

Si mbi një shtrat të butë e  ëndërronjës, ku çdokush do të donte të shpërthente çastet pa pyetur për pasojat. Sa endje në një çast? Tej  hapësirës kohë ishin ngjizur të gjitha çastet,  ashtu të pandjeshme si vegimet ngasje dhe bulëzat e vesës arratisur mbi buzët mishtore të tulta nën epsh zjarrmi. Fresku i mëngjezit kish kaluar aty i paprekshëm, i pacënuar çasti. Dlirësi jete… Ndoshta dielli makut përthithte etur si i marrë duke dashur të terrte etjen  pa u nginjur kurrë, gjithë botës dhuruar ngrohtësi dhe brenda vetvetes sa shumë që përvëlonte sa një jetë e tërë ëndërr. Eh dielli, ky dielli…

I verdhë në të portokalltë forëm sferike marramendje, dhuron kaq shumë dhe merr kaq pak bulëzë gëzimi nën flladitjen fat, llokoçitur ndër etje, kënaqësisë shpirtërore. Të gjithë të zënë pas kënaqësisë mishtore endnin çastet…Për të njëmijtën herë i mori aromë trëndafilit, ky zgjim ishte kaq endjendjellës, nuk ndjente të ngopur, tinëz pa u parë nga askush vazhdonte të endej nën aromën ndjenjë, ta puthte petalin, flladitej aty eliksir i bukurisë së përjetshme, sekret i  ruajtur epokash, gji ngashërimesh ku çastet pasion shpërthenin vet ëndrën atë të paaritshmen, hyjnoren, larë në lumin e përjetësisë ku shkulmi i dallgëve zotëronte fuqishëm emocionet. Ky ish sekreti i pazbuluar kurrë, flirtonte me kaq ëndje, ndoshta pa vetëdije  nën aromën përndezur dejesh shpirtit njerëzor regëtime.

Eh çastit e puthte lehtaz tinëz, e përqafonte ndër jerm…Një ndjesi e pazakontë.

Intimitet resh ku qielli u përlesh dhe ata aty në çastin sëkëlldi shijuar çastet. Frymonte trëndafili aty, nën endje epshndjellëse, aty në atë kopësht çudibërës, aromë e trëndafiltë. Kjo flutur kishte ndalur guximshëm aty mbi kraharor të smeraldë si për të xhelozuar vet diellin. Ulej aty dhe për të njëqindën herë pasi thithte aromën fluturonte krahëshkruar në qiell. Afshi i tokës aty e përndizte më keq. Kundërmim bari i sapo mbirë. Dhe qiell sa shumë qiell mbi sy. Ajo kërkonte mbrojtje por nga kush vall? Nga bulëzimi kristal? A nga i mëndafshtë petal? Filloj të frynte një erë puhi e butë.

Gishtërinjtë e hollë e delikatë u munduan të kapeshin diku në ajrin e pa ngjyrë, si në një kapërthim çasti. Donin ndër jerm të kapeshin diku , një vrundull gjaku shpërtheu kaq fortë nga kapilarët jetë sa dukej se për një çast çdo gjë do të ndalte aty. Gjëmbat si të hazdisur kishin hyrë kudo të pamëshirshme, si në një luftë të pashpallur kurrë. Thjesht po ndodhte, koha s`frymonte.

E pafuqishme. Hija e turbullt aty sipër u përndez më keq, turbulluar përfundimisht …Prej mishi ishte? A veç një shëmbëllim? Ah kjo hije, si një vampire kohësh, do donte të pinte pa nginjur, të pinte gjithë etjen që e kishte mbërthyer kaq keq, e kurrë të mos shterrte, do të donte më shumë. Eh do të donte ta pushtonte atë trup të brishtë, aty mes petalesh frymuar, të thithte etshëm vet jetën e kurrë të mos ngopej. Do të donte të ishte veç “ai“ të depërtonte aty etshëm, në virgjërinë mikluese jetë, ku askush më parë s`kishte mundur të depërtonte.

-Dhe çfarë pastaj? Ajo do rënkonte, ndër klithma të lehta që do ta përndiznin më keq.

Do t`i lutej gjer në vetdorëzim. Përse kishte refuzuar më parë? A mos ndoshta dhe ajo e dëshironte me gjithë fuqinë e shpirtit, por ashtu e brishtë, koketë s`guxonte?

-A ndoshta ishte thjesht një trill a tek me jetën?

Ai s`kish pengje në jetë. Ishte veçse hije. Hije jete që dëshironte kaq shumë, në kufijtë e mosegzistencës…Do të donte kaq shumë të kapte çastin, ta zotëronte fuqishëm, ta bënte të tijën ashtu si e kishte ëndërruar e dëshiruar në netët pa gjumë, kur prekte veten dëshirimesh për të. Tani do  të donte kaq shumë ta pushtonte ashtu siç dinte veçse “ai“me ledhe, me fjalë ëndëronjëse, përqafime të buta, të lehta si një puhi shpirtërore.

-Por nëse ajo do ta kundërshtonte?

Do ta pushtonte dhunshëm, ta përdhunonte, ta bënte të tijën në çastin që s`do mundej më. Përse u dashka ndarë bota në ndjenjë mishtore? Që veç frymonte? Edhe ai ndjente, ndjente kaq shumë, frymonte si hije vërtet, por edhe “ai“ kishte zemër që rrihte brenda kraharorit fuqishëm, gati të shëmbte çastet.

Petalet e trëndafilit shpërndarë kudo, mbi vet kurmin e saj, një parajsë magji.

E “ai“ u përndez më keq.

Tani ishte fare afër, pranë trupit të saj, shtat aromëmirë. Ndjenjë? Dalldi?

Dukej në këto çaste sikur gjithë lumenjtë e botës, kishin vërshuar e përmbytur çdo gjë dhe vet çastin  flladitur hyjni. Tani “ai“ sa pranë, sa pranë, përmbi qepallat e saj. Ato të palëvizshme, gati ngrirë si një re gjigante coptuar në mijëra pjesëza. Mbretereshë e haremit ky shtat i trëndafiltë. Petalet e saj sikur notonin nën yshtjet shekullore të ngjizura çasteve turbullim. Drithëruar ngjyrat jetë lëkundeshin si të hallakatura nën fenerët e sapondezura përkulur kokën respektesh shtegëtimesh udhë. Shpirtërore ndjenjë.

Ky burim jete shpërthyer aty këtu. Vërshuar në çastet përroi i fuqishëm, potent  zotërues mbi gjithçka që gjallonte dhe reflektonte rënkimet kapërthyer kohës, në jetët ujitur premtimesh ndër lotë dhe  ngashërime. Dhe rrënjët kapur kaq fortë pas tokës afsh përvëlim në të kadifenjtën ditë.. .Eh aromë tunduese trëndafili, parfum pasionesh.

I zjarrtë ky kurth, grackë tunduese aty. Po a mund të fajësohet hija  ndodhur rastësisht aty? Trupi i trëndafiltë harkohej petalesh nën vet dorëzim.

Kjo kupë qiellore dehur aty, e parezistueshme,  gjithë avujt e jetës dhurim hyjnor dalngadalë treteshin erëmirë. Dhe era kjo erë që frynte ledhatonjëse i zhvishte nga kurmi dhe petalet e fundit zbulim lakuriqësinë drithëronjëse dhe ajo degëzë e brishtë aty,  dukej sikur sundonte botën me gjithë forcën pasionante të saj.

E kush mund ti rezistonte? Pikturë a skulpturë hedhur telajos kohë ky çast???…. Grumbullim ujrash si një shpërthim ndjenjash katarakt hyjnor dhe më tej ndër  honet e shpirtit njerëzor. Daravitur çasti sikur të mos kishte egzistuar kurrë. Aromë perëndish.

Errësirë më pas? Simfoni tingujsh në ngjizjen çast, dhe zërat mallëngjes që lëshojnë petalet aromë mirë në mbarsjen vegim nën ritmet e tokës që afshet përndez.

S`di pse u drodh… për herë të parë në jetë të tij, hija ndjeu drithërrimë. Ja përshkoi trupin një erë marraz, mornica mornica, e ju duk se diçka ju këput brenda vet kordave qiellore.

-Po pse dreqin i shtrëngonte kaq fort ato grushta sa dukej se gishtërinjtë e hollë e hollak i hynin thellë kaq thell mishit? Ndoshta frikë nga “ai“?

Dhe ai njeri ishte veçse endej si hije e dëshironte kaq shumë dhe ndoshta ishte e drejta e tij të dëshironte një frymë prej mishi e gjaku a ndoshta thjesht një aromë petali epshndjellëse gjer në limitet e çmendurisë. Mahnitur ky qiell mashkullor, gufuar kjo ndjenjë çastesh pasion.

Nën magjepsjen e mbrëmjes që kishte hedhur vellon e saj mister duke ruajtur fshehtësinë e natës  do të donin t`qëndronin aty tërhequr  larg vështrimeve dhe frymëve njerzore.

Por ah sa i ftohtë vështrimi i saj, stalaktid i ngrirë. Princesh salltanetesh. Ky vështrim dukej sikur çante tejpërtej qiellin. Robëruar këto re dhe dukej se lëshonin një sokëllim dhimbje. Ishte krisur koha, nuk kish të ardhme. Në memorje veç e shkuara.

“Ai“ mund të zaptonte çdo gjë, por nuk mund të pushtonte “Atë“dhe ngjyrën e syve të saj, të akullt, të ftohtë, acar…

Dashuria dhuruar më parë në shtrat të trëndafiltë. Dhe për të ç`farë kishte ngelur? Boshllëk, zbrazëti. Shpirti i saj tani akullnajë. S`di pse u drodh. Për herë të parë në jetë të tij provoj këtë sensacion të çuditshëm. Për herë të parë ndjeu drithërimë. Trupi përshkruar nga miljarda mornica tani s`reagonte, ju duk se diçka u këput brenda vet kordave qiellore. ? Kjo pemë që dyzohet hijesh në mes të heshtjes dhe fëshfëritjes, mundimi më i madh coptuar prangash nën etjen për liri.. Kufinj shpirtëror të përhumbur dhe të tretur nëpër natë dorëzuar agut të mëngjesit si një përshëndetje hyjnore kapërcuar egzistencën kohë.

Si një yll shkëputur ky dre i plagosur fat  dhe drita jetë dhuruar kohës… ofshamash hidhet dhe mblidhet kreshpëruar në pyllin qiellore, rrëfenjë nën Hënë të vrarë nën ekstazën mundonjëse midis vdekjes dhe jetës triumfuar shpresa. Eh plagosur në ndalesën e fatit, gjakosur pik pik rënkuar tabanit të tokës. Ndër makth, shpresëvrarë.

U njomën trendafilat. Petalet u përskuqën. E prushtë kjo ndjenjë shpërthyer si nën  ndjenjë kllapi buisur bimët kreshpëruar ndër ankthet dhe makthet nën ndjenjën marrëzi. Çdo gjë më pas lulëzuar dhe bimët, ferrat gjëmbaçët. Kudo mbizotëronte dalldi.

Kjo hije? Hije qiparis, mbi shtat të bardhë, sa ëndrra vrarë, kurmi ëndëronjës s`u bë më i gjallë…dhe hija u zmbraps, eh hija u tret, mbi shtrat të ëndrrës flijuar hove jet. Pikëza shiu aty këtu, sikur ishin lajmëtare dhe nxitonin të vinin pak rregull, të rregullonin dekorin, prishur shtratit ëndërronjës.

Ndihej qiellit. E sigurtë.

-Po përse pakujdesur kishte zbuluar lakuriqësinë e saj?

Mos e pafajshme në ndjenjën, nuk po e kuptonte ku ndodhej?

Kjo hije? Dukej sikur i zinte frymën.

Pritej të shtrohej pritja madhështore. Pranvera ishte ngatërruar stinësh. Tani gjithkund trumbetohej se ishte rizgjuar një stinë tjetër, një stinë e pestë dorëzuar resh. Kishte kaluar ai stad kur pranvera përskuqur fshihej trillimesh. Afsh pasion mbi kraharor të saj. Petalet aty shpërndarë gjithandej.

Supeve qiellorë ky shall i mëndafshtë, të mbulonte lakuriqësinë resh.

E ndiente thellë ndër mish vështrimin e etur të njeriut hije. S`kuptonte më.

Ndoshta kishte humbur nocionin kohë a vet zemra lozte trillesh. Ndër buzë aromë petal. Flladitje. I mëndafshtë ky çast. Tani në altar dhe hije mendimi.

I ishte dhënë, dorëzuar pa asnjë peng. Ishte tani hija e hijes së vet. Ishte kurorëzuar ëndrra.

A nuk ishte ajo petal trëndafil e dëshiruar veç për ti ndierë aromë? E më pas ishte flakur në skuta të errta, sikur të mos kishte ezistuar kurrë? Trill njerëzor. Askush se kishte ëndërruar.

E kishin dashur veç nën jerm përdëllitje, kur zhvishnin çastet dhe frymonin petalet.

Ishte dorëzuar. Kishte provuar kënaqësitë. Ishin dehur ëngjëjt, kjo tokë prushëzuar.

Më pas? Sa re u mblodhën, sa re tufanë? Ndër gji stuhi në gjoks tramundanë..

Ky ishte motivi i fundit që mundi të kujtonte. S`mundej drobitur…

E qelqtë kjo ndjenjë,  a fundi agoni paskaj?…