Barteni mospërfilljen time ndaj shtypësve – Ezra Paund / Shkëputur nga Revista online Me Arteka

Ezra_Pound_2-237x300

Ezra Paund

 

Barteni mospërfilljen time ndaj shtypësve – Ezra Paund

http://www.mearteka.net/poezi/barteni-mosperfilljen-time-ndaj-shtypesve-ezra-paund/

 

Ezra Weston Loomis Pound (30 tetor 1885 Hailey, Idaho – 1 nëntor 1972 Venedik, Itali)  ishte një shkrimtar amerikan, poet dhe kritik, dhe një nga poetët më të mëdhenj modernistë në gjysmën e parë të shekullit 20-të. Ai është i njohur mirë si një nga themeluesit e imagism poetik lëvizjes, përmbledhjen e poezisë poezi të Cantos, si dhe si një redaktor i ka mundësuar karierëne e kolegëve të tij, siT. S. Eliot, James Joyce, Robert Frost dhe Ernest Hemingway. Kishte mbështetur hapur fashizmin dhe aktivitetet propagandistike të fuqive të Boshtit në Luftën e Dytë Botërore, por, në anën tjetër, është bërë dhe një nga figurat më të diskutueshme të letërsisë amerikane.

 

 

Këto poezi vijnë në shqip të përkthyera nga  FADIL BAJRAJ.

 

 

Mikut tim Ezra Paund

 

 ( poezi nga William Carlos William)

 

A ishte hebre a uellsian

Shpresoj se do të ta japin

Çmimin Nobel

Do të shërbente mire

Në përjetësi

Me emër të tillë.

 

Po të isha qen

Do të rrija në trotuarin e ftohtë

Në shi

Për ta pritur mikun

( dhe ti do të veproje njësoj)

Nëse do të më pëlqente

Qoftë muaji janari

 

A Zukowski

 

Anglishtja jote

Nuk është mjaft specifike

Si autor i poezive

Tregohesh i paarsyeshëm

për të mos thënë

fajdexhi

 

 

 

Urdhër

 

Shkoni, ju këngët e mi, te të vetmuarit dhe të pakënaqurit

Shkoni, po ashtu edhe te i dërmuari mendërisht,dhe te I robëruari me zakone.

Barteni mospërfilljen time ndaj shtypësve të tyre.

 

Shkoni posi tallazi i madh i ujit të ftohtë,

Barteni mospërfilljen time ndaj shtypësve.

 

Flisni kundër shtypjes së pavetëdijshme,

Flisni kundër tiranisë joimagjinative,

Flisni kundër prangave.

 

Shkoni te borgjezja që vdes nga mërzia e saj,

Shkoni te grate në paralagje

Shkoni te të martuarit e pakënaqur,

Shkoni tek ata, humbja e të cilëve është fshehur,

Shkoni te të martuarit e pafat,

Shkoni te gruaja e blerë

Shkoni te gruaja e lënë trashëgim.

 

Shkoni tek ata që kanë epshe të stërholluara,

Shkoni tek ata dëshirat e të cilëve janë të penguara,

Shkoni si mallkim mbi të  topiturit e botës,

Shkoni me mprehtësinë tuaj kundër saj,

Përforcojini lidhjet e holla,

Sillni mirëbesim në alga dhe brithët e shpirtit.

 

Shkoni miqësisht,

Shkoni me një fjalim të qartë,

Jinni të zellshëm,

Në kërkimin e patjetërsueshmes.

 

 

 

Kthimi

 

Shih, po kthehen; ah, shiko

Lëvizjet e ngathta, hapin e ngadalshëm

Plot telashe e shembëllim

Të pasigurtë

 

Shih, po kthehen, një nga një,

Me frikë, si gjysmë të zgjuar

Sikur bora kur heziton,

E murmuron në erë,

Dhe heq dorë;

E kanë qenë “ të Frikshëm me Flatra”,

E vranin e kthjellnin në këtë vend.

 

Zota me flatra!

Pas tyre zagarët e argjendtë,

Gjurmë në ajër nuhasin!

 

Haj! Haj!

Të shpejtë në plaçkitje ishin

Nuhatjehollë;

Shpirtëra që ushqehen me gjak.

 

Të ngadalshëm në lavar,

Gjahtarë çehrebardhë!

 

 

 

 Pajtim

 

Tash po pajtohem me ty Wolt Witman

të kam urryer mjaft gjatë

Po vij te ty si fëmijë i rritur

që ka patur një baba kokëderr

Jam në moshë të zë miq.

Ishe ti që çave pyllin e ri,

tani është koha për gdhendjen.

Jemi të një lëngu e të një rrënje

Le të nisë mirëkuptimi midis nesh.

 

 

 

Përshëndetja

 

O brez tërësisht i vetëkënaqur

dhe krejtësisht  shqetësuar !

Kam parë peshkatarët në pikniqe tek rreziteshin në diell

I kam parë me familje të çrregullta

Kam dëgjuar gazin e pahijshëm.

dhe pash qeshjet e tyre dhëmbëplota.

E unë jam më i lumtur se ju

E ata ishin më të lumtur seç jam unë:

E peshqit notojnë në liqen

Dhe bile  as që kanë ndonjë petk.

 

 

 

 Petku

 

Ti shtrëngon gjethen tënde të trëndafilit

Deri sa stin’ e trëndafilëve të rreshti,

Thua vallë Morti do të të puthë?

Thua vallë se Shtëpia e Errët

Do të të pajtojë një dashnor

Bash si unë? A do të kenë mall për ty

Trëndafilët rishtarë?

 

Zgjidh petkun tim para petkut prej dheu,

Nën të i mbrami mot bëhet fli,

Vëngërt veç ndaj kohës kthehu

Kurrësesi ndaj syve të mi.

 

t’i dua sytë,

kanë thonjë të mprehtë,

paqen,

gjer në shpirt ma çjerrin.

 

 

Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin “Masazhi si pjesë e fizioterapisë” të autorit Tomor Dhrimo.

   Shtëpia  Botuese “ADA” publikon librin “Masazhi si pjesë e fizioterapisë” të autorit Tomor Dhrimo.     Titulli i librit: Masazhi si pjesë e fizioterapisë Autor: Tomor Dhrimo Redaktoi: Briseida Dhrimo Avdi Përgatiti për botim: Roland Lushi Formati: 14 X 20.5 … Continue reading