Pafundësia e një fjale
( Vëzhgim mbi poezinë e Tyran Prizren Spahiut )

Nga (Hamdi) Erjon Muça
Emri Poezi përdoret shpesh nga artistë, kritikë, profesorë etje…..
Atë e përdorin si përcaktues të sublimitetit, të melodiozitetit, të filizoficitetit, madje edhe të harmonisë së kombinuar mbi një tamblo…
Për gjithçka të përkryer, thonë se në brendësi ka poezi. Po poezia vetë çfarë përfaqëson? Me se mund të krahasohet ajo, kur vetë ajo përdoret për të lartësuar gjithçka?
Këto pyetje më lëvrinin në kokë teksa lexoja disa poezi të Tyran Spahiut. Dhe kur u ula për të shkruar këto radhë, dilemat e mia në vend që të zbeheshin sa vinin e forcoheshin. Linjat e tyre theksoheshin edhe më, duke dalë si nga mjegulla për tu transformuar nga imazhe në qenje tredimensinale; gati të prekshme.

Tyran Prizren Spahiut
E unë i shihja dhe mund të them se gati i prekja dyzimet e mia. Dyzime që marin formë sa herë që mendoj për poezinë: që për të qenë i sinqertë, për mua është sa e vështirë aq edhe delikate. Madje nuk e kuptoj kurjaon e disa njerëzve të cilët merren me zbërthimin dhe velerësimin e poezisë. Nuk e kuptoj pasi poezia mua më ngjet me një femër, me të gjitha komplekset dhe delikatesën e një qenie femërore. E si mund të them unë që kjo femër është më e bukur se një tjetër, kur vetë nocioni bukuri është më relativ se relativiteti. Apo të them se kjo nuk ka vlera, kur unë edhe po i vlerësova dhe i gjykova do e bëj nga prizmi i këndëvështrimit tim vdektar dhe jo universal. Ndaj vedosa të mos bëj krahasime në këtë shkrim, e as të jap sentenca apo pretenca, por të jap ndjesitë e mia: vizionin që përftova nga këto poezi. Madje u binda se kjo ka më rëndësi se sa intuita ime për të zbërthyer një varg apo poezi. Sipas meje nuk ka rëndësi se çfarë vlerash një varg apo poezi mbart, por çfarë ndjesishë ajo transmeton. Madje po mundohem të reflektoj dhe jo të gjykoj megjithëse kjo e fundit është shumë më i kollajtë si proces.
Një shelg lotues mu duk sikur u trupëzua nga leximi i vargjeve të Tyran Spahiut, me trupin vigan dhe të përkulur, të një krijese thuajse të mplakur nga meditimet e shumta. Vigan që të jep përshtypjen e brishtësisë delikatesës së çdo përkitje të gjetheve me truallin. Sikur vajton minutat, orët, ditët, muajt, stinët dhe vitet që ikin: i lodhur nga shkundejt e stuhive të epsheve rinore. Duke prekur, ledhatuar, dashuruar tokën tek e cila ka rrënjët. Një shelg Lotues që ndoshta nuk loton nga dhimbjet më tepër se nga gëzimet. Një shelg si dëshmitar, shoqërues e erës me fëshfërimat e veta ngjethëse. Dhe mendojeni këtë shelg të cilit vetëm disa kinde të fustanellës së vet të gjelbër i prekin paksa sipërfaqen e një lumi me ujë kulluar që rjedh edhe me shkulme të bardha, e i dhurojnë prehje të freskët në ditët zhuritëse të verës. Ja ky është vizioni që më transmetuan vargjet e Tyran Spahiut. Vizion vallëzues, elegant, që duke u nisur nga lartësitë bashkohet ëmbël me sipërfaqet e truallit që e rrethon. Në fillim qëndron ndalur, ashtu si shelgu në mëngjes herët me petun e mbuluar nga bulzat e vesës që duken si margaritarë. Më pas nis e ngrohet, dehet a thua se nuk po avullon vesa, por venë. E ty tek sa e sheh të dhuron prehje, pasi kindet e tij vallzojnë gjithnjë, qoftë edhe me puhizat më të papërfillshme verore, mendimi se puhiza e freskët tund gjethet e shelgut, të shtyn të besosh në sbehejn e përvëlimit e zhegut. Përkulja e shelgut nuk ka të bëjë me përuljen poshtëruese të skllavit por respektin që një qenje humane e lirë shfaq kundrejtë vendit, zotit, dashurisë, natyrës: jetës
MIT
Heshtur, buron në fshehtësi
lartë në kështjellë, mbuluar
me jetë
armatosur me mburojë,
shumë thjeshtësi
largohet nga zhurma, në jetë
modest.
Pyesin, si nuk kemi ditur !
ku gufon, i panjohuri burim !
ku jeton , nuk kemi ndëgjuar !
ndoshta fjetur ishte, apo i
kohës bohem !
Largohet, pyetjet i anashkalon
thojnë..i fjalës është,
endacak i qytetit
thyerja e natës, në kalldrëmë
e gjen
lindjen e diellit, përqafon
jashtë Marashit.
Pa gjurmë, si qetësia kozmike
shkrihet me bukurinë, ate të
Pasha Qeshmes
si vet hija zhduket, pas Kalas
antike
thua se..është mit, i
gjysmerrësirës.
Sërish vonë, kur zbrazet
qyteti
aty është, bredh dashnori i
Therandës
buzëqeshja e fshehur, si
qenie mit
jetësojnë bashkë,
në Prizrenin e mesjetës.
JAM I HUAJ
Shikjimet janë të humbura
Kërkon bukurinë e shëmtuar
Lypësarët hallexhinjtë
e shumtë
Shtrirë në vendin e ish
kalldërmave
Vazhdon qyteti jetën
I zhgënjyer ngarkuar lodhur
Kontinueti jetësohet pandërprerë
Këpusin damkosin zhdukin
Kaluarën dhe lashtësinë …
Jam i huaj
Ëmbëltoren dhe dyqanet e
rrënuara në Shadërvan
Dugajat e vjetëra mbi urën e
Arastës
Kompleksin me xhami
Jam i huaj
Në Tabakhanen e lëkurave
Freskinë e lumit dhe
kënaqësit fëmijërore
Sinqeritetin e kohës
Sigurinë e shfrenimeve ditë e
natë …
Jam i huaj
Në Marrashin e shumëfolur
Burimin legjendar të ujit të
pijes
Lisat e gjata që takoheshin
me qiellin…
Jam i huaj
Tregun e vjetër mbi Beledije
Xhaminë e rrënuar
Thjeshtësinë e asaj kohe
Lumi që përshkruante qytetin
Me madhështinë eklipsit
Furnizonte pastërti
shekullore…
Jam i huaj
Kalaveshët kristaltë të rushit
Dredhëzat gjak që pasuronin
ajrin
Hapat e sigurta të gjyshit
Kthimi në shtëpi
Kënaqësia kjo e vjedhur nga
pushteti
Të gjitha këto e shumë tjera
janë histori
Jam i huaj në qytetin tim të
lindjes…
Më lejoni
Ëndrrat e mia të pafajshme
Rrugëtimin në kohërat e
kaluara
Vendet e preferuara të
lëvizjes
Rininë e kaluar plotë
shkëlqim
Qetësinë e netëve të qytetit
Fundjavët e kaluara në
Marrash
Shishet e zbrazura të
argëtimit
Muzikën e qetësues Pink
Floyd
Përsëritjen qetësin dhe
heshtjen
Të ndiej këtë madhështi
Vetëm bredhja pas
mesnateve
Pritja për ardhjen e pronarit
të kafe-barit
Kafja e hershme e mëngjesit
Shtypi ditor dhe …….
Vargjet e Tyran Spahiut i përkasin, i ngjasin jetës; janë të lëvruara nga dhe për jetën. Në to është ndryrë jeta e autorit, të gjitha emocinet që ai ka përjetuar në të.
10-05-2015 Pisa