…bisedë e imagjinuar…. / Nga : Tyran Prizren Spahiu

…bisedë e imagjinuar….

 

 

tyran prizren spahiu

Nga : Tyran Prizren Spahiu

 

 

…në udhëkryqin që shpie drejtë luginës së ujqërve dhe rruga e dytë ofron shtegun e mirësisë , ulur janë në hijen e rëndë të Rrapit .

Janë të dytë më se në moshë të shkuar , shijuar kanë papunësinë dhe varfërinë, tani fëmijët janë shkuar në kurbet kanë një jetë mjaft luksoze.

-Eh…ç’është luksoze ! Ja, pra kanë para për duhan , çaj , më tepër as nuk duan, kanë, po harrova kanë ‘blerë’ dru për dimër atje ke mali i Paprerë, pastaj djath, kupton kjo është nevoja e një familjeje të mesme, apo jo ?

-Po , po pajtohem tha pakëz më i moshuari, por kam për të thënë diçka shumë me rëndësi…Të shkojmë të vizitojmë historinë tonë të lavdishme , të shohim si kanë kaluar paraardhësit në shekullin e pestë.

– Ç’fletë or ti matuf, nuk dua të ktehem aq larg. Eja ti shkojmë majtas shohim çka na pret nesër, besoj do na mirëpresin. Sheh, – Ke kthesa e dytë është ndërtuar një Tavernë Luksoze Kubaneze, mund të shijojmë tobakon dhe pije të zjarrta . Në rast se pajtohesh sonte mund të qëndrojmë aty, pastaj në mbrëmje do futemi buzëdeti në vendin ku rinia bënë muzikë instrumentale ndërsa në orët e hershme të mëngjesit mund të freskohemi në ujin e detit që është vazhdimisht mbi mesataren.

– Jo jo, ti shko vazhdo në të nesërmen , vizito vendet që shpiejnë në kënaqësitë e pashpjegueshme, unë nuk mundem, nuk dua, unë shkojë këndej në këtë rrugë të trasuar me therra , dua të vizitojë librin e të kaluarës së idhët, dhe të falenderohem atyre para një-mijë e pesëqind vjetëve që na kanë rruajtur këto vende aq të bukura.

Ndodhi sërish , historia u përsërit. Vëllazërit e një gjaku u ndanë në dysh.

Tyrani u nis të vizitoj të nesërmen derisa Baruti u nisë drejtë të kaluarës …

Pas shumë viteve u takuan sërish , por tani në botën e amshuar duke kërkuar nga njeri tjetri të tregojnë ndodhitë dhe peripetit…

Tyrani si zakonisht shumë i entuiazmuar filloi tregimin shumë i qetë dhe i sigurt në vete.

-Atë ditë u ula në Taverna, porosita një pizza italiana dhe në ndërkohë të më sjellin coca cola dhe një kafe të madhe . Në mbrëmje u takova me një shoqëri nga shtetet e perëndimit , pasi që edhe ata ishin në penzion neve vendosëm të shkojmë në ishullin jo aq larg të shijojmë lindjen e diellit. Ashtu edhe bëmë por në ndërkohë lindja idea të vizitojmë edhe shtetin e parë ku lind dielli….

Baruti i hidhëruar dhe fytyrëmërolur u fut në mendime të çoroditura. Ende shihte ëndrra që shplojnë urrejtje , gjak, varreza…

Me zë të ftohtë tha,

-Unë u njohta me kalorësitë e kohës pak pas ardhjes së Profetit. Ishte rrëmujë , fluturonin kokat, digjeshin stallat, njerëzit iknin në male, kundërmonte edhe ajri…

Moshuarit të lodhur nga djeshmja dhe nesërmja, më në fund vendosën të ulen  në karrigën gjysmë të thyer, hapën shishen me rraki rushi, cigare pa filter deri në orët e hershme të mëngjesit të nesërm zbrazën shishen, ashtu bërë xurxull u larguan.

-Mos harro nesër do të udhëtojmë ne mendime në kohën e skllavopronarëve do të ndihemi edhe më mirë…

 

unë jam thjeshtë
një shqiptar,

 

Ju lutem, unë nuk jam zotëri,
vërtet, edhe më pak demokrat,
me siguri,nuk mendoj për komunizëm,
definitivisht , kapitalizmin e kam të huaj.

Ashtu, pushtetarët tentoj të mos i shoh,
prore anashkaloj, pasanikët e rinj,
edhe unë,mundohem të mos përdori pasqyrë,
të mos reflektojnë narcisoidët, frikë kam.

Ju lutem, më thirrni vetëm tyran,
orvatem të jem një qenie modest,
shihni, gabuar shumë me siguri kam,
kërkoj NDJESË vetëm nga njerëzit e mirë.

Ata,
kkrijesa nën yje imitojnë , enden kokëlartë,
larg nga nevojtarët, shumë larg janë!

Dinë,
varfanjakët të etur për kafshatë vuajnë!

Por,
edhe shumë kam për të thënë,
asnjë germë më tepër ata nuk meritojnë,
po po ata, fare nuk më interesojnë.

Njerëzimi,
miliarda frymë para dhe pas nesh-, kanë jetuar dhe do jetojnë,

Miliona vite, kjo gjithësi ekziston.

Për ne,
si krijesa të dobët, qelqtë e të thjeshtë ,
krijuar është natyra, zbukuruar të shijojmë,
por,
harrojmë, vërsulemi, shkelur nga xhelozia e sëmut,
botë kjo nuk do harron, ka parë shumë kohë të tillë,
kujtoni Sodoma dhe Gomorra, afer detit te vdekur,
shkatërruar është, sjellur rrënim, fundin e papritur!

Asgjë më tepër,
shumë shpejtë do jemi të harruar, jemi të vdekshëm.

 

 

Shtëpia Botuese “Ylberi Plus – Tetovë ” , publikon librin ” LOTËT E ZJARRIT” të autores Natasha Xhelili, kopertinë e punuar nga Nagip Ismaili – Nagi dhe parathënie nga Adem Abdullahu.

  Shtëpia Botuese “Ylberi Plus – Tetovë”,  publikon librin ” LOTËT E ZJARRIT” të autores Natasha Xhelili, kopertinë  e punuar nga Nagip Ismaili – Nagi dhe parathënie nga Adem Abdullahu.      PARATHËNIE   Natasha Xhelili i prezantohet lexuesit me … Continue reading