Josif Gegprifti

Cikël me poezi nga Josif Gegprifti

 

 

Një kujtim nga fëmijëria…

 

Midis majave të larta të pemëve,
Shikoja yjet që ndrisnin në qiell,
Erë e vjeshtës degët lëviste,
Një oqean gjethesh përpëlitej atje.

Më kish pushtuar një ngjethje e çuditshme,
Zemra kish filluar të më rrihte fort,
Mes pyllit dëgjoheshin klithma të frikshme,
Unë ecja i vetëm në errësirën e plotë.

Fshati ishte akoma larg,
Në errësirë më shfaqej një zjarr,
Me duhej të ecja, të ecja dhe pak,
Të dilja nga pylli sa më parë.

 

 

Eja si lule në çdo pranverë!

 

Vështrimi do më mbetet vetëm,
ti do ikësh, s’do jesh më këtu,
s’do ketë më herë tjetër,
ku të kërkoj, s’di se ku!

S’do jesh më në vështrimin tim,
ndoshta s’do shihemi më,
i zbrazët shpirti dhe vështrimi im,
të flasë, të qeshë, s’do ketë me kë!

Do mbetesh vetëm një ëndërr,
një ëndërr që do ta shoh përherë,
ti je i vetmi gëzim në zemër,
ndaj eja si lule në çdo pranverë!

 

 

Pogradecit

 

I bukur është qyteti im
Dhe gjoli i bukur shumë,
Lule plot ngjyra e gjelbërim,
Përmes qytetit kalon një lumë.

I bukur është qyteti i Pogradecit,
Kalaja shndruar në qytezë të re,
Prej andej duket si përhapet kriveci,
Në sipërfaqen e tërë të liqenit që fle.

Lëndinës mes pyllit, të bukur, të rrallë,
Ku shkonim vazhdimisht e hidhnim valle,
Kush ja shkel tani të gjelbrin bar,
Kush flutrat i kap për vajzat lozonjare?

 

 

Ne donim një yll…

 

E putha miken dikur,
e putha me buzët zjarr,
dhe pse ndarë jemi qyshkur,
atë natë e kujtoj me mall.

Do e kisha harruar atë natë,
do t’kisha harruar edhe ty,
por s’më la një yll i zjarrtë,
një yll që e donim të dy.

 

 

Atëhere i marrë nuk isha

 

Të kam thënë unë nga hera,
një të marrë mos e dëgjo,
dil e shih si vjen pranvera,
me lule plot ngjyra kudo.

Ndoshta i marrë atëhere s’isha,
kur u njohëm bashkë të dy,
por një zjarr në zemër kisha,
më shkrumboi më bëri hi.

 

 

Liqeni njësoj si unë…

 

I bukur liqeni e plot ngjyrime,
e vështroj me kujdes e habitem,
ai ngjan shumë me jetën time,
njësoj si ai trazohem e ndizem!

Kur nata bie e drita i mungon,
ai errësirë ka në thellësi,
e njëjta gjë dhe mua më ndodh,
më errësohet shpirti, kur s’kam dashuri!

 

 

Muzë krijuese ku je?

 

Muzë krijuese ku je?
Pse s’mundem të shkruaj një fjalë,
Nuk di pse sot s’më pëlqen’
As hënën në qiell të dalë!

S’i dua sot as yjet,
Le të jetë gjithandej errësirë
Dua muzën krijuese të ulet,
Të vijë e pranë meje të rrijë!

 

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,709 hits

October 2016
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List