
Poezia e Sabahudin Hadžialić, në Shqip Nga Peter Tase Sabahudin Hadžialić u lind më 23 shtator, 1960 në Mostar, Bosnie Hercegovinë. Sot ai është anëtar i shoqatës së shkrimtarëve të Bosnie Hercegovinës … Continue reading
Poezia e Sabahudin Hadžialić, në Shqip Nga Peter Tase Sabahudin Hadžialić u lind më 23 shtator, 1960 në Mostar, Bosnie Hercegovinë. Sot ai është anëtar i shoqatës së shkrimtarëve të Bosnie Hercegovinës … Continue reading
Patriotizmi dhe vlerat e vargut: krijesa simbiotike e Lulzim Tafës (Lulzim Tafa, Terrible Songs, Gracious Light, New York, 2013) Nga Peter Tase Republika e Kosovës është shteti më i … Continue reading
LEK PERVIZI: KOLEKSIONISTI I KËNGËVE POPULLORE SHQIPTARE Nga Peter Tase Para disa ditësh munda të lexoj me një frymë vëllimin e përmbledhur me titull “Lahutari Shqiptar,” autor Lek … Continue reading
Jeronim De Rada: Veprimtaria patriotike dhe letrare e këtij rilindasi të madh
Nga Peter Tase
Jeronim de Rada është njëri prej shkrimtarëve më të njohur të rilindjes kombëtare, që fatkeqësisht nuk zuri vendin e duhur gjatë kremtimeve të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit Shqiptar, aktivitete që u organizuan përgjatë vitit që po mbyllet.
Shkrimtari arbëresh, themelues i lëvizjes rilindase, Jeronim De Rada u lind më 1814 në Maki të Kozencës, një fshat i vogël dhe kodrinor afër Kolegjit Arbëresh të Shën-Adrianit, ku De Rada kreu studimet e para mbi letërsinë dhe filozofinë antike si dhe në shkenca sociale, çka i dhanë drejtimin e duhur përgatitjes së tij si patriot dhe shkrimtar. Jeronim De Rada e mbaroi kolegjin arbëresh me 1833 dhe për arsye shëndetësore qëndroi në fshat për një vit rresht, ku krijimtaria e tij letrare do të merte përmasa të tjera. Megjithese kishin kaluar disa shekuj nga koha kur Arbëreshet kishin emigruar nga Shqipëria drejt jugut të Italisë, këta të fundit, vazhdonin të mbanin flakën e patriotizmit ndezur deri nga fundi i shek. XIX, ashtu siç vazhdojnë ta mbajnë deri në ditët tona. Arbëreshët kishin ruajtur plotësisht ndjenjat patriotike për vendin, zakonet dhe gjuhën, ata shfaqën me vendosmëri vetëdijen e tyre shqiptare në krijimtarinë letrare dhe kulturore të kohës. Në qendër të kësaj krijimtarie ka qenë ripërtëritja e kohës së Skënderbeut dhe ndërgjegja kombëtare, ashtu siç mund të vërehet në këto vargje të këngës së parë të De Radës: “Bota kish ndërruar lisa,/ uji i ri në det/ kaltëronte n’ditn’e re;/ por lumbardha e Anakreontit/ në Temp rronte e moçme./ Nd’uj’ një dit’ vate te mali/ e s’u kthye si e kish zakon./ Veç që atë s’e thau bora,/ s’e përgjaku heshtëza,/ po u largua gjersa ra/ tek e bardha shpia ime./ Kur n’agim tokë edhe shpi/ u zbuluan bashk’ me detin,/ si hareja qe del sysh,/ më zgjoi duke fërfëlluar/ qelqeve t’dritares./ U pataksa e ruajta jashtë:/ rrusht’, pak aguridhe, dheut tonë i kishin hie;/ lule liu të hapura, m’i tund era e i përzien, në atë ninull qeshin/ si ato lule-qielli./ Ti vështroje dhe s’kujtoje/ asnjë mbehi njerëzish./ Kallëzorët nëpër duajt/ po këndonin. Dheut huaj/ ahere ndër time motra/ kisha arritur; mema ime/ emrin tim thosh nëpër shpi.”
Jeronim de Rada
Në këto lëvizje patriotike dhe qëllime shtetëformuese ka luajtur një rol vendimtar edhe Jeronim de Rada, i cili me veprën e tij, “Këngët e Milosaos”, hodhi themelet e letërsisë rilindase, nxori në pah aktivitetin patriotik të arbëreshëve të Italisë, dhe zgjoi ndienjat patriotike të popullit Shqiptar. Nuk ka dyshim se Jeronim De Rada është figura më e spikatur e letërsisë së rilindjes shqiptare, veçanërisht pas botimit të veprës: “Këngët e Milosaos” kur ishte duke studjuar drejtësi në Napoli, ne vitin 1836.
Nje veper e cila i bënte ftesë të gjithë shqiptarëve për të çliruar atdheun e para ardhësve të tyre: “Erdhi dita e Arbërit”! Që nga ky moment jeta e De Radës mer një drejtim tjetër ku ai fillon përpjekjet për të ndriçuar atdheun e të parëve.
Vite me vonë, më 1840, kur De Rada punonte si mësues privat në një familje të pasur të Napolit, botoj poemën e tij të dytë, “Serafina Topia” një vellim poetik ku i bëhej thirrje bashkimit dhe vëllazërimit të Shqiptarëve dhe qarkullimi i saj u ndalua nga çensura burbone.
Megjithatë, poeti vazhdoi të pasuroj më tej krijimtarinë e tij letrare, duke plotësuar “Milosaon” me këngë të tjera dhe “Serafina Topia” u botua për herë të dytë; botoi gjithashtu edhe tragjedinë “Numidët” në Italisht, vepra që e bënë të njohur De Raden edhe në arenën ndërkombëtare. Shkrimtari arbëresh ka qenë gjithashtu edhe drejtori i gazetës letrare “Arbëreshi i Italisë” të cilën e botonte rregullisht deri në vitin 1848. Në vitet 1847 – 1848 De Rada nxorri në dritë “Rrëfimet e Arbrit,” katër novela në vargje, ku ideja patriotike vinte duke u fuqizuar në krahasim me krijimet e mëparshme. Këto novela dalloheshin për nga romantizmi i vrullshëm, thellësia e lirizmit dhe stili përparimtar. Në 1849, falë përpjekjeve të njëpasnjëshme të De Radës, filloj të jepej mësim gjuha shqipe në kolegjin e Shën-Adrianit ku poeti ishte njëri prej mësuesve. Më 1850 De Rada, tashmë 36 vjeç, u martua me arbëreshen Madalena Melki, me të cilën pati katër djem. Dhjet vjet më vonë, patrioti De Rada, filloi të botonte një sërë veprash estetike, gjuhësore, politike, folklorike duke perfshire: “Parimet e estetikës”(1861), “Lashtësia e kombit shqiptar”(1864), “Rapsodi të një poeme arbëreshe”(1866).
Më 1878 poeti ka qenë një mbrojtës i flaktë i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke ngritur zërin në mbrojtje të integritetit tokësor të Shqipërisë. Ne 1883-1887 De Rada nxorri revistën e parë shqiptare me titull “Flamuri i Arbrit” e cila u bë zeri kryesor për mbrojtjen e autonomisë së shqiptarëve në rajon. Fatkeqesisht, vitet e fundit të jetës kanë qenë të trishta dhe të mundimshme për De Radën, megjithëse shkrimtari humbi gruan dhe djemtë, kjo nuk e mposhti dhe ai filloj të pasuroj më tej krijimtarinë e tij brillante; ai përfundoi poemat e gjata: “Skënderbeu i pafat,” “Gjon Huniadi” dhe përpunoi më tej vëllimin e “Serafina Topisë” me titull “Një pasqyrë e jetës njerëzore.”
De Rada është arkitekti i krijimit të katedrës së gjuhës Shqipe në Napoli dhe ka organizuar dy kongrese gjuhësore për problemet e gjuhës Shqipe, në Kalabri (1895) dhe në Umbria (1897).
Vazhdoj te jetë mësues i shqipes në Shën-Adrian, deri sa vdiq në moshën nëntëdhjet vjeçare, më 1903, në një kasolle të shkretë, në kushtet e një varfërie ekstreme.
Andrew Jackson, Biografi e shkurter politike Nga Peter Tase Andrew Jackson (Endriu Xhekson), Presidenti i 7-të i Shteteve të Bashkuara, ishte aktori kryesor në jetën politike amerikane ndërmjet Thomas Jeffersonit dhe Abraham Linkolnit. I lindur … Continue reading
Poezia e Remzi Bashës në gjuhën angleze Nga Peter Tase Remzi Basha është njëri prej shkrimtarëve më të njohur në diasporën shqiptare që aktualisht jeton në Suedi. Me penën e tij poetike, Basha ka mundur të … Continue reading
Prenk Pervizi: Gjenerali i Monarkisë Shqiptare. Nga Peter Tase Ditët e para të Prillit e gjetën Prenk Pervizin jashtë Tiranës. Në mëngjesin e 7 Prillit, 1939, Gjen. Pervizi ishte në Korçë dhe u … Continue reading
Peter Tase: Engjëll Berisha – krijimtari e pasur në poezi dhe histori
( Engjëll I Berisha: krijimtari e pasur në poezi dhe histori.)
Nga Peter Tase
Engjëll I. Berisha, u lind më 17 qershor 1962 në Korenicë të Gjakovës. Gjatë studimeve në Gjuhë dhe letërsi shqipe në Prishtinë boton në periodikun letrar prej viteve 1980 dhe vazhdon te botoj mbi tema te ndryshme te kultures dhe epopese se luftes per pavaresi te kosoves. Libri i pare i autorit Berisha u botua me 1989 duke vazhduar pastaj edhe me disa përmbledhje poezish dhe shkrime te tjera publicistike. Në vitin 1993 themeloi revistën letrare “Gazeta letrare” duke qenë dhe kryeredaktor i saj. Gati në të gjitha gazetat e botuara në Kosovë ka bashkëpunuar në faqet e kulturës, ndërsa gjatë viteve 1995-1999, ka punuar si gazetarë në të përditshmen “Bota sot” dhe të përjavshmen “ Eurozëri”. Në vitin 2000, fillon të punojë e ta drjetojë Bibliotekën Publike në Gjakovë, ku vazhdon edhe sot. Themelon dhe është kryeredaktor i gazetës për të zhdukur “27 prilli”.
Engjëll I Berisha
Prej vitit 2005-2009 është kryetar i Klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” Gjakovë.
Vazhdoi studimet pas universitare në Universitetin e Zarës në Kroaci, ku mori titullin magjister ne shkencat e bibliotekarisë.
Njëri prej vëllimeve me poezi të autorit është “Kujtesë e Dehur” (2003), për të cilin Halil Haxhosaj, një nga kritikët letrar më të njohur në Ballkan, do ta quante si “udhëtim real dhe udhëtim poetik.”
Kritiku Haxhosaj e shtjellon studimin e tij mbi veprën e poetit Berisha me një gjuhë shumë objektive dhe realiste:
“Ky udhëtim, nga autori shënohet, përveç me figura poetike, edhe me emra konkretë gjeografikë, biblikë e mitologjikë, ku secili në dimension ka kuptimin dhe fuknsionin e vet. Kalvari i udhëtimit shtrihet edhe nëpër ciklet poetike të veprës duke u nominuar kuptimisht sepse fillon me një “Kartëpostale të bronztë” dhe kalon nëpër krajata tragjike me “Anije të dehur” duke u përbiruar “flakës së natës” një “shenjtëror i zi” andej kah “Hala e shqipes” e për t’u sosur më 23 Maj 2003 në rivarrimin e Mejes në Lëndinën e Lotve.
Krajatat e këtij udhëtimi duken se shpesh, me qëllim e pa qëllim, bashkohen nëpër kthesat e historisë, për t’u kalitur dhe për t’u skalitur si dhembje lotësh, por edhe si krenari dhe dëshmi brezash që këtu denbabaden kanë jetuar shqiptarë që përpara janë identifikuar me emrin kombëtar e pastaj kanë treguar për përcaktimet e tyre fetare. Kjo duket se është ngirur në piedestalin e vetëdijes sonë sidomos në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ndërsa sa herë që duhej luftuar për liri a vdekje ringjallej dhe marshonte vatrave e trojeve tona. Kjo aromë hetohet edhe në vargjet e veprës “Kujtesë e dehur” të Engjëll i. Berishës: /ja pra sot në përbashkësi/ ju o njerëz të Zotit/ pushoni në përjetësi/ dy konfeksione e një gjak/ dy besime e një fat/ dy besime e një motiv lirie/ dy besime e vetëm një mënyrë e vdekjes/.
Përfundimin e udhëtimit real, apo kalvarit të zhbirjes e të zhdukjes të shqiptarëve nga agresorët serbë, autori e sheh të bashkëdyzuar me fatin tragjik të vdekjes e cila është e pamëshirshme, është e ftohtë, është edhembshme, është përfundimtare. Kështu poeti vdekjen e zbut duke i dërguar të rivarrosurit në përjetësi për të mos e zbehur dhe për të mos e harruar kurrë kujtimin për ta, e sidomos kujtimin për vdekjen e tyre të përbashkët e cila në atë moment nuk kishte bërë kurrfarë zgjedhjeje as faljeje.”
“Kthesat e historisë, për t’u kalitur dhe për t’u skalitur si dhembje lotësh” janë një pjesë integrale në krijimtarinë e publicistit dhe historianit Engjëll Berisha në tërësi. Në të gjithë veprat e tij, Engjëll Berisha ka mundur të hedh dritë mbi sakrificat e kombit të tij, dhuna e ushtruar ndaj Kosovës së përgjakur dhe fjalët e tij janë më të mprehta se bajoneta e ushtrisë sërbe drejtuar ndaj Kosovës. Engjëll Berisha dhe familja e tij kanë dhënë shumë për Kosovën dhe mbrojtjen e interesave të saj nëpërmjet penës së tij të mbushur plotë me ngjyrat e vuajtjes, metaforat e sakrifices dhe telajot e përgjakura.
Për kontributin e tij letrar, Berisha ka marrë këto vlerësime: Në vitin 1997 në takimet tradicionale të “Takimet e Gjeçovit” në Zym, fiton shpërblimin e vitit për poezinë më të mirë; Në vitin 2002, fiton çmimin e Mitingut të poezisë me librin më të mirë të botuar në mes dy mitingjeve “Çati eshtrash”; Në dhjetor 2006 nga Art-Club Laç, fiton çmimin letrar “Serembe” për poezi me librin “Kujtesë e dehur”. Engjëll Berisha është përfshirë në antologjinë “I kujt je Atdhe” përpiluar nga Ali Podrimja.
Engjëll Berisha ka botuar keto libra:
“Dita me hënë e me nuse” poezi “Buzuku”. Prishtinë, 1991.
“Avenytë e muzgut”, poezi, Agjencia e autorëve”. Prishtinë ,1994.
“Diaspora shqiptare”, tregime “Pjetër Bogdani”, Has, 1993.
“Gjarpëri në shishe”, poezi “Rozafa” , Prishtinë,2000.
“Masakra e Mejës e Korenicës”, publicistikë, “Gjon Nikollë Kazazi”, Gjakovë.
“Çati eshtrash”, poezi, “Rozafa”. Prishtinë ,2003.
“Kujtesë e dehur”, poezi “Rozafa”. Prishtinë,2003.
“Dyert e qiellit”, rrëfenja-publicistikë, “Rozafa”. Prishtinë ,2005.
“Rikrijimi i librit”, përmbledhje të opusit. Klubi letrar “Gj. N. Kazazi”. Gjakovë 2006.
“Roli edukativ i bibliotekave shkollore dhe publike në Kosovë”, Botues: Biblioteka “Ibrahim Rugova”, Gjakovë, 2011.
“How Much Times for an age” poezi të përkthyera në gjuhë angleze. USA, Botoi “LULU”. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, viti 2010.
“Martirët e Korenicës”, Monografi. Botoi, Klubi letrar “Gjon N. Kazazi,” 2013,Gjakovë.
Subjekti trans-atlantik në poezinë moderne Shqipe (Për poezinë e Anton Gojçaj) Nga Peter TASE Anton Gojçaj lindi në vitin 1966, në Podgoricë. Ka studiuar për letërsi dhe gjuhë shqipe në Universitetin e Prishtinës. … Continue reading
Dashuria është një bimë … Nuk mundet të dashurojë kushdo. Ai që e mbart këtë ndjenjë është i përzgjedhur nga I Gjithëpushtetshmi. Vetëm një human me botë të madhe mund të zhytet në hullinë e dashurisë,në rrënjët dhe degët … Continue reading
Kostaq Duka: Letërsia është bashkëshoqëruese e dhimbjeve dhe gëzimeve Gjatë “udhëtimit” të jetës ndodhin ndryshime të rëndësishme dhe nisur nga atmosfera e këtyre ndryshimeve progresi i letërsisë bashkëkohore na ka dhënë temat kryesore në literaturë, mënyrën dhe format e reja … Continue reading
Vertigo Nga Erjon Hamdi Muça Durrësi tani në dimër të jep përshtypjen e një qyteti ë fjetur. Mbas orës nëntëmbëdhjetë, zor se gjen njëri rrugëve. Madje edhe lokalet sikur bëhen më të zymtë tani në dimër. … Continue reading
Rabije Bytyqi Rabije Bytyqi, u lind më 20.5.1965 në Radostë të Rahovecit . Shkollën fillore e kreu në vendlindje, si nxënëse shembullore, ndërsa të mesmen e kreu ne Rahovec. Gjatë shkollimit jo vetëm që u mor me shkrime, … Continue reading
FTOJ BASHKËAUTOR, MONTAZHIERIN QË DËSHIRON TË ILUSTROJË ME FIGURA NGA INTERNETI VARGJET E KËSAJ POEZIE PËR DËSHMORIN E DEÇANIT ISMET QORRAJ, TË BËJMË NJE VIDEOHOMAZH ARTISTIK, PËR TË GJITHA NËNAT KOSOVARE, BIJTË E TË CILAVE DHANË JETËN PËR LIRINË E … Continue reading
Në jetë gjenë dhe shumë miq që të lënë mbresa dhe kujtime…por përgjatë kohës çdo NJERI ndjen detyrim moral e njerëzor ti kujtojmë e ti nderojmë me kalimin e viteve. Sot, si shpesh herë mu kujtua Poetja Milla … Continue reading
SA TË FTOHTË TINGUJT E VJESHTËS… (MENDIME RRETH VËLLIMIT POETIK ”MISTER NDJENJASH” TË POETES JOKIDA MATI ) Nga Agron Mema Së fundmi kemi në duar librin me poezi”Mister ndjenjash “të poetes Jokida Mati.Një përmbledhje me 99 … Continue reading
Cikël poetik nga Adem Zaplluzha KUR NUK VJEN TI Kur nuk vjen ti Nata është e aq e gjatë Sa që pashmangshëm i përngjan Atyre netëve të thikave Kur çaheshin drurët nga dhembja Lëvizin … Continue reading
ISA HALILAJ: VEPRIMTARI, MËSUESI E HISTORIANI, NJERIU DINJITAR I KOHËS Nga: Ramiz Lushaj Isa Halilaj, “Mësues i merituar”(Foto nga: M.Gecaj) Indianët aziatikë kanë nji urtni për të moshuarit: për nga përvoja e jetës i çmojnë si … Continue reading
Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin “ABSURDI MBRETËROR” ( Artikuj kritikë. Ese. Këndvështrime për krijimtarinë e Shefki Karadakut) të autorit BARDHYL AJAZI . Titulli : ABSURDI MBRETËROR Artikuj kritikë. Ese. Këndvështrime për krijimtarinë e Shefki Karadakut Mblodhi … Continue reading
Shtëpia Botuese “ADA” publikon Vëllimin Poetik “Rropatur pas diellit” të autorit Besnik Sula Titulli : Rropatur pas diellit Autori : Besnik Sula besni_alus@hotmail.com Mob. 00306955758471 Mob +355699341811 Redaktor: Ton Zmali Botimi i parë, 2015 Përgatiti për botim: Roland Lushi Formati … Continue reading
“ATDHEUT I KAM BORXH JETËN…” (E vërteta, në poezitë e Rrapo Këlliçit) Nga: SEJDO HARKA S.Harka, publicist-Tiranë Nuk ka shumë ditë qëkur u nda përgjithnjë nga jeta, poeti përmetar Rrapo Këlliçi. Në nderim e kujtim të … Continue reading
Skafistët në Top Sekret Argeta, Tiranë 2003 Autor: Ylli Polovina Për disa vjet, z. Ylli Polovina ka shërbyer në Përfaqësinë tonë diplomatike në Romë dhe më tej në Ministrinë e Jashtëme. Nga … Continue reading
Nderim, në 90-vjetorin e vrasjes: “BAJRAM CURR, O BAJRAM CURR, EMRI YT S’ HARROHET KURRË!…” Nga: Prof. MURAT GECAJ publicist e studiues-Tiranë Bajram Curri, “Hero i Popullit” 1. Bajram Curri është bir … Continue reading
70-vjetori i shkollës ushtarake “Skënderbej” Nga Mëhill Ndrepepa Në përvjetorin e 70 –të të krijimit të Shkollës së Mesme Ushtarake “Skënderbej”, më shumë shkrime të ngrohta, është sjellë historia dhe përvoja e shquar e njërës prej shkollave … Continue reading
Jubileu i nje shkolle të madhe Nga Bardhyl Selimi 28 mars 2015 Si sot, më 28 mars 1945, u hap e para shkollë e mesme ushtarake në Shqipëri, që mori emrin “Skëndërbej”. Të dyqind nxënësit … Continue reading
Njeriu përballë Botës Nga Prof. Hyzri Salihu Kombi shqiptar ka lindur njeriun, dhe bota u mundua ta mbysë njeriun, zvarraniket po punojnë qe idenë e njeriut ta zhdukin por idea e shenjtë e njeriut do … Continue reading
Enigma ”Shtegu i pashkelur i Nolit”.
Nga Petro Luarasi
Në përkujtimin e 50-vjetorit të ndarjes nga jeta të kolosit të kombit shqiptar, Imzot Fan S. Noli, media Digitalb i ofroi publikut filmin dokumentar “Shtegu i pashkelur i Nolit”. Shfaqja u dha në sallën Unesco të Muzeut Historik Kombëtar ditën e martë, 24 mars, ora 18.30.
Edhe unë, ithtar fanolist me rrënjë e degë, i etur për dije dhe informacion, kurnac për kohën dhe mëdyshës për aktivitetet e mirëfillta, munda të mësoj se dokumentari me autore të mirënjohurën Beti Njuma ‘’trajton figurën shumë komplekse të Fan Nolit, njeriut, politikanit, artistit, publicistit dhe klerikut që në historinë e Shqipërisë mbeti i skalitur si kryepersonazh i Revolucionit të Qershorit dhe pjesë e debatit nëse ai ishte revolucion apo grusht shteti.’’
Titulli: “Shtegu i pashkelur i Nolit” dhe shënimi: ‘’kryepersonazh i Revolucionit të Qershorit dhe pjesë e debatit nëse ai ishte revolucion apo grusht shteti.’’ më kujtoi veprën që pata lexuar vite më parë, ‘’Shtegu i pashkelur i Fan Nolit: demokracia Shqiptare në vitet 1920 –1924’’, me autor Robert C. Austin (e përkthyer nga Lindita Bubësi, me redaktor historianin Nasho Jorgaqi). Por nuk besoja as-sesi të ishte përsëritje e veprës së Austinit në një përvjetor e përkujtim ku duhej të evidentoheshin kontributet dhe vlerat madhore Noliane ( personaliteti vigan i kombit, themeluesi dhe udhëheqësi i kishës ortodokse autoqefale shqiptare dhe Vatrës, veprimtari popullor e misionari politik, studjuesi, poeti, përkthyesi, kompozitori, oratori, dijetari,etj ) dhe jo të metat terciale të tij (p.sh. si politikan).
Me nderim për Imzot Fan Nolin, për përkushtimin e medias Digitalb dhe autores Beti Njuma (spikere, gazetare, përkthyese, studjuese dhe dashamirëse e artit, kulturës e historisë) mezi prita orën të rend me një frymë që të zë vendin e lakmuar për të ndjekur shfaqjen. Nga nxitimi iu shmanga edhe protokollit, të përshëndetesha me mikpritësit e MHKSH apo përfaqësuesin e KOASH-it. Por… nxitova më kot pasi salla kishte vende plot. Ndër të paktit si unë, në rradhët e para, pashë deputetin Namik Dokle, kritikun Erion Kristo , më pas edhe deputetin Fatmir Toçi me të shoqen, dhe mbi të gjitha, para meje u ul vetë autorja plot sharm Beti Njuma, që nuk pata kurajo e fat ta uroja paraprakisht sit ë tjerët.
Në orën 18.30 njerëzia e kulturuar e mbushi paksa mjedisin dhe shfaqja filloi. Përfytyrimet dhe njohuritë e mia fanoliane, të rrënjohura me opinione dhe dëshmi të paraardhësve të mi, miq e bashkëpunëtorë me Nolin e Madh, po ballafaqoheshin me sekuencat filmike dhe opinionet e një gazetari dhe disa studjuesve. Që në krye e kuptova përse gjindja mezi ishte çapitur në shfaqje, por durova të shihja fundin.
Ndryshe e përfytyroja një dokumentar cilësor ku të përmblidheshin dokumenta, dëshmi e komente mbi jetën, veprën dhe vlerat tërësore të Fan Stilian Mavlomatit-Nolit, gjenezën shqiptare dhe vetëdijën shqiptare për mbijetesë, arsimimin dhe edukatën e tij, talentin e sakrificat, përballjen me vështirësitë dhe jetesën e thjeshtë, madje të skamur, vetëm për të mbetur deri në fund i Njeri i ndershëm, i pakorruptuar, besnik deri në vdekje i idealit të tij atdhetar dhe social-demokrat. Por dokumentari, u bazua çuditërisht kryekëput tek tematika e libri të Austinit ‘’Shtegu i pashkelur i Fan Nolit: demokracia Shqiptare në vitet 1920 – 1924’’ me disa komente historianësh e gazetarësh dhe aspak, sikurse pretendohej nga reklama, në vlerat e gjithanshme madhore të Fan Nolit ‘’njeriut, politikanit, artistit, publicistit dhe klerikut’’!
Enigma e dokumentarit nisi e bitisi me paradokset e ‘’vulosura’’ prej ithtarit zogist antikomunist Blendi Fevziu, i cili me logjikën e emisioneve ‘’Opinion’’ ia nisi kronikës duke i mballosur veprimtarisë dhe vlerave fanoliane atentatin ndaj Zogut në vitin 1924! Dhe rrjedha logjike të çonte menjëherë tek ‘’puçi’’, revolucioni ‘’komunist’’ dhe gabimet e Nolit. Për pasojë argumentohet kthimi triumfal i Zog- ‘’shpëtimtarit’’ dhe shtegu pa kthim në kurbet i Fan Nol-‘’mëkatarit’’. Për ‘’kompromis historik’’ serviret edhe ‘’mirëkuptimi atdhetar’’ mes Zogut e Nolit , ku i pari ‘’e fal’’ të dytin, madje i ofron ofiqe dhe bamirësinë financiare. Përballë Ahmet Zogut, veprimtarisë dhe vlerave të tij , sipas formatit botëkuptimor , optikës dhe dekorit të opinionistit Fevziu, vërtiteshin edhe argumentet e historianëve P.Milo, N.Jorgaqi, J.Bejko madje edhe të studjuesit amerikan B.Fisher, që analizonin dhe rrekeshin të justifikonin gabimet e Fan Nolit dhe qeverisë së tij ?!
Pra Blendi Fevziu bombardonte me predhat zogiste ndërsa historianët përpiqeshin të shfajësonin Fan Nolin për pasojat që ato shkaktuan?! Troç: burri i shtetit, realisti Ahmet Zogu me sejmenë, vriste e grabiste dhe shiste interesat kombëtare ‘’në mënyrë të ligjshme’’ , ndërsa ‘’aventurieri’’ romantik Fan Noli me shokë kritikohen përse e përmbysën me revolucion ‘’ të paligjshëm’’. (Ky standart i dyfishtë vlerësimi ‘’shkencor’’ serviret edhe në ditët e sotme, mjafton të kujtojmë revolucionet portokalli apo Pranverën Arabe , që sipas shijes etiketohen përparimtare apo reaksionare, të ligjshme apo të paligjshme! Apo veprimi me arkën e shtetit: Kur po mërgohej Noli thirri ne Vlorë R.Ficon dhe i tha: “Pranoni ju lutem Arkën e Shtetit dhe dorëzojani qeverisë që do të na zëvendësojë”, ndërsa Naltmadhnia e Tij Zogu I veproi ndryshe…)
Subjekti ‘’historikisht kuptimplotë ‘’ i dokumentarit nuk e justifikon përkujtimin e Fan Nolit kur naltësohet madhështia e Zogut si ‘’viktima e pafajshme’’ e Revolucionit të Qershorit! Mikpritësit, organizatorët e shfaqjes dhe investitori e bënë si duhet detyrën e tyre, e përhapën kudo lajmin, ofruan mikpritjen e duhur, shpenzuan mund e para por…nuk ia vlejti barra qeranë, as për vendin e kohën dhe as për mesazhin e vlerave që duheshin vlerësuar e nderuar.
Për mendimin tim do të qe më mirë të ishin përdorur paratë më me efektivitet, t’i besohej autorësia e dokumentarit një historiani, edhe për vlera, edhe për imazh më të paqmë.
Meqë u bë, u bë… por të paktën ta kishin shfaqur dokumentarin një herë tjetër, jo në këtë përvjetor të Nolit të Madh, por kur të kujtohej Ahmet Zogu dhe pasuesit e tij të kishin material të kritikonin Revolucionin ‘’famëkeq’’ të Qershorit! Në këtë përvjetor të Fan Nolit, Kolosit me vlera të gjithanshme të Kombit Shqiptar, meritonin të permendeshin shumë e më shumë merita, por jo duke u përqëndruar vetëm tek dobësitë e tij si politikan! Po përse nuk u bë një dokumentar për të qenë? Përse edhe në këtë përvjetor Fan Noli nuk meritoi një përmendore, veprimtari madhore akademike dhe nderim shtetëror ku pasardhësve të tij t’u jepej ‘’Urdhëri Nderi i Kombit’’? Përse edhe KOASH-i nuk i bëri nderimet që meritonte si themelues, me një meshë të kryesuar nga vetë kreu, Fortlumturia Janullatos, në Katedralen e Tiranës-kryeqytet ?
Një nga këto ‘’përse?” enigmatike qe edhe dokumentari ”Shtegu i pashkelur i Nolit”.
Femrat e zogut gjigant. Tregim nga Teita Sadiku E madhja quhej Plakë, nuk kishte gjoks fare,petë I qe bërë,aq shumë ia kishin thëthitur qumështin, si fëmijët e saj ,ashtu edhe bota.Të dytën e quanin Mesi, ishte … Continue reading
Cikël Poetik nga Adem Zaplluzha MOS TË LUTEM MOS THUAJ Mos të lutem Mos më thuaj Se këtu është fundi i rrugës Ditët posa kanë filluar të lëvizin Përtej mendimit të shiut Po lahen … Continue reading
DOSJA E GJENERALIT GREK, GODITJA E ÇERÇIZ TOPULLIT DHE PREFEKTI I GJIROKASTRËS
Nga Agron Mema
Në librin me kujtime të Ihsan Budos, themelues dhe aktivist i PKSH-së në Sarandë si dhe luftëtarë i LANÇ-it në formacionet partizane të jugut”Unë partizani shqiptar që shpëtova 20 mijë ushtarë italianë”vijnë shumë fakte dhe ngjarje të panjohura nga ajo periudhë që me qëllim janë fshehur nga historia.Themi me qëllim sepse protagonistët kryesorë të sajë u dënuan nga sistemi për të cilin luftuan , dhe faktet e ngjarjet u servirën sipas interesit të atyre që përfituan pa hedhur një pushkë kundër armikut, por hëngrën frytet e ëmbla të pushtetit të pas luftës.
Këtu vjen edhe një fakt i çuditshëm dhe plotë mesazhe që hedh dritë mbi bashkëjetesën me besimeve fetare dhe etnive të ndryshme në Gjirokastër dhe Sarandë, por edhe në evidentimin e figurave dhe vlerave të qytetit të Gjirokastrës.Ihsani shkruan se kur ka qenë në burgjet komuniste , në Ballsh,bashkë me të vuante dënimin edhe një shoku i tij i ngushtë, minoritari Stavri Papa(Bozgo), person i cili kishte kryer detyren e kryetarit të degës së punve të brendshme të Gjirokastrës në periudha të caktuara.Dhe një nga ditët që rrinin së bashku, Ihsani e pyet mikun se si shpjegohet që gjithë familjet e pasura të rrethit të Gjirokastrës i kishit vënë në shënjestër dhe një farë Harallamb Papadhopulli, që ishte nga tregëtarët më të pasur të Gjirokastrës, nuk e keni bezdisur, apo nga që njerzit e tij ishin nëpër punë të kualifikuara dhe njëkohësisht edhe bijt dhe bijat janë lejuar të ndjekin studimet e larta në të gjitha profilet, pa kurrfarë kufizimi?Strati e mori fjalën dhe tha:-Se është pikërisht ashtu si thua ti se këtë familje nuk e kemi bezdisur, por e kemi lënë të qetë , për këto arsye-“Gjatë okupacionit grek më 1940, në Gjirokastër, kryekomandanti grek ishte një gjeneral dhe nën komandë të tijë kishte edhe kalanë e Gjirokastrës.Gjenerali grek meqë ishte autorizuar dhe udhëzuar, që bashkë me komandimin e trupave greke të organizonte edhe administratën civile, që të merrej me plotsimin e nevojave të popullit.Në këtë kuadër gjenerali ishte urdhëruar që pasi të studionte situatën, ti propozonte qeverisë greke personin që duhej të ishte prefekti i Gjirokastrës.Gjenerali grek i propozoi qeverisë greke që kryesohej nga Metaksai, që si prefekt i Gjirokastrës të emërohej zoti Jani Diamanti, minoritar nga Derviçani që kishte mbaruar studimet e larta në Athinë për jurist.Kryetari i qeverisë greke, Metaksai, i dha këtë përgjigje gjeralit:-Para se ju të më propozoni se kush duhet të jetë prefekt i Gjirokastrës, ju duhet të thirrni në zyrën tuaj dhe të konsultoheni me zotin Harallamb Papadhopullin dhe pasi të marrësh përgjigjen e tij, të më propozosh atë person që ai do t’ju rekomandoj(Se ç’farë lidhje kishte kryeministri grek,Metaksai , me Harallamb Papadhopullin, janë gjëra të panjohura)Gjenerali grek, sipas porosisë së kyreministrit të tij, Metaksait, thirri në zyrën e tij Harallamb Papadhopullin.Fjalën e mori gjenerali duke e vënë në korent për gjithshka sa thamë më lart.Plaku Harallamb Papadhopulli, pasi e dëgjoi me kujdes të madh gjeneralin grek, e pyeti se kë keni menduar ju për të emruar prefekt të Gjirokastrës?Gjenerali grek ju përgjigj se unë kam menduar që këtë detyrë t’ia ngarkojmë zotit Jani Diamanti.Plaku i Gjirokastrës, Harallamb Papadhopulli , e mori fjalën duke ju drejtuar gjeneralit:-Përse zoti gjeneral keni menduar, që një detyrë të tillë t’ia ngarkoni Jani Diamantit, për faktin se është i besimit ortodoks?Jo, zoti gjeneral, kini menduar shumë keq!Ju , gjeneral, sot keni pushtuar Gjirokastrën, por ju mbas pak kohësh do të ikni së këtejmi dhe ne gjirokastritët, ortodoksë e myslimanë, do të jemi siç kemi qenë me njeri-tjetrin.Në këtë qytet mazhoranca është myslimane.Ne as që e shihnim njëri-tjetrin nga këto pozita teologjike.Ne jemi miq me njëri-tjetrin, ju vemi për Bajram e na vijnë për Pashkë, ju vemi nëpër dasma e mort, e po ashtu na vijnë, kemi respekt për njëri-tjetrin që duhet marrë shembull.Nisur nga këto pozita, gjeneral, në qytetin e gjirokastrës edhe prefekti duhet të jetë i besimit mysliman.
Gjenerali e pyeti Harrallambin se kë mendonte ai.Zoti Harallamb ju përgjigj gjeneralit se ai mendonte një person që ka simpati të madhe tek të dyja besimet fetare që përbëjnë qytetin, e që është me arsim të lartë dhe që ushtron detyrën e farmacistit në qytetin tonë, dhe ky është zoti Beso Gega.
Me kaq ç’do gjë mori fund.Gjenerali grek i propozoi kreut të qeverisë së tij, Metaksait, mendimet dhe propozimet e Harallamb Papadhopullit dhe BESO GEGA u emërua zyrtarisht në detyrën e prefektit të Gjirokastrës.
Z.Harallamb, para se të dilte nga zyra e gjeneralit, ju drejtua atij me këto fjalë:
-Ju, zoti gjeneral dje keni vrarë Çerçiz Topullin!
Gjenerali i befasuar nuk ishte në gjendje për t’ju përgjigjur.
-Po, po, e keni vrarë atë Hero.Pa e dini ,ju zoti gjeneral,-vijoi Harallambi,-se Çerçiz Topulli nuk është vetëm hero i Shqipërisë, por edhe i Greqisë apo gjithë Ballakanit, për faktin se luftoi kundër armikut tonë të përbashkët, Perandorisë Osmane?
Gjenerali akoma nuk qe në gjendje ti përgjigjej.Plaku Harallamb i tha gjeneralit:-Shko dhe shikoje atë Monumet madhështor që është ngritur në sheshin që mban emrin e
Busti i Çerçiz Topullit
Tij, ku një palo ushtar i juaji e ka plagosur në këmbën e djathtë nga urrejtja patologjike që kishte.Gjenerali e shikoi plakun Harallamb në sy dhe duke e falenderuar i premtoi se do të marrë masat e duhura.Gjenerali grek , në kuadër të këtij angazhimi, hetoi dhe gjeti se cili qe ushtari që kishte kryer një krim të tillë.Ushtari u vu para Monumentit të Çerçiz Topullit dhe kaluan para tij gjithë forcat e armatosura që ishin në qytetin e Gjirokastrës duke e pështyrë në fytyrë.Përfundimisht ushtarin e arrestuan dhe e dërguan në Janinë.
(Shënim:-Autori thotë se gjithshka thuhet për këtë ngjarje nuk janë fjalët e tij apo të Strati Papajt.Gjithë kjo përmbajtje ishte në një dosje që gjenerali grek kishte në zyrën e tij e që e la kur iku, ashtu siç janë luftrat që kur sulmon kundërshtari je në pamundësi që të marrësh gjithshka.Në këto kushte , komanda greke u largua nga Gjirokastra dhe la shumë dokumente, ndërmjet tyre edhe dosja në fjalë.Ky dokument u bë pronë e Sigurimit të Shtetit e që sot kushedi në ç’cep të bodrumeve të Ministrisë së Brendshme gjendet)
CILI QE FATI I PREFEKTIT BESO GEGA
Beso Gega u shërbeu me nder gjithë qytetarve të Gjirokastrës, por u arrestua, hetua dhe gjykua si agjent nga rregjimi monist.Beso Gega ishte jo vetëm patriot i shquar, por edhe admirues i LANÇ-it ku kemi dhe dëshmorin e Glinës Petrit Gega ,i cili ishte djali i tij.Jo vetëm kaq, por e bija, Liri Gega, që dihet fati i sajë tanimë sëbashku me bashkëshortin, gjeneralin dali Ndreu, ishte një nga udhëheqset e LANÇ-it, e po ashtu edhe djali i vogël i tij Astrit Gega që mbulonte detyra të rëndësishme gjatë luftës dhe pas sajë nuk i shpëtoi burgut komunist.Përfundimisht, një patriot i tillë,Beso Gega, pasi doli nga burgu, në kuadrin e një izolimi të plotë nga shoqëria dhe vet rregjimi, i dha fund jetës në mënyrë tragjike.Por nuk ishin ngopur akoma dhe në vitin 1977, në moshën 71 vjeçare , të arrestonin doktor –veterinerin Qemal Gega, të vetmin djalë të që kishte mbetur nga Beso Gega, ky bashkëmoshatar me Enver Hoxhën dhe shokë të ngushtë edhe në Francë dhe kishin kaluar një jetë të tërë me njëri-tjetrin.Qemal Gega edhe kur e liruan nga burgu e internuan në kënetat e Myzeqesë, ku edhe vdiq.Kështu u mbyll tragjikisht fati i familjes gjirokastrite të ish prefektit të sajë Beso Gega.Ndaj dhe historia e qytetit të Gjirokastrës duhet shkruar drejt ku të mos mungojnë këto fakte që e nderojnë vet qytetin dhe gjirokastritët.
Mëngjese kafenesh Tregim nga Erjon Hamdi Muça Që në zanafillë pata mëdyshje, dilema, apo dyzime, quajeni si të doni, rreth titullit të këtij tregimi. Dyshimet kishin të bënin me frikën ndaj këtij titulli, që mund të çojë mendjen … Continue reading
Gjithnjë ka një të nesërme Skicë nga Mite Tabaku Me këtë mendim trokita ditëve të këtij viti. Fjalët e mia i dëgjoi qielli, i dëgjoi toka, i dëgjuan rrugët e vetmuara, i dëgjoi gjithësia. Ti? Nuk e di … Continue reading
Engjëll I. Berisha
Mr. sc. bibl. Engjëll I. Berisha, është i lindur më 17 qershor 1962 në Korenicë të Gjakovës. Gjatë studimeve në Gjuhë dhe letërsi shqipe në Prishtinë. Vazhdoi studimet në postdiplomike në Universitetin e Zarës në Kroaci, ku mori titullin magjister i bibliotekarisë.
Boton në periodikun letrar prej viteve 1985 e më tutje. Me librin e parë del në vitin 1989 duke vazhduar pastaj edhe me disa përmbledhje poezish dhe shkrime tjera publicistike. Në vitin 1993 themeloi revistën letrare “Gazeta letrare” duke qenë dhe kryeredaktor i saj. Gati në të gjitha gazetat e botuara në Kosovë ka bashkëpunuar në faqet e kulturës, ndërsa gjatë viteve 1995-1999, ka punuar si gazetarë në të përditshmen “Bota sot” dhe të përjavshmen “ Eurozëri”. Në vitin 2000, fillon të punojë e ta drejtojë Bibliotekën Publike në Gjakovë, ku vazhdon edhe sot.
Është strukturë udhëheqëse në Klubin letrar “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë. Anëtar i PEN Qendrës në Kosovë. Është anëtarë i “ International Writers And Artists Association” , Toledo, USA.
Shpërblimet:
– Në vitin 1997 në takimet tradicionale të “Takimet e Gjeçovit” në Zym, fiton shpërblimin e vitit për poezinë më të mirë.
– Në vitin 2002, fiton çmimin e Mitingut të poezisë me librin më të mirë të botuar në mes dy mitingjeve “Çati eshtrash”.
– Në dhjetor 2006 nga Art-Club, Laç -Shqipëri, fiton çmimin letrar “Serembe”. Përfshihet në antologjinë “I kujt je Atdhe” përpiluar nga Ali Podrimja.
World Poetry ,Yearbook 2013
Botohet në World Poetry ,Yearbook 2013. Botohet në Poetas Del Moondo. – Themelon dhe është kryeredaktor i gazetës për të zhdukur “27 prilli”.
– Prej vitit 2005-2009, kryetar i Klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” Gjakovë.
Veprat e autorit:
2.“Avenytë e muzgut”, poezi, Agjencia e autorëve”. Prishtinë ,1994.
3.“Diaspora shqiptare”, tregime “Pjetër Bogdani”, Has, 1993.
4. “Gjarpëri në shishe”, poezi “Rozafa” , Prishtinë,2000.
5.“Masakra e Mejës e Korenicës”, publicistikë, “Gjon Nikollë Kazazi”, Gjakovë
6.“Çati eshtrash”, poezi, “Rozafa”. Prishtinë ,2003.
7.“Kujtesë e dehur”, poezi “Rozafa”. Prishtinë,2003.
8.“Dyert e qiellit”, rrëfenja-publicistikë, “Rozafa”. Prishtinë ,2005.
9. “Rikrijimi i librit”, përmbledhje të opusit. Klubi letrar “Gj. N. Kazazi”. Gjakovë 2006.
10. “Roli edukativ i bibliotekave shkollore dhe publike në Kosovë”, Botues: Biblioteka “Ibrahim Rugova”, Gjakovë, 2011.
11. “ Havv Much Times for an age” , – poezi të përkthyera në gjuhë angleze. Botoi “LULU”, USA, Përktheu Peter Tase.
12. “Martirët e Korenicës”, Monografi. Botoi, Klubi letrar “Gjon N. Kazazi”. 2013,Gjakovë.
Cikël poetik nga Engjëll I. Berisha
Ngjyra e shkrimit
Si sytë e fëmijës ngjyrë deti
ngjyra e shkrimit
pellg i thellë
sa i ftohtë fundi
atje me një gur dhëmbët e tigrit
diamant a topaz
e ngjyra përhitet përhitet
e del gjak i bardhë
i vdekjes klinike
si sytë e fëmijës ngjyrë malli
ngjyra e shkrimit e lodh bardhësinë
me pamjen e bukur të lindjes
e këput me vijë të zezë
copën e vogël të gëzimit
dërgoma një letër – vjollcë
ngjyrë qielli
vizato përfund fjalëve
lumin ku pinë
kafshët e buta
e njerëzit e egër
ku e gjet, o Zot!
atë penë që në vend të ngjyrës së ëmbël
rrjedh helm e lot
Trupi i shpluar
Mos je ti ai Anonimi
autor i letrës së humbur
që koha e ardhshme e hapi
dhe e shpaloi si trupin
me plagën e sëmurë
të urrejtjes sate
rresht i parë i saj
homo hominus lupus est
e ujku me përrallë në shkallë
në legjendë më lë pas dore
para syve sa qeshë gjallë
mos je ti ai që ia lë testament
brezit tënd që lind i pafajshëm
këtë shkrim të zi të zi të zi
si dëshmi të verbërisë sate
dhe urrejtjes
koha shëron
po fjalët nuk vdesin në Libër
ngjyra e zezë e shkrimit tënd
ruhet nëpër rafte
mos je ti ai që e shkrive vajin
e fike zjarrin
e nxive kohën që mbeti harresë
dhe dëshmi e verbësisë sate
Ku të të gjejnë
të të përgjigjen
s’je sot s’je nesër
shpalohet vetëm turpi yt
Thashë
Mos i numëro vitet me njerëzit egoistë
ata ta humbin baraspeshën
lëvdatë e zhveshur janë.
Dikush tha. Vetëm dashuria mbetet
si kundërvlerë e së kaluarës
me çka ta këmbejmë pastaj?
Vetëm dashuria numërohet jetë.
Thonë. Sëmundje e kohës është kjo
kohën që s’mund ta kthesh më
e godet nostalgjia.
Çka thanë për shpresën?
çdo lindje e diellit është një ditë me shpresë
bukë e shpresë sa të duash.
Vit i thyeshëm, apo çka tjetër?
Vijnë të më tregojnë!
Frika
Çka mund të blejë me pagën mujore
një dozë frikë kushton më së liri,
është produkt vendor
në tregun ku blejnë të gjithë, shitet propaganda
produkti më i lirë vendor
ata që s’kanë pagë, frikën e marrin falas
të fabrikuar e marrin, produkt i përdorur.
prej pagës sime më mbesin copëza kusuri
mund ta blejë dhe shtypin me foto politikash
frika mbetet malli më i lirë, e shesin dhe e blejnë shumica
në Ankandin politik të gjitha shiten
vetëm frika ndahet falas.
Natë dimri
Krejt çka shkruan dora ime e dridhur
e nxora nga herbariumi
ujë të pi fjala ime thashë
dhe ky rrëfimi im mesditë prej shtëpisë
prej nga e shoh të frikshëm
tokën e tim ati
fjalët bëjnë natë dimri
i ftohtë janari ngrinë mendimet
kotësia e kujtimit heshtur
riprodhon dhembjen shpërfytyruar
edhe njëherë të ç’veshur
e shoh vendin tim, tokën time
vendin ta zbrazin matrapazët
këtë punë kanë ata
dita me bërtitmë e lodhur rri në këmbë
fjalë grisin çka tjetër pos fjalë
a këndon zemra e zbrazur
diku rrahin kambanarët
Zoti pikëllohet për të dashurit
i kaltër qielli
e verdhë është shpresa e kaluara e jonë
herë errët herë bën shenjë drite
si të dalim nga shtrati i ftohtë
pa mbulesë
po mëkati, kënd e zë mëkati i huaj
poetët reflektojnë dashuri
dashuria e ruan edhe Atdheun
Atdheu i ruan zogjtë e vetë si në kuvli.
Letërpostalja
Sa ta kapë syri kasollen time
jehona e thirrjes telefon të zgjon
zëri im i ëndrrës
ku po shkon
përgjithmonë dashuria si pema
e pëson me rrënjën e gjethit
në baltën e njomë
S’di të shkruaj zemra ime
as syri yt të lexojë
Virtyti
Besimi është, virtyt
– ta ruajmë
virtyti është, dashuri
– ta kultivojmë
dashuria është, reflektim
– ta shprehim
reflektimi është vetë njeriu
– ta ndihmojmë
njeriu është krijesa më delikate
– ta çmojmë
toka ku shkelim, e mban jetën
– ta përpunojmë.
jeta është premtim
– ta pranojmë
Krijuesi është në figurën tonë
– ta adhurojmë
ku është besimi, virtyti, dashuria,
është jeta, premtimi, paqja, mirësia.
Në 80-vjetorin e ndarjes nga jeta: ZËRI I ALEKSANDËR MOISIUT, SIPAS NJË DËSHMIE ORIGJINALE Nga: Dr.Sadik Elshani (*) Filadelfia-SHBA Me 22 mars 2015 mbushen plot 80 vjet që kur Aleksandër Moisiu (1879 – 1935) i ka … Continue reading
Poems by K K Srivastava Wait in an Unvisited Room (For . . . .) This is the room I have been in, for thousands of years, imprisoned, doors locked-I stay alone, the clock on … Continue reading
Poems by Teresinka Pereira NIGHT Winter night. In bed, but can’t sleep. Over the pillow wet with tears I dream of being the Morning Star. NATË Natë dimri, në shtrat, por s’mund të … Continue reading
U BËNË SA VITE, QË U NJOHËM DHE ÇDO HERË AI ËSHTË I NJËJTË… (Në vend të urimit, për ditëlindjen e prof. Murat Gecaj) Nga: Bahtir Latifi Boras – Suedi Nga e majta: M.Gecaj e B.Latifi … Continue reading
Shtëpia Botuese “ADA” publikon Vëllimin Poetik ” Ekuinoks ” të autorit Vladimir Muça Titulli Librit : Ekuinoks Autori : Vladimir Muça Redaktor : Piro Minguli Reçenzent : Muharrem Gazioni Korrektor : Fatmir Minguli Punimi grafik : … Continue reading
Shtëpia Botuese “ADA” publikon Vëllimin Poetik “ LOT NGA CICËRIMAT” të autorit Veron Hoxhaj . Titulli: LOT NGA CICËRIMAT Autor: Veron Hoxhaj Redaktor: Pilo Zyba Art Desing: Thanas Prifti Pergatiti për botim: Roland Lushi Botim i parë, 2015 … Continue reading
Shtëpia Botuese “ADA” publikon Vëllimin Poetik “Kurtheve kohore” të autorit Besmir Muslia. Titulli i librit: Kurtheve kohore Autor: Besmir Muslia Përgatiti për botim: Roland Lushi ISBN: 978-9928-193-60-5 Formati: 13.5 X 20 © : Autori Tirazhi 350 kopje Botimet ADA Shtëpia … Continue reading
Antologjia për Çlirimtarët Ilaz Kodra e Antigona Fazliu NJOFTIM Të nderuar miq e mikesha, krijues të vargut nga mbarë trojet etnike dhe diasporë. Kam nderin të ju njoftoi se Antologjia për Çlirimtarët Ilaz Kodra e Antigona Fazliu, … Continue reading
Dy Fytyrat e të njëjtit Udhëtimi Tregim nga Erjon Hamdi Muça E lashë vetëm Orestin në kohën kur po sbriste nga trageti, në tokën Italiane. Une fjeta për të mos u përballur me katrahurën të cilën duhet të përjetonin Shqiptarët … Continue reading
Panairi i Shkrimtarëve të Rinj Shqiptarë Njoftim Në kuadër të Ditës Botërore të Librit më 23 – 24 Prill klubi letrar “Pena e Re” organizon Panairin e Parë Kombëtar të Shkrimtarëve të Rinj Shqiptarë. Me një … Continue reading
Ja pse unë vazhdoj të shkruaj në dekorin e Hartfordit “korçar! Nga Raimonda MOISIU E dua ndjesinë e asaj kohe të paanë, të mrekullueshme dhe e pafundme.Sa herë shëtis rrugëve të Korçës, më duket sikur koha vetëm … Continue reading
Jahe Fida Jahe Fida Lindi më 20 Shkurt të vitit 1955, në Grevë, Peshkopi. Në vitin 1974 pëfundoi Shkollën e Mesme të Përgjithshme Peshkopi. Më pas largohet nga vendlindja për të ndjekur studimet Universitare, të cilat … Continue reading
Eva Kacanja Eva Esat Kacanja ka lindur me 07.10.1971 në qytetin e Krujës.Pasioni për artin e shkruar ka filluar qysh në moshë të herët, aq sa publikimet e para filloi t’i botojë në organet e … Continue reading
KOMENT PËR INTERVISTËN E ERISA ZYKAJ ( Rreth intervistës së 16 marsit në ”PORTALONLINE” ) Nga Agron MEMA U mrekullova nga profesionalizmi dhe përgjegjsia kombëtare e kësajë gazetareje që na bën të ndjehemi krenarë me prezencën … Continue reading
Zejnepe Alili -Rexhepi Në Takimet poetike të Karadakut” – Kumanovë – 2015, poezia : “Poezi pa adresë” e autores Zejnepe Alili Rexhepi vlerësohet me çmimin e dytë “Fadil Bekteshi”. Në Takimet poetike të Karadakut” – Kumanovë – … Continue reading
Poezi nga Adem Zaplluzha
SI ÇAFKAT E SËMURA
Nga majat e gishtave pikon dita
Zogjtë e blerimit tim
I kanë harruar çerdhet,
Bredhin hapësirës
Si mjegullat
Pa itinerar
Ikin ose vijnë trenat
Nga dritaret e autobusëve
Udhëtarët i gjuajnë letrat e dashurisë
I gjuajnë edhe shikimet e zbrazëta
Në drejtim të vashave sygështenjë
Në një katrahurë mendimesh
Përzihen disa lloje emocionesh
Përzihen si mendimet e lënduara
nga rrebeshi
Jashtë dhomës sime
Si për mëri frynë
Një erë e fortë i shkulë lisat.
e sëmurë
Veriu i acartë frynë
E nuk ndalet në asnjë portë
Mendimet bien në tokë
Si çafkat e sëmura
Shkëputen degët e mushmollës
Pa shënuar dot-kurrë
Asnjë kuotë!
Një dimër i zi po vjen
Arkeologët me lopata të ngrira
Rrëmihin të kaluarën e hidhur të erës
Duke mos lëkundur fare portat e humnerës…
ZOGJTË E IKUR TË MENDJES
Në kujtesën time të kositur
Sërish po mbinë bari
Zogjtë e vetmuar të korijeve
Kanë filluar t’u përngjajnë turtujve
Vera iku më herët sivjet
Kurse dimri ka mbetur peng
Mes një kohe asnjanëse
Çfarë të bëjë me duart e mia
Kjo kohë e ngrysur
Paska hyrë në shpirtin e zgërbonjës
Dhe pret që në befasi ta sulmoj ditën
E cila posa është nisur
Në një udhëtim pak më ndryshe
Asgjë më nuk i përngjan etjes
Mëngjesi vuan nga kotësia
Zogjtë e ikur të mendjes
S’fluturojnë më këndej pari
SI DEVETË E SHKRETËTIRËS
Kjo moshë e shtyrë qenka tepër e rënd
Nuk mund të bartet
Zvarritet si mali i lodhur
Më është rënduar mbi supe
Lakohet në dysh kurrizi i thyer
Si te rrapi i bardhë
Frynë erërat në zgërbonjën e shpirtit
Përpos hapave të lodhur dhe vetmisë
Askush pranë nesh
Ecim si dy kukëza të drunjta
Pa shpresë
I shkelim udhët e ndrydhura
Të ditëve
Që vijnë dhe ato që ikin
Qenka shumë e rënd
Tepër e rënd kjo peshë e padurueshme
Rëndojnë mbi supe ditët
Muajt dhe vitet
Kjo barrë e madhe sa bota
S’durohet dot
Ama as nuk mund ta heqim
Si devetë e shkretëtirës
Pushojmë nëpër oazat e kujtesës
Për inatin tonë
S’ndalen buzëqeshjet e drurëve të shtrembër
Qeshin e qeshin me ne zhapikët prej dune
Kurse pesha
Në çdo hap më e rënd se jeta
SHTËPIA IME
Shtëpia ime e ngrohtë
Më pret diku në vetmin time
Askush brenda
Përpos fëmijërisë së hidhur
Dhe sandaleve të motrës
Një palë këpucë të vjetra
Të arnuara nga duart e babait
Ai njeri i mirë
Për çdo festë fetare
Na arnonte këpucët dhe dhimbjet
Shtëpia ima mbuluar me kashtë thekre
Asnjëherë nuk pikoi trishtim
Me duart e saja të ngrohta
Na mbante gjallë
Dhe shpeshherë
Recitonte poemën e mjerimit
Por ishte shtëpia e jonë
E ngrohtë si zemra e nënës
Kur kishim mall
Për diellin e përflakur të atdheut
Krah më krah i hapnim dritaret
PËR TA MBËRRI FUNDIN
Rrugët janë të gjata
E kur të mbërrimë në fund
(I cili asnjëherë
askund nuk ekziston)
Mu aty mbërrijmë
Mund t’i prekim mendimet e erës
Ndoshta njerëzit nuk kuptojnë
Por në fundin e një fundi
Fillon një tjetër fund pambarim
Pa emër
Dhe pa mbiemër
Ku mund të humbim
Si zogjtë e ngrirë të një stine
Ne duhet të ecim, bijtë e mi
Domosdo duhet të ecim
Përtej ngadhënjimit të fjalës
Nëse ndalemi
Te fundi që nuk ekziston
Do filloj sërish një tjetër fund
Në hapin e parë
Të vrapit të kaprollit të verbër
Fillon përmbytja e yjeve
Dhe detet fundosen në univers
Për ta mbërri fundin
Nuk duhet shumë mençuri
Ne edhe ashtu jemi në fund
Andaj duhet të fillojmë të ecim
Nga fillimi i një fundi
Që s’duket askund
Në horizontin e imagjinuar