O MOJ NËNA E ISMET TRIMIT / NGA VULLNET MATO

FTOJ BASHKËAUTOR, MONTAZHIERIN QË DËSHIRON TË ILUSTROJË ME FIGURA NGA INTERNETI VARGJET E KËSAJ POEZIE PËR DËSHMORIN E DEÇANIT ISMET QORRAJ, TË BËJMË NJE VIDEOHOMAZH ARTISTIK, PËR TË GJITHA NËNAT KOSOVARE, BIJTË E TË CILAVE DHANË JETËN PËR LIRINË E KOSOVËS.
 

vullnet

    Vullnet Mato

 

 
O MOJ NËNA E ISMET TRIMIT

(Kushtuar dëshmorit Ismet Qorraj,
vrarë nga policia serbe në Deçan)

Mos qaj, moj nëna e Ismet trimit,
se biri yt në ballë të kushtrimit,
ra si yll i këputur që flakëron dritë,
për kushtetutën Kosova-republikë.

Ai bëri frymën zjarr në demonstratë,
të bëhej shkrumb e hi robëria e gjatë,
të fitonte lirinë e gjithë Kosova
Deçani, Mitrovica, Gjilani, Gjakova…

Moj nënë, ai fundmarsi i Ismetit,
Ishte thirrje për fundin e kiametit,
të shporrej çizmja sllave në çdo anë,
kufijve të lashtë të truallit Ilirian.

Ismeti u vërsul në ballë të betejës,
pa përfillur plumba e gaz lotsjellës.
Ai u priu trimave në atë log trimash,
si sokol krahëhapur mes vetëtimash.

Dhe aty përballë hijenave të policisë,
shpalli vendimin e dënimit të Serbisë,
fatin që i priste të gjithë barbarët,
pasi të rroknin armët kosovarët…

Si të gjithë trimat, në çaste heroike,
Ismeti tha për ty, moj nënë stoike:
“Mos loto për mue, amanet kam lanë,
se të kam nderue ty e Kosovën-nanë!”

Hakun e birit tënd njëzetenjë vjeçar,
morën mijëra djem e vajza kosovarë,
në rreshtat e UÇK-ës legjendare,
prandaj, moj nënë, mos qaj në varre;

Se biri yt dhe një jetë tjetër të kishte,
prapë në ballë të betejës do të ishte,
se ai kishte në deje gjak shqiptari,
dhe për pavarësi do të sulej i pari…

O moj nënë dardane, nënë heroi,
Ismeti yt ra që Kosova të rrojë,
prandaj ai trim nuk ka vdekur,
është sërish i gjallë e zemërhekur.

Dhe nuk ka për të vdekur kurrë,
se u bë shqipe për flamurë,
të valëvitej mes luftës e acarit,
në batalionin e Adem Jasharit,

Më pas kur e prisje të bëhej burrë,
të sillte në shtëpi nusen me flamur,
u bë dhëndër heroik i bajrakut kuqezi,
në dasmën e madhe Kosovë-Shqipëri.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s