MINISTRIA MJERANE E KULTURËS DHE NGJASHMËRITE MES MIRELA KUMBAROS E TALIBANËVE TË AFGANISTANIT / Shkruar nga KOLEC TRABOINI

MINISTRIA MJERANE E KULTURËS DHE NGJASHMËRITE MES MIRELA KUMBAROS E TALIBANËVE TË AFGANISTANIT       Shkruar nga KOLEC TRABOINI   Mirela Kumbaro, që i ka ngecur në derë kulturës shqiptare, shkul në mënyrë aventuroze pllakën përkujtimore të Kinostudios dhe … Continue reading

Cikël poetik nga Sabrie Selimaj

 

Sabrie Selimaj

Cikël poetik nga Sabrie Selimaj

 

 

 

LOTI I NËNËS

 

Pikon loti ,valë përvëluar,

Njomi buzën e shkrumuar,

Zemra e nënës troket malluar,

Hënë e dielli, duke shoqëruar,

 

Dhimbja mall pikon pikë,

Si një ditë e një ditë,

Prit e prit dera të hapet

Prit e prit loti të thahet.

 

Djem e vajza nëpër botë

Si s`i njomi vallë ky lot

E të merni udhën kthim,

Të shtëroj loti pikim,

 

Nëna qanë t`këput shpirtin,

Me ngashrim kujto t`birin

Të shikoj nipa e mbesa

Dalë ngadalë i qaset vdekja

 

Ulur në pragun e shtëpisë

Shikon rrugën i djegin sytë

Mallko jëtë e fatin shkruar

Birë thërret tej e malluar

 

Nuk po qajë, vdekjen ofruar,

Por po qanë, zemra malluar,

Nese vdes, birë pa ju parë,

Varri imë do lëshoj gjamë..!!

 

 

 

 

PËRHERË PENG I DËSHIRAVE

 

Rrufe ikën vitet në vetëtimë i ndjekim nga pas,

rudhat qëndisur ballin, flokët thinjur nga pak,

vuajtjet na dërrmojnë por ecim me vendosmëri

jeta është lajkatare, provuar e kemi gjithësesi.

 

Shumëherë u luta perëndisë, të ndryshojë këtë botë

ecur përplasur me padrejtësitë dhimbja t`çan gjoks

valët e lakmisë të shukin sa andej këtej më kot

udha e kësaj jete është një mister. s`e zgjidhim dot!

 

Vazhdimi i këtij udhëtimi, ka dhe të bukura, patjetër,

jeta është si stinët e viteve në udhën e përpjekur

në shpirt fshehim shumë dëshira që ngelin djerrë

loti, stuhija, dhimbja, buzëqëshja gëzimi, pranverë,

 

Rrudhat e dhimbjes fytyrën ta vijzojnë mengadalë,

fjalët e pathëna të shpojnë, e mbushesh me vajë

përhumbur kërkon të përzgjedh diçka nga kjo jetë,

i lutesh perëndisë, dërmuar nga dhimbja peshë…

 

E vërteta puthë sytë çiltërsisë, ne ndjekim udhën tej,

vitet lënë gjurmë, ndoshta padrejtësisht ndonjëherë

parajsa e ferri më duket qenkan këtu në tokë

ne perfaqsojmë udhëtim e mundimshëm n`këtë botë.

 

 

 

KLITHMA IRONIJE

 

Shije të hidhur përherë,la fati im

Grëmisur tutje në prehrin harrim

në skutat e errta me lotim pikim

drithërueshem,përpiqet n`hutim

 

Në çengelat e dhimbjes mbërthyer

nga fishkëllimat e shpirtit shqyer

ankthi shpresen tujtje zhvëndosur

në skuta te errta piktur e murosur

 

Klithmat çjerrin vrullshem ironin

Fati mbërthyer shpirtin ngushtim

trokollimat e shfrenimit rrëmbim

përpëlitet në shtigjet ëndrrim

 

Shije të hidhur,në sytë e kapitur

me etjen zhuritur tretur e venitur

nxirruar nga mospërfillja heshtur

me vizime kokëforcije përcjellur

 

Në altarim dhimbje e përgjunjur

vrazhdësija përherë e pa tundur

Trokollin në ikje dërrmueshëm

kapitur,lodhur,mjerisht harrushëm!!

 

 

 

NDONJËHERË MËRZIA BËHET VULLKAN

 

Ndonjëherë mërzitem shumë, pa e kuptuar pse!

vetmia është si deti i trazuar, shpirti rehat s`gje,

grindem me vetveten, pa arsye e pa shkak,

përlotem, buzëqeshë, përherë me fatin endacak

 

Ndonjëherë erën, kur më përkëdhelë, dua ta godas,

mendohem e mendohem, por koha s`kthehet pas

shpirti trazohet ,e shperthen si vullkani përvëluar

sytë skuqen nga dhimbja e veshtroj tutje hutuar

 

Ndonjëherë vetmia të çjerrë me thonjt e trishtimit ,

pa dashje rrëshqet në humnerën e mosbesimit

shpresa vrenjtë vetullat e dielli zhytet në det

zemra shtrydhet e shtrydhet , nën gërmadhat jetë

 

Ndonjëherë dhe ëndrrat të rrëmbejnë me vete

shpresa e përlotur çirret e çirret pa pikë shprese

sytë humbin shkëlqimin, të zbehet buzëqeshja

ngelesh në mes të rrugës, duke të puthur heshtja

 

Ndonjëherë dhimbja të rrëmbenë me vete si stuhija

duke mallkuar fatin e sytë i kthen nga Perëndia

e shpresën e pashpresë ,mbështillesh e përlotur

në këtë jetë mundimqare, ku vuajtja nuk ka te sosur.

 

 

 

 

KAM MALL…

 

Kam mall për cicërimat e zogjëve

Kur pranvera lulëzon tokën ngjyrë kafe

Pemët e çveshura mos të jenë kërcure

Sythet të shpërthejnë me vello jeshile

 

Kam mall të prekë bukurinë e natyrës

Me syrin tim shtegtar do ta sodis

Mbi malet me borë ngadalë të rrëshqas

Në vendlindjen time malli shplodhë sytë

 

Kam mall, vërtetë sa shpirti m`u gufos,

Dua t’ndjej afshin e tokës të ngrohtë

Ëndrratë kalojnë përtej imagjinatës

Tumden në prehërin e vendëlinjes time

 

Kam mall, e malli më rrëmben me vete

Troket në portën e shpirtit me cicërima

Bilbili këndon këngën e tij magjepse

Unë ndjej përkëdheljen e të gjitha stinëve

 

 

 

PISHTAR I TYMOSUR

 

Nëse një ditë,shpirti digjet,

Toka, lotin do përpijë,

Zemra që vuan kaq shumë

Ado,gjej ndonjëherë qetsi ,

 

Valët e jetës më përpinë

Stuhi me rrebeshe jeta ime

Vargjet që rreshtoj ngadalë

Janë brenga e jetës time ,

 

Qielli i shpirtit u përflak…

Zog i braktisur në rrebeshe

Sa lot, pikoi syri në jetë

E buza i lëpiu në heshtje,

 

Ëndrrat në mëngjes shuhen,

Unë ngela pishtar i tymosur,

Zemra që kishte marrë plagë

Me dhimbjen rri e murosuar,

 

Loti më rëndonte qerpikun

dora se fshiu dot vuajtjen,

Me përbuzje më shikon fati,

Dhimbjes më kot i them tutje,

 

 

 

FOL E DËGJO VETË

 

Të kërkosh drejtësi në këtë botë,

është sikur kërkon gjilpërën në det,

ethet e lakmisë ,janë bërë mastiç

llum i tëri, ngado që të veshë,

 

Nëse, kërkon ti vërtetë drejtësi

ajo tashmë ka perënduar

të gjithë e zëmë në gojë si grua të ligë

nderin e saj askush në ved se ka çuar

 

Shpirti i lodhur kërkon rrugdalje

nga ky batak ku jemi katandisuar

dikush fle rahat mbi miljona vënë

ca të tjerve, u errësohen sytë

 

Kjo është bota jonë e madhe

të drejtën e fjalës ke, fol dëgjo vetë

sa i përket drejtësisë, ore miqë e shokë

më duket ajo paska ndërruar jetë…

 

 

 

PËRTEJ IMAGJNATËS

 

U mbylla me ëndrrat e vetmuar

Nga etja apo nga frika, se di ,

Por këtu unë ndihem e privilegjuar

Në botën e ëndrrave, plot fantazi ,

 

Aromën e detit dhe këtu e ndjej

Ndoshta vala më rrëmben me vete

Dhe heshtjen detit unë do ia thyej

Me britmat e shpirtit, eja ku mbete

 

Lumturia vallë në ç`planet ishte,

Në tokë, qiell apo në ëndrrat e mija

Dëshira përherë e burgosura e fatit

Dhe ethet e pritjes i përpinë vetmia

 

Përtej imagjinatës kalova heshtur

Theva brinjët e planeteve në gishtrinj

Puthja horizontet me sytë shtegtarë

E veten ku ta gjej, shpirtin tim,

 

Vrarë shpirti nga ky udhëtim i gjatë

Rrudhat e vetmisë më stolisnin ballin

Buza e zhuritur nga stinët e viteve

E ndienin etjen e puthjeve të mallit…

 

 

 

DHIMBJA TË PRISHI NURIN

 

Me sytë e qiellit t’vështrova ,

Me penelin e zemrës pikturë

Me etjen e dashurisë të thirra

Bëra portret një zemër gurë ,

 

Perëndeshë me petk bukurie

Nuri përse të paska rënë

Dhimbja s`është rrobë stolie

Por natë ogurzezë pa hënë

 

Me sy të lodhur të shikova

Si hëna që ikën në perëndim

Varë të paskan bukurinë

Ne syt e tu ,lexoj trishtim,

 

Valë deti e tërbuar hidhesh

Shkumëzon puth ëndrrën lehtë

Me yjet vallë ç’kishe sonte

I përflakë,ike si hije mes resh ,

 

Me sytë e dashurisë të pash

Gjymturë thyer mu duk trishtimi

Loti u mpiks mbi buzë flakë

Nga dhimbja mu keput shpirti ,

 

Zemra e gjorë s’njeh urrejtje

Eshtë si lulja mbuluar me vesë

Njom buzën e etur malluar

Me sytë e dashurisë thërret…

 

 

 

Ç’PATËN SYTË

 

Ç’patën sytë xixëlluan

trembën hënën,e larguan,

yjet rresht tu vardisën

me një puthje të qëndisën,

 

Ç’patën sytë si shkëndija

u lakmoi vet Perëndia

lulet çelën ngjyra,ngjyra

mrekulli bëri natyra ,,,

 

Ç’patën sytë vallë, ç’paten

më ndoqën ditën e natën

zog u bëra, pas të ndoqa

kurrë nga mendja nuk t’hoqa

 

Ç’patën sytë a s`më thua

që ndalën përherë tek mua

mos vallë të kërkon zemra

të do shpirti, vrapon mendja…

 

 

 

NËSE …

 

Nëse rrudhat të puthin ballin

vizuar janë kujtimet e jetës

furtuna e viteve shpalosë petalet

ëndrrat zbehen si gjethet e vjeshtës

 

Nëse rrudhat të përkëdhelin syrin

me lotët e vuajtjes e lumturisë, vaditur

në mes kujtimesh do zgjosh ëndrrat

herë do buzëqeshësh, herë do mërzitesh

 

Nëse lumturia e vujtja notojnë bashkë,

kot sa kërkon të shpalosësh kujtimet

rrudhat në ballë të puthin në heshtje

ky është ditari qe shpalos kujtimet,

 

Sabrie Selimaj @&