Dialog për Republikë të Zhvillimit

 

“You take my life when you take the means whereby I live” – The Merchant of Venice, Act IV, Scene 1, William Shakespeare[1] 

 

 

Albin-Kurti-per-publikim

Nga Albin Kurti

 

 

 

  1. Varfëria dhe papunësia nuk janë pasojë e historisë sëpasur të popullit, e pasurive të varfëra të vendit apo e kulturës së papërshtatshme të shoqërisë, por vetëm dhe vetëm e orientimit dhe modelit të gabuar ekonomik. Pra, varfëria dhe papunësia në Kosovë nuk mund të shpjegohen me okupimin e gjatë që e kishim, me burimet e naftës që nuk i kemi apo me dembelinë që njerëzit e kanë, por, me instalimin e neoliberalizmit si doktrinë që e reduktoi tranzicionin në privatizim, zhvillimin në infrastrukturë dhe infrastrukturën në asfalt.

 

  1. Historikisht ka pasur shtet pa kapitalizëm, por as historikisht dhe as aktualisht nuk ka pasur e nuk ka kapitalizëm pa shtet. Për deri sa kapitalizmi pashmangshëm ndërhyn në shtet, është e dosmosdoshme që edheshteti të ndërhyjë në kapitalizëm. Jo për ta kontrolluar ekonominë, por për ta nxitur prodhimin në ekonomi. Jo për ta lënë ekonominë pa treg, por për ta vënë tregun në funksion të ekonomisë e ekonominë në shërbim të shoqërisë. Përderisa në tregje nuk ka kurrfarë tendence të brendshmedrejt barazisë në tëardhura dhe përderisa shkalla e kthimit të kapitalit është përherë më e lartë se sa rritja ekonomike, tatimi në pasuri e trashëgimi si dhe tatimi progresiv në të ardhura janë të domosdoshëm.

 

  1. Çlirimi ka nisur nga rezistenca e popullsisë vendëse në Kosovë duke kulmuar me luftën çlirimtare të UÇK-së. Vetëm më pas, erdhi ndërhyrja e NATO-s e cila i dha goditjen përfundimtare dhe vendimtare forcave ushtarake e policore të Serbisë. Ngjashëm, edhe zhvillimi duhet të nise prej nesh, pra nga brenda, e mandej ai do të ndihmohet edhe prej të tjerëve, pra nga jashtë.

90% të IHD sot në botë shkojnë në vende tashmë të zhvilluara. Nuk bëhesh atraktiv për investime të huaja që të zhvillojnë, sepse është zhvillimi yt ai që të bën atraktiv për investime të huaja.

Kosova nuk i investon as paratë e veta: i kemi 600 milionë euro të fondit të privatizimit, 800 milionë euro të trustit të pensionevedhe 2 miliardë euro të bankave komerciale, të gjitha këto jashtë vendit. Shteti i Kosovës nuk duhet të jetë në shërbim të bankave dhe bankat duhet të jenë në shërbim të zhvillimit.

 

  1. Sektori privat duhet ndihmuar nga shteti që të përparojë dhe ai duhet inkurajuar që të prodhojë. Prodhimi është bujqësor, zejtar, industrial. Qeveritë e Kosovës së pasluftës përfshirë këtu edhe këtë të sotmen nuk janë për iniciativën private në ekonomi sepse ato ishin e janë për iniciativën private të Bechtel-Enka-s dhe Limak-Çalik-ut. Qeveria duhet të bashkëpunojë ngushtë me sektorin privat, por jo te përngushtë.

Problemi në Kosovë është që qeveria bashkëpunonte përngushtë me sektorin privat. Kryeministri dhe ministrat njihen personalisht me aq shumë biznesmenë, janë shumë të afërt e porsimiq, ose edhe janë edhe miq të afërt sa që dikush që nuk e shikonte për RTK-në nuk e dallon se cili është politikani e cili biznesmeni kur i sheh duke drekuar bashkë nëpër restorantet e kryeqytetit.

 

  1. Nga decentralizimi mbi baza etnike sipas planit të Ahtisaarit që krijoi komuna me shumicë serbe, kemi kaluar te centralizimi mbi baza etnikesipas marrëveshjes së Brukselit që planifikon Asociacion të komunave me shumicë serbe. Edhe decentralizimi i kaluar edhe centralizimi i ardhshëm në Kosovë janë të organizuar rreth ndejës: shqiptarët rrinë me shqiptarë, serbët rrinë me serbë, shqiptarët e serbët nuk rrinë me njëri-tjetrin. Decentralizimi për zhvillim organizohet rreth punës. Mjetet e prodhimit nuk ankohen për përkatësinë kombëtare të duarve që i shtrëngojnë ato.

 

  1. Dialogu pa kushte për Serbinë dhe për çështjet e brendshme të Kosovës nuk mund tëketë rezultate të favorshme për Kosovën. Ky dialog marrëdhëniet midis Kosovës e Serbisë i shndërroi në dhënie pa marrje e pa marre. Katër vjet prej se filloi ky dialog mund të themi që nuk ka normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë por ka dy normalizime të tjera dhe një abnormalizim. Normalizimi i parëështë ai i marrëdhënieve midis Serbisëdhe BE-së. Normalizimi i dytë është ai i marrëdhënieveVuçiq-Daçiq me Mustafa-Thaçi. Ndërkaq, abnormalizimi është ai i shtetit të Kosovës i cili nuk po integrohet në BE por brenda tij po integrohet Serbia. Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë ka për pasojë pikërisht normalizimin e dialogut: mjeti është pasoja.

 

  1. Ne kemi nevojë për dialog me serbët e Kosovës për zhvillim të përgjithshëm me barazi për secilin, dialog që është i hapur e demokratik e jo i mbyllur e diplomatik sikurse ai në Bruksel me Serbinë. Dialogu aktual është dialog prej lart e me marrëveshje që do të dështojnë këtu poshtë. Ne kemi nevojë për dialog e marrëveshje prej poshtë. Ne mund të flasim me serbët e Kosovës edhepër shtetin e Serbisë, mirëpo ne nuk duhet të flasim me shtetin e Serbisë për serbët e Kosovës.

 

  1. Korrupsioni nëKosovë nuk e parandalon zhvillimin ekonomik por shërben si zëvendësim përmungesën e tij. S’ka zhvillim, rrjedhimisht ka korrupsion, më parë se sa anasjelltas. Kur nuk ka zhvillim ekonomik, ka zhvillim të korrupsionit. Kur nuk ka politika sociale, ka nepotizëm në politikë. Nuk mund të kemi institucione të mira të shtetit të së drejtës pa zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Madje, është e mundur të keshe zhvillime konomikedhe pa institucione të mira të së drejtës dhe para tyre, por jo anasjelltas. Natyrisht, që më së miri është kur këto bëhen paralelisht, pra, në mënyrë sinkrone lidhen shteti i sëdrejtës dhe shteti zhvillimor.

 

  1. Më 2 korrik 1990 u shpall Republika e Kosovës. Le ta quajmë këtë Republika e Parë e Kosovës. Ishte kjo Republikë-për-rezistencë në kushtet e okupimit dhe ajo i kishte dy fytyra: delegatin Adem Mikullovci dhekonstitucionalistin Gazmend Zajmi.

Më 17 shkurt 2008 u shpall pavarësia e Kosovës si republikë. Sot, më qartë se kurrë, e shohim dhe e ndjejmë se kjo ishte republikë-për-shitje. Edhe kjo republikë i kishte dy fytyra: sipërmarrësin Behgjet Pacolli dhe ndërmarrësin RamizKelmendi. Në këtë Republikën e Dytë, qytetarët e kanë parë çizmen dhe shqelmin e shtetit por ata nuk e kanë parë dorën dhe ndihmën e shtetit.

Ne kemi nevojëpër një Republikë të Tretë, për Republikë të zhvillimit, për Republikë që bëhet më parë se sa që shpallet.

 

15 vjet populli i Kosovë si provoi qeveritë e djathta dhe tash po detyrohet të ik nga vendi ose të protestojë kundër qeverisë. Duhet provuar social-demokracia, duhet provuar një qeveri e majtë.  Sot, shënojmëpërvjetorin e fillimit të demonstratave të vitit 1981, në të cilat parulla kryesore ishte: Kosova-Republikë! Prandaj, nuk keni mundur të gjeni datë më të mirë për të bërë këtë debat se sa 11 marsin.

 

Ju falemnderit.

[1]“Do e merrni jeten time atehere kur te merrni mjetet e mia te jeteses”- Tregtari i Venedikut, Akti IV, Skena 1, William Shakespeare[1] 

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,302,627 hits

March 2015
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List